Pollo-
Spahiu, takim per zgjedhjet vendore
Drejtuesit me te larte te PD(r)
dhe PLL zhvillojne bisedime per te pare mundesine e bashkepunimit konkret
midis ketyre dy partive ne zgjedhjet vendore. Kryetari i PD(r) Genc Pollo ka
zhvilluar dje ne mesdite nje takim me Kryetarin e PLL Ekrem Spahiu, per te
diskutar rreth mundesive qe kane keto dy parti, per te mbeshtetur reciprokisht
kandidate e tyre per nje pjese te vleresueshme te bashkive dhe komunave te
vendit. Fill pas takimit, Spahiu deklaroi per gazeten "Korrieri" se
biseda me Pollon pergjithesisht eshte zhvilluar rreth problemeve zgjedhore ne
parim. Sipas tij, PLL ka qene dhe eshte nje subjekt i hapur politik per te
bashkepunuar mbi bazen e interesave te saj politike, me te gjitha ato forca
politike dhe grupe shoqerore, qe jane te interesuara per nje qeverisje te
pergjegjshme dhe te suksesshme te vendit. "Mbetemi te bindur se vetem
forcat opozitare mund t'i japin vendit nje qeverisje me te mire se ajo e
socialisteve, si ne pushtet vendor ashtu edhe ne ate qendror. Per kete
gjykojme se duhet kontributi dhe bashkepunimi i te gjitha forcave opozitare.
Por ky bashkepunim duhet te jete mbi baza partneriteti dhe reciprociteti dhe
jo mbi baza vasaliteti dhe te krijimit te monopoleve politike ne skenen
politike shqiptare", thekson Spahiu. Sipas tij, PLL eshte e vendosur te
mbroje fort interesat e saj politike dhe cdo bashkepunim, do te kete kete
lajtmotiv ne qender te diskutimeve. Spahiu vlereson se takimi me Pollon, ne
vija te pergjithshme, ishte mjaft pozitiv dhe ofron shanse per nje bashkepunim
mbi bazat e interesave elektorale te te dyja forcave politike. Ndersa Pollo u
shpreh se takimi me Spahine eshte pjese e nje turi takimesh qe nivelet e larta
drejtuese te PD(r), kane zhvilluar me nje sere drejtuesish te forcave politike
opozitare. Pollo nenvizoi se nga biseda e zhvilluar u verejt se ka mjaft
mundesi per nje bashkepunim te sukseshem elektoral, bashkepunim, i cili, sipas
tij, "merr ne konsiderate interesat politike te PD(r) dhe PLL".
A. META
Meta sot nė Pezė, nė etapėn
e tretė tė turit anti-Nano
|
|
Ilir Meta
|
TIRANE
(15 Gusht) - "Nano kėrkon tė bėjė
kryengritje me fshatrat. Ai u fsheh si babė Myslymi nė
Pezė". Kėshtu e ironizoi Ilir Meta dy vjet mė parė
takimin e kryetarit socialist, Nano me strukturat e PS-sė
nė Pezė. Asokohe Meta ishte kryeministėr dhe ndjehej
tepėr "i fortė" politikisht, ndėrsa Nano
tentoi "tė ngrihej nga hiri", kur shpalli epokėn
e katharsizmit. Dy vjet mė vonė, situata ėshtė sa e njėjtė,
aq edhe e ndryshme. Meta nuk gėzon asnjė funksion nė PS
apo qeveri, ndėrkohė qė Nano drejton ekzekutivin dhe
partinė. Megjithatė, ish-numri Dy i qeverisė Ilir Meta
do tė jetė sot nė Pezė pėr tė njėjtėn arsye qė
Nano shkeli aty 22 muaj mė parė. I shoqėruar nga dy
deputetė pėrkrahės tė tij, Meta do tė zhvillojė
pasdite nė orėn 17:00 njė takim me strukturat lokale tė
Partisė Socialiste. Pas mitingjeve nė Skrapar dhe Shkodėr,
ai ka vendosur tė mos e ndėrpresė vrullin anti-Nano,
por tė pėrpiqet tė rifitojė pėrkrahjen e bazės
socialiste. Strukturat e PS-sė nė Pezė po angazhohen
prej katėr ditėsh me pėrgatitjen e mitingun qė do tė
udhėhiqet nga Ilir Meta, ndėrsa mbėshtetėsit e tij
deputetė, nuk e kanė tė sigurtė pjesėmarrjen. "Besoj
se do tė jem nė takimin e sotėm. Aktualisht ndodhem
jashtė Tirane, por 99 pėr qind do tė jem nė takimin e
Pezės", deklaroi dje deputeti socialist, Spartak
Braho. Deputeti Mustafa Muēi e mohoi pjesėmarrjen nė
takim me argumentin se ndodhet jashtė Tirane, ndėrsa
Eduart Alushi mohoi tė kishte dijeni rreth njė takimi tė
tillė. Megjithatė, deputetėt Braho dhe Legisi pritet tė
jenė tė pranishėm nė mbėshtetje tė akuzave qė
ish-zv/kryeministri do tė drejtojė nė adresė tė Nanos.
Megjithėse e ka mohuar se po bėn takime me bazėn pėr
t'u pėrgatitur pėr garėn e kongresit tė dhjetorit,
Ilir Meta nuk po i zbut aspak tonet kritike ndaj qeverisė.
Nė takimin e fundit nė Shkodėr ai akuzoi qeverisjen e
Nanos se kishte humbur 80 milionė dollarė nė ndėrtimin
e vetėm 100 kilometrave autostradė. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/ |
|