KOHA JONE - E Hene, 16 Qershor 2003 http://www.kohajone.com/
PARTITE E VOGLA ANKOHEN TEK MOISIU
Partite e vogla parlamentare sot do te jene ne nje takim me Presidentin e
Republikes, Alfred Moisiu. Ky takim zhvillohet ne vijim te te gjitha perpjekjeve
qe keto parti po bejne per te mos u bere ndryshimet e paraqitura nga PS-ja dhe
PD-ja ne kodin elektoral. Nente partite parlamentare pritet te kerkojne sot nga
Moisiu nderhyrjen e tij, per te mos u marre hapa te tille qe bien ndesh me
kushtetuten. Si mbrojtes dhe garant i Kushtetutes, partite e vogla kerkojne qe
Moisiu te marre te gjitha pergjegjesite ne mbrojtje te saj. Partite politike qe
pas kompromisit Ruka-Gjana, jane shprehur kunder kodit elektoral te dale prej
tyre. Problemet kryesore qe shqetesojne keto forca politike, kane te bejne me
zhvillimin e zgjedhjeve me nje raund, komisioneret ne zonat zgjedhore, ku
partite e vogla nuk marrin asnje prej tyre, kandidatet e pavaruar qe dhe ne kete
kod kane mbetur nje ceshtje e pazgjidhur. Pas deklaratave publike te tyre, ata
jane mbledhur ne menyre te vazhdueshme per te dale me nje qendrim te perbashket.
Pasi kane konstatuar verejtjet e mesiperme dhe shume te tjera qe bine ndesh me
ta, kryetaret e ketyre partive kerkuan nje takim me ambasadorin e OSBE-se ne
Shqiperi, Osmo Lipponen. Duke qene vezhguesi i komisionit bipartizan dhe ku
ekspertet e tij kane bashkepunuar me PS-ne dhe PD-ne ne miratimin e kodit
zgjedhor, partite e tjera parlamentare kerkuan sqarim per kete problem. Lipponen
pasi u njoh me shqetesimet dhe verejtjet e tyre, u shpreh se "ashme eshte
parlamenti ai qe vendos qe vendos miratimin e kodit". Ne takim gjithashtu
ambasadori i OSBE-se eshte shprehur se institucioni qe ai drejton nuk perkrah
asnje force politike, duke lene nga ana tjeter te hapur mundesine per ndryshime
te tjera ne kod. "Mundesia e fleksibilitetit ne kod mbetet e hapur",
eshte shprehur ai pas takimit qe pati me kryetaret e partive politike. Nga ana
tjeter vete kryetaret e partive politike jane shprehur se do te ndjekin te
gjitha rruget parlamentare dhe ligjore ne mbrojtje te te drejtave te tyre.
Takimi i sotem me Presidentin e Republikes eshte nje hap tjeter i rendesishem i
tyre. Deri diten e enjte kur pritet te miratohet kodi zgjedhor ne parlament,
drejtuesit e nente partive do te kerkojne te kene perseri takim me perfaqesuesit
e OSBE-se, per te marre pergjigjen perfundimtare nga institucioni nderkombetar.
Keshtu PLL, PDr, PR, PDK, PSD, PBDNJ, PAD, PDr e rinovuar, PBK, do t'i shkojne
deri ne fund mundesive te tyre, ku nuk perjashtohet mundesia dhe e drejtimit ne
Gjykate Kushtetuese. Edhe pse nuk e kane numrin e mjaftueshem te deputeteve per
tu ankimuar prane kesaj gjykate, ky mbetet nje hap qe nuk perjashtohet prej
tyre.PDr: Peci te miratoje ligjin per mbrojtjen e deshmitareve
Partia Demokrate e Reformuar reagoi dje ndaj vonesave te Ministrit te Drejtesise,
Spiro Peci per miratimin e projekligjit per mbrojtjen e deshmitareve. "Ministri
i Drejtesise Peci duhet te sqaroje urgjentisht perse po vonon projketligjin per
mbrojtjen e deshmitareve". Keshtu u shpreh njeri prej deputeteve te kesaj
partie njekohesisht dhe anetari i komisionit te Rendit dhe SHISH-it, Jak Ndokaj.
"Rasti i Fierit konfirmon se sa i nevojshem eshte ky ligj per punen e
prokurorise dhe te gjykatave", cilesoi ai duke permendur keshtu kete rast,
ku ne kete qytet nje i pandehur per vrasje te kryer para 6 vjetesh dhe me proces
gjyqesor te paperfunduar tentoi te vriste edhe deshmitaren e vetme te krimit,
nje grua 34 vjecare nene e dy femijeve qe pritej te deshmonte para trupit
gjykues. Sipas Ndokes, ministri Peci qe ne muajin mars ka premtuar se qeveria do
te dergonte kete projektligj ne parlament ne fund te prillit. "Ai ose eshte
i paafte dhe duhet te largohet nga qeveria e te shkoje ne pune te vet, ose eshte
partner i te pandehurve si ai i Fierit dhe atehere duhet te largohet nga qeveria
e te ndaje qeline me keta partnere", keshtu i eshte drejtuar ai ministrit
te Drejtesise duke shtuar se ne te kundert ai te sqaroje qe pengese nuk eshte ai
por kryeministri Nano. Ky projektligj eshte konsideruar nga prokuroria,
gjykatesit dhe komuniteti i juristeve si shume i nevojshem per luften kunder
krimit. Per kete ceshtje ka patur asistence, por edhe kerkesa nga BE e SHBA.
Vlera e ketij ligji u pa qarte ne Serbi pas vrasjes se kryeministrit Xhinxhic
kur shume persona te arrestuar pranuan te deshmojne kunder "klanit
Krerėt e partive tė vogla ankohen sot tek Moisiu pėr kodin zgjedhor |
||||
|
||||
|