13092003

Tregomeni per Moisiun

Oret e fundit te Aleksander Moisiut deri ne prag-vdekje, kur ktheu mbrapsh ftesen e mbretit Zog per nenshtetesine shqiptare, kur Musolini i dha se fundmi nenshtetesine italiane, pak para vdekjes. Gjithcka rrefehet ne librin e Rydiger Shaper "Aleksander Moisiu", qe se shpejti do te hidhet edhe ne tregun shqiptar nga "Dudaj"

Nga Zefina Hasani

Aleksander Moisiu gjate nje interpretimi

 

Edhe nje here te fundit, ne prag te vdekjes, Aleksander Moisiut iu shfaq para syve gjendja e copezuar e ekzistences se tij qe po i fikej. Edhe ne ato pak dite te mbetura, jete, vazhdonte te ndjehej si nje "artist pa atdhe" ndonese ne gjithe vitet qe kishte kaluar i ishte dashur te pyeste se cila ishte kombesia e tij e vertete: Italia, pse ai lindi ne Trieste ne 2 prillin e 1879-es, Shqiperia, pse kishte per baba Kostandinin, tregetarin nga Durresi qe u martua me italianen Amali, apo Gjermania, pse atje arriti kulmet e karrierres se tij me ndihmen e Maks Rajnhardit, pse atje u njoh si aktori me i mire gjerman i viteve 1910-1930!?

Gjermania se pranoi kurre si te sajen, ate qe ishte hebre me ate emer, me ate pamje prej te huaji apo cigani, megjithese Moisiu neshkroi disa here per shtetesine gjermane, megjithese arriti te marre nje pashaporte gjermane. Te tille kerkese ai kishte nenshkruar dhe per shtetesine shqiptare pergjigjen e se ciles e mori pak jave para fundit te jetes. I erdhi lajmi zyrtar nga Tirana se nenshtetesia shqiptare do i jepej, nese ai pranonte nje kusht te vene nga mbreti shqiptar. Zogu kerkonte qe Aleksander Moisiu te kthehej ne Shqiperi, te behej "gaztori i oborrit mbreteror". Moisiu e ktheu mbrapsht ate ftese. Ne ditet e fundit te jetes, ai humbi serish te drejten per te qene nenshtetas shqiptar. Nderkohe, Musolini po analizonte me nge premtimin qe i kishte dhene artistit te medh diten e 20 prillit te vitit 1934 ne takimin nje oresh ne pallatin e Venecias, ku Moisiu u paraqit si italiani qe ndodhej perseri ne atdhe. Ne biseden e tyre Gjermania u prek kalimthi. Po aq kalimthi sa u prek dhe ceshtja nese Moisiut do i jepej nenshtetesia italiane. Nje premtim te vagullt Musolini e dha, gjithsesi. Permbushjen e se ciles Moisiu do e degjonte si nje pershperime te se shoqes Johana Tervinit, ndersa ishte nen efektin e morfines, ndersa e dinte se po i vinte fundi, aty, ne dhomezen e vogel te sanatorimuit te Vjenes. "Sandro ka ardhur nje telegram nga Roma. Je italian dhe me pasaportizim ne Trieste"-i kishte thene ajo. Per Moisiun e rraskapitur nga prag-vdekja, ky vendim nuk kishte me rendesi. Ndaj dhe ia priti se shoqes:"Molto tardi! Molto tardi".

Gjithsesi, italianet e shpallen te tyrin Moisiun e madh dhe mbi arkivolin e tij u vendos flamuri italian. Asnje fjale gjermanisht nuk u tha ne krematoriumin e Vjenes, diten e 22 marsit 1935, kur Aleksander Moisiu, qytetari boteror, nuk i perkiste me kesaj bote. Johana Tervini e shoqeroi trupin e tij ne Zvicer, ne varrezat e Morkotes, buze liqenit te Luganos, prane viles se saj. Keshtu e kishte dashur vete ai.

Vite te tera me pas, kur ne Shqiperine e viteve 1985 u vune shtatoret e Moisiut dhe shume institucione moren emrin e "birit te madh te ketij vendi", kur shteti shqiptar pyeti pasardhesit e Moisiut ne Gjermani nese donin t'i kthenin eshtrat e Moisiut ne "vendin e tij", familja nuk pranoi. E la Moisiun te prehej aty ku ishte. Vite te tera me pas edhe Gjermania do te mbivleresonte ate qe kishte nenvleresuar tej mase. Ne Berlin, nje rruge prane nje zone industrale do i vihej emri i Moisiut. Ne hollin e teatrit Gjerman ne Berlin do te varej fotografia e yllit te harruar. Ne cdo mbremje shikuesit e teatrit kalojne prane Aleksander Moisiut. Nje prej atyre mijra shikuesve ishte dhe Rydiger Shaperi (gazetari, kritiku i teatrit dhe shkrimtari ne Berlin) qe do te ndalej para portretit te artistit te madh. Nga aty do te nisej me pas drejt se kaluares se pluhurosur te Aleksander Moisiut. Per te shkruar me pas librin e titulluar fare thjeshte "Aleksander Moisiu". Ky liber ka mberritur tashme ne Shqiperi. Eshte perkthyer dhe botuar nga shtepia boutese "Dudaj" dhe se shpejti do te hidhet ne treg si e para deshmi qe rrefen ndryshe jeten e artistit "pa atdhe", bazuar mbi materialet qe ka zgjedhur dora e nje te huaji (gjerman).

Pak dite, pasi e kishte mbaruar kete liber (ne nentorin 2002), Shaperi vizitoi Shqiperine, Tiranen dhe Durresin. "Ndihesha prane Moisiut fale njerezve qe me priten me aq perzemersi ne Tirane e Durres prej nga vinte familja e tij"-shkruan ne parathenien e ketij libri, vete autori. Ishte kjo vizita e pare qe do e ngacmonte te vinte serish ne Shqiperi. Ne kete here te dyte, per te promovuar biografine e tij per Aleksander Moisiun e cila sic pohon ai vete -"Ende nuk ka mbaruar. Pas botimit te ketij libri kam gjetur perseri shume materiale saqe nje dite duhet te kete patjeter nje vijim". Nuk premton se kur mund te mberrije ketu ai vijim, nderkohe qe u le ne duar shqiptareve "Aleksander Moisiun" duke u treguar gjithe jeten e tij, ne kerkim te se ciles u nis me bindjen se "Kush ndjek Moisiun, i hyn aventures se kerkimit te nje thesari. E ngaterruar e plot te fshehta eshte rruga, por jo e larget". Ne fund te kesaj rruge, Shaperi u ul te shkruante. Me shume per fundin e jetes se artistit sesa per femijerine e tij te ndare mes Tirestes e Durresit (qytet qe pas udhetimeve te shumta ne jeten e tij do i dukej thjesht si ekskursion i shkurter i se kaluares), sesa per kohen ne Vjene ku do te niste shkollimin e rregullt per aktor, sesa per Berlinin dhe kohen kur u njoh me Maks Rajnhard, burrin qe do i ndryshonte gjithe rrjedhen e jetes Aleksander Moisut. Rrolet e shumta te Moisiut ne teater dhe ne filmat me dhe pa ze, dashurickat me adhureset e cmendura pas tij, gazetarit dhe shkrimtarit te Berlinit nuk i kane interesuar dhe aq. Prag-vdekja eshte boshti i gjithe librit te tij. Ndaj dhe ka pershkruar deri ne detaje diten kur Moisiu u semur rende, per te mos u ngritur me kurre nga shtrati.

Ishte 12 marsi i vitit 1935. Mori suksesin e rradhes ne San Remo me shfaqjen "Kufoma e gjalle" e Tosltoit. Pasi piu "Kianti" dhe qetesoi stomakun e renduar nga cigaret e teperta, me sanduice, i hipi trenit. Nisi i qete nje shetitje neper Itali, ndersa duhej te kthehej ne Vjene per te kryer disa pune. Ende nuk e kishte ndjere se "Kufoma e gjalle" e San Remos do ishte e fundit shfaqje e tij, derisa temperatura dhe nje dhembje therese i pershkoi gjokesin. Ishte vetem ne kupe. Vetmia po e bente ate burre pesedhjeteepese vjecar, te mendonte vdekjen derisa treni mberriti ne stacionin e trenit te Vjenes. Johana Tervini (gruaja e dyte) e priste me padurim kthimin e burrit te saj, te cilin kishte plot dy muaj pa e pare. U step kur pa trupin e mbledhur sa nje grusht te Aleksandrit, ne duart e dy burrave. Ne hotel, mjeket diagnostikuan semundjen: nje pezmatim i mushkerive dhe acarim i pleures. E cuan ne vilezen e sanatoriumit ku gjendja e tij u perkeqesua dita- dites. Me 22 mars Moisiu kerkoi dicka per te shkruar. Tre fjale te palexueshme u shenuan ne ate copez leter. Fleta eshte ruajtur me shenimin: Shkrimi i Aleksander Moisiut, shkruar pese ore para vdekjes. Vjene 22 mars 1935.

Kohe me pas, ne shenimet e saj, Johana Tervini shkruan se ne oret e fundit, ne shtratin e vdekjes, Moisiu fliste ne gjuhen e nenes. Johana ka treguar se ne fund te jetes se vet, Moisiu u mundua me shpirt per Italine, ku do te perjetonte edhe nje here suksesin, pasi do te braktiste perfundimisht Gjermanine, i cilesuar si i dale mode.

Mori me vete ne kete braktisje dhe deshtimin qe pesoi me dramen "I burgosi" qe mbante firmen e tij. Ishte nje drame per Napolonin. Ky Napolon i Moisiut ilustroi melodramen e nje aktori te madh qe u ngrit ne qiell nga turma, u nderua deri ne Moske (kishte perjetuar emocione te medha ne turneun qe zhvilloi ne vitin 1929 neper bote... Nju Jork, Paris, Rio e Moske) dhe paprtitur u gjend i flakur ne balte. Ne fillimin e viteve '30, ndersa ndjente plakjen, Aleksander Moisiu po perpiqej te clirohej nga nje krize e rende egzistenciale, duke shkruar kete drame per kutlin e gjeniut. Drama e tij u shfaq ne teatrin e Berlinit. Moisiu priste triumfin e rradhes, jo me si aktor por si autor i nje drame. Por kritiket e Berlinit u sulen mbi dramen e tij, po hakmerreshin per kohen kur ai, Aleksander Mosiu beri karrierre, perballe qendrese se tyre. "Rast i vecante...veper fillestari..." -shkruanin kritiket duke aluduar perseri per te, si i deshtuar. I hidheruar Mosiu iku nga Berlini, bashke me te shoqen i bindur se ne Gjermani kishte deshtuar. Iku ne Vjene ku do te niste percapjen te rinohej edhe nje here, permes filmit dhe bashkpunimit me kompanite "Uorner Bros" ne Amerike, "Dvorski&Co" ne Berlin. Nuk luajti me shume se ne pese filma. Por edhe kete here deshtoi, duke rene viktime e filmit.

Te deshtuarin, vetem ne Itali do e prisnin si shpetimtar. Nuk po u servirte italianeve ndonje Moisi te ri por rrolet e shkelqyera: Osvaldin, Fedjan, Hamletin...rrole qe i beri te njohura edhe ne italisht. Ne Milano do te jetonte castin me te rendesishem ne jeten e tij artistike, pas premieres ne italisht te "Jedermanit" te Hugo fon Hofmanstalit, suksesi i se ciles do i kujtonte Moisiut naten e mrekullueshme mbi skenen e madhe boterore te Zalcburgut kur vete autori e kishte pergezuar heroin e tij. Nderkohe, shtypi italin shkruante pafund per Aleksander Moisiun qe kishte nderrmare ne ato kohe shume turne neper Europe, duke zhdukur keshtu makthet qe e kishin zene. Ishte i kenaqur por ajo c'ka e trembte disi ishte, nje deshtim ne Itali. Kete ndjesi do e shfaqte dhe ne intervisten e fundit qe dha per nje reviste italiane. Ne dhomen e veshjes, ndersa behej gati per shfaqjen "Mjeku ne udhekryq", pyejtes se gazetareve -"Cilat jane planet tuaja per te ardhmen" do i pergjigjej-"Jane fare te thjeshta: do te vdes".

Ashtu ndodhi vertet, vetem pak kohe me pas. Semundja e mushkrive, te cilen mesoi se e kishte qe ne kohen e revolucionit gjerman, e mposhti perfundimisht ne marsin e vitit 1935, ndersa udhetonte me tren drejt Vjenes. Ne stacionin e trenit e priste e shoqja, Johana Tervini e cila i qendroi mbi koke deri ne minutat e fundit te jetes. I degjoi te fundmit fjale qe ka shqiptuar: Ah, che bella Venezia...che bella Venezia...che bella donnina (Sa e bukur Venecia...c'kucke e bukur). Kohe me pas, ne shenimet e saj, ajo ka shkruar se me kete thirrje Moisiu ka pare atdheun e tij te vertete, i cili vetem pak ore para vdekjes e shpalli italian Aleksander Moisiun, permes nje telegrami te thjeshte. E shoqja ia lexoi ate vendim, ndersa ai ishte nen efektin e morfines, ndersa e dinte se vdekja do i vinte pas pak castesh. Ishte "Molto tardi" per Aleksander Moisiun, nje telegram i tille.

Perballe arkemortit

Johana Tervini, dikur kishte qene cigania e tij Masha, ne shfaqjet "Kufoma e gjalle" e Tolstoit. Jetoi vite te tera me Moisiun pa e ndjere kurre dhembjen e nje gruaje perjetesisht te tradhetuar. E dinte se ai flinte me te tjera, qe ne Berlin kishte edhe nje femije, Betinen nente-vjecare me aktoren Herta Hambah. Ajo nuk mund te thoshte -"Une ia jap kete liri" ose "Ai me mashtron". Sepse per ate burre, nuk kishte lloj tjeter egzistence. Keshtuqe i qendroi ne krah deri ne marsin e 1935-es edhe ne ditet kur dergjej i semure, duke perzene nga dhoma e spitalit edhe koleget dhe miqte e tij te ngushte. As Stefan Cvajgu nuk arriti ta takonte per here te fundit. Cvajgu kishte mberritur ne Vjene kur hapi gazeten dhe lexoi:"Moisiu i semure rende me grip". Iu ringjallen kujtimet e zymta. Shume vjet me pare aktori Matkovski vdiq perpara premieres se nje pjese greke te Cvajgut. Ca kohe me pas Jozef Kjanci, i semure, pranoi nje pjese te Cvajgut. Edhe ai vdiq para premieres, e para se te takohej me Cvajgun. Kujtimi i asaj vizite te kote te Kjanci e bente te rrenqethej Cvajgun, ndersa mendonte te shkonte tek Moisiu. Dhe nuk kishte gabuar. "Ne vend qe te isha ne prova me Moisiun, ndodhesha para arkemortit te tij"-do te shkruante Cvajgu me pas.

As e bija, Betina nuk ishte mbi koken e tij. Kur Moisiu vdiq, ajo jetonte me te emen dhe pak, shume pak gjera do te kujtonte per te atin, ne ditet kur gazetari gjerman do kerkonte te vilte dhe prej saj disa te dhena. Ajo "pak gje" qe ajo tregoi, Shaperit i vlejti shume per librin "Aleksander Moisiu" me te cilin permbushi edhe kerkesen e bijes se Aleksandrit, tashme 75-vjecare qe i ishte lutur gazetarit ne te ikur, "Tregomeni per Moisiun".

 ___________________________________

 
13/09/2003  Korrieri
Korrespondenca mes Enverit dhe Pol Miliezit
Nexhmije Hoxha hedh drite mbi nje ane te panjohur te jetes se familjes se saj: Raportet e udheheqesit komunist shqiptar me mjekun e tij francez. Pse e zgjodhi per t'i besuar shendetin, roli i Fiqrete Shehut dhe pse Miliezi nuk e vizitoi kurre pacientin e tij. Dhe nje pjese e leterkembimit mes tij dhe Diktatorit

Nga Nexhmije Hoxha

- vijon nga 2 numrat e kaluar -

Shume eshte perfolur se c'e lidhi Pol Miliezin- nje katolik fanatik- me Enver Hoxhen- nje komunist, po ashtu "fanatik"! Ne kete lidhje nuk ka asgje per t'u cuditur. Qe te dy ishin figura te njohur si pjesmarres ne Rezistencen Antifashiste te vendeve te tyre. Pol Miliez, mik i afert i gjeneralit De Gol, kishte degjuar nga goja dhe kishte lexuar ne shkrimet e ketij vleresimet e larta qe francezi i madh kishte bere me shume se nje here per rolin dhe figuren e Enver Hoxhes ne luften Antifashiste te nje vendi te vogel, shume te ngjashem me zakonet e Algjerise.

Pol Miliezi, ne vitet e para, pas fitores mbi nazifashizmin, me shume se mjek, njihet si njeri politik e shteteror, ai qe sekretari i pare per shendetesine ne qeverine e De Golit.

Nuk ka qene e rastit qe kur u formua Shoqata e Miqesise Frane- Shqiperi, propozimi i tij nuk u be si mjek, por pikerisht se kishin qene ne nje front te perbashket. Prandaj, Partia dhe shteti yne e pranuan me kenaqesi kryesimin e shoqates nga luftetari i shquar i Rezidences Antifashiste Franceze, Pol Miliez. Edhe ata qe ai i terhoqi rreth tij, mbeten deri ne ditet e sotme miq besnike te Shqiperise, si Suzan Marti, e shoqja e heroit martir te kampeve naziste, Fransua Marti, si nenkryetare e shoqates, intelektuali progresist Iv Leturner e te tjere antifashiste, mendimtare te lire e humaniste, sic ishte vete Pol Miliezi.

Prandaj per Pol Miliezin Enveri kishte degjuar me pare se Fiqret Shehu te trokiste ne deren e tij si mjek. Ajo kete e beri me iniciativen e saj dhe lidhur me probleme shendetesore te bashkeshortit te vet. Une e njoha Pol Miliezin, kur shkova ne Paris me 1967, mjaft e semure, per analiza dhe konsultime lidhur me disa shqetesime qe me mbeten pas operacionit te temthit. Ai e mori ne dore drejtimin e gjithe analizave e konsultave dhe u tregua i mrekullueshem si mjek e si njeri.

Pol Miliezi erdhi disa here ne Shqiperi, here vetem, me shume me gruan. Por asnjehere nuk erdhi i thirrur me urgjence e me avion special, asnjehere ai, gjate vizitave ne Shqiperi nuk vuri stetoskopin ne gjoksin e Enverit. Per kete nuk ishte nevoja. Ai takohej me mjeket tane, tek te cilet kishte besim, sepse kishte marre pjese vete ne specializimin e tyre dhe informohej prej tyre per gjendjen shendetesore te Enverit.

Pol Miliez ftohej ne Shqiperi per pushime, per festat tona kombetare. Sa here ka ardhur, eshte takuar me Enverin, te dy kane biseduar gjate per gjera nga me te ndryshme, per mjekesi, per politike, per filozofi, histori, kulture etj, kemi ngrene dreka bashke familjarisht etj. Pavaresisht nga keto, pa diskutim, prof. Miliez ka qene mjeku personal qe ka ndjekur Enverin per 20 vjet, duke qene i gatshem te jepte pervojen e tij te madhe dhe te kolegeve qe therriste ne konsulta me mjeket tane, kur keta shkonin ne Paris ose kur ai vinte per vizite ne Shqiperi. Kete ndihmese ai e dha me nje korrektese e xhentilese tipike franceze, tipike te nje humansiti e te nje mendimtari te lire.

Pol Miliez ka thene shume gjera te bukura e dashamirese per popullin tone dhe per ato qe realizoi nen udheheqjen e Enver Hoxhes, te cilit ai, here i drejtohej si President i Republikes, here si Sekretar i Pare, shume here "miku im" dhe ne ndonje rast edhe "shoku Enver". Mes Miliezit dhe Enverit ekziston nje korrespondence, qe flet shume per vleresimin e rrespektin reciprok. Para tyre tingellojne boshe dhe keqedashese spekullimet qe kane bere disa persona ose qarqe te caktuara lidhur me ndonje fjale qe ka shkruar Miliez ne librin e tij ose qe ka thene ne ndonje interviste ne TV francez. Ne dime se cfare u tha njerezve tane, pas asaj interviste, edhe per Mehmet Shehun, por une ia le te drejten t'i publikoje personi vete, kur te botoje kujtimet e tij.

Ne fillim te vitit 1976, djali yne, Sokoli, pati nje komplikacion te rende pas nje operacioni te vonuar te apandesitit, qe desh i mori jeten. Ne kete rast, ne baze te nje marreveshje per raste emergjente, shteti francez dergoi menjehere avionin sanitar qe kerkuam. Deshiroj te theksoj me kete rast qe edhe Ambasada Franceze ne Tirane, sigurisht, ne baze te udhezimeve qe kishte marre, ne asnje rast nuk i vononte vizat qe kerkoheshin per udheheqesit e shtetit e te Partise, qofshin. Me kete rast, Enveri i beri nje leter falenderimi Miliezit, jo vetem per djalin tone por i shkruante: "Shqiperia e re u eshte mirenjohese per kudjesin e madh qe tregoni ndaj shume udheheqesve te saj, qe aktualisht, ne saje te dijeve tuaja "immense" (shume te medhaja) jane shume mire me shendet".

Letra ishte ne frengjisht dhe me doreshkrimin e vete Enverit. Miliezi kete e mori si nder te vecante- sic eshte, ne fakt, i njohur ky rregull ne korrespondencen mes personalitetesh. Miliez, gjate nje operacioni kishte pesuar nje paralize te pjesmshme. Megjithekete, ai mundohet qe t'i pergjigjet Enverit po me shkrim, duke kerkuar te falur per shkrimin e keq. Ai i drejtohet: "Exellence et cher Monsieur..." dhe i shkruan: "Letra juan ne doreshkrim ne gjuhen franceze me preku thellesisht. Nga gjithe kujtimet e shokeve tuaj dhe nga ju qe me keni derguar, kjo do te jete per mua shume me e cmuar. Jam shume i ndjeshem dhe ndihem shume i nderuar. Jam me te vertete shume i prekur perseri nga besimi juaj i madh, per te cilin une perpiqem te jem i denje.

Pranoni, excellence et cher camarade Hodja, shprehjet e besnikerise sime per afrimin e dy kombeve tona, me gjithe ndryshimet e tyre, por qe kane nje "estime mutuelle" (respekt reciprok).

Ambasadorit tone ne Paris, te cilit ia percjell letren, i shkruan: "Sic e dini, une nuk kam rikuperuar akoma shkrimin tim e stilin tim, por kjo do te vije".

Pas nje pushimi ne Shqiperi, me 3 Janar 1978, prof. Miliez, pasi e falenderon Enverin per pritjen e ngrohte, nder te tjera, i shkruante: "Eshte bere me te vertete nje pune me nje pasterti te madhe, qe shume vete jashte vendit tuaj nuk e kuptojne dhe qe une do te marr persiper per te bere gjithnje e me shume te njihet jashte kufijve tuaj. E di mire qe pa nje "effort" te gjithe nje populli, ju nuk do te kishit rezultatet qe tashme i keni arritur, por pa ju e pa disa nga shoket tuaj si do te mund te gjente populli juaj ate frymezim (soufle) qe u ve mes kombeve me te paster e me dinjitoze?".

Me 3 mars 1984, prof. Miliez i dergon nje leter ambasadorit tone ne Paris, Maxhun Pekes, ku e falenderon per librin "Kujtime" te Enver Hoxhes, botuar nga Shtepia Botuese "Nagel" dhe i lutet qe t'i transmetoje Enver Hoxhes kete vleresim: "Aty, me emocion, gjeta njeriun qe asnjehere nuk ka ndryshuar, perjashtim ky i madh dhe i bukur. Me admirimin tim besnik. Pol Miliez".

Kurse me 1 tetor 1984, ne nje leter, shkruante me doren e tij, gjysme te paralizuar, thote: "Refleksionet tuaja mbi Lindjen e Mesme jane te shquara (remarquable), me vazhdimin qe ju i beni ceshtjes, duke provuar njohurite tuaja te shkelqyera (exellente) te Islamizimit. Nuk kam lexuar asgje te tille te ngjashme.

Me miqesine e admirimin tim" (firma).

Per festen e 40 vjetorit te Clirimit te Shqiperise ishin ftuar shume delegacione, nder to edhe Pol Miliez me te shoqen, Zhaklinen. Gjate ceremonive, Enveri i takoi keto delegacione ne kembe, kurse Pol Miliezin e ftoi ne shtepi, jo per kontroll mjekesor, por sepse ai takim ishte si njefare ndarjeje, si per t'i dhene njefare mesazhi atij, si mik i Shqiperise dhe qe ai mund t'ja transmetonte kujt te donte. Ne takim Enveri ftoi edhe Ramizin, i cili nuk kish pasur te bente me Pol Miliez, megjithese nuk ishin te panjohur per njeri- tjetrin. Enveri ia prezanoti, duke shtuar: "Miku im, une po plakem, me shendet, sic e dini, nuk jam mire, ja, jane keta, shoke te rinj, qe do te na zevendesojne, kemi shoke ne udheheqjen e Partise qe kane marre pjese ne Rezistencen Antifashiste Nacionalclirimtare, ne modhe te re...".

Biseda me Miliez vazhdoi e ngrohte per ceshtje te ndryshme, politike, kulturore, etj.

Me t'u kthyer ne Paris (6 dhjetor 1984), Pol Miliez i dergon Enver Hoxhes nje leter, e cila flet vete. Ai shkruan: "Faleminderit per shenjat e dukshme (des marques tangibles) te besimit tuaj (votre confiance) dhe te dashurise suaj (affection).

Gruaja ime dhe une vete jemi shume te prekur.

Ju uroj jete te gjate per te miren e Shqiperise se re.

Kini miresine t'i trasmetoni zonjes Hoxha homazhet e mia, te besoni ne ndjenjat e thella qe me lidhin me popullin tuaj te guximshem dhe me ju" (Leter e shkruar me doren e tij).

Lidhjet me prof. Milliez dhe me familjen e tij nuk u nderprene as me 1985, as edhe pas vdekjes se Miliez. Une, nga gruaja e tij kam jo me pak letra sesa ka Enveri. Dhendri i Milez, Lui Giz, kardiolog, vazhdoi te merret me shoket tane.

Djali i tij, Zhak Miliez, gjinekolog, ndoqi lindjen e dyte te vajzes sone. Vitin qe shkoi ai erdhi ne Tirane, per te pare punen e kolegeve te vet per fekondimin ne epruvete. Ne nje darke me Pranveren dhe Klementin, tha: "Shqiperia eshte per mua atdheu i dyte, sepse une jam rritur nen hijen e Skenderbeut, qe cdo mengjes, sa hapja syte, e shikoja "batellier" mbi kale, i gatshem te me mbronte nga cdo e keqe".

Kjo eshte e verteta. Ky eshte realiteti per marredheniet e Miliez me Enverin.

FUND
 

Copyright 2003 Shekulli

Komandant Timosi

Nga ARBĖN XHAFERI

Maqedonia sėrish hyn nė krizė. Forcat ushtarako-policore maqedonase i sulmojnė me tė gjitha mjetet fshatrat e pėrgjumura, idilike nė malėsinė e Karadakut, ku as postieri nuk shkon, me qėllim qė t'i zhdukė "kriminelėt", siē pohohet nė prononcimet e zyrtarėve tė ndryshėm. Propoganda e tyre ėshtė aq e fortė, saqė njeriu i rėndomtė nuk arrin dot ta hetojė paradoksin: pse formohen njėsi speciale tė kombinuara me armatim dhe forca ushtarake me ato policore, qė sipas kushtetutės sė Maqedonisė nuk ėshtė e lejueshme, mbi ēfarė rregulloreje mbėshtetet struktura komanduese, pėrse pėrdoret gjithė ky arsenal ushtarak duke filluar nga helikopterėt, autoblindat, topat, murtajat pėr t'i eliminuar "kriminelėt", meqė sipas pohimeve tė tyre paraprake AKSH-ja na qenkėsh vetėm njė kanosje virtuale. Epilogu i kėsaj ndėrhyrjeje, sipas burimeve zyrtare janė dy adoleshentė tė vrarė, qė as nuk figurojnė nė kartelat zyrtare maqedone si kriminelė dhe 6 tė plagosur tė tjerė, ndėrkaq qė burimet shqiptare pohojnė se ka mė shumė tė vrarė. Pėr tė legjitimuar kėtė ndėrhyrje absurde qeveria e Maqedonisė thirret nė pėrkrahjen qė paskan marrė nga SHBA-tė, BE, NATO, madje dhe nga vetė Shqipėria dhe Kosova, ndėrkaq nuk e kanė parė tė udhės tė konsultojnė partnerin e tyre tė koalicionit, BDI-nė. Duke u thirrur nė autoritetet e pakontestueshme ata dėshirojnė ta fshehin paradoksin, mungesėn e pretekstit pėr njė ndėrhyrje kaq masive, antikushtetuese dhe tė kotė.
Ata qė hetojnė paradoksin pėrpiqen tė gjejnė argumente qė nuk vėrehen nė shikim tė parė. Kėta analitikė kuptojnė drejt se kjo qeveri ka pėsuar kolaps nė shumė aspekte jetėsore, konkretisht nė fushėn ekonomike, sociale dhe mbi tė gjitha politike, prandaj krijon njė krizė mė tė madhe pėr t'i minimizuar krizat qė vetvetiu do tė hapen nė periudhėn e ardhshme. Kėta analitikė zbulojnė argumente racionale dhe bindėse. Ata nisen nga fakti se industrinė e duhanit nė Serbi dhe nė Bullgari, ashtu si nė Greqi paraprakisht e kanė blerė biznesmenė nga SHBA-tė, kėshtu qė kontrabandės me duhan sė shpejti do t'i vijė fundi dhe konjuktura aktuale maqedonase nuk do t'i ketė mė kėto pėrfitime qė ka pasur gjatė periudhės sė kaluar. Gjithashtu Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore kėrkon nga Maqedonia t'i privatizojė deri nė fund tė kėtij viti sipėrmarrjet e mėdha qė punojnė me deficite qė nėnkupton njė lloj "operacioni fshesa" ndaj dhjetėra e mijėra punėtorėve duke i larguar ata nga puna.
Po ashtu, kėtė qeveri e pret dilema se si t'i shpallė rezultatet e regjistrimit tė popullsisė, pastaj si ta ēpushtetizojė qendrėn duke bartur ingerenca te pushteti vendor apo ēfarė standardi do tė mbajė ndaj ndarjes territoriale kur dihet se shqiptarėt do tė kenė kėrkesa tė arsyeshme, qė do tė vijnė ndesh politikės aktuale, qė synon shqiptarėve t'iu ofrojė tė drejta abstrakte dhe jo pushtet konkret. Kėto argumente e shumė tė tjera pėrpiqen ta shpjegojnė paradakosin qė shihet me rastin e ndėrhyrjes se forcave ushtarako-policore maqedonase nė fshatrat shqiptare pėr t'i kapur "kriminelėt". Por sado qė tė jenė bindėse dhe racionale kėto argumente, prapė se prapė nuk arrijnė tė shpjegojnė sindromin e konfliktit ndėretnik qė zhvillohet nė hapėsirat e ish -Jugosllavisė. Argumentet e analitikėve qė thamė mė lart mbase shpjegojnė mirė njė fazė tė konfliktit, por jo tėrėsinė e konfliktit. Bėhen pėrpjekje nga tė tjerė analitikė qė synojnė tė depėrtojnė nė shkaqet mė tė thella tė konfliktit ndėretnik qė zhvillohet nė Maqedoni dhe nė hapėsira tė tjera. Ata hedhin tezėn e konfrontimit gjoja tė botėkuptimeve tė tejkaluara anakronike, romantike tė shekullit tė 19-tė me kontekstin e ri demokratik. Kėto shpjegime sipėrfaqėsore, mė shumė fryt i pėrtacisė intelektuale sesa i hulumtimit empirik, tashmė janė bėrė neveritėse. Interpretimet e kėtilla bien ndesh me realitetin faktik dhe me analizat e filozofėve tė njohur botėrorė, qė nė mėnyrė tė thellė shpjegojnė shkaqet e luftės dhe dinamikėn e procesit historik. Ata qė pandehin se konfliktet ndėretnike dhe nacionalizmi si frymėzues ideologjik i tyre, janė produkte tė shekullit tė 19-tė do tė hasin nė pengesa tė pakapėrcyeshme pėr tė shpjeguar nevojėn e papėrmbajtur tė njė shteti supermodern, siē ėshtė Gjermania pėr t'u bashkuar nė njė shtet, apo nevojėn e popujve tė civilizuar tė Balltikut pėr vetėvendosje deri nė shkėputje, apo rastet e ngjashme tė separatizmit tė popujve po aq tė qytetėruar siē janė ēekėt, sllovakėt, sllovenėt, kroatėt etj.
Meqė kjo qasje qė i satanizon motivet patriotike duke i quajtuar ato si relike tė sė kaluarės, tė romantizmit anakronik nuk arrijnė tė zbulojnė faktorėt qė e shtyjnė pėrpara procesin historik, katalizatorėt e procesit historik, atėherė bėhet e qartė se duhen kėrkuar interpretime tė tjera tė shkaqeve tė luftės. Nė librin e tij tė njohur " Fundi i historisė dhe njeriu i fundit", filozofi amerikan, Semjuell Fukujama trajton pikėrisht kėtė ēėshtje. Ai duke vazhduar traditėn hegeliane, trajton procesin historik si njė zhvillim intelixhibėl ( tė menēur) ku qartėsohet vetėdija pėr barazi tė plotė tė njerėzve. Fukujama, ashtu si paraprakisht Hegeli dhe Platoni pėrcakton faktorin qė lėviz procesin historik, qė shkakton konflikte mes grupeve tė njerėzve, feudeve apo shteteve. Ky agens, ky katalizator qė zhvillon procesin historik deri nė vetėdijėsimin pėrfundimtar ėshtė nevoja e parezistueshme e njeriut pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė, apo pėr prestigj. Sipas tyre ai motor qė e vė nė veprim procesin historik ėshtė nevoja ontologjike e njeriut pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė dhe jo nevojat e ndryshme biologjike. Kėtė agens qė shtyn njeriun tė veprojė, Platoni e quan timos. Fukujama, duke u thirrur nė analizat e Platonit apo tė Hegelit pėrfundon me konstatimin se sistemet skllavopronare, feudale, despotike, borgjeze, kapitaliste, nacionale janė shkėrmoqur nga kėto energji timotike tė njeriut. Madje ky filozof e vlerėson nacionalizmin si njė fenomen pozitiv, demokratik, meqė me ofertėn e saj pėr barazi tė plotė tė qytetarėve tė njė pėrkatėsie nacionale arriti ta mėnjanojė nga skena historike monarkinė, qė qytetarėt i trajtonte si pronė tė monarkut. Fukujama mendon se edhe nacionalizmi ėshtė faktor i njė faze tė zhvillimit tė procesit historik ku afirmohet barazia mes qytetarėve brenda konceptit nacional tė shtetit, por me kėtė nuk pėrfundon procesi historik, meqė nuk ėshtė arritur fundi i procesit historik: pranimi universal i barazisė, i njohjes, i respektimit tė ndėrsjelltė. Ky fund arrihet vetėm nė shoqėritė e demokracisė liberale ashtu si janė shtetet e Evropės Perėndimore dhe SHBA-tė. Nė Evropė dhe nė SHBA faza e nacionalizmit ėshtė tejkaluar, meqė paraprakisht ėshtė sanksionuar dhe realizuar e drejta pėr pranim, pėr trajtim tė barabartė tė tė gjithė qytetarėve dhe komuniteteve. Evropa Perėndimore ėshtė qetėsuar nga konfliktet molisėse etnike, nacionale pasi paraprakisht janė pėrkufizuar drejt interesat nacionale dhe barazia e plotė. Nga ana tjetėr, Fukujama me tė drejtė konstaton dhe shpjegon shfaqjen e nacionalizmit nė Evropėn Lindore, konkretisht nė ish -BRBS dhe nė ish -Jugosllavi. Sipas tij nacionalizmi nė kėto hapėsira, gjatė periudhės postkomuniste, ėshtė pasojė e inhibicionit, e ndrydhjes, e mohimit tė indentitetit nacional nė emėr tė internacionalizmit. Luftėrat qė u shfaqėn nė kėto hapėsira janė tė nxitura nga energjitė timotike tė popujve tė ndryshėm pėr pranim dhe pėr trajtim tė barabartė. Nėse nuk merren parasysh kėto shpjegime, atėherė analitikėt shpeshherė bien nė grackė tė teorive tė konspiracionit apo analizave, nė tė parė racionale, qė arrijnė tė shpjegojnė vetėm njė fazė tė procesit historik dhe jo tėrėsinė e tij.
Nė vazhdė tė pėrsiatjeve tė mėsipėrme tė Fukujamės duhet analizuar edhe kauza shqiptare qė u shfaq nė hapėsirat e ish -Jugosllavisė. Nė vitin 1946, shqiptarėt u ēuan nė kryengritje duke reaguar ndaj projekteve pėr jugosllavizimin e tyre. Kur panė se nuk kanė forcė qė ta mposhtin kėtė projekt jugosllav, atėherė, nė vitin 1968 dhe nė vitin 1981 lanēuan kėrkesėn qė tė pranohen, tė trajtohen si tė barabartė me tė tjerėt. Kėrkuan qė Kosova tė ketė statusin e republikės, ngjashėm si kombet e tjera nė ish -Jugosllavi. Kur nisi tė shthuret Jugosllavia, ata, tė shtyrė nga kėto energji timotike kėrkuan vetėvendosjen deri nė shkėputje ashtu si popujt tjerė nė ish- Jugosllavi. Po tė ishte pranuar kjo kėrkesė, lufta nuk do tė shpėrthente. Qarqet antishqiptare, duke i trajtuar shqiptarėt tė pabarabartė me ta, reaguan nė forma tė ndryshme pėr tė ndrydhur kėto kėrkesa tė arsyeshme dhe me kėtė e shkaktuan luftėn. Ata, jugosllavėt, nė fillim i satanizuan kėto kėrkesa si kundėrrevolucionare, separatiste (ndėrkohė qė sllovenėt, kroatėt, maqedonėt kėrkonin tė njėjtėn gjė, por aspak nuk satanizoheshin), pastaj, kur kėto etiketa u bėnė bajate, joproduktive, filluan t'i njollosin bartėsit e kėtyre proceseve historike si kriminelė, banditė, vrasės, terroristė etj. Pra, nė njėrėn anė kemi veprimin e energjive timotike tė shqiptarėve qė shpiejnė drejt barazisė dhe nga ana tjetėr kemi rezistencėn e forcave reaksionare jugosllave qė pėrpiqen ta ndalin procesin historik dhe me kėtė pėrfundimin e fazės nacionaliste tė historisė dhe kyējen nė kontekstin e ri historik, nė Evropėn Perėndimore ku ėshtė universalizuar e drejta pėr barazi.
Nga ky kėndvėshtrim, tė analizojmė situatėn nė Maqedoni. Projekti i palės maqedonase ėshtė segregimi, pra vendosja e rregullave qė sanksionojnė tė drejtėn e llastuar tė tyre pėr dominim, pėr pėrparėsi nė sistem kundrejt tė tjerėve. Tė gjitha krizat nė Maqedoni janė shfaqur pėr shkak tė energjive tė pashuara timotike tė shqiptarėve, kėrkesės sė tyre pėr trajtim tė barabartė dhe refuzimit tė maqedonasve ta legjitimojnė kėtė kėrkesė. Nė vend tė universalizimit tė sė drejtės pėr barazi, pala maqedonase ka zgjedhur njė rrugė tė gabuar, atė tė etiketimeve denigruese dhe atė tė represionit. Gjatė tėrė periudhės sė bashkėjetesės sė dhunshme, pala maqedone i ka trajtuar shqiptarėt qė kėrkonin barazi si kundėrrevolucionarė, separatistė, irredentistė, kriminelė, vrasės, ndėrkaq qėllimet e tyre politike si mbulesė pėr interesa krejtėsisht profane, pėr pasurim jashtėligjor, kontrabandė, etj. Tė gjithė veprimtarėt nė skenėn politike shqiptare, qė kanė shfaqur kėrkesa politike pėr barazi tė plotė, janė trajtuar me kėtė fjalor fyes. Kjo qasje e gabueshme shkaktoi luftėn nė Maqedoni, ashtu si paraprakisht ka nxitur formimin e shumė shoqatave klandestine, politike qė mėtonin ta vėnė sėrish nė spikamė kauzėn shqiptare, kėrkesėn pėr barazi. Lufta qė nisi nė vitin 2001 pėrfundoi me njė marrėveshje politike qė deri diku korrigjonte pozitėn e shqiptarėve nė sistem, me gjasa reale tė eliminojė pakėnaqėsinė e tyre nga trajtimi i pabarabartė nė sistem. Bisedimet nė Ohėr patėn dy kahe: pala shqiptare kėrkonte tė drejta tė barabarta, ndėrsa pala maqedone i refuzonte ato duke riafirmuar teza anakronike pėr dominim nacional, kulturor dhe ekonomik mbi shqiptarėt. Ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė, qė me siguri nuk kanė fare njohuri pėr analizat shkencore, filozofike tė fenomeneve sociale dhe proceseve historike ishin tė prirur tė zgjedhin mesin e artė. Shqiptarėt kėrkonin tė drejta, maqedonasit refuzonin, ndėrkombėtarėt insistonin tė paktėn tė jepeshin gjysma e tė drejtave. Marrėveshja e Ohrit ofron tė drejta tė pėrgjysmuara, me tė cilat shqiptarėt u pajtuan me shpresė se nė tė ardhmen do tė krijohet njė situatė mė e butė dhe do tė vetėdijėsohen tė gjithė, se barazia ėshtė kushti pa tė cilin paqja nuk arrihet dot. Faza e pas Marrėveshjes sė Ohrit u karakterizua me njė refraktarizėm tė ri tė palės maqedone qė hamendet tė implementojė nė tėrėsi atė qė u arrit nė Ohėr. Zvarritja e implementimit, sėrish i vuri nė veprim energjitė timotike tė shqiptarėve qė gjatė tėrė historisė janė shfaqur nė trajta tė ndryshme. Nė skenėn historike sėrish u shfaqėn komandantė tė ndryshėm qė paralajmėrojnė vazhdimin e konfliktit deri nė arritje tė barazisė sė plotė.
Si reagon faktori maqedonas dhe opinioni nė pėrgjithėsi? Faktori maqedonas duke mos pasur dijeni, vizion dhe gatishmėri pėr tė zgjidhur krizėn vazhdon avazin e vjetėr: i satanizon njerėzit, fenomenet politike dhe pėrdor dhunė, faktori ndėrkombėtar, pra ai perėndimor, qė nė vendet e tyre e kanė tejkaluar fazėn e nacionalzimit dėnon me mendjelehtėsi tė rrezikshme shfaqjet e ndryshme tė nacionalizmit nė kėto hapėsira, ndėrkaq pala shqiptare nė Shqipėri dhe Kosovė ka zgjedhur rrugėn konformiste qė tė flasė me tė njėjtin fjalor si amerikanėt apo evropianėt. Por, kėto etiketime, kjo dhunė, ky dėnim i nacionalizmit, ky diskurs i imitimit tė perėndimit nuk do ta zgjidhė krizėn nė Maqedoni. Kėto qasje janė shumė larg temės.Timosi i pashuar shqiptar kėrkon satisfaksion.

 

MAQEDONI, Informacione kontradiktore pėr fatin e komandant 'Ēakallės' (UPDATE)
Lajmi i ores 12:30 PM

Logo e AKSH

TIRANE (13 Shtator) - Zėra kontadiktorė, lidhur me fatin e komandant Ēakallės. Njerėz qė pretendojnė se janė tė afėrt me komandant "Ēakallėn", mohojnė lajmin qė Avdyl Jakupi (komandant Ēakalla) tė jetė plagosur. Komandant "Arusha", i cili foli pėr Balkanweb nga Haraēina, tha se, nuk ka ndonjė njoftim qė Jakupi, tė jetė plagosur. Megjithatė "Arusha" pohoi se gjendet larg vendit, ku ka vendqėndrimin e tij, komandant Ēakalla. nformacionin pėr plagosjen e Ēakallės, nuk e konfirmon as kryetari i komunės sė Likovės, Hysamedin Halili. Edhe zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Mirjana Kontevska, deklaroi se nuk ka informacion pėr njė

 

 
 

Moisiu: Pėr fatin e Kosovės, do vendosin banorėt dhe ndėrkombėtarėt

Lajmi i ores 12:05 PM

Alfred Moisiu

BEOGRAD (13 Shtator) - Bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit janė tė domosdoshme, por dialogu nuk mund tė zgjidhė tė gjitha problemet nė Kosovė, ka deklaruar Presisdenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu. "Pėr fatin e Kosovės do tė vendosin kryekėput banorėt e atjeshėm dhe bashkėsia ndėrkombėtare", ka nėnvizuar Moisiu nė njė intervistė dhėnė gazetės "Politika" tė Beogradit. Por, sipas Moisiut ekzistojnė shumė ēėshtje teknike qė kanė tė bėjnė me problemin e Kosovės, pėr tė cilat Beogradi dhe Prishina do tė duhej tė bisedonin. dxh/dxh (BalkanWeb)

 

http://www.lajmet.com/

KKSHA: Qeveria tė ndalė operacionet ushtarake e tė zbatojė Marrėveshjen e Ohrit

   
Washington - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nė njė deklaratė nė lidhje me situatėn aktuale nė Maqedoni thekson nevojėn pėr zbatimin e plotė e tė menjėhershėm tė Marrėveshjes sė Ohrit, e cila i dha fund konfliktit tė armatosor tė vitit 2001 nė kėtė vend ballkanik. Nė sajė tė tensioneve nė rritje dhe tė shenjave gjithnjė e mė tė dukshme pėr ripėrtėritjen e konfliktit tė armatosur nė Maqedoni, Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) i bėn thirrje qeverisė maqedonase qė t'i japė fund operacioneve ushtarake nė veri tė vendit dhe tė pėrshpejtojė zbatimin e tė gjithė komponentėve tė Marrėveshjes sė Ohrit tė nėnshkruar nė gusht tė vitit 2001. KKSHA-ja gjtihashtu dėnon aktet ekstremiste tė tė gjitha palėve dhe e shesh kėtė konflikt tė armatosur ndėrmjet Forcave Maqedone tė Sigurisė dhe luftėtarėve shqiptarė, si kėrcėnim ndaj stabilitetit tė Evropės juglindore, thuhet nė njė komunikatė tė KKSHA-sė.

 
 
Nano:AKSH organizatė e internetit dhe vizuele se sa njė realitet

   
Tiranė - Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano pas njė takimi nė Tiranė me ambasadoren e Maqedonisė, Eleonora Karanfilovska-Ratklif ka theskuar se gjendja e tensionuar nė Maqedoni ndikon edhe nė stabilitetin e rajonit. Nano dhe Ratklif kanė pėrkrahur pėrpjekjet e qeverisė qė tė gjitha tejkalimet nė Maqedoni tė kalohen nėpėrmjet proceseve konstruktive dhe nė drejtim tė realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. Dy bashkėbiseduesit kanė pėrkrahur luftėn e qeverisė kundėr kriminalitetit. Kryemistri shqiptar Nano me kėtė rast duke komentuar Armatėn Kombėtare shqiptare theksoi se kjo organizatė mė shumė ėshtė njė organizatė vizuele dhe e internetit se sa njė ushtri reale./Liria