Faqe 22 - Bota & Rajon

12Tetor 2003

Dialogu
 
 
Rezoluta 1244, e miratuar mė 10 qershor 1999, i jep Misionit tė OKB-sė nė Kosovė (UNMIK) tė gjitha pushtetet pėr tė administruar dhe krijuar institucionet e Kosovės...
 

Beogradi ka aleat Moskėn, kurse Prishtina mbėshtetet tek Uashingtoni

 
Pavarėsia, alfa e dialogut nė Vjenė
Pika e nxehtė e takimit, rikthimi i 200 mijė serbėve
 

Bernard Estrade

Ēėshtja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, dome-thėnė pavarėsisė sė saj tė mundshme, shkakton tepėr ndasi pėr t'u debatuar gjatė takimit tė parė tė martėn nė Vjenė midis serbėve dhe shqiptarėve tė Kosovės, tė administruar nga Kombet e Bashkuara.

"Komuniteti ndėrkombėtar nuk do tė pranojė asnjė pėrpjekje nga asnjėra palė pėr ta pasur nė proces, ose pėr ta kufizuar, ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė mundshėm tė Kosovės", konfirmoi Grupi i Kontaktit pėr Kosovėn, nė njė komunikatė, qė mbėshtet idenė e kėtij takimi tė ndėrmarrė nga Harri Holkeri, shef i misionit tė OKB-sė nė vend. Grupi i Kontaktit, qė kryeson pėrpjekjet e komunitetit ndėrkombėtar nė Kosovė, pėrfshin nė gjirin e vet pėrfaqėsuesit e Francės, Gjermanisė, Italisė, Rusisė, tė Britanisė sė Madhe dhe Shteteve tė Bashkuara, si dhe tė Bashkimit Evropian. Vendimet e tij, qė parashikohet tė merren nga tė gjithė, nuk janė pasqyrimi i emėruesit mė tė vogėl tė pėrbashkėt. Grupi i Kontaktit, sipas komunikatės sė publikuar mė 23 shtator, "u kėrkon tė gjithė drejtuesve politikė t'ua kushtojnė energjitė e tyre krijimit tė besimit dhe nxitjes sė pajtimit" si dhe "shfrytėzimit tė mundėsisė sė ofruar nga kėto diskutime praktike pėr tė pėrmirėsuar jetėn e tyre". Takimi i Vjenės u kushtohet kėshtu zyrtarisht pėrpjekjeve pėr tė zgjidhur njė numėr dosjesh tė quajtura "teknike", mė i mprehti ndėr tė cilėt ėshtė kthimi i rreth 200000 serbėve tė dėbuar nga shtėpitė e tyre. Grupi i Kontaktit rithekson gjithashtu "mbėshtetjen e tij tė vazhdueshme pėr zbatimin e plotė dhe efektiv tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit si baza e politikės sė tij ndaj Kosovės". Rezoluta 1244, e miratuar mė 10 qershor 1999, i jep Misionit tė OKB-sė nė Kosovė (UNMIK) tė gjitha pushtetet pėr tė administruar dhe krijuar institucionet e Kosovės. Ajo parashikon pėr Kosovėn njė "autonomi thelbėsore", por nuk jep ndonjė tregues pėr statusin pėrfundimtar qė ka "mundėsi" tė diskutohet kur tė pėrfundojė gjithė procesi i normalizimit. Kjo duhet tė bėhet nė pesė faza tė pėrshkruara me hollėsi. Francezi Bernard Kushner, i cili ishte administratori i parė i Kosovės nga korriku 1999 deri nė dhjetor 2000, ishte cituar disa herė, duke thėnė se "ēdo mėngjes, duke shkuar nė zyrėn e tij, ai e rilexonte Rezolutėn 1244 pėr tė qenė i sigurt se e kishte kuptuar mirė". Nė fakt, pėr pjesėn mė tė madhe tė shqiptarėve, rrugėzgjidhja e vetme e mundshme ėshtė pavarėsia, gjė e papranueshme pėr Beogradin, qė pėrfiton nga mbėshtetja e Moskės. Rusia kundėrshton ēdo cėnim tė integritetit territorial tė Jugosllavisė, tashmė unioni Serbi-Mali i Zi. Shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt synojnė pavarėsinė qė do tė arrihet herėt ose vonė, vlerėsojnė se Shtetet e Bashkuara janė aleati i tyre mė i mirė, por Uashingtoni ėshtė i kujdesshėm pėr tė konfirmuar ose mohuar se ka tė njėjtin mendim. Nga ana e tyre, vendet e tjera tė interesuara drejtpėrdrejt -Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe - nuk pranojnė tė thonė se ēfarė mund tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės, duke nėnvizuar mbėshtetjen e tyre pėr Rezolutėn 1442 dhe bėjnė thirrje pėr bashkekzistencė midis serbėve dhe shqiptarėve. Nė tė njėjtėn kohė, ata mbajnė nė vend njė forcė stabilizuese, efektivėt e sė cilės, pasi arritėn 50000 trupa katėr vjet mė parė, sot numėrohen mė shumė se 20000.


SHBA: Bisedimet mė 14 tetor, pavarėsisht delegacionit

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u kanė bėrė thirrje anėtarėve tė Qeverisė sė Kosovės, qė tė shkojnė nė Vjenė, mė 14 tetor, nė bisedimet e para me pėrfaqėsuesit e autoriteteve tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, pa marrė parasysh vendimin e Kuvendit tė Kosovės, pėrkatėsisht madje edhe nėse Kuvendi i Kosovės nuk i jep pajtimin Kryeministrit Bajram Rexhepi pėr tė marrė pjesė nė ato bisedime. Kėtė qėndrim tė SHBA-ve radios "Evropa e lirė" ia transmetoi njė zyrtar i lartė i Departamentit tė Shtetit. Ai ka shtuar se bisedimet do tė fillojnė mė 14 tetor nė Vjenė, pa marrė parasysh pėrbėrjen e delegacionit tė Kosovės. Bashkimi Evropian i jep rėndėsi tė madhe fillimit tė dialogut mes Prishtinės e Beogradit dhe vlerėson se ai nuk do tė jetė aspak i lehtė, por mė e rėndėsishme ėshtė qė tė fillojė, ka deklaruar nė Bruksel, kėshilltari pėr Ballkanin i komisionerit evropian, Kris Paten.


Thaēi: Kryeparlamentari Daci ėshtė i papėrgjegjshėm

Kryetari i PDK, Hashim Thaēi, ka akuzuar direkt Kryeparlamentarin e Kosovės, Daci, qė ėshtė treguar i papėrgjegjshėm ndaj bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinės. Sipas Thaēit, nuk mund tė shkohet nė Vjenė nė mėnyrė personale, por me platformė tė pėrgatitur dhe miratuar nga Kuvendi. Pėr Thaēin, Kryeparlamentari Daci ka pėrgjegjėsi direkte se nuk ka lejuar diskutimin nė Parlament tė bisedimeve tė Vjenės. Njėkohėsisht, Thaēi ėshtė shprehur kundėr pjesėmarrjes partiake nė Vjenė dhe ka deklaruar se ėshtė pėr njė pjesėmarrje institucionale. Ndėrkaq, Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, shpreson pėr njė vendim tė orėve tė vona. "Janė diskutuar disa raporte ndėrmjet Qeverisė me UNMIK-un dhe nuk ėshtė marrė asnjė vendim", tha Rexhepi, pas njė takimi me pėrfaqėsuesit e 15-shes. Sipas tij, vendimi pėr shkuarjen e tij nė Vjenė ndoshta do tė merret tė shtunėn pasdite.


Qosja: Rugova e Daci ulin dinjitetin e delegacionit

I pyetur nga revista "Fokusi javor", rreth pėrbėrjes sė delagacionit kosovar pėr takimin e Vjenės, akademik Rexhep Qosja ka shprehur shumė mosbesim nė disa prej kandidatėve tė mundshėm tė tij. "E, pėr tė ashtuquajturin dialog, qė nuk detyron askėnd dhe nuk sjell kurrfarė rezultati pėr Kosovėn sot dhe sidomos pėr ardhmėrinė e saj, ka mė shumė kandidatė. Mė tmerron mendimi pėr delegacionin, nė tė cilin do tė ishin qė tė dy - Nexhat Daci dhe Ibrahim Rugova. Dhe, mė tmerron ky mendim pse ata, siē po shohim, pothuaj pėrditė nė televizione, me qėndrimin e tyre, me fjalėn e tyre, me gjestin e tyre, me fanelat e me dhuratat e tyre, vėrtet ia ulin dinjitetin delegacionit tė Kosovės", ėshtė shprehur profesor Qosja. Qosja ka shprehur frikėn pėr mundėsinė qė UNMIK-u, OSBE-ja dhe ndėrkombėtarėt t'i japin fund misionit tė tyre nė Kosovė dhe qė Kosova tė mbetet nė duart e njerėzve siē ėshtė Nexhat Daci.

 
© 2003 Gazeta Panorama