13 Prill, 2003 Copyright 2002 Shekulli
 
PLL: Moisiu tė mos firmosė “Bisht Pallėn”

Legalistėt i kėrkojnė presidentit Alfred Moisiu qė tė mos dekretojė marrėveshjen e Bishtit tė Pallės qė u miratua pak ditė mė parė nga Kuvendi. Pėrmes njė deklarate zyrtare, kryesia e PLL kėrkon qė Presidenti i Republikės tė ushtrojė kompetencėn e tij kushtetuese pėr tė mos dekretuar marrėveshjen nė fjalė. Kjo marrėveshje lejon pėrdorimin nga Greqia tė bazės detare tė Bishtit tė Pallės. Sipas legalistėve, kjo marrėveshje ėshtė diskriminuese pėr vendin tonė pėr sa kohė qė mbetet nė fuqi ligji i luftės. Kryesia e legalistėve nėnvizon se miratimi i marrėveshjes sė Bishtit tė Pallės nė Kuvend ėshtė njė akt i papėrgjegjshėm i qeverisė shqiptare. Ndėrkohė, nė rast se presidenti Moisiu do ta marrė parasysh kėrkesėn nė fjalė, atėherė Kuvendi ėshtė i detyruar qė ta rishqyrtojė marrėveshjen. Mosdekretimi i marrėveshjes sė Bishtit tė Pallės ėshtė kėrkesa e parė e legalistėve ndaj presidentit Moisiu. Muaj mė parė ata kanė votuar kundėr zgjedhjes sė presidentit, duke pėrkrahur vendosjen e sistemit monarkist nė Shqipėri.

 

LDK e AAK hedhin poshtė njė moratorium pėr statusin e Kosovės, tė mbėshtetur nga Shtajner

Partitė e Kosovės, kundėr idesė sė Thaēit

Juristi Hasani: Moratoriumi legalizon gjendjen aktuale nė Kosovė dhe shtyn pambarimisht pavarėsinė

PRISHTINĖ - Ideja e njėrit prej liderve politikė tė Kosovės pėr njė moratorium rreth statusit tė vendit, qė ėshtė pėrkrahur edhe nga UNMIK-u, ėshtė hedhur poshtė dje nga gjithė partitė e tjera tė Kosovės. Sipas tyre, kjo ide e re konsiderohet si e dėmshme, njė eksperiment i panevojshėm dhe qė i ndihmon gjendjes sė “status quos” qė ėshtė krijuar pas lufte. Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj, e cilėsoi propozimin “njė eksperiment tė panevojshėm, tė padobishėm dhe jashtė logjikės”.
“Vullneti i popullit tė Kosovės ėshtė shpallja e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur dhe institucionet e Kosovės kanė pėr detyrė tė jetėsojnė kėtė. Politika e pritjes na ka sjellė vazhdimisht pasoja pėr procesin politik”,- tha Haradinaj, i cili shtoi se ky ėshtė qėndrimi qė ka dalė nga mbledhja e Kryesisė dhe e kryetarėve tė degėve tė kėsaj partie, qė tė premten kanė diskutuar pėr idenė. Ndėrkaq Alush Gashi, anėtar i Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke komentuar propozimin e liderit tė PDK-sė, ka thėnė se “ky nuk ėshtė vizioni i LDK-sė, e cila angazhohet pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, tani”. “Ne nuk mund tė shkojmė nė Evropė pa adresė, ne dėshirojmė dhe angazhohemi fuqimisht qė adresa jonė tė jetė pavarėsia e Kosovės dhe si Kosovė, shtet sovran dhe i pavarur- anėtar i Kombeve tė Bashkuara”, -ėshtė shprehur Gashi. Ai shtoi se “njė entuziazėm i tillė, qė njė Kosovė pa pavarėsi, pa qenė anėtare e OKB-sė dhe tė integrohet nė Unionin Evropian nuk ėshtė mision i LDK-sė”.
Shefi i UNMIK-ut, Mihail Shtajner e ka mbėshtetur publikisht njė ditė mė parė shpalljen e njė moratoriumi pėr njė kohė tė caktuar pėr statusin e Kosovės, duke e cilėsuar atė si nė pėrputhje me vijėn politike tė tij pėr “standardet para statusit”. Ndėrsa vetė kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės (PDK), Hashim Thaēi e ka shpjeguar idenė si mekanizėm qė do tė bėjė mė dinamike “zhvillimet e gjithanshme” nė Kosovė dhe se propozimi ėshtė rrjedhojė e “pozitės vendnumėro” tė Kosovės, qė sipas tij ka ardhur nga pasiviteti i UNMIK-ut, por edhe i institucioneve tė Kosovės.
Moratoriumi vonon pavarėsinė
Profesori i tė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin e Prishtinės, Enver Hasani vlerėson se propozimi i Thaēit pėr njė moratorium pėr ēėshtjen e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės synon tė legalizojė njė gjendje e cila “de facto” ekziston, gjegjėsisht t’i pėrshtatet njė pjese tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e cila synon me ēdo kusht ta mbajė kėtė “status quo” dhe ta shtyjė pambarimisht, pėr njė kohė shumė tė pacaktuar, zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Hasani thotė se statusi i Kosovės ėshtė duke u zgjidhur hap pas hapi nė dėm tė shumicės shqiptare tė Kosovės. Ai pėrmend marrėveshjen pėr krijimin e Bashkimit Serbi dhe Mali i Zi, (nė Kartėn Kushtetuese tė tė cilės krijesė ėshtė pėrfshirė edhe Kosova) dhe sė fundi pranimin e kėtij unioni nė Kėshillin e Evropės, qė “objektivisht po e kornizon nė mėnyrė tė pashmangshme pėrfshirjen e Kosovės nė kuadėr tė kėtij entiteti”.
“Pėr kėtė arsye, moratoriumi nuk ka kuptim, nuk ka sens nė status, pėrkatėsisht do ta neutralizonte palėn shqiptare pėr t'u marrė me kėtė ēėshtje… Shihet qartė se kjo po vlen vetėm ndaj palės kosovare, pėrkatėsisht shumicės shqiptare”, -theksoi Hasani.
Sipas tij, ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk mund tė vendoset me akte dhe veprime tė njėanshme dhe pėrcaktimi i kėtij problemi sipas tij, nuk mund tė bėhet nė njė klimė tė pasigurisė, e cila ekziston sot nė Kosovė. Ai u sugjeron politikanėve kosovarė qė “pėr tė dalė fitimtarė, ose “pėr tė mos dalė tė humbur” duhet tė pėrgatisin njė platformė tė pėrbashkėt, e cila do tė pėrcaktonte modalitetet dhe dinamikėn e dialogut pėr statusin dhe eliminimin e pengesave, tė cilat objektivisht ekzistojnė.
Ēėshtja e moratoriumit duket se nuk do tė gjejė pėrkrahje te asnjė parti tjetėr politike dhe as tek institucionet kosovare. Madje edhe disa deputetė tė PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės tė premten nuk deshėn tė komentojnė idenė e liderit tė tyre me arsyetimin se nuk janė shumė nė dijeni se ēka pėrmban propozimi.
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi i pyetur nga gazetarėt, gjithashtu, nuk e ka komentuar idenė e moratoriumit, meqė ajo nuk ėshtė diskutuar ende nė partinė prej nga vjen kryeministri.
Sidoqoftė edhe Thaēi thotė se “moratoriumi ėshtė vetėm projekt qė ėshtė duke u diskutuar”. Ai shtoi se modalitetet e tjera janė duke u studiuar dhe do tė realizohen nė tė ardhmen nga vendorėt dhe ndėrkombėtarėt, kur tė arrihet edhe njė qėndrim unanim nga institucionet e vendit. Kohėzgjatja e moratoriumit, gjatė sė cilės as Kosova dhe as Serbia nuk do tė kėrkonin hapjen e ēėshtjes sė statusit, mbetet gjithashtu tė diskutohet.
Profesori i tė drejtės ndėrkombėtare, Enver Hasani thotė se ruajtja e kėsaj “status quo”-je qė ėshtė krijuar ėshtė e pamundur edhe pėr njė kohė tė gjatė, nėse nuk punohet, nėse jo nė zgjidhjen e statusit, nė segmentet e tjera, tė kulturės, artit, infrastrukturės, ekonomisė, mirėqėnies pėr ta “kompensuar” mbajtjen e kėsaj gjendje. Faton Osmani

Brajshou: Kosova ėshtė duke arritur standardet evropiane
Zv/kryeadministratori i Kosovės, Ēarlls Brajshou nė njė ceremoni me rastin e diplomimit tė kadetėve tė rinj tė SHPK-sė, tha se Kosova ėshtė duke arritur gradualisht standardet evropiane dhe kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė ardhmen e Kosovės qė e synon aq shumė populli i saj. Brajshou vuri nė pah se policia e Kosovės do tė ndihmojė nė vendosjen e rendit dhe ligjit, nė mėnyrė qė popullit tė Kosovės t'i garantohen tė drejtat e tij nė njė ambient tė sigurt, tė mbrojtur nga kriminelėt dhe kjo pėrbėn njė nga standardet e kėrkuara nga komuniteti ndėrkombėtar. Ai tha se ka zėra qė thonė se standardet janė njė lloj mashtrimi i krijuar, qė tė mbajnė qytetarėt jashtė ambicjeve pėr Kosovėn, mirėpo ata zėra e kanė gabim, tha Brajshou. Populli i Kosovės dėshiron tė jetojė nė njė ambient tolerant e demokratik, tė mbrojtur vetėm nga ligjet dhe me punėn e policėve tė Kosovės, tė cilėt do tė krijojnė njė tė ardhme mė tė mirė pėr qytetarėt e saj.