Copyright 2002 Shekulli 14 Maj, 2003

http://www.shekulli.com.al/

Intervistė/

Flet pėr “Shekulli”-n lideri i partisė nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Maqedoni, Ali Ahmeti

Ahmeti: Marrėveshja e Ohrit nuk ka vdekur

Pas takimit ndėretnik, tė zhvilluar dje nė Mavrovė, nė bashkėpunim me ambasadėn zviceriane, udhėheqėsit kryesorė tė Maqedonisė si dhe diplomatėt ndėrkombėtarė, ku pėr dy ditė u diskutua mbi zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, kryetari i Bashkimit Demokratik pėr Integrim, Ali Ahmeti, dha pėr “Shekulli”-n, kėtė intervistė.
Z. Ahmeti, si ka funksionuar Marrėveshja e Ohrit dhe koaliconi qeveritar pėr 6 muajt e parė?
Unė jam shumė i hapur. Siē kam ritheksuar dhe ripėrsėritur, vlerėsimi ynė, si parti pjesėmarrėse nė qeveri, ėshtė: deri nė zbatimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit ende ka shumė punė pėr tė bėrė, por unė nuk pajtohem me memorandumin si dhe shpalljen e Marrėveshjes sė Ohrit si tė vdekur. Kjo marrėveshje nuk mund tė quhet e vdekur dhe unė i kam nxjerrė argumentat pėrse. Kjo marrėveshje quhet “e Ohrit”, sepse takimi ėshtė mbajtur nė Ohėr, por ajo ka karakter ndėrkombėtar, si dhe marrėveshjet e tjera tė janė mbajtura nė Dejton, nė Rambuje apo nė Uashington. Nė parim, pas kėsaj marrėveshjeje qėndron SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja dhe, nėse do tė shpallet e vdekur Marrėveshja e Ohrit, atėherė pėr ne janė tė vdekura SHBA-ja, Bashkimi Evropian e NATO-ja. Unė jam optimist pėr Marrėveshjen e Ohrit. Pėr mua, problemi kombėtar i shqiptarėve ėshtė i zgjidhur, sepse kėtė situatė nė Maqedoni e menaxhon faktori ndėrkombėtar dhe tri qendra tė mėdha kryesore. Kjo marrėveshje do tė jetė e realizuar pikė pėr pikė nė datėn 23 shkurt 2004, i cili ėshtė edhe afati i fundit qė ajo tė jetė jetėsuar dhe materializuar.
Zoti Ahmeti, ēfarė ėshtė zbatuar nga Marrėveshja e Ohrit deri tani?
Po. Deri mė datėn 20 maj tė kėtij viti do tė jetė pėrfunduar marrėveshja politike e koalicionit qeveritar. Deri mė 20 maj do tė jenė ndarė tė gjitha postet si nėpėr ministri, edhe nė rajone, por edhe nė angazhimet e udhėheqėse nė vende tė ndryshme, nėpėr ndėrmarrjet publike dhe institucionet.
Zoti Ahmeti, cili ėshtė komenti juaj pėr problemin e arsimit tė lartė, ende tė pazgjidhur?
Pėr legalizimin e Universitetit tė Tetovės ekziston vullneti i tė gjitha palėve brenda koalicionit qeverisės, pėr ta materializuar. Kjo na takon tė gjithėve, qė tė mos mbetet vetėm vullnet, por edhe tė jetėsohet. Hapat e hedhur dhe ecuria e mėtejshme janė premtuese.

Arsimi
Kumanovė: 5000 nxėnės shqiptarė nė protesta
Nxėnėsit e shkollave tė mesme tė Kumanovės dje filluan protestat masive, duke kėrkuar nga Ministria e Arsimit qė urgjentisht tė zbatojė vendimin e saj pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė shkollave pėr nxėnėsit shqiptarė tė Kumanovės. Burharedin Xhemaili, anėtar i Kėshillit Koordinues tė prindėrve dhe tė profesorėve, tha pėr gazetėn “Shekulli” se Ministria e Arsimit mė nė fund duhet tė krijojė kushte pėr zhvillimin e procesit mėsimor pėr nxėnėsit shqiptarė tė shkollave tė mesme nė Kumanovė. Protesta u zhvillua dje pėrpara shkollės fillore “Naim Frashėri”. “Pėr ēdo protestė ndaj qeverisė, nuk duhet tė pritet tė arrijė nė nivelin vandal qė ajo tė merret me ēėshtjet problematike”,- u shpreh pėr gazetėn kryetari. “Ahmeti edhe faktori ndėrkombėtar duhet tė ndėrhyjė nė 18 paralele tė gjimnazit dhe 25 paralele tė shkollės sė mesme tė teknikės dhe tė ekonomisė, tė cilat ndjekin mėsimin nė dy shkolla fillore, me orar tė shkurtuar. Janė 5 miijė nxėnės tė shkollave tė mesme qė kanė mbetur nė udhėkryq. Nė rast se deri nė datėn 15 maj Ministria e Arsimit nuk e zbaton vendimin, kėshilli i grevės u tha gazetarėve se do tė shkallėzohen protestat, duke bllokuar rrugėn kryesore tė Kumanovės”,- ka deklaruar kėshilli i prindėrve. Kėshilli i prindėrve theksoi se kjo situatė ka ardhur ngaqė nxėnėsit joshqiptarė tė Kumanovės nuk duan tė bashkėjetojnė me nxėnėsit shqiptarė. Edhe kjo zgjidhje e Ministria e Arsimit ėshtė e pėrkohshme.
B. Berberi