Gazeta55 - 15/06/2003
PLL: Do tė vazhdojmė tė kontestojmė Kodin e ri Zgjedhor

Drejtuesit Legaliste por edhe te partive te tjera tė vogla  vazhdojnė tė kėmbėngulin nė kėrkesėn e tyre pėr te bere ndryshime nė kodin zgjedhor. Sėrisht dje ne njė konferencė pėr shtyp legalistėt  janė shprehur se partitė e vogla tė tė gjithė spektrit politik janė tė vendosura tė vazhdojnė kontestimet e tyre rreth Kodit tė ri Zgjedhor. Dy tė mėdhenjtė qė kanė qeverisur kėtė vend gjatė kėtyre 13 viteve kanė kuptuar se tashmė nuk ia dalin dot tė marrin mazhorancė qeverisėse, kanė kuptuar se nuk mund tė shfrytėzojnė mė forma banale tė manipulimit tė zgjedhjeve duke pėrdorur policinė, SHISH, burimet financiare, materiale e njerėzore tė dikastereve dhe institucioneve tė tjera tė shtetit, etj. Ndaj janė mirėkuptuar pėr tė fituar pozita dominuese nė zgjedhje nėpėrmjet aspekteve tekniko-ligjore. Ne nuk mund tė pranojmė formimin e maxhorancave fiktive qeverisėse, nė kundėrshtim tė hapur me parimet e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Duam tė theksojmė se ne nuk kemi keqkuptuar askėnd, pėrkundrazi kemi kuptuar se dy tė mėdhenjtė kanė synim tė qartė qė aleatėt tė mos i konsiderojnė si partnerė por si vasalė. Ata kėrkojnė qė nė qeverisje tė krijojnė “koalicione” pėr konsum politik ku partitė e vogla pjesėmarrėse tė mos kenė asnjė mundėsi pėr tė ndikuar nė politikat qeverisėse. Ne ndajmė koncepte tė ndryshme me dy tė mėdhenjtė e politikės pėrsa i pėrket stabilitetit tė qeverisjes dhe demokracisė nė pėrgjithėsi. Nė emėr tė stabilitetit tė qeverisjes, demek se pėrgjėrohen pėr stabilitetin e vendit, ata kėrkojnė pozita dominuese nė qeverisje, ēka do tė thotė tė qeverisin vetėm. Ky koncept egoist i tyre gjatė kėtyre viteve ka prodhuar veēse arbitraritet dhe ėshtė shkaku kryesor qė ka ēuar nė destabilizimin e situatės nė vend, duke na lėnė nė bisht tė vendeve tė Ballkanit pėr pjesėmarrje nė BE dhe nė NATO. Ne jemi pėr koalicione reale nė qeverisje, pasi mendojmė se pjesėmarrja e tė vegjėlve nė qeverisje moderon qėndrimet e mė tė mėdhenjve dhe i mbyll rrugėn arbitraritetit nė vendimmarrje e pėr pasojė prodhon stabilitet.Ne mendojmė se njė dimension mjaft i rėndėsishėm i demokracisė ėshtė respekti dhe pėrfillja e tė vegjėlve, ndėrsa dy tė mėdhenjt e politikės me sa duket nuk e marrin fare nė konsideratė kėtė dimension. Ata duhet tė kuptojnė se ne do ti kundėrshtojmė synimet e tyre me tė gjitha format dhe mjetet demokratike, pa kurrfarė kompleksi inferioriteti pasiqė jemi tė bindur qė i bėjmė njė shėrbim tė madh demokracisė dhe stabilitetit tė vendit. Ata duhet tė kuptojnė pėrfundimisht se nuk janė pronarė tė kėtij vendi, madje duhet ta kishin kuptuar se ka ikur koha kur mund tė marrin vendime sipas qejfit dhe oreksit tė tyre. Ne nuk mund t’i pranojmė marrėveshjet dhe vendimet e tyre pa pjesėmarrjen tonė.  e.gj

Nga Pranvera Xhafaj