Copyright - KOHA JONE - 14 Maj 2003 - http://www.kohajone.com/
 
LEGALISTET JASHTE "BASHKIMIT PER FITORE"

Partia Levizja e Legalitetit, eshte e vendosur te mbetet jashte koalicionit "Bashkimi per Fitore". Legalistet po punojne per daljen e tyre te vetem ne zgjedhjet lokale. Burime prane PLL-se bejne te ditur se fakti qe ata kane vendosur te dalin te vetem, nuk eshte vetem kthimi i mbretit, po dhe mbeshtetja qe do te marrin nga socialistet. Mbajtja e fjales nga PS-ja per trajtimin me status te vecante te Familjes Mbreterore, u ka sherbyer legalisteve te marrin hapin e daljes te vetem ne zgjedhjet lokale. PLL-ja e bindur qe do te kete ne kete fushate si pjese te elektoratit njerezit qe duan mbretin, ka vendosur t'i thote jo koalicionit opozitar.
 
TE ZGJEROJME KOALICIONIN
Edlira Prenga

Kryesia e Partise Demokratike u mblodh dje ne mbremje per te diskutuar rreth mundesise se bashkepunimit me aleatet ne zgjedhjet per pushtetin lokal. Situata e re politike e krijuar per opoziten ne teresi, ka nxjerre si domosdoshmeri aktivizimin edhe nje here te koalicionit "Bashkimi per Fitore". Por ne kryesine demokrate jane disktutuar mundesite e reja te riaktivizimit te ketij koalicioni. Per kete kryetari i PD-se, Sali Berisha kerkoi nga anetaret e kryesise ngritjen e nje grupi pune, qe do te kete ne qender te saj negociatat me partite e vogla te spektrit te djathte. Nje nder disktutimet me te rendesishme te mbledhjes se mbremshme te kryesise, ishte mundesia e bashkepunimit me PDr-ne e Pollos. Burime nga kryesia bejne te ditur se Berisha u ka bere te njohur anetareve te kryesise se ky bashkepunim eshte i rendesishem, pasi eshte nje nga kushtet e vena nga PPE-je. Vec kesaj ai ka cilesuar se aleancat me PDr-ne do t'i jepnin nje nuance te re koalicinit opozitar. Nga ana tjeter lideri demokrat eshte njohur me vendimin e marre nga PLL-ja, e cila ka deklaruar se nuk do te jete pjese e koalicionit me Berishen. Mesohet se ai e ka pritur me qetesi kete largim, pasi mundesite e afrimit te PDr-se jane me te rendesishme. Gjithashtu ne mbledhjen e kryesise Berisha i ka njohur anetaret e saj me aleancat e pjesshme qe do te kete me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne grupin e punes qe do te negociojne per aleancat me partite, do te jene anetaret e kryesise Spartak Ngjela, Besnik Mustafaj, Jozefina Topalli, Roland Bejko etj. Nje pike tjeter e diskutuar ne mbledhjen e mbremshme ka qene dhe nisja e turit te pare para elektoral. Starti i pare do te jete sot ne komunat e Tiranes. Kryetari demokrat ka kerkuar nga te gjithe anetaret e kryesise nje pune intensive ne kete tur, pasi sipas tij ky eshte dhe testi i rendesishem qe do te sherbeje per percaktimin e kandidaturave per kryetare bashkish dhe komunash.