12/11/2003 Korrieri http://www.korrieri.com/

Ne kerkim te Shqiperise Etnike
Askush s'ka guximin te merret seriozisht me projektin e tregut shqiptar shtate milionesh, si mundesi e vetme e funksionimit dhe e ekzistimit normal te ekonomise, deri ne aderimin e shqiptareve ne BE. Te gjithe, Idene e Bashkimit e kane ose te imagjinuar ose e shumta te simbolizuar ne prognozen e motit neper televizionet e Prishtines, Shkupit dhe Tiranes

Nga Baton HAXHIU

Tri televizionet kombetare ne Kosove dhe te gjitha gazetat ditore e kane nje hapesire te vogel ne ekran, respektivisht ne gazete, per motin sot dhe neser. Ne kete hapesire mund ta gjesh parashikimin e motit ne tri qytete: Tirane, Prishtine dhe Shkup. Ne pamje te pare, parashikimi i motit do te kishte domethenie te thjeshte - prognozimi i kushteve meteorologjike ne hapesirat ku shetisin shqiptaret. Por, e verteta e tregimit per motin ka nje domethenie tjeter. I perngjan asaj qe dikur e bente edhe Kroacia edhe Serbia gjate lufterave te viteve nentedhjete. Vizatimin e deshires dhe vullnetit politik permes rubrikes: Parashikimi i Motit.

Televizioni i Kroacise e tregonte motin per Bosnje-Hercegovinen, kurse Televizioni i Serbise e tregonte motin per Republika Srpska dhe per Republiken Autonome te Serbeve te Kroacise. Ne Shqiperi, asnje prej televizioneve nuk e perdore simboliken e Parashikimit te Motit per te ngashnjyer e cytur deshira e vullnete politike. Ne Prishtine e Shkup - po.

Ndoshta edhe ngjashmerite jane te rastesishme, por kjo tregon se ambiciet e popujve te Ballkanit jane te perqendruara ne ide te ngjashme. Pergjasimi i Prognozes se Motit mes Serbise, Kosoves dhe Kroacise jane te nje ekuivalence. Diferencat na paraqiten kur nisim te flasim per strategjite e sendertimit te ketyre vullneteve, duke na i prezantuar dallimet mes ketyre vendeve si esenciale.

Tregimi Prognozen e Motit eshte spjegimi me i mire se cfare ne te vertete kane per vullnet popujt e Ballkanit, por per dallim nga Serbia dhe Kroacia, Kosova dhe Shqiperia, asnjehere nuk e kane shqyrtuar seriozisht Idene e Bashkimit. Nuk kane pasur platforme politike dhe nuk kane pasur nje bosht, as politik, as kulturor dhe as ekonomik qe i bashkon.

Gjate gjithe periudhave te ndryshme, kur eshte permendur Bashkimi i Shqiptareve, organizimi politik ose ka pase, te shumten, formen somaleze te organizimit (organizim ne forme te feudeve politike), ose s'ka pase deshire politike per kete gje. Me e keqja eshte se vendet ballkanike dhe vendet e tjera ne bote, ne situata te ngjashme, e kane pasur nje autoritet fetar qe i ka bashkuar forcat politike ne nje qellim te tille. As sot e kesaj dite nuk kemi organizimin politik dhe nje autoritet fetar qe do t'i niste shqiptaret ne Procesin e Idene e Bashkimit.

Nje ide e perfolur shume, e bere ne vitet e nentedhjeta nga perfaqesuesit e Lidhjes Popullore te Kosoves, shpeshhere e vizatuar ne facoleta me kufij sipas deshires dhe momentit, me vone u shndrrua ne idene per lufte clirimtare dhe per bashkimin e te gjitha trojeve etnike. Ideja e bere ne vitet e nentedhjeta, u zbeh menjehere pas fillimit te luftes ne Kosove. Askush me nuk e permendi Bashkimin, sapo u ballafaqua me realitetet politike, diplomatike dhe ushtarake ne rajon, si dhe me pafuqine e shtetit shqiptar per t'i hyre nje ideje te tille. Keshtu qe, Ideja e Bashkimit mbeti ne ilegalitet. Dhe vazhdon te mbetet si e tille vetem ne nje kompjuter te Armates Kombetare Shqiptare, e cila paguan web-faqen e saj vjetore, ose ne nje oaz te Lugines se Presheves, e cila po ashtu eshte ilegale.

Reminishenca e emigracionit shqiptar

Reminishenca e emigracionit shqiptar, e paraqitur keto dite ne formen e nje Peticioni me nenshkrime te mbledhura, kater vjete pas luftes clirimtare, me shume eshte shpalosje e pafuqise se kesaj levizjeje, se sa nje ide qe realisht eshte funksionale. Me shume eshte shpalosje e te zhgenjyerve se sa e besimit ne nje ide te tille. Por, cka solli te re ky Peticion i Levizjes Popullore te Kosoves krahasuar me reminishencat e emigracionoit shqiptar. Dallimi qendron ne kulturen e te paraqiturit te idese, ne formen proceduriale te saj, dhe ne dlirjen dhe zhveshjen nga tere ajo ikonografi kuazinacionaliste e emigracionit. Mbi te gjitha, percaktimi per kete forme civilizuese sinjalizon dicka esenciale - heqje dore nga cfaredo dhune.

Le ta hedhim nje shikim te shkurter ne qendren tjeter gravitacionale te kesaj ceshtje - Shqiperi. Ne nje udhetim nga Prishtina per ne aeroport, me Fatos Lubonjen, Remzi Lanin dhe Blendi Fevziun, sec iu kujtua Fatosit ta hape idene per nje debat per Bashkimin e Shqiptareve. "Pse te mbetet tabu teme", thoshte Fatos Lubonja. Mbeti qe te niset nje debat ne Shqiperi, sa per shqyrtuar te gjitha dilemat rreth kesaj ideje. Por, nga Tirana s'u degjua gje. As menjehere, as me vone. Kjo ide mbeti e heshtur. Nuk e hapi askush, edhe pse Fatosi dukej i entuziazmuar.

Remzi Lani e perseriti ate qe dikur e kishte thene ne "New York Times" se "do te bashkohemi, nese nje force e trete na bene kete, psh Keshilli i Sigurimit. Nuk do te ishim kunder kesaj, ishte shprehur ai".

Dhjete vjete me vone, nje gazetar dhe ish-diplomat shqiptar, tashme analist ne BBC, Paulin Kola, e kishte marre nje burse per ta hulumtuar kete teme. Nje liber i botuar dite me pare ne Britani ka shpalosur idene e Shqiperise se Madhe si te paqendrueshme. Pas nje hulumtimi te gjate ai ka konstatuar se "idene e bashkimit nuk e gjeta as ne Tirane, as ne Prishtine dhe jam ne kerkim te saj edhe me tutje".

Pamvaresisht nga dimensionet politike te kesaj ideje, ajo qe mund t'i shtohet gjithe kesaj eshte se askush ne Kosove dhe Shqiperi s'ka guximin te merret seriozisht jo me projektin politik, por me projektimin ekonomik te kesaj ideje - Tregun Shqiptar 7 milionesh! Tregu i Perbashket Shqiptar do mund te ishte nje mundesi e funksionimit dhe e ekzistimit normal te ekonomise deri ne aderimin e shqiptareve ne BE.

Tashme kemi kontraten e 1 %-it per shkembim te mallrave ndermjet vendeve ballkanike. Ne kete kontrate rajonale hyne edhe Kosova dhe Shqiperia. Levizjet e mallrave ndermjet nesh ende jane me te ultat. Pse ndodh keshtu?

Sepse, te gjithe mbeten peng te nje iluzioni politik ose shprese se dicka e tille mund te na vije nga Keshilli i Sigurimit. Te gjithe Idene e Bashkimit e kane ose te imagjinuar ose e shumta te simbolizuar ne Prognozen e Motit neper televizionet e Prishtines, Shkupit dhe Tiranes.


E Merkure, 12 Nentor 2003 KOHA JONE  http://www.kohajone.com/

PRONAT, DO VOTOHET VARIANTI I OSBE-SE

Eglantina Nasi

Komisioni parlamentar i Bujqesise dhe Ushqimit rrezoi dje variantin e republikaneve per kthimin dhe kompesimin e pronave. Pese vota kunder shenuan mosfutjen e ketij drafti ne seance parlamentare per votim. Pas kesaj, mbetet vetem projektligji i OSBE-se per t'u votuar ne seance nga deputetet e parlamentit. Nje fakt i tille eshte kundershtuar me force nga republikanet, kreu i te cileve beri te ditur se drafti i hartuar prej tij dhe deputetit Alfred Cakoia vlente te merrej ne shqyrtim, pasi ai gjente rrugen me te mire te mundshme per kthimn dhe kompesimin e pronave. Mediu kerkoi qe te votohet projekti i tij per shkak te kostos se ulet qe ai parashikon ne kompensimin qe do t'u behet ish pronareve. Nje gje e tille, sipas republikaneve e siguron nje sasi me e larte e kthimit te pronave ndaj pronareve. Sipas tij, projektligji i OSBE-se eshte antikushtetues dhe prandaj kerkoi nga deputetet dy dite me pare miratimin e projektligjit te hartuar prej tij. Mediu sqaroi se arsyeja e kerkeses per te votuar variantin e opozites eshte ajo e zbatimit real te tij pas miratimit. Ai nenvizoi se nje gje e tille do te jete shume e veshtire per t'u bere me projektin e OSBE-se, pasi vete qeveria nuk ka bere publike faturen e kompensimit. "Qellimi nuk eshte vetem rregullimi i nje padrejtesie, por rregullimi i nje konflikti social dhe me nje kosto financiare shume me te ulet ne krahasim me ate qe parashikohet te jete ne draftin e OSBE-se" tha Mediu.

Pse deputetet e PS dhe PD votuan kunder Mediut?

Sipas nenkryetarit te komisionit parlamentar te Bujqesise, Zyhdi Pepa, projekti i OSBE-se parashikon nje kosto sociale dhe politike me te ulet. Ndersa kostoja financiare eshte e njejte ne te dyja projektet e paraqitura. "Kostoja financiare do te jete e njejte, pasi ne rast se do te abrogohet 7501, atehere do te na duhet te kompensojme ata te cileve do t'iu hiqet kjo prone" tha Pepa.

Drafti i OSBE-se ne lidhje me pronat parashikon kthim te tyre vetem per pronat te cilat mund te kthehen. Kufizimet e saj prekin pronat ne te cilat jane bere investime per interes publik gjate ketyre vieteve. Per keto, pronaret nuk mund te marrin pronen e tyre. Nga ana tjeter, ky draft ka nje nen te posacem edhe per kufizimet e kthimit te pronave ne zonat bregdetare. Sipas tij, ne to kthimi nuk eshte i mundshem pasi ato i sherbejne strategjise se turizmit. Persa i perket kompesimit financiar, duke filluar qe nga vitit 2004 dhe per nje periudhe 10-vjecare rresht, Kuvendi me propozim te Keshillit te Ministrave, cakton nje ze te vecante ne buxhetin e shtetit si fond kompesimi. Ai do te administrohet nga Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave per kompesim ne te holla te subjekteve te shpronesuara. Nderkaq, varianti i republikaneve parashikon heqjen e ligjeve 7501 per token, ate per trojet 7698 te vitit 1993 dhe ligjin e zhvillimit me perparesi te zonave turistike ne te cilat shteti eshte treguar pronar i pronareve te ligjshem. Ndersa per kompesimin financiar parashikohet nje nivel me i ulet pagesash, per vete faktin se i ulet do te jete edhe niveli i kompesimit, ne krahasim me ate te kthimit te tyre.


 http://www.shekulli.com.al/
12/11/2003
Mė datėn 20 nėntor nė seancėn plenare tė Kuvendit do tė kalojė vetėm njė variant

Pronat, kalon projekti i OSBE-sė

Deputetėt e PS-sė e PD-sė rrėzojnė projektligjin e Mediut dhe Ēakos

Nevila Perndoj

TIRANE - Projektligji i pėrgatitur nga republikanėt pėr kthimin dhe kompensimin e pronave nuk do tė votohet nė Kuvend, pas rrėzimit nga komisioni parlamentar i Bujqėsisė dhe Ushqimit. Nė datėn 20 nėntor, nė seancė plenare do tė votohet vetėm varianti i OSBE-sė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, pas shqyrtimit qė do tė bėhet nė komisionet parlamentare. Komisioni parlamentar i Bujqėsisė dhe Ushqimit nisi dje shqyrtimin e projektligjit tė hartuar nga OSBE pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Nga ana tjetėr, ky komision u njoh edhe me draftin e hartuar nga deputetėt e opozitės, Fatmir Mediu dhe Alfred Ēako, pėr kėtė ēėshtje, por nuk ra dakord ta marrė nė diskutim atė me pesė vota pro dhe dy kundėr. Njė prej deputetėve republikanė qė votoi kundėr Maksim Begeja, deklaroi dje se “fatkeqėsia mė e madhe nė kėtė vend ėshtė qė dy forcat politike, elemente tė veēantė tė kėtyre forcave politike bėjnė atė ēka nuk duhet qė tė bėjnė, njerėz pa pronė, njerėz qė nuk kanė pasur historikisht prona as tė trashėguara, as tė dhuruara dhe as tė blera qė konform ligjeve ato po bėjnė edhe ndarjen e pronės. Janė ata qė po vendosin se kujt po i jepet prona, se kush duhet ta marrė pronėn dhe mos ta marrė pronari i ligjshėm”. Ndėrsa mosmarrjen parasysh tė draftit tė dy deputetėve tė opozitės, kryetari i komisionit dhe deputeti demokrat Jemin Gjana e argumentoi me faktin se, "ky variant kėrkon anulimin e ligjit 7501 tė miratuar nė vitin 1994 nga qeverisja e Partisė Demokratike". Gjana, vlerėsoi se "projektligji i hartuar nga Grupi i Ekspertėve tė OSBE-sė ka qartėsuar disa pika nė ēėshtjen e pronės qė kanė qenė tė debatueshme". Sipas kėtij projektligji, "ēdo subjekti tė shpronėsuar pas vitit 1944 i njihet e drejta e pronėsisė, element ky qė njeh kthimin dhe kompensimin pa kufizim tė pronave", -tha Gjana. Ai shtoi se, "vlerėsimi pėr kėtė proces, do tė bazohet mbi ēmimin e tregut". Lidhur me ēėshtjen e kompensimit financiar tė ish-pronarėve, e parashikuar dhe nė projektligjin e OSBE-sė, Gjana tha se "kostoja financiare do tė pėrllogaritet nga qeveria pas miratimit tė tij nė Kuvend". Varianti i paraqitur nga OSBE pėr kthimin dhe kompensimin synon t'u japė fund kontestimeve tė shumta pėr variantet e paraqitura deri tani, si nga qeveria, ashtu edhe partitė politike pėr kėtė ēėshtje. Ai ėshtė mbėshtetur nga dy partitė kryesore politike PS dhe PD dhe ėshtė kontestuar nga disa parti tė vogla opozitare, Partia Lėvizja e Legalitetit, Partia e Ballit Kombetar dhe Partia Republikane. Drafti i pėrgatitur nga OSBE do tė shqyrtohet nga komisionet parlamentare nė formėn e njė projektligji qė ėshtė firmosur tashmė nga 12 deputetė tė pozitės dhe opozitės. Pavarėsisht nga mbėshtetja qė demokratėt i kanė dhėnė projektligjit, ata nuk kanė shpjeguar ende firmėn e tyre nė mbėshtetje tė projektligjit tė republikanėve nė muajin prill tė kėtij viti.



Mediu: Ishte vendim politik

TIRANE - Kryerepublikani Fatmir Mediu dhe njė prej hartuesve tė projektligjit tė pėrgatitur pėr pronat, Fatmir Mediu deklaroi dje se vendimi qė u mor nė komisionin parlamentar tė Bujqėsisė dhe Ushqimit ishte tėrėsisht politik. “Unė mendoj se ka qenė njė vendim dhe njė diskutim tėrėsisht politik pa parė realisht problemet apo zgjidhjet qė ofronte drafti qė ne kemi kohė qė ne e kemi ēuar nė Kuvendin shqiptar”, -tha Mediu. Republikanėt kanė kundėrshtuar me forcė lėnin nė fuqi tė ligjit 7501 si dhe reformėn agrare tė vititt 1945.


Gazmir Bizhga
Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i hap hapėsirė jo vetėm z. Rama, apo edhe Meidanit por edhe kujtdo tjetėr qė dėshiron tė kandidojė. Unė personalisht jam shprehur se PS ka pasur dhe vazhdon ta ketė kryetarin e saj qė ėshtė kryetari i PS-sė, Fatos Nano

Mustafa Muēi
Besoj qė strukturat e PS-sė tė qytetit tė Beratit do tė mė japin mundėsinė pėr tė qenė delegat i Kongresit, dhe nėse do tė jem i tillė e kam shprehur qėndrimin tim edhe publikisht mė parė se vlerėsoj kandidaturėn e Meidanit si njė kandidaturė tepėr serioze dhe e vlerėsoj atė si njė kandidaturė shumė cilėsore dhe si njė kandidaturė qė i tejkalon PS-sė tė gjithė problemet qė aktualisht ka, po sigurisht ka kohė pėr tė marrė njė vendim pėrfundimtar.

Bardhyl Agasi
KPD i lejon edhe Edi Ramės edhe kujtdo tjetėr qė ka njė jetėgjatėsi nė postet drejtuese jo vetėm tė partisė por edhe tė ekzekutivit, t’i krijojė tė gjitha mundėsitė pėr tė kandiduar.

Marko Bello
Ai ka marrė mė shumė vota se PS. Ka marrė 8% thuhet apo jo. Pra 48% janė tė PS. Tė shohim se sa mbėshtetje ka tek ky 48%.

Gramoz Ruēi
Mė lejoni qė tė pėrmbush detyrat e mia institucionale pas vendimeve tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues. Sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė ende nuk ka asnjė kandidat zyrtar pėr kryetar tė PS-sė.

Spartak Braho
Padyshim qė ėshtė njė figurė brilante dhe qė z. Rama pasi tė mėsojė mirė teorinė e socialdemokracisė do tė jetė edhe njė lider i fuqishėm i tė majtės socialiste. Padyshim qė do ta mbėshtes Edi Ramėn.

Lekė Ēukaj
Unė kam mendimin qė ėshtė gjėja mė e mirė qė do tė bėhet nė kėtė garė dhe unė nuk jam pėr firmat. Le tė konkurrojnė tė gjithė, tė dalin tė shpalosin idetė pėr opsionet qė kanė pėr programet dhe tė ndihmojnė pėr zhvillimin demokratik tė kėsaj force tė madhe.

 

 http://www.panorama.com.al/
 
Faqe 6 - Politikė

12Nentor 2003

Socialistėt dhe demokratėt e Komisionit tė Bujqėsisė hedhin poshtė projektligjin Mediu-Cako
 
Pronat, votohet vetėm drafti i OSBE
Sė shpejti deputetėt do tė bėjnė ligj projektin e Lipponen
 

Elisabeta Ilnica

Parlamenti do tė votojė vetėm projektligjin e OSBE-sė “Pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”, pasi varianti opozitar ėshtė nxjerrė dje jashtė “loje” nga Komisioni i Bujqėsisė.

Kompromisi i komisionerėve, PS-PD, ka funksionuar pėr tė dhėnė 5 vota kundėr projektligjit tė hartuar nga Fatmir Mediu dhe Alfred Cako, duke e hedhur poshtė atė. Tashmė, “vjeshta” pėr tė kaluar projektligjin opozitar, i mbetet nė dorė dy komisioneve tė tjera parlamentare, siē janė ai i Ligjeve dhe Ekonomisė. Por, edhe nė kėto komisione, shanset janė tepėr tė pakta, duke marrė parasysh qė uniteti PS-PD pėr tė pėrkrahur variantin e OSBE-sė, ėshtė edhe mė i fortė se ē’ishte nė rastin e miratimit tė Kodit tė ri Zgjedhor. Kėshtu, zėri i dobėt i komisionerit tė vetėm qė votoi pro variantit Cako-Mediu, deputeti i PR-sė, Maksim Begeja, nuk qe i zoti tė depėrtonte mes zhurmės sė 5 parlamentarėve tė tjerė. Madje, jo vetėm kaq, por anėtarėt e tjerė tė Komisionit tė Bujqėsisė veē kritikave tė njėpasnjėshme qė bėnė pėr projektligjin e opozitės, kanė thurur gjatė gjithė mbledhjes “lavde” pėr variantin e OSBE-sė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Pra, e njėjta situatė pritet qė tė ndodhė edhe nė Komisionin e Ligjeve dhe atė tė Ekonomisė, ku shumica do tė pėrjashtojė projektligjin opozitar, duke i hapur dritėn “jeshile” atij tė hartuar nga grupi i ekspertėve pranė OSBE-sė.

DEBATI
Dy protagonistėt kryesorė tė Komisionit tė Bujqėsisė, kanė qenė Jemin Gjana i PD-sė dhe Maksim Begeja i PR-sė, tė cilėt kanė shkėmbyer mes tyre edhe replika tė ashpra. Herė pas here, ka ndėrhyrė edhe socialisti Zyhdi Pepa, qė nėn cilėsinė e kryetarit tė Komisionit, ka dashur qė tė ulė “gjakrat”. “Projektligji juaj ėshtė i papranueshėm dhe ne duhet tė pranojmė se procesi pėr kthimin dhe kompensimin e pronės nė Shqipėri, ka pushuar sė ekzistuari qė nga viti 1996 e deri mė sot”, deklaroi Gjana, duke mohuar ndonjė progres pėr kėtė ēėshtje nga ana e republikanėve. Kurse, pėr projektligjin e OSBE-sė, parlamentari demokrat theksoi se, “ekspertėt e OSBE-sė, kanė realizuar njė projektligj shumė tė saktė, i cili ka nevojė vetėm pėr disa rregullime tė vogla, qė do t’i marrė pėrsipėr ky komision”. Kjo pėrgjigje e Gjanės, e ka nervozuar shumė Begenė, i cili u shpreh se, “Qėndrimi i dy partive tė mėdha, po mohon mundin dhe djersėn e paraardhėsve tanė, sepse janė pushtetarėt ata qė tashmė po gėzojnė pronėn e popullit”.

 

Pikat pozitive tė draftit tė OSBE

  • Zgjidhet debati nė lidhje me pėrcaktimin e fjalės truall
  • Ėshtė pėrcaktuar qartė se kompensimi nėnkupton shpėrblim me vlerėn e tregut
  • Jep afate kohore dhe mundėsi tė mėtejshme pėr t’u kompensuar pronėn ish-pronarėve
  • Jep njė zgjidhje pozitive, pasi ka njė strukturė qendrore tė kompletuar
  • Kthen pa kufizim pronat e paluajtshme

 

Pikat negative tė draftit tė OSBE

  • Nuk jep njė faturė konkrete nė lidhje me kompensimin e pronės
  • Pėrmirėsimet e pjesshme qė i nevojiten do tė vonojnė edhe mė tepėr zgjidhjen
  • Pėrfshirja e Ligjit 7501 nė dy variante qė ndryshon strukturėn e draftit
  • Ka bėrė disa kufizime nė disa pika tė veēanta tė kthimit tė pronės
 
© 2
Faqe 18 - Aktualitet

12Nentor 2003

INTERVISTE/ Flet nėnkryetari, Burhan Dizdari, specialist i bujqėsisė nė rrethin e Shkodrės
 
“OSBE, kundėr pronarėve tė vėrtetė”
Shoqata “Pronėsi me Drejtėsi” hedh poshtė projektin e ri
 

Ritvan Dibra

SHKODER

Debatet e shumta qė ka sjellė projekti i OSBE-sė pėr pronat nė Shqipėri, nuk i ka shpėtuar vėmendjes sė shoqatės “Pronėsi me Drejtėsi”.

Drejtuesit e saj, janė mjaft tė pakėnaqur me kėtė projekt dhe pretendojnė se do tė bėjė ēorap ēėshtjen e pronave. Ja si shprehet nėnkryetari i kėsaj shoqate Burhan Dizdari, specialist i vjetėr i bujqėsisė nė rrethin e Shkodrės.

Cili ėshtė mendimi i shoqatės suaj nė lidhje me legjislacionin e kėtyre 13 viteve pėr problemin e tokės?
Legjislacioni pėr tokėn, i cili pėrmbledh njė numėr tė madh ligjesh antipronė, me nė krye famėkeqin ligjin 7501, i ka sjellė Shqipėrisė tonė tė mjerė katrahurėn mė tė pashoqe, qė mund t’i ketė ndodhur ekonomisė sė ndonjė vendi nė globin tokėsor. Me parrullat “I gėzofshi tokat!”, “Toka i takon atij qė e punon!”, “I shisnin tokat, se ato janė tuajat” dy partitė e mėdha, me forcėn e kartonit nė Parlamentin Shqiptar, me ligjet e miratuara, kanė kryer masakrėn mė monsturoze ndaj pronės private nė Shqipėri. Ato kanė nxitur tjetėrsimin, grabitjen flagrante, uzurpimin arbitrar, dyndjet e padrejtuara urbane. Duke e lėnė tė veprojė pėr 13 vjet me rradhė legjislacionin antiligjor dhe antidemokratik pėr pronat, toka e shenjtė e shqiptarėve, pėr tė cilėn thuren vargje mė tė bukura poetėt tanė rilindas dhe dhanė jetėn heronj tė panumėrt, sot ėshtė e masakruar, ēveshur, kėnetizuar, dyndur me ndėrtime. Ajo ėshtė copėtuar me 1.800.000 parcela, si tredynymshi i Enverit, ku pėr pasojė 50 pėrqind tė sipėrfaqes ėshtė lėnė djerrė, ndėrsa pjesa tjetėr punohet nė mėnyrėn mė primitive duke prodhuar vetėm jonxhė pėr lopėt. Sot Shqipėria vetėm importon produkte bujqėsore nė dėm tė bilancit tė ekonomisė kombėtare dhe nė tokėn e pa zot nuk investojnė tė huajt ndėrsa pronari i vėrtet i nxjerrė jashtė loje ka mbetur ish-pronar.

Pėrsė shoqata juaj kundėrshton projektin e paraqitur nga OSBE-ja pėr nė Parlament i mbėshtetur nga PD-ja dhe PS-ja?
Shoqata e tė Shpronėsuarėve “Pronėsi me Drejtėsi”, dega Shkodėr, kundėrshton me forcė projektin e paraqitur nga OSBE pėr pronat pasi jo vetėm qė nuk respekton tė drejtat e e pronarėve tė vėrtetė, por e rėndon akoma mė shumė situatėn, duke e futur nė njė katrahurė tė vėrtetė.

Si mendoni ju si shoqatė se zgjidhet ky problem?
Duhet vullnet i mire dhe predispozicioni i ndėrgjegjshėm klasor dhe politik nė zgjidhjen e kėtij ligji. Nuk mund tė presėsh zgjidhje tė drejtė tė kthimit tė pronave pronarit tė ligjshėm nga ata qė pėrbėjnė Parlamentin Shqiptar dhe liderėt e partive poltike. Ne mbėshtesim projektin e pėrgatitur nga PR dhe PBK, projektligj qė mbron njė parim qė ka zbatuar Shqipėria, qė nga fillimet e saj tė ekzistencės e deri nė vitin 1945, d.m.th kthimin e vėrtetė tė pronės nė kufinjtė limit pronarit tė ligjshėm. Anullim tė ligjit nr.7501, integrim dhe bashkėpronėsi tė harmonizuar me marrėveshje nė mes pronarit tė vjetėr tė ligjshėm dhe pronarit tė ri.

Nė rast se vėrejtet dhe sugjerimet tuaja nuk merren parasysh si do tė veproni?
Nė rast se miratohet ky projektligj, i dėshtuar qė para daljes pėr miratim nė Parlament, ne sė bashku me pronarėt e ligjshėm do vazhdojmė kundėrshtimet tona me ēdo formė tė mundshme. Europa moderne e demokratike nganjėherė ėshtė edhe dinake. Ligji i OSBE-sė pėr pronat nuk zgjidh, por zgjat pėr tė mos zgjidhur deri nė zhdukje tė nocionit pronė, problemin mė fondamental dhe imediat siē ėshtė problemi i tokės. Pronarėt e Shqipėrisė janė tė ndėrgj-egjshėm se lėnia nė jetė e famėkeqit ligj 7501 nė draftin e OSBE dhe zgjatja e fillimit tė koompensimit me ēmimet qė do tė vėnė qeveritarėt deri nė 2014, do tė thotė tė shuhet ēdo premtim dhe tė zhduket ēdo zė qė kėrkon pronėn e grabitur. Atje ku mbarojnė dėshmitarėt fillojnė legjendat.

 
© 2003 Gazeta Panorama

 

Kryesia e PDR vendos tė negociojė me qeverinė "Nano"

Lajmi i ores 9:05 AM
TIRANE (12 Nentor) - Kryesia e reformatorėve vendosi parimisht mbrėmė qė tė negociojė me qeverinė "Nano" pėr tė qenė pjesė e zgjidhjes sė krizės. Pas mbledhjes, njė prej anėtarėve tė Kryesisė Qazim Tepshi deklaroi mbrėmė pėr "Shekullin" se reformatorėt janė tė hapur pėr tė negociuar edhe me qeverinė "Nano" pėr ēėshtje qė do tė kontribuojnė nė zgjidhjen e krizės. Ai shtoi se vendi nuk mund tė mbetet pa qeverisje. "PDR ėshtė e hapur qė tė diskutojė pėr ēėshtje qė kanė interes dhe qė janė tė lidhura me kapėrcimin e krizave por edhe me strategjinė e forcės sė djathtė. Kjo ėshtė njė lėvizje politike qė ne bėjmė. Pra ne jemi tė hapur pėr bisedime pėr tė parė mė pas se cilat janė anėt pozitive dhe negative", -tha ai. Tepshi shtoi se nė rast se Nano do tė kėrkojė ndihmė pėr bashkėqeverisje atėherė reformatorėt do ta diskutojnė seriozisht nė kėmbim tė kushteve qė reformatorėt do tė ofrojnė. dxh/dxh (Shekulli/BalkanWeb)