Faqja 16 - GAZETA E TIRANES http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Tetor 12, 2003

"Hoxha Tahsim", rrugėtimi nga '27
Ndėrtimi i aksit qė kushtoi 191,567 franga ari
 

Rezarta Delisula

TIRANE

Rruga "Hoxha Tahsim", njė nga akset mė kryesore tė qytetit, ka nisur tė zgjerohet nė vitin 1927, ndėrsa pjesa e parė e punimeve ka pėrfunduar mė 1937. Kjo rrugė dikur fillonte nga Pazari i Ri, apo siē njihej ndryshe sheshi "Partheni" (markatės), dhe mbaronte te varrezat e bardha. Sipas tė dhėnave tė asaj kohe, kjo rrugė ka pasur drejtim shumė tė bukur qė shkonte gati paralel me rrugėn "Kotta". Pėrgjatė rrugės "Hoxha Tahsim" ngriheshin vila dy-trikatėshe me oborre tė gjelbėruara pėrpara dhe, po nė kėtė kohė ky segment i rėndėsishėm i qytetit u pajis edhe me ndriēimin rrugor. Punimet u ndanė nė dy faza pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė fondeve. "Hoxha Tahsim" u hap nga fillimi dhe konsiderohet si njė nga rrugėt e pajisura mė mirė me infrastrukturėn inxhinierike tė nevojshme sipas parametrave bashkohorė. Ndėrtimi nisi me shpronėsimin e disa shtėpive dhe kopshteve pėrgjatė aksit, ndėrsa punimet e para tė kryera lidhen me vendosjen e kanalizimeve tė ujėrave tė zeza e tė bardha, pėr tė pėrfunduar mė pas me asfaltin e trotuarėt. Pjesa e parė e "Hoxha Tahsimit" niste me Pazarin e Ri, apo sheshin "Partheni" ku ishin vendosur disa vila tė bukura me njė stil tė veēantė arkitektonik. Vila e Kėrēikėve qė ekziston edhe sot por qė ėshtė zėnė nga tregu i parė i fruta-perimeve te sheshi "Avni Rustemi", ka qenė ndėrtesė madhėshtore dhe e veēantė. Nė ballė tė sheshit ėshtė vila 4-katėshe nė pronė tė Xhelo Dibrės qė shėrbente si Drejtori e Pėrgjithėshme e Post-Telegrafėve. Po kėshtu ngjitur me tė ndodhet njė vilė tjetėr trikatėshe me arkitekturė tė veēantė nė pronė tė Banush Hamdiut. E si fillonte sheshi para rrugės "Hoxha Tahsim" ashtu vijonte me vila tė vogla e tė gjelbėruara. Tashmė pamja e rrugės ka ndryshuar pak a shumė. Nė fillim tė rrugės vazhdojnė tė mbahen vilat e vogla, ndėrsa pjesa tjetėr ėshtė ndėrtuar me pallate tė larta duke prishur harmoninė e lartėsisė. Kjo ėshtė njė nga akset e rralla qė nuk ka ndryshuar emėrtimin pėrgjatė ndryshimit tė sistemeve.


INFRASTRUKTURA NE KOHEN E ZOGUT

- Viti i nisjes sė punimeve, 1929
- Gjatėsia e rrugės, 1050 metra linearė
- Gjerėsia e aksit, 15 metra
- Shpronėsimi, 48967 franga ari
- Ndėrtimi, 47000 franga ari
- Trotuarėt e pjesės sė parė kanė kushtuar 2,100 franga ari, ndėrsa ndėrtimi i kanalizimeve, 3500 franga ari
- Shuma totale e ndėrtimit tė rrugės "Hoxha Tahsim" ka kushtuar 191567 franga ari