15/10/2003 http://www.korrieri.com/

Partite e vogla, te kenaqura me rezultatin
Pas betejes se dy te medhenjve, partite e tjera deklarojne rezultate pozitive ne zgjedhjet e 12 tetorit. Pollo, Spahiu, Mediu e Lesi ne kampin e djathte dhe Gjinushi, Xhuveli e Milo te te majtet shprehen per shtim te elektoratit

TIRANE- Partite e vogla kane vleresuar ne vija te pergjithshme rezultatin e arritur ne zgjedhjet vendore te 12 tetorit. Sipas drejtuesve me te larte te reformatoreve, legalisteve dhe republikaneve, rezultati i arritur deshmoi qarte se elektorati nuk ka prirje per te shkuar drejt nje skeme politike bipolare, ose per nje monopolizim te opozites. Kryetari i PDR Genc Pollo, vlereson se forca politike qe ai drejton ka arritur te ruaje vendin e trete si force politike ne rang vendi, megjithese ka garuar ne kushte mjaft te veshtira, pasi nuk kishte komisionere neper qendrat e votimit, si dhe iu mohua me pa te drejte ne kundershtim flagrant me ligjin anetari i saj ne KQZ, duke qene se ishte forca e trete politike ne Kuvend. "Ne baze te rezultateve paraprake, PDR e ka ruajtur vendin e saj si force e trete ne rang vendi. Kemi siguruar pjesemarrje me keshilltare ne te gjithe keshillat vendore ku kemi garuar. Rezultati yne eshte i perafert me ato te meparshmet", ka nenvizuar Pollo. Sipas tij, PDR ka patur shqetesime shume serioze me listat e zgjedhesve ne Tirane, Durres, por edhe bashki te tjera, pasi aktivistet e kesaj partie nuk kane mundur te gjejne emrat e tyre, nuk kane mundur te votojne dhe kjo i ka sjelle nje dem serioz PDR, por ne rradhe te pare procesit zgjedhor. Pollo nenvizon se PDR do ta ndjeke kete ceshtje. "Kemi patur shume shqetesime lidhur me votat, te cilat jane numeruar pa pranine e perfaqesuesve tane, dhe sipas te dhenave, shpesh here, sidomos ne Tirane, rezultati eshte zeruar. Sidoqofte, edhe pse ne kushte shume te disfavorshme, qe kane lidhje jo vetem me Kodin Zgjedhor, por edhe me fushaten e pabarabarte mediatike, financat krejtesisht te pamjaftueshme, si dhe nje sere anomalish te tjera, PDR ia doli mbane te tregonte se eshte nje force serioze duke konfirmuar perfundimisht pranine dhe keshilltaret e saj ne te gjitha zonat ku ne kemi garuar", ka nenvizuar Pollo. Optimist per rezultatin shprehen edhe legalistet. Sipas krereve te kesaj partie ne raport me zgjedhjet e tetorit te vitit 2000, PLL ka katerfishuar numrin e keshilltareve, dhe tashme PLL perfaqesohet ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit me keshilltaret e saj. "Ne shume bashki dhe komuna, PLL del partia e dyte, si per shembull ne Kavaje, ku kandidati i PLL del me rezultat prej 37 % dhe afirmohet si forca e dyte politike. Nderkaq, ne shume komuna te vendit, kandidatet legaliste kane dale ne vend te dyte, me nje diference minimale votash, qe varion prej 7 deri ne 30 vota me kandidatin fitues", ka nenvizuar Kryetari i PLL, Eqrem Spahiu. Edhe republikanet jane shprehur me tone pozitive per rezultatin e arritur prej kesaj partie ne zgjedhjet vendore. Sipas kryetarit te PR Fatmir Mediu, ky rezultat ishte me i larte krahasuar me zgjedhjet e meparshme. Kreu i republikaneve vlereson se, rezultati do te ishte me i larte, nese nuk do te ishin verejtur ato parregullsi qe shoqeruan zgjedhjet lokale. Demokratianet e Nikolle Lesit jane shprehur gjithashtu te kenaqur me rezultatin e zgjedhjeve te 12 tetorit, duke deklaruar "marrjen" e 4 komunave.

Gjithashtu, rezultate pozitive kane deklaruar edhe partite e vogla te spektrit te majte. Socialdemokratet dhe agrar-ambjentalistet kane shpallur shifrat e tyre, duke i vleresuar si rezultate te mira. Gjinushi eshte shprehur per fitoren ne 1 bashki dhe 9 komuna, ndersa Xhuveli zoterimin e 7 komunave. Demokracia Sociale e Milos ka arritur nderkohe te fitoje ne Bashkine e Rroskovecit, ndersa PBDNJ ka deklaruar fitoren ne Himare e Polican.

A. META

15 Tetor 2003 Shekulli

Disa prej Komisioneve Zgjedhore tė Qeverisjes Vendore kanė dėrguar kutitė e votimit nė KQZ, tė tjerat qėndrojnė ende tė ngrira

Tiranė-Durrės, bllokohen rezultatet

Olsi Kolami, Llambi Kallēo

TIRANE - Zėnkat mes komisionerėve kanė bllokuar procesin zgjedhor nė mjaft Komisione Zgjedhore tė Qeverisjes Vendore tė 11 njėsive bashkiake nė Tiranė. Hapja e kutive tė votimit nga militantėt ka qenė shkaku kryesor i kėsaj pengese. Edhe pse pothuajse nga shumica e KZQV-ve tė kryeqytetit, ku ėshtė bllokuar procesi, ėshtė marrė konsulenca e nevojshme nga ekspertėt e Komisionit Qendror Zgjedhor, sėrish shumė pak kuti votimi kanė mundur tė arrijnė pranė KZQV-sė sė Tiranės gjatė paradites sė djeshme. Hapja e kutive tė votimit nė disa KZQV, ka detyruar komisionerėt qė si zgjidhje tė vetme tė kenė dėrgimin e dokumentacionit sė bashku me kutitė e votimit pranė KZQV-sė Tiranės, ku edhe pritet hapja e kutive, nė prani tė tė dyja komisioneve. Nė disa KZQV, emergjenca qė kėrkon zbatimi i Kodit Zgjedhor pėr dorėzimin e materialeve zgjedhore, nuk pi ujė fare, pasi konfliktet mes komisionerėve kanė bllokuar gjithė procesin. Kėshtu nė KZQV-nė “Tirana 7”, i gjithė dokumentacioni ėshtė mbyllur nė njė prej zyrave dhe nuk dihet nėse do tė hapet apo jo, pas njė konflikti mes komisionerėve. Nėnkryetari i saj Sami Metalia, tha se shkak pėr bllokimin e procesit zgjedhor nė kėtė komision, ka qenė hapja e shtatė kutive tė votimit, nga ana e njė komisionerėve. Menjėherė pas kėtij incidenti, ėshtė mbyllur dokumentacioni dhe nuk ėshtė marrė asnjė masė, tė paktėn pėr dorėzimin e materialeve nė KQZ. Ndėrkohė njė tjetėr KZQV, “Tirana 4”, ka mbyllur njė pjesė tė procesit, duke dorėzuar vetėm kutitė ku ishte votuar pėr kryetarin e bashkisė. “Kemi kontaktuar me KQZ-nė dhe morėm njė vendim qė kutitė e votimit pėr bashkinė e madhe, tė shkojnė nė KQZ, ndėrsa tė gjitha kutitė e tjera ku ėshtė votuar pėr njėsitė bashkiake, do tė qėndrojnė pranė qendrės sonė”,-tha pėr gazetėn, Liljana Bejleri, kryetare e KZQV-sė “Tirana 4”. Pas mesditės nė kėtė KZQV, njė pjesė e kutive u nis drejt KQZ-sė, pasi u panė me kujdes nga tė gjitha komisionerėt, tė cilėt i kanė dhėnė dorėn e fundit dorėzimit tė materialeve zgjedhore. Ndėrkohė qė nė KQZV “Tirana 1”, ka nisur disa orė pas mesditės, sistemimi i kutive tė votimit, duke ndarė ato qė i pėrkasin bashkisė dhe minibashkisė. “Nuk kam qenė dakord me hapjen e kutive tė votimit, pasi ėshtė nė kundėrshtim me rregullat qė thotė manuali, megjithatė ėshtė rėnė dakord mes komisionerėve qė ato tė hapen dhe mė pas tė dėrgohen nė KQZ”,-tha kryetari i kėsaj KZQV-je, Sadik Domi. Shkaku kryesor i bllokimit tė procesit nė kėtė zonė, ka qenė gjetja e hapur e njė kutie votimi, pėr tė cilėn ėshtė dyshuar se janė futur fletė votimi, pretendim ky qė ėshtė rrėzuar nga komisionerėt socialistė. Ndėrkohė qė edhe KZQV-ja “Tirana 3”, ka nisur dėrgimin e njė pjese tė konsiderueshme tė kutive tė votimit, pasditen e djeshme, pasi ėshtė rėnė dakord mes komisionerėve. Problem shqetėsues i vėnė re pas hapjes sė kutive tė votimit, nė disa KZQV, ishte moskoordinimi i rezultateve tė zgjedhjeve, duke i krahasuar ato me kodet e shėnuara nė procesverbal tė dyllosura kėto mbi kapakun e kutive tė votimit dhe kjo mendohet ka ndodhur pasi ato janė hapur kur kanė mbėrritur nė KZQV.


Bllokimi nė KZQV

KZQV-ja “Tirana 1”
Njė kuti votimi gjendet e hapur, nisi verifikimi i procesverbaleve

KZQV-ja “Tirana 3”
Pasditen e djeshme u nisėn drejt KQZ-sė, kutitė e fundit tė votimit

KZQV-ja “Tirana 4”
Kryetari i KZQV-sė dha dorėheqjen, gjendja u normalizua dje

KZQV-ja “Tirana 7”
Ngrin procesi zgjedhor, ishin hapur shtatė prej kutive tė votimit

KZQV-ja “Tirana 10”
Mosmarrėveshje mes komisionerėve demokratė dhe atyre socialistė



Durrės: “Mosfirmosja, vendim politik”
Kryetari i KQZV-sė sė Durrėsit, Agron Agalliu, deklaroi nė konferencėn pėr shtyp nė mesnatė se mosfirmosja e procesverbalit nga pėrfaqėsuesit e PD ishte njė vendim politik, i urdhėruar nga lart. “E them kėtė pasi ata kanė marrė shpesh thirrje nė telefonat celularė nga shefat e tyre tė partisė. Agalliu ka theksuar se mosfirmosja e procesverbaleve nga komisionerėt demokratė ka ndodhur vetėm nė KQZV-nė e bashkisė. “Komisionet e qendrave tė votimit i kanė firmosur ato pa pėrjashtim. Edhe pėrfaqėsuesit e PD kanė hedhur firmėn e tyre. Bllokimi i rezultateve, siē duket, ėshtė lėnė pėr nė KQZV”, -tha ai.
Ndėrkaq, njėri nga pėrfaqėsuesit demokratė qė nuk pranuan tė firmosnin procesverbalin pėrfundimtar tė Durrėsit, Sabah Jemishta, deklaroi se nuk kishin si tė hidhnin firmat pėrderisa nuk i njihnin rezultatet e votimeve. “Procesi zgjedhor pati shumė manipulime, ndaj ne nuk mund tė pranonim rezultatet e tij”, -tha ai.


Nė foto: Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha

Kreu i PD merr pjesė nė byronė politike tė Partive Popullore.

Berisha denoncon Tiranėn e Durrėsin nė Bruksel

Nevila Pėrndoj

TIRANE - Nė kulmin e kontestimeve tė opozitės pėr zgjedhjet e zhvilluara nė Tiranė dhe Durrės, lideri i opozitės Sali Berisha i ka hipur avionit dhe ėshtė nisur pėr Bruksel. Pėr dy ditė rresht, kryetari i demokratėve do tė marrė pjesė nė mbledhjen e radhės sė byrosė politike tė Partive Popullore Europiane. Zyrtarė tė lartė tė Partisė Demokratike deklaruan dje pėr “Shekullin” se gjatė kėsaj mbledhjeje Berisha do tė shfrytėzojė mundėsinė qė tė evidentojė para pjesėmarrėsve edhe manipulimin qė, sipas tij, u bė nė zgjedhjet e 12 Tetorit nė qytetin e Tiranės dhe Durrėsit. Evidentimi i parregullsive nga kryetari demokrat kėsaj here do tė shėrbejė edhe pėr njė arsye tjetėr jo pak tė vlefshme pėr vetė PD. Pak muaj mė parė, Partia Demokratike u anėtarėsua nė Partitė Popullore Europiane me kushtin qė ajo tė njihte rezultatin e zgjedhjeve tė 12 Tetorit. Pėr rrjedhojė, Berisha pritet tė faktojė arsyet se pse partia qė ai kryeson nuk do tė njohė rezultatin nė qytetin e Tiranės dhe Durrėsit. Kreu i PD-sė gjatė punimve tė byrosė do tė njohė aleatėt e tij politikė perėndimorė me parregullsitė, sipas tij, qė pati nė listat e zgjedhėsve. Berisha kėrkon qė tė sensibilizojė njė pjesė tė rėndėsishme tė tyre, qė janė edhe nė pushtet nė disa shtete evropiane me qėllim qė nė deklaratat e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian tė evidentohen parregullsitė e zgjedhjeve nė dy qytetet kryesore, Tiranė dhe Durrės. Para largimit tė tij pėr nė Bruksel, Berisha ka mbledhur sekretariatin e Partisė Demokratike. Takimi i menjėhershėm i tij u zhvillua pas deklaratės sė Misionit tė Vėzhguesve Ndėrkombėtarė pėr Zgjedhjet. Mėsohet se gjatė takimit, Berisha ka porositur lidershipin demokrat pėr tė bėrė gati tė gjitha provat dhe pėr t’ia servirur mė pas pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė. Madje pak orė para largimit tė tij nga Shqipėria, Berisha ka zhvilluar edhe njė sėrė takimesh me pėrfaqėsues tė ndėrkombėtarėve dhe e gjitha kjo ka pėrfshirė njė hark kohor prej 60 minutash. Me largimin e tij, stafeta e evidentimit tė asaj qė ata e cilėsojnė parregullsi nė zgjedhje, do t’i kalojė zyrtarėve tė lartė tė PD tė cilėt pritet tė zbardhin “faktet” e tyre jo vetėm nė takimet me ndėrkombėtarėt por edhe nė deklaratat qė ata do tė japin pėr median.

    Mbledhje e KQZ (arkiv)


 

 
Faqja 4 - SPECIALE/ZGJEDHJE

Tetor 15, 2003

 
INTERVISTE/ FLET PREZANTUESJA E NJOHUR
 
Rudina: E ndjeja fitoren e Edit
Magjistari rrėfen emocionet e ditės sė votimit

Rezarta Delisula

TIRANE

Edhe pse ka natyrė tė brishtė dhe emocionale, si pėr ēudi nuk ka ndjerė asnjė lloj frike apo ndjenje negative ditėn e zgjedhjeve lokale tė 12 tetorit. Pėrplasja mes avokat Ngjelės dhe Edi Ramės, me tė cilin ajo bashkėjeton prej disa vitesh, nuk i ka krijuar absolutisht panik, madje e qetė ajo ka pritur fitoren e ditur tė kryebashkiakut aktual tė cilin e cilėson si njeriun e punės. Dashuria e tyre ka nisur disa vjet mė parė, ndėrsa para disa kohėsh Edi Rama dhe Rudina Magjistari kanė vendosur tė jetojnė bashkė. Ata kanė marrė njė shtėpi me qira, 1 dhomė e 1 kuzhinė nė Rrugėn e Elbasanit, pranė ish-trikotazhit. Apartamenti i tyre ėshtė i vjetėr, megjithatė brenda ėshtė sistemuar me shije. Kryebashkiaku Rama e kalon thuajse gjithė ditėn, herė-herė edhe disa orė tė natės, nė tryezėn e zyrės sė tij qė ėshtė e mbingarkuar me punėt e Tiranės sė madhe, ndėrsa nga ana tjetėr Rudina e mbėshtet dhe e ndihmon duke e lėnė njeriun mė tė afėrt tė saj tė qetė pėr tė realizuar detyrat qė ka marrė pėrsipėr. Me buzėqeshjen e saj qė e shoqėron thuajse nė ēdo moment dhe veshjen kazuale, Rudina ka qėndruar deri rreth orės 3 tė mėngjesit tė 13 shtatorit nė ēadrėn elektorale tė Ramės te Liqeni duke diskutuar mes miqsh. Rudina Magjistari, njė nga prezantueset mė tė njohura tė spektakleve, rrėfen pėr Gazetėn Shqiptare momentet e shpalljes sė fitores sė Tiranės nga Edi Rama.

Gjatė ditės sė 12 tetorit kur nisėn zgjedhjet lokale ju kishit frikė nga rezultati i votimit?
"Tė jem e sinqertė nuk kisha aspak emocion pasi puna qė bėhet paguhet dhe nė kėtė rast paguhet me votė. Unė nuk po i bėj reklamė punės sė Edi Ramės, pasi ajo s'ka nevojė pėr reklamim, por edhe unė, si tė gjithė qytetarėt e tjerė, i kemi ndjerė ndryshimet qė janė bėrė nė qytetin tonė".

Si ndjeheni pas fitores sė dytė tė Edi Ramės nė garėn pėr Bashkinė sė Tiranės?
"Ndjehem shumė e lumtur dhe e kėnaqur pėr dy arsye."

E cilat janė kėto arsye?
"Jam shumė e kėnaqur, nė radhė tė parė, pėr tė gjithė qytetin e Tiranės, ndėrsa nė radhė tė dytė pėr pėrgjigjen pėrfundimtare qė iu dha opozitės pas gjithė asaj lufte tė ulėt qė bėri pėr tė marrė pushtetin".

Keni qenė pranė tij nė momentin kur u dha rezultati i votimit?
"Sigurisht i qė kam qėndruar pranė, megjithatė nuk kam qenė e vetme pasi rreth tij ishin jo vetėm shokėt e miqtė, por edhe shumė qytetarė qė prisnin rezultatin e fitores sė Edi Ramės nė Tiranė".

Si e shihni Tiranėn nė tri vitet e ardhshme?
"E shoh mė tė qytetėruar dhe mė pranė ėndrrės pėr tė qenė njė qytet europian."


Rama falėnderon punonjėsit pėr punėn e kėtyre tre viteve

TIRANE - Kryebashkiaku Rama ka rifilluar pas mandatiti tė tij tė parė punėn nė Bashkinė e Tiranės. Edhe tre vjet tė tjera Edi Rama do tė drejtojė institucionin qeverisės tė kryeqytetit. Puna vazhdoi normalisht nė bashki, ndėrsa punonjėsit e saj nuk ngurronin tė uronin kryebashkiakun pėr fitoren e 12 tetorit. Nga ana tjetėr, ishte kryetari Edi Rama ai qė falėnderoi punėtorėt e Bashkisė pėr punėn shumė efikase qė kanė bėrė nė tre vjetėt e para tė mandatit tė tij, ndėrsa u ka kėrkuar tė njėjtin pėrkushtim pėr tre vjetėt e tjerė nė drejtim tė qytetit tė Tiranės. Shumica e punonjėsve tė bashkisė nė kafet e shkurtra mes punės nuk diskutonin gjė tjetėr veēse procesin zgjedhor tė 12 tetorit dhe garėn, nė dukje tė vėshtirė, mes rivalėve Rama-Ngjela, por qė sipas rezultatit doli se kishte qenė njė "luftė" shumė e lehtė pėr kryebashkiakun e Tiranės.