Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/
 
 

Partitė e vogla me Lipponen pėr Kodin Zgjedhor

TIRANE- Krerėt e partive tė vogla pozitė-opozitė do tė takohen sot me ambasadorin e OSBE-sė Osmo Lipponen. Nė kėtė takim ata do tė paraqesin njė draft tė pėrbashkėt. Ky draft u hartua nė mbledhjen e djeshme qė krerėt e partive tė vogla zhvilluan nė ambientet e kryesisė sė Kuvendit. Nė kėtė material, partitė e vogla kundėrshtojnė zhvillimin e zgjedhjeve nė njė raund, pėrveē socialdemokratėve. Pėrbėrja e komisioneve zonale tė qendrave tė votimit, ēėshtja e kandidatėve tė pavarur, shfuqizimi i mandateve plotėsuese, metodat e apelimit si dhe koha televizive nė kohė fushatash ndaj partive tė vogla janė pikat kryesore tė draftit qė do t’i servirin sot drejtuesit e partive tė vogla ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Lipponen. Nė fillim tė takimit tė djeshėm, kryelegalisti Eqerem Spahia bėri tė ditur vendimin qė krerėt e grupeve parlamentare tė partive tė opozitės morėn disa ditė mė parė. Vendimi kundėrshtonte hapur marrėveshjen e nėnshkruar mes dy ish-bashkėkryetarėve tė komisionit bipartizan Jemin Gjana dhe Et’hem Ruka pėr reformėn zgjedhore. I pakėnaqur ndaj kėsaj marrėveshjeje ėshtė edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili nė mbledhjen e djeshme theksoi se Kodi Zgjedhor aktual i hap rrugė njerėzve tė lidhur me krimin dhe mundėson monopolizimin e PS-sė. Kryetari i PBK-sė, Shpėtim Rroqi avancoi nė qėndrimin e tij duke shtuar se marrėveshja PD-PS pėr reformėn zgjedhore ėshtė njė pazar i hapur. “Nė rast se vazhdohet kėshtu, atėherė do t’i bėhet thirrje elektoratit pėr tė mos shkuar drejt kutive tė votimit”, -tha Rroqi. Ndėrsa kryesocialdemokrati u paraqit mė i zbutur nė qėndrimin e tij, duke theksuar se problemi kryesor qėndron tek kandidatėt e pavarur dhe ndarja e mandateve plotėsuese. Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule tha se dy partitė e mėdha tashmė e kanė humbur tė drejtėn pėr tė lidhur marrėveshje dhe se formula e propozuar ka sy synim njė manipulim me paramendim. Pėr tė njėjtin problem nė mbledhjen e djeshme folėn edhe reformatorėt dhe demokristianėt. Nga ana e tyre, reformatorėt kundėrshtojnė hapur pėrbėrjen e komisioneve zonale dhe zhvillimin e zgjedhjeve nė njė raund. Sipas nėnkryetarit tė PDr-sė, Nard Ndoka, komisionet zonale tė qendrave tė votimit duhet tė pėrbėhen nga shtatė anėtarė, tė cilėt emėrohen sipas formulės: dy anėtarė nga partia qeverisėse, dy anėtarė propozohen nga partia kryesore e opozitės parlamentare dhe nga njė anėtar propozohet nga partia e dytė e spektrit politik qeverisės dhe njė nga partia e dytė e spektrit politik opozitar
N.Perndoj


Partitė e vogla takohen sot me Lipponen pėr ēėshtjen e zgjedhjeve

Lajmi i ores 9:40 AM
TIRANE (12 Qershor) - Krerėt e partive tė vogla pozitė-opozitė do tė takohen sot me ambasadorin e OSBE-sė Osmo Lipponen. Nė kėtė takim ata do tė paraqesin njė draft tė pėrbashkėt. Ky draft u hartua nė mbledhjen e djeshme qė krerėt e partive tė vogla zhvilluan nė ambientet e kryesisė sė Kuvendit. Nė kėtė material, partitė e vogla kundėrshtojnė zhvillimin e zgjedhjeve nė njė raund, pėrveē socialdemokratėve. Pėrbėrja e komisioneve zonale tė qendrave tė votimit, ēėshtja e kandidatėve tė pavarur, shfuqizimi i mandateve plotėsuese, metodat e apelimit si dhe koha televizive nė kohė fushatash ndaj partive tė vogla janė pikat kryesore tė draftit qė do t'i servirin sot drejtuesit e partive tė vogla ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Lipponen. ro/anjo (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
 
GAZETA55 12/06/2003 http://www.gazeta55.com/

PD: Reagimi i partive tė vogla vjen nga mosnjohja e mirė e "Kodit"

"Problemi i sistemit zgjedhor ėshtė njė problem, i cili ka qenė nė axhendėn e komisionit hetimor dypalėsh pėr reformėn zgjedhore, nė marrėveshjen e nėnshkruar mes pėrfaqėsuesve tė PS-sė dhe PD-sė, ajo ka mbetur njė ēėshtje e hapur pėr t'u diskutuar dhe pėr tė shkuar drejt ndryshimeve tė sistemit, pėr tė shkuar drejt njė sistemi proporcional zgjedhor, i cili mbetet i hapur pėr t'u diskutuar nga faktorėt politikė vendas, nėn drejtimin e presidentit tė Republikės dhe nėn ekspertizėn dhe asistencėn e OSBE/ODIHR-it"

Reagimit tė partive te vogla kundėr "Kodit Zgjedhor", pėr tė zhvilluar zgjedhje me njė raund dhe qėndrimi kundėr dy partive te medha PS dhe PD, i ėshtė pėrgjigjur ish-bashkėkryetari demokrat i komisionit hetimor dypalėsh pėr reformen zgjedhore z.Gjana, i cili e ka kundėrshtuar kėtė reagim ndaj "Kodit Zgjedhor". Sipas tij, e gjithe kjo vjen nga mosnjohja mirė e "Kodit", i cili tashme pret miratimin ne parlament me 19 qershor. Z.Gjana deklaroi se, pjesa mė e madhe e amendimeve janė bėrė gjatė mandatit te komisionit dypalėsh pėr reformen zgjedhore, ndėrsa pjesa tjetėr e rregulluar nga Gjana dhe Ruka, nė prani tė OSBE-sė, nuk bie nė ndesh me interesat e spektrit politik parlamentar dhe ėshtė ne perputhje me rekomandimet e OSBE-sė dhe ODIHR-it, pranuar nga tė gjitha kėto parti. Gjana ėshtė shprehur se gjate punės sė komisionit dypalėsh pėr reformen zgjedhore, por edhe per ēeshtjet qė mbeten te pazgjidhura nga puna e komisionit, megjithese atij i ėshtė shtyrė dy here mandati, jane qė tė gjitha ne pėrputhje me raportin e OSBE/ODIHR-it, jane qė tė gjitha nė pėrputhje me standardet e ODIHR-it dhe me standardet e Venecias.  Ankesave te partive te vogla lidhur me "Kodin Zgjedhor", z.Gjana u ėshtė pėrgjigjur, se "problemi i sistemit zgjedhor ėshtė njė problem i cili ka qene ne axhendėn e komisionit hetimor dypalėsh pėr reformen zgjedhore, ne marrėveshjen e nėnshkruar mes pėrfaqėsuesve te PS-sė dhe PD-sė, ajo ka mbetur nje ēeshtje e hapur pėr t'u diskutuar dhe pėr te shkuar drejt ndryshimeve te sistemit, pėr te shkuar drejt njė sistemi proporcional zgjedhor, i cili mbetet i hapur per t'u diskutuar nga faktorėt politikė vendas, nen drejtimin e presidentit te Republikes dhe nen ekspertizen dhe asistencen e OSBE/ODIHR-it dhe une ēmoj se, edhe ne raportimin mė tė fundit te OSBE-sė sė Tiranės nė Viene, ėshtė parashikuar se 2004 do tė jenė nė axhenden e kesaj prezence problemet qė kane te bejne me sistemin zgjedhor ne Shqipėri". Gjana tha, se tė gjitha partitė qė ankohen, duhet te studiojne me seriozitet tė gjitha amendimet. Ai tha se, nese ekziston vullneti i pėrbashkėt politik, kodi i ri zgjedhor garanton zgjedhje te lira dhe te ndershme".   

e.gj        

 

Spahia: Sot do tė takohemi me ambasadorin e OSBE-sė, pėr "Kodin Zgjedhor"

Partitė e vogla vazhdojnė tė kėmbėngulin nė deklarimet e tyre se nuk janė dakord me "Kodin Zgjedhor". Kryetari i PLL z.Spahia, u ėshtė kundėrvėnė lidhur me kėtė, dy partive mė tė mėdha nė vend, PS-sė dhe PD-sė dhe ka deklaruar se, sot do tė kete nje takim   mes partive te vogla dhe ambasadorit tė OSBE-sė nė Tiranė, z.Liponen. Spahia ka theksuar, se "siē jeni nė dijeni, PLL ka marrė nismėn e organizimit tė njė tryeze tė partive parlamentare pėr tė kundėrshtuar "Kodin Zgjedhor" tė pėrgatitur nga PS dhe PD, jashtė komisionit dypalėsh pozitė‑opozitė. Tryeza e datės 6 qershor, vendosi qė grupet parlamentare jashtė PS‑sė dhe PD‑sė, tė mbajnė njė qendrim tė unifikuar nė byronė e Kuvendit dhe seancė plenare, qė "Kodi Zgjedhor" tė mos i nėnshtrohej shumicės sė kartonave, por njė konsensusi sa mė tė gjerė partiak. Tashmė ka filluar njė bashkėrendim i qendrimeve tė tė gjithė kryetarėve tė partive parlamentare, pa PS‑nė e PD‑nė, qė synon tė pengojė tentativėn e dy partive, pėr ta kthyer pluralizmin nė Shqipėri nė njė formalitet. Nėse PS dhe PD do tė vazhdojnė tė kėmbėngulin nė qendrimin e tyre, duke dhunuar tė drejtėn e partive tė tjera pėr njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm dhe me shanse tė barabarta pėr tė gjithė, atėherė themi me bindje se zgjedhjet e ardhshme janė komprometuar qysh sot, apo nė momentin qė "Kodi PS‑PD" do tė miratohet nė parlament. Nė kėtė kuadėr, pėr t'i paraprirė kėsaj tentative antidemokratike tė dy partive kryesore, kryetarėt e partive parlamentare, pa PS-nė dhe PD-nė, do tė zhvillojnė nesėr pasdite njė takim me kreun e OSBE‑sė z.Osmo Lipponen, pėr ta informuar realisht mbi procesin e hartimit tė "Kodit", pėr tė cilin "dy partitė" pretendojnė se kanė marrė O.K. e OSBE‑sė, jashtė tryezės sė komisionit dypalėsh. Gjejmė rastin ta falenderojmė Pėrfaqėsinė e OSBE‑sė nė Shqipėri pėr punėn e bėrė nė Shqipėri dhe posaēėrisht pėr proceset zgjedhore, por e shohim tė nevojshme qė tė sqarojmė opinionin, se dy partitė PS&PD spekulojnė me emrin e saj. Mbas takimit me kreun e OSBE‑sė, tė gjitha partitė parlamentare do tė ndėrmarrin tė gjitha hapat e duhur pėr t'iu dhėnė shqiptarėve mundėsinė tė shprehin realisht bindjet e tyre politike dhe tė respektohet vota e lirė e tyre".

e.gj