PLL:
PD te mos ushtroje presion mbi kandidatet legaliste
TIRANE - Zyrtaret e larte
legaliste, shprehin shqetesim per tryesnin qe po ushtrohet nga kandidate te PD
dhe strkutra te kesaj partie ne baze, ndaj kandidateve te PLL per kryetare
bashkish dhe komunash. Kryetari i PLL Eqrem Spahiu, u shpreh dje se ne disa
rrethe te vendit, struktura te PD po perpiqen te vene nen presion nje numer
kandidatesh te PLL, duke ja kerkuar madje qe te terhiqen deri dhe nga gara.
"Ne pergjithesi fushata jone e perzgjedhjes se kandidateve po shkon mjaft
mire. Jemi perpjekur te perzgjedhim kandidate, te cilet ofrojne zgjidhje per
problemet qe ka komuniteti. Por nga ana tjeter, shprehim shqetesim per nje
lloj presioni qe po ushtrohet ndaj kandidateve tane nga kandidate te PD dhe
struktura te kesaj partie. Kjo mendoj se nuk eshte dicka e mire, madje mund te
them teper e denueshme", thekson Spahiu. Sipas tij, virusi i presionit
ndaj kandidateve te PLL vihet re me se shumti ne disa zona qe PD i konsideron
si bastione te saj. Kjo fushate presioni eshte me e dukshme ne Kavaje ku per
bashkine e ketij qyteti kandidon i perzgjedhuri nga PLL, Aqif Haveriku, i cili,
sipas Spahise hyn ne gare per te fituar; ne Shkoder ku per bashkine e ketij
qyteti kandidon Dekani i Fakultetit te Shkencave, Gezim Dibra; ne Mat ku
kandidon per PLL, Besnik Murati; ne Kruje ku per PLL kandidon nje prej
pinjolleve te familjes Kupi, Ramazan Kupi; ne Kamez ku per PLL kandidon doktor
Edmond Drici dhe ne Vlore ku kandidon per bashkine e ketij qyteti, Akil
Danushi. Spahiu eshte i mendimit se nuk eshte faji i PLL, qe PD ka perzgjedhur
ato kandidatura qe ka perzgjedhur. Kjo, sipas tij, nuk do te thote qe te
shkaterrohet fushata e kandidateve te PLL, te cilet premtojne shume ne keto
zgjedhje. "Nuk eshte kjo rruga e duhur per sukses politik. Nuk mund te
kete monopole politike. Demokracia presupozon pjesemarrje dhe gare, ku te
fitoje me i miri. Pamvaresisht nga keto provokime qe po na behen, ne do te
ruajme etiken zgjedhore. Gjithsesi u kerkojme strukturave drejtuese te PD, qe
te reflektojne ndaj ketyre shqetesimeve qe shpreh PLL", ka nenvizuar
Spahiu.
A. META