Copyright 1999 Zeri i popullit E ENJTE 15 MAJ 2003  | Kryeredaktor Erion Brace  | E-mail: zeri@zeripopullit.com

Berisha i lutet Pollos pėr aleancė. PLL e PBK largohen

TIRANE- Berisha nė kėrkim tė aleatėve nė prag tė hapjes sė fushatės zgjedhore pėr zgjedhjet e pushtetit vendor. Koalicioni i Berishės ka dėshtuar pasi dy nga partitė e koalicionit tė zgjedhjeve tė kaluara tashmė janė deklaruar se do tė dalin tė vetme tė zgjedhje, madje janė deklaruar edhe kundėr Berishės. PLL e Ekrem Spahisė, ka vendosur qė tė mos ketė mė busull orientuese kryetarin e PD, Berisha por djalin e ish-mbretit Zog, Leka Zogun. Mė se njė herė Spahia ka deklaruar se do tė dalė e vetme nė zgjedhje, duke nėnkuptuar se me PD nuk e bashkon asgjė, as programi dhe as ideali. PBK ka filluar zgjedhjet nė bazė, ka filluar bashkimin nė tė gjitha degėt e rretheve. Shpėtim Roēi, qė ėshtė aleat i Berishės i ka pozitat shumė tė lėkundura dhe nuk e ka pėr gjė qė tė ruajė kolltukun e kryetarit, tė deklarohet kundėr aleancės me Berishėn, ndėrkohė qė gjithė degėt e PBK janė kundėr koalicioni me Berishėn dhe hyrjen nė zgjedhje vetėm. Berisha po i lutet kryetarit tė PDr, Genc Pollos qė tė hyjė nė zgjedhje nė koalicion me PD, lufte e cila ėshtė shfaqur nė tė gjitha format, por qė deri mė tani ka rezultuar pa sukses dhe mendohet tė jetė e pasuksesshme. Madje Berisha ka arritur deri atje sa tė detyrojė krushkun e tij, Luan Malltezi qė tė japė njė intervistė tė pėrshkuar nga fillimi deri nė fund me pika loti pėr gabimin qė ėshtė bėrė nė largimin e Pollos nga PD. Berishės i kanė mbetur vetėm Laēo dhe Mediu, i parti pa anėtarė, i dyti qė mund tė ikė nė momentet e fundit. Por Berisha ėshtė nė koalicion edhe me Imamin dhe Zogajn, dy persona kėta tė etiketuar nė 2001 si deputetė tė Dushkut, por qė me afrimin me Berishėn, ishin njė nga shkaqet qė shkatėrruan koalicionin e Berishės.

S.V - http://www.zeripopullit.com/


15/05/2003

http://www.korrieri.com/

 

Bashkim Kopliku: Berisha dhe Meksi, lejuan lulezimin e fajdeve
INTERVISTE/ Ish zv/ Kryeministri i Shqiperise, gjate qeverisjes se PD, shpjegon per here te pare, te gjitha shkaqet politike, ekonomike, ligjore dhe korrupsionit qe mundesoi lindjen, shtimin, lulezimin e plote dhe rrezimin e firmave mashtruese piramidale. Pse fenomeni ishte i jashteligjshem, heshtja e ish Presidentit Berisha dhe konformizmi i ish Kryeministrit Meksi. Si u perdor ky fenomen per fitimin e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 26 majit dhe lokaleve te 20 tetorit 1996 dhe mbeshtetja qe i dha grupi i deputeteve demokrate "pro fajde" fenomenit, deri ne nxitjen e masave qe rrezikuan te provokonin nje lufte civile. Dhe fajet e PS, nga 1997 e deri me sot

Ceshtja e fajdeve eshte rikthyer serish ne skenen shqiptare, per shkak te ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar, per transparencen e transparences se tyre, Prokuroria ka marre te pandehur, disa administratore te piramidave dhe protagoniste te asaj kohe, jane prononcuar. Ju keni qene kryetar i komisionit parlamentar te ekonomise ne vitin '96-'97. Cili eshte vleresimi juaj per kete fenomen?

Fajdet jane ngjarja me e rende qe i ka ndodhur popullit shqiptar, pas komunizmit 50 vjecar. Fajtoret direkte jane ne radhe te pare politikanet e opozites se sotme (maxhorances se asaj kohe) dhe te maxhorances se sotme (opozites se atij viti). Te paret, te PD, jane fajtore se i sajuan skemat piramidale per perfitime politike, dhe jane fajtore sepse nuk moren masa urgjente per te parandaluar katastrofen, edhe kur ajo u be krejt evidente. Te dytet, PS, eshte fajtore se shfrytezoi indinjaten popullore nga humbja ekonomike nga Fajdet, per perfitime politike, duke e kanalizuar dhe shfrytezuar per ardhjen ne pushtet me dhune dhe jane fajtore se nuk bene transparencen e duhur dhe proceset juridike per denimin e fajtoreve.

Zhurma e diteve te fundit eshte thjeshte nje perpjekje per t'i vene kapak Fajdeve, qe te mbyllen e harrohen fajet e lidhura me to, e te dalin te "pa lagur" te dy palet, drejtuesit aktuale te PD dhe PS. Te dy palet jane bashkefajtore per fajdet, e prandaj kane kaluar 6 vjet dhe asnje politikan nuk eshte denuar juridikisht, me vendim gjykate. E gjithe analiza e civilizimit shqiptar per Fajdet, eshte kufizuar ne denimin penal vetem te pronareve dhe zyrtareve te firmave piramidale, qe qene thjeshte mashtrues ordinere qe kryen vepra penale te nisur nga deshira per tu pasuruar. Nuk u denuan krijuesit dhe shfrytezuesit e fajdeve per qellime politike, veprat penale te te cileve jane shume me te renda se sa te pronareve te firmave piramidale, sepse me ta lidhen jo vetem humbjet ekonomike, por edhe humbjet e mijra jeteve njerezore.

Ne Shqiperi fatkeqesisht nuk ka akoma nje force politike te paperlyer ne situaten e vitit 1996-1997, qe te kete forca te hape procese te drejta publike dhe juridike, qe jo vetem te beje analiza te drejta te asaj qe ndodhi, por edhe te jape denimet perkatese per personat shkaktar e pergjegjes, natyrisht denime ne baze te ligjit. Nje analize e tille dhe masat penale perkatese, jane te domosdoshme per te sheruar Shqiperine nga korrupsioni qe e ka pllakosur; e qe ka lidhje shkakore me Fajdet e djeshme: mosdenimi i veprimtarise se Fajdeve i ka dhene guxim cdo krimineli te vjedh dhe te abuzoje. Vetem nje force politike qe do te jete ne gjendje te analizoje e veproje per denime perkatese, lidhur me fajet e politikaneve per Fajdet, do te mund te shpetoje Shqiperine nga mafja e korrupsioni. Nuk mund te kapercehet ky faj i rende me lojra fjalesh si "i toleruam", "ne s'kemi faj se ishim ne opozite" etjere. Fajin me te madh e kane personat qe kane qene ne krye dhe ata qe e kishin per detyre te ruanin jeten e pasurine e shqiptareve, si dhe ata qe kryesuan, nxiten, e keqdrejtuan politikisht deshperimin e popullit nga humbja e parave.

A mund te risillni nje fasade te zhvillimeve te asaj kohe, qe i parapriu fenomenit FAJDE. Fillimisht, si ishte atmosfera ne PD?

PD qe partia qe mposhti komunizmin ne Shqiperi, qe vendosi me shpejtesi ekonomine e tregut, qe liberalizoi shpejt dhe skajshem ekonomine, qe u be shembulli i dashur i institucioneve nderkombetare per sukses ne reformat ekonomike, dhe qe brenda dy-tre vjeteve i nderroi faqen Shqiperise, duke permiresuar disa fish gjendjen ekonomike te shqiptareve. Gjendja dhe Reforma ishte ne ngritje deri nga fundi i vitit 1994, kohe kur PD humbi referendumin popullor per Kushtetuten, per shkak te dhenies me shume se cduhet, kopetenca Presidentit. Nga viti 1995 e deri ne fundin e 1996, ne PD filloi te instalohet me shpejtesi diktatura, PD filloi te transformohet ne nje parti te tipit policor, si ato komuniste e fashiste. Duke u justifikuar me forcimin e partise, e cila humbi Referendumin, me nevojen per te mbajtur pushtetin edhe me force sepse "kumunistet i genjyen mendjen elektoratit", filloi te shuhet debati ne parti, filloi te mbytet me force mendimi i kundert, filloi te kerkohet unitet dhe shtypje me force e kundershtarit, filloi te behet e plotfuqishme dhe e pakritikueshme Qeveria dhe Presidenca. Debati ne parti filloi te jete i porositur, si ne kohe te Partise Komuniste: "Ti do te diskutosh e ti jo," "dikutimi do te jete i joti 3 minuta dhe i joti 10 minuta", "mos kundershto Qeverine apo Presidencen se na e shfrytezon Opozita," "Opozitaret jane komunista dhe cdo mjet jodemokratik eshte i justifikuar kundra tyre", "krytar i Deges se PD do te jete Ky dhe jo Ai", etj. Eshte e rendesishme te kujtohet kjo situate politike per te kuptuar se si e pse u arrit deri te Fajdet.

Dhe kush ishte situata qe coi ne fillimin e aktivitetit te parave me fajde?

Marrja e dhenia e parave me fajde filloi te perhapej qe ne fillim te vitit 1992, ne formen e mardhenieve ne mes personave te njohur,"nje person qe kishte para ua jepte borxh me interes personave te njohur qe kishin nevoje per te investuar". Ekonomia private po zhvillohesh, kurse bankat dhe institucionet kredi-dhenese ishin te gjitha shteterore dhe te paafta per te dhene kredi, pra krijimi i infrastruktures financiare kishte mbetur mbrapa. Deri nga fundi i vitit 1994, fenomen i dhenies se parave me fajde, mbeti "ne mes te njohurish", i shperndare ne qindra e mijera njerez.. Numri i personave qe jepnin para ishte shume i madh dhe sasite per person ishin relativisht te vogla. Ishte nje treg informal qe po kompensonte mungesen e tregut privat te kredi-dhenies. Me kohe shume persona pane se mund te mernin lek borxh, p.sh. me 3% ne muaj dhe ta jipnin me 7% ne muaj, duke fituar keshtu 4%. Ketu fillon ideja e Fajdes se mirefillte, por akoma ishte shume e shperndare, deri nga fundi i 1994, dhe kryhej ne mes personash te njohur me njeri tjetrin, miq, komshinj, shoke, familjare e farefis. Prandaj edhe reziku ishte i vogel.

Po si dhe pse u kalua nga kjo marredhenie e lokalizuar, ne nje rreth me te zgjeruar?

Pas humbjes se Referndumit te 1994 nga PD, nga mesi i vitit 1995, filluan te dalin firmat e para qe jepnin e merrnin para me fajde nder persona krejt te panjohur. Krimi e nuhati dobesimin e shtetit, nga humbja e Referendumit te vitit 1994 dhe nga Lindja e Idese per ta mbajtur pushtetin me dhune. Krimi nuhati se "politika nuk e ka mendjen tek ai" dhe krimi e ndjeu vehten te lire te veproje. Ne kete periudhe filloi shqetesimi i organizmave nderkombetare dhe filluan perpjekjet e tyre kembengulese per rregullimin e situates. Me kembenguljen e ketyre organizmave, bile me ultimatumin e tyre, Kuvendi u detyrua te fuste ne diskutim Ligjin e ri per Banken, nga fillimi i vitit 1996, i cili ndalonte marrjen e parave borxh ne publik nga cdo lloj institucioni, pervec bankave te licensuara. Pra ishte ligji qe do te ndalonte njehere e mire Fajdet. Ligji i Bankes u aprovua, por Fajdet vazhduan te zhvillohen pa i prekur njeri. Kjo liri e thyerjes se ligjit justifikohej me shprehje te tipit "te mbarojne zgjedhjet pa i rregullojme". Fajdexhijte u bene me me teper bodigarde se Presidenti, filluan t'i mernin me te mire te gjithe politikanet e PD dhe PS. Nuk guxonte njeri t'i prekte se i mbronte edhe "Rilindja Demokratike" e PD, edhe "Zeri i Popullit" i PS. Zgjedhjet e majit 1996 po afronin dhe kanditatet u lidhen ngushte me firmat piramidale; e natyrisht me teper kanditatet e partise ne pushtet, PD, se sa ata te PS. Krimi i serviloset me te fortit, e PD dukej me e forta. Natysisht, per moszbatimin e ligjit mbante pergjegjesi Qeveria, qe ngarkohej per ta zbatuar ligjin, e jo Banka e Shqiperise, e cila sinjalizonte, por nuk ishte organ ekzekutiv dhe nuk kishte asnje mundesi te vepronte kunder firmave piramidale, pervecse mos t'u jepte licence banke. Po e theksoj kete fakt, qe lexuesi te mos genjehet nga hipokrite qe ngarkojne me faj qe nuk i ka, Banken e Shqiperise. I vetmi faj qe kishte eshte qe nuk doli publikisht, qe ne fillim te vitit 1996, por doli vetem "pas zgjedhjeve".

A shihni ju ne kete menyre, nje lidhje mes fajdeve dhe zgjedhjeve te pergjitheshme parlamentare te 26 majit 1996?

Zgjedhjet e majit te 1996 i fitoi PD, por duke aplikuar, ne shume zona, nje vjedhje masive te votave, duke angazhuar policine e SHIK, per te siguruar te "mos vinin ne pushtet komunistet", qe do te thoshte te mbahet "pushteti po i komunisteve, por jo anetare te PS, por te PD". Dihet se ato zgjedhje paten nje jehone shume te keqe ne gjithe opinionin nderkombetar. PD qendroi kokforte ne mosreagimin per perseritjen e zgjedhjeve ne zonat ku vjedhja e votes kishte qene ekstreme. Ne mes te kandidateve per deputete te PD, te vitit 1996, kishte shume fytyra qe nuk dihet se nga mbine, ca deputete tip si ato te Partise Komuniste: "mjeles i dalluar" "traktorist pararoje" apo dhe "profesor" apo "shkencetar", "artist" e kudi une se cfare soji, te gatshem per cdo gje vec te mbeteshin deputete. Keta "te rinj" qene me te eturit per te mbetur ne pushtet e per te mos u bere "leshime komunisteve" megjithese shumica vinin "nga komunistet". Ketu lindi ideja makaber e perdorjes se Fajdeve per te fituar "paster" zgjedhjet lokale te tetorit te 1996. U stimuluan Fajdet nga kasta e aparatcikeve te PD, nen drejtimin direkt te Presidences qe praktikisht luante rolin e partise. Filluan te famshmet marrje e "300 000 lek" sot, per te dhene "900 000" lek pas tre javeve, e te tjera veprime, qe vertete paten nje efekt qetesues edhe ne elektoratin e merzitur me PD. Parate e grumbulluara ne periudhen ne mes dy zgjedhjeve, maj tetor 1996, ishin shume me teper se parate e grumbulluara gjate gjithe periudhes se ekzistences se firmave piramidale. Njerezit thane: "U jetoka mire me PD, mos i luaj njehere per njehere nga pushteti keta te PD, se na iken parate qe po fitojme nga fajdet." Zgjedhjet lokale te 20 tetorit 1996 i fitoi PD ne menyre spektakolare, ne syte e mijera vezhguesve te huaj. Te gjithe ne politikanet e PD u leshuam per te kontribuar per te fituar zgjedhjet lokale, ne baze, ne qytete, fshatra, dhe nuk e kishim mendjen ne gje tjeter: "Ja te mbarojne edhe keto zgjedhje dhe do ta sistemojme situaten"!!!

Po me pas, pse nuk u arrit te "sistemohej" situata?

Faji kryesor i Qeverise se PD dhe i Presidences se PD eshte se as mbasi u fituan zgjedhjet, as pasi u qetesuan disi nderkombetaret, pra as ne tetor, as ne nendor e dhjetor 1996, nuk mori asnje mase per te nderhyre energjikisht ne parandalimin e efekteve te Fajdeve, por perkundrazi u bene aleate me ta, duke i quajtur "para te pastra", "kampione te tregut te lire", e te gjithe ata qe paralajmeronin e insistonin per masa urgjente kunder Fajdeve, etiketoheshin kasandra, njerez qe u pelqete mendja e vet, njerez qe nuk shohin sukseset e medha te ekonomise shqiptare, etj. Bile Qeveria dhe Presidenca kerkoi te fitoje kohe me mashtrimin e kerkimit te ngritjes se komisionit parlamentar per fajdet, komisioni grotesk "Pelingu", qe do t'i tregonte Qeverise Fajdet!!! Firmat piramidale mashtruese nuk mund te paguanin dot me, e si rezultat filluan demonstratat ne gjithe vendin, dhe ne Vlore arriten kulmin. Qeveria e Presidenca donte te vendoste gjendjen e jashtezakonshme, e te fuste vendin ne lufte civile, pa u stepur as me perdorimin e tanksave dhe aeroplaneve kunder demonstruesve. Ne pjesen me te madhe te vendit njerezit dilnin ne demonstrata kunder Kryeministrit te Qeverise se PD, kerkohej thjeshte ndryshimi i tij dhe asgje tjeter. Vetem pasi PD nuk reagoi fare ndaj kerkesave, i'a behen nga skutat ku ishin strehuar te tmerruar nga dajaku i 28 majit 1996, politikanet e PS. Vrulli popullor kishte filluar jo i organizuar nga PS, por i nisur nga deshprimi i popullit. Nuk kishte se si ta organizonin popullin PS qe kishte humbur ne zgjedhje. Jo, PS nuk e kishte idene se c'po ndodhte me protestat popullore, per jave te tera. Vetem pasi Qeveria- Presidenca e PD, nuk beri asnje levizje ne mbeshtetje te kerkesave te popullit qe demonstronte, vetem atehere shkuan ne baze politikanet e PS dhe partive te tjera anti PD dhe arriten te vihen ne udheheqje te revoltave, duke u dhene tashme nje karakter thjeshte politik e duke i vene ne harrese kerkesat fillestare ekonomike. Ky eshte faji kryesor i politikaneve te PS, sepse i hodhen benzine nje zjarri te krijuar nga mosreagimi i PD, duke e transformuar ne nje revolte bolshevike per marrjen e pushtetit me dhune. Kete katrahure te vitit 1996-1997, e bene shqipetaret, PD, PS, dhe jo "te huajt". Grupi pro-fajde ne PD, beri te gjithe perpjekjet ber t'i paraqitur "te huajt" si armiq te PD, e z. Berisha si mbrojtes te PD nga "imperializmi amerikan", nderkohe kur baza e PD ishte e gjitha pro-amerikane dhe pro- perendimore. Nuk duhet te harrojme se qene te "huajt" qe na prune djemte e tyre police, ushtare, e specialiste per te shmagur pasojat e tmerrshme te Fajdeve qe i krijuam ne, e qe pa ndihmen e djemve "te huaj" nuk po ishim ne gjendje t'i riparonim, e bile as te mbronim jeten tone nga krimi shqiptar. Nuk eshte e ndershme, qe ne vend qe t'i falenderojme "te huajt", t'i bejme fajtor pa na pasur asnje faj.

Kush ishin te interesuar ne ate kohe qe te mos mbylleshin firmat piramidale?

Te interesuarit qe mos te mbylleshin firmat piramidale ishin Qeveria, Presidenca dhe deputetet e "rinj" qe spjegova me lart. Ky ishte grupi pro- fajde ne PD. Problemi themelor ishte se po te merreshin masa efektive kunder pasojave te fajdeve, ata deputete e qeveritare s'do te ishin me ne pushtet, e as Presidenti nuk do te ishte me President, e per pushtet ata ishin ne gjendje te digjnin Shqiperine. Nga Presidenca e Qeveria, na vinin ne Kuvend, eksperte qe perpiqeshin te benin sofizma sikur skemat piramidale mashtruese jane te ligjshme "ne baze te Kodit Civil", nderkohe qe ishin shprehimisht ne kundershtim me ligjin e Bankes qe kishim aprovuar ne fillim te vitit 1996. Keta eksperte ishin sigurisht te vetedishem se mbronin nje ceshtje te gabuar, e kjo i bente ata edhe me fajtore. I degjoj edhe sot disa nga ata eksperte qe flasin sot krejt me nje gjuhe tjeter "ne luften e tyre kunder pushtetareve te sotem", qe thjeshte duan t'u zene vendin, e nuk ka se si te duan te rregullojne Shqiperine. Nga Fajdet precipitoi ne PD nje kaste aparatcikesh te paprincipte e me kurfare lidhjesh morale me idealet e PD te fillimit te viteve 90. Keta ishin kundra cdo veprimi qe do t'u cenonte poziten.

Berisha thote se PD mban pergjegjesi vetem per tolerimin e ketyre firmave. Po ju si mendoni? Sic e spjegova, faji kryesor i kastes se aparatcikve pro-fajde te PD, me ne krye z. Berisha, nuk ishte tolerimi i firmave piramidale. Jo, tolerimi mund te ishte jo faj, por gabim, apo gomarllek. Ketu flitet per faj te rende penal, per ushqimin e firmave piramindale me perkrahje politike, per krijimin ndaj tyre te lehtesive per te vepruar ne nje kohe qe ekzistonte detyrimi i qarte ligjor per t'i ndaluar, per mbeshtetje qeveritare ne pagesat e tatimeve dhe taksave, per kontrollimin e financave te tyre skandaloze dhe per fshehjen e gjendjes se tyre reale. Kjo nuk do te thote "tolerim", por do te thote praktikisht krijim i Fajdeve. Natyrisht, jane pronaret e tyre ekzekutoret e krijimit te tyre, por Berisha, ne krye te aparatcikeve pro-fajde, i krijuan politikisht dhe ekonomikisht Fajdet, sic krijon nje pushtet nje rend ekonomik te caktuar. Nuk jemi pra vetem para nje mosveprimi, jemi para veprimesh ne favor te firmave piramidale mashtruese, te kryera nga kasta pro-fajde e PD, e te kryera me drejtimin direkt nga lart poshte. Fakti qe shume zyrtar te firmave piramidale ishin ish-sigurimsa apo ish-aparatcike te Partise Komuniste, nuk do te thote se ato i krijoi PS. Ai soj ishin sherbetoret me te devotshem te Qeverise dhe Presidences se asaj kohe!!!

Keni kerkuar ju si nje nder drejtuesit e reformes ekonomike te PD, qe te mbylleshin keto firma? Kush pengoi per mbylljen e tyre?

Kam qene anetar i Kryesise se PD qe nga viti 1991 e deri ne vitin 1997! Kam qene nje nga drejtuesit e ekonomise se Shqiperise, si zevendeskryetar i Keshillit te Ministrave i ngarkuar me reformen ekonomike, nga viti 1993 deri ne fund te vitit 1994. Nga viti 1994 e deri ne fillimin e vitit 1997, kam qene kryetar i departamentit te ekonomise i PD, qe ishte nje departament fiktiv si rezultat se "ekonomine e bente Qeveria". Kam qene kryetar i komisionit parlamentar te ekonomise, financave dhe privatizimit, nga mesi i 1996 deri ne mesin e vitit 1997. I jam kundervene fajdeve shume heret, kur shume kush i paraqiste si suksesin me te madh te ekonomise shqiptare. Qe ne fillim te vitit 1996, kur po diskutohesh Ligji Per Banken, i kerkuar nga organizmat nderkombetare, u ngrita dhe paralajmerova koleget ne grupin parlamentar te PD: "Kam informacione nga Vlora se jane me mijera familje qe kane futur para ne firma. Prandaj krahas Ligjit duhet te meren masa urgjente per te zbutur goditjen financiare qe do te shoqeroje aplikimin e ketij ligji". Natyrisht ne ate kohe beja perpjekje te kontribuoja qe te rregulloheshin ceshtjet brenda per brenda PD, pa i bere publike. Menjehere erdhi reagimi kunder meje, nepermjet kryetarit te grupit te PD dhe nga ndonje "deputet konformist me qeverine": "Mos t'ia bejme si me liberalizimin e cmimit te bukes ne prag te zgjedhjeve lokale te vitit 1992, liberalizim qe u be shkak qe i humbem ato zgjedhje.... Ore Bashkim, mos u bej merak; hajde miratojme ligjin njehere dhe pastaj nuk e zbatojme deri sa te mbarojme zgjedhjet e majit 1996"!!! Euforia e shumices e mbyti zerin tim prej "kasandre". Ne "Vizion per politiken eknomike te PD deri ne vitin 2000" (Shih Rilindja Demokratike 12 prill 1996), ne kapitullin "Privatizimi i bankave", shkruaj "...bankat private do te kontribuojne per ...grumbullimin e sigurte te mases se madhe te kursimeve te popullsise si dhe te parave te ardhura nga emigracioni"- eshte i qarte aluzioni anti firma piramidale. Kur Qeveria dhe Presidenca kerkoi te fitoje kohe me mashtrimin e radhes, me kerkimin e ngritjes se komisionit parlamentar per fajdet, komisioni "Pelingu" jam detyruar kesaj here te dal haptas, publikisht kunder Qeverise, kunder Presidentit . Ne disa gazeta te dates 21 nentor 1996, si gazeten "Albania", etj, eshte botuar diskutimi i im ne Kuvend, qe besoj se eshte prononcimi i pare publik antifajde i nje titullari te PD. Aty nder te tjera thoja: "Kryeministri duhet te spjegoje ...c'rezulton nga te dhenat e organeve te tatim- taksave, policise tatimore e doganore, komiteteve te zbatimit te ligjit te kontabilitetit, drejtorive te studimit te makroekonomise, kominsioneve te letrave me vlere, kontrolloreve dhe raporteve te Bankes se Shqiperise etj. qe paguhen nga shqiptraret pikerisht per te siguruar ...rritjen e sigurise se jetes se tyre. Shtate akademike, qe propozohen (komisioni "Pelingu") jane nje pike uji ne krahasim me "ushtrine" qe ka ne dispozicion qeveria". Kjo dalje e ime publikisht, vinte pas deshtimit te gjithe perpjekjeve per te bindur Presidentin se ai e kishte gabim qe i mbronte firmat piramidale, se duheshin marre masa efektive e shume urgjente. Shqiperia duhet t'ia dije per nder nje grupi deputetesh te PD qe rezistuan kunder kalimit ne ekstreme nga Qeveria e PD kunder atyre qe demonstronin. Edhe une isha nje nga ata deputete. U perpoqem te shpetojme vendin nga lufta civile dhe them se ia arritem. Ne periudhen nentor 1996 deri mars 1997, kam shkruar shume intervista dhe artikuj per masat qe duheshin marre per te kaluar gjendjen sa me me pak shkaterrim per vendin. Si rezultat me perjashtuan, ne mars 1997, nga Kryesia e PD, me votim te vete kryesise se PD, qe besoj se as Enver Hoxha nuk u a ka bere dot ne ate menyre kolegeve te vet; u perjashtova edhe nga grupi parlamentar i PD, nga vete z. Sali Berisha, pa marre as formalisht pelqimin e kolegeve te mij te grupit te PD.

A ishin te vetedijshem drejtuesit me te larte te shtetit per katastrofen financiare qe e priste vendin? Perse nuk u moren masa, thjeshte per aresye elektorale apo edhe te perfitimeve materiale personale?

Ne ate kohe mendoja se Presidenti nuk po e kuptonte katastrofen financiare qe do te ndodhte, e per te cilen une isha i bindur. Prandaj perpiqesha ta bindja. Kurse qeveritaret me dukeshin se per karrieren e tyre ishin ne gjendje te sakrifikonin shume gjera. Tani, pas keqperdorimit qe iu be heroit te demokracise Azem Hajdari (duke e perjashtuar nga grupi Parlamentar i PD, ne mes te janarit 1997), pas shume qendrimeve ndaj shume krijuesve e aktivisteve te tjere te PD, besoj se z.Berisha me ka mashtruar: ai ishte i vetedijshem per rreziqet qe i kanoseshin nga fajdet, vendit, popullit, Shqiperise. Nuk kam informacion per motive perfitimesh materiale te grupit pro-fajde te PD, korrupsioni i tyre ishte politik.

Bisedoi

Armando META

Bashkim Kopliku

Ish zv/ Kryeminister dhe ish kryetar i komisionit te ekonomise, 1992-1997

Durres, 13.5.2003
 
 
Copyright ? KOHA JONE - 15 Maj 2003 http://www.kohajone.com/

MAJKO: NJE BAZE AMERIKANE NE SHQIPERI

"Jemi duke e diskutuar dhe ju siguroj se kjo do te jete nje marreveshje krejtesisht e ndryshme nga ajo e Bishtit te Palles. Per mua, nje bashkepunim intensiv dhe nje prezence afatgjate e SHBA ne Shqiperi perben nje element tjeter cilesor. Ne jemi te hapur, opinioni i Shqiperise edhe ne bisedimet me Pentagonin u shpreh qartazi: nese SHBA do te kerkojne nje prezence te tyre ne Shqiperi per arsye te infrastruktures se forcave te armatosura amerikane, Shqiperia do t'i pergjigjet menjehere kesaj kerkese"

Shqiperia eshte e hapur per nje prani me te madhe ushtarake amerikane ne vendin tone, nese nje gje e tille do te kerkohet nga SHBA. Sipas Ministrit Majko, nje gje e tille eshte diskutuar parimisht mes tij dhe nensekretarit amerikan te mbrotjes Paul Eolfoeitz. Nga ana tjeter, gjate takimeve ne Kongresin amerikan, Majko ka marre ndihmen konkrete te SHBA per ushtrine shqiptare, e cila ne fazen e saj te pare llogaritet 3 milione dollare. Mes Shqiperise dhe SHBA, brenda nje kohe te shkurter, firmoset marreveshja e dyte, ajo qe ka te beje me armet e shkaterrimit ne mase. SHBA jane te ndjeshme ndaj ketij fenomeni, dhe pas nenshkrimit te marreveshjes mes Majkos dhe Eolfoeitz, eshte diskutuar edhe per ndihmen qe do te japin Shtetet e Bashkuara per sigurimin e kufijve, duke qene se gjithmone eshte atakuar Shqiperia per kufijte dhe trafikun qe kalon permes tyre.

Te gjitha keto komente, u bene nga ministri i Mbrotjes Pandeli Majko, gjate nje pritjeje te zhvilluar ne Ambasaden Shqiptare ne Eashington. Ashtu sikurse konfirmoi edhe vete numri nje i mbrotjes shqiptare, me SHBA eshte diskutuar edhe lidhur me prezencen e nje baze amerikane ne vendin tone. Ministri shqiptar konfirmon se nje gje e tille eshte vetem ne fazen e diskutimeve, por nese ajo do te behet konkrete, Shqiperia eshte e gatshme t'i pergjigjet kerkeses amerikane. "Jemi duke e diskutuar dhe ju siguroj se kjo do te jete nje marreveshje krejtesisht e ndryshme nga ajo e Bishtit te Palles. Per mua, nje bashkepunim intensiv dhe nje prezence afatgjate e SHBA ne Shqiperi perben nje element tjeter cilesor, por gjithsesi ky nuk eshte nje element i vendosur dhe nuk dua te them se shume shpejt ne Shqiperi do te kete nje baze amerikane. Ne jemi te hapur, opinioni i Shqiperise edhe ne bisedimet me Pentagonin u shpreh qartazi: nese SHBA do te kerkojne nje prezence te tyre ne Shqiperi per arsye te infrastruktures se forcave te armatosura amerikane, Shqiperia do t'i pergjigjet menjehere kesaj kerkese", tha zoti Majko per VOA.

"Shtetet e Bashkuara te Amerikes ofrojne nje varg ndihmash shumeplaneshe qe fillojne qe nga mbeshtetja logjistike e deri ne momentet speciale te integrimit te Shqiperise ne NATO dhe ne strukturat e tjera euroatlantike. Por ajo qe dua te theksoj eshte se me kenaqesi gjate takimit e pata ne Kongresin amerikan, me nenvizuan faktin se sapo kishte kaluar nje ndihme e qeverise amerikane prej tre milion dollaresh qe i dedikohej forcave te armatosura te Republikes se Shqiperise. Po ashtu jemi ne pritje te diskutimeve te natyrave te tjera qe kane te bejne me ndihmat e ushtrise amerikane per ushtrine shqiptare. Mendoj se jemi ne nje faze nga me realistet dhe mendoj se eshte nje nga momentet me pozitive te marredhenieve midis dy ushtrive ne historine e tyre," thote ministri Majko. Nensekretari Eolfoeitz, premtoi ndihme per ushtrine shqiptare ne disa fusha: rritjen e aftesive te Shqiperise qe forcat e saj te armatosura te mund te nderveprojne ne te ardhmen me NATO-n, mbeshtetjen e reformes ne ushtri dhe veprimtarite e perbashketa ne ceshtjet e sigurimit te kufijve, te mosperhapjes se armeve te shkaterrimit ne mase dhe te operacioneve te kontrollit detar. Marreveshja e nenshkruar mes Majkos e Eolfoeitz percakton bazen ligjore per te dy vendet si dhe masat per te penguar perhapjen e armeve te shkaterrimit ne mase dhe per te permiresuar aftesite e Shqiperise ne sigurimin e kufijve te saj mjaft te depertueshem, te njohur per trafiqet e ndryshme qe shpesh here kalojne pa u ndeshkuar.



 
Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/

Ministri i Mbrojtjes shprehet se Shqipėria ėshtė e hapur pėr njė prani mė tė madhe tė ushtarėve amerikanė

Bazė amerikane nė Shqipėri,Majko: Po negociojmė me SHBA

“Jemi duke e diskutuar dhe ju siguroj se do tė jetė njė marrėveshje krejt ndryshe nga ajo e Bisht-Pallės”

TIRANĖ – Shqipėria ėshtė e hapur pėr tė lejuar njė prani mė tė madhe ushtarake amerikane nė vendin tonė, madje edhe njė bazė ushtarake nėse kjo do tė kėrkohej nga SHBA. Kėshtu ėshtė shprehur ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, gjatė vizitės sė tij nė Amerikė dhe gjatė takimeve me drejtues tė lartė amerikanė. Por ėshtė shprehur ai, kjo ēėshtje ėshtė ende nė fazėn e diskutimeve. “Jemi duke e diskutuar dhe ju siguroj se do tė jetė njė marrėveshje krejt ndryshe nga ajo e Bisht-Pallės. Pėr mua njė bashkėpunim intensiv dhe njė prezencė afatgjatė e SHBA -sė nė Shqipėri pėrbėjnė njė element tjetėr cilėsor, por gjithsesi ky nuk ėshtė njė moment i vendosur dhe unė nuk dua tė them qė shumė shpejt nė Shqipėri do tė ketė njė bazė amerikane”, -ka deklaruar ministri Majko pėr radion “Zėri i Amerikės”. “Ne jemi tė hapur. Opinioni i Shqipėrisė edhe gjatė takimeve dypalėshe me Pentagonin u shpreh qartazi, nėse SHBA do tė kėrkojnė tė kenė njė prezencė tė tyre pėr arsye tė infrastrukturės tė prezencės sė Forcave tė Armatosura amerikane, nė Shqipėri, Shqipėria do t’i pėrgjigjet menjėherė kėsaj kėrkese”, -tha Majko.
Komandot nė Irak
Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko gjatė vizitės sė tij nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, mori vlerėsimin e sekretarit amerikan tė Mbrojtjes, Paul Ullfovic, se SHBA e konsiderojnė "tė shkėlqyer" ndėrveprimin e Komandove shqiptare nė Irak me forcat amerikane. Sipas drejtorisė sė shtypit pranė Ministrisė sė Mbrojtjes, Majko nė kėtė takim theksoi se "Shqipėria ėshtė krenare qė ka ofruar kontributin e saj pėrkrah SHBA-sė, pėr lirinė e Irakut, nė pėrpjekje pėr tė vendosur atje standardet e gjithėpranuara tė demokracisė". Sekretari amerikan i Mbrojtjes e cilėsoi veprimtarinė e kontigjentit ushtarak shqiptar si "kontribut tė ēmuar tė Shqipėrisė nė partneritet me SHBA, nė luftėn kundėr terrorizmit". Po ashtu, Ullfoviē shprehu qėndrimin konstant tė qeverisė amerikane pėr tė ofruar mbėshtetje konkrete nė fushėn e sigurisė. "Asistenca e SHBA-sė pėr reformimin dhe modernizimin e FA shqiptare do tė vazhdojė mė tej, pėr tė arritur standardet e kėrkuara pėr anėtarėsim nė NATO", -tha ai. Gjithashtu, nė kėtė vizitė, sipas programit tė pėrcaktuar, pala shqiptare dhe ajo amerikane organizuan tre grupe pune, ku diskutuan rreth 17 ēėshtje mbi problematikat me interes reciprok. Disa nga kėto fusha ishin, nxitja e bashkėpunimit dypalėsh pėr tė pėrmirėsuar ndėrveprimin me NATO-n, menaxhimin e personelit dhe zhvillimi profesional, nėnshkrimi i marrėveshjes pėr parandalimin e armėve tė dėmtimit nė masė, etj. Para dy ditėsh, ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko pati njė takim me sekretarin amerikan tė Shtetit, Donald Ramsfeld. Turi i ministrit shqiptar nė SHBA ka nė qendėr forcimin e marrėdhėnieve ushtarake mes dy vendeve tė cilat aktualisht janė nė majat e tyre edhe pėr shkak tė bashkėpunimit gjatė luftės sė Irakut. Shqipėria jo vetėm qė u rreshtua menjėherė nė koalicionin anti Sadam, por dėrgoi atje edhe njė forcė ushtarake prej 74 komandosh tė cilėt kanė si mision ruajtjen e bazave amerikane, spitaleve, objekteve ushtarake etj.