16.10.2003 copyright by koha.net  http://www.koha.net/default.asp

Fjala e Kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova nė takimin e Vjenės

Vjenė, Austri, mė 14 tetor 2003


I nderuari kancelar Schüsel,

I nderuari PSSP Holkeri,

I nderuari sekretar i pėrgjithshėm lord Robertson,

I nderuari kryesues Scheffer, I nderuari zoti Solana,

I nderuari zoti Patten, I nderuari zoti Rosini,

Tė nderuar ambasadorė Ries dhe Montgomeri,

E pėrshėndes hapjen e kėtij takimi nė Vjenė, tė rėndėsishėm pėr vendin tim dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore si dhe pėr BEnė, NATO-n dhe SHBA-nė.

Nė fillim dėshiroj tė flas shkurt pėr progresin qė ka arritur Kosova gjatė katėr vjetėve pas luftės, nė liri. Kosova ka bėrė njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės.

Gjendja e sigurisė publike ėshtė mė e mirė. Policia e Kosovės ėshtė forcuar dhe kemi filluar specializimin e saj. Kėshtu policia e Kosovės bashkė me policinė e UNMIK-ut dhe me KFOR-in/NATO-n bėn sigurinė e vendit. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė nė vendosje e sipėr rendi dhe ligji. Gjykatat nė tė gjitha nivelet po veprojnė deri te Gjykata Supreme e Kosovės.

Do theksuar se Kosova ka pasur progres tė mirė edhe nė ndėrtimin e demokracisė. Gjatė vitit tė kaluar u mbajtėn zgjedhjet e dyta lokale me mandat katėrvjeēar. Qe njė vit e gjysmė funksionojnė institucionet qendrore: Parlamenti, Qeveria dhe presidenti i Kosovės, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė vitit 2001. Parlamenti i Kosovės ka miratuar me dhjetėra ligje nė tė gjitha fushat e jetės pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės.

Njė progres tė shquar kemi pasur edhe nė integrimin e grupeve etnike, apo tė minoriteteve. Sot tė gjitha minoritetet marrin pjesė aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės, nė nivel qendror dhe atė lokal. Nė Parlament dhe nė Qeveri kemi vende tė rezervuara pėr minoritetet. Kėshtu nė Parlament, nga 120 vende, 20 janė tė rezervuara pėr minoritetet, plus vendet e fituara me votė. Nė Qeveri e cila ka 10 ministri, dy ministra janė nga minoritetet. Ky ėshtė njė progres nė planin e integrimit administrativ. Duhet thėnė se pėrditė e mė shumė shoqėria e Kosovės po bėhet mė e integruar.

Do tė punojmė mė shumė nė planin e komunikimit midis shumicės shqiptare dhe minoritetet siē janė serbėt, boshnjakėt, turqit, goranėt, romėt, ashkalinjtė dhe egjiptianėt. Pra, duhet tė punojmė mė intensivisht nė fushėn e pajtimit dhe tė mirėkuptimit tė tė gjithė kosovarėve, proces tė cilin e kemi filluar.

Po ashtu nė planin e kthimit tė refugjatėve kemi shėnuar progres. Janė kthyer mbi 7.000 njerėz tė grupeve minoritare, kryesisht serbė. Tė gjitha institucionet e Kosovės janė pėrcaktuar pėr njė kthim individual tė tė gjithė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė. Nga shumica shqiptare, qindra mijė njerėz vazhdojnė tė qėndrojnė nė Evropė dhe nė SHBA, sepse nuk mund tė kthehen pėr shkak tė gjendjes sociale e ekonomike tė Kosovės. Unė e them se pas luftės, tash nė Kosovė, tė gjithė jemi mė pak.

Me kėtė rast do thėnė se edhe nė fushėn e ekonomisė kemi pasur progres. Sektori privat ėshtė mjaft i fuqishėm e dinamik. Kosovarėt janė popull ndėrmarrės. Vetėm njė fakt, 95 pėr qind tė buxhetit Kosova e ka bėrė nga tė hyrat e veta.

Objektivat e institucioneve shtetėrore tė Kosovės janė: zhvillimi ekonomik, tėrheqja e investimeve dhe krijimi i vendeve tė punės pėr tė rinjtė. Kėto ditė kemi filluar privatizimin sė bashku me UNMIK-un si proces pozitiv ekonomik. Mund tė themi se Kosova po hyn nė fazėn e njė jete normale tė njė vendi.

Zonja dhe zotėrinj,

Ėshtė politikė nacionale e Kosovės tė ndėrtojė marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt e saj. Mund tė themi se edhe nė kėtė fushė kemi pasur progres. Kėshtu me Shqipėrinė kemi marrėdhėnie tė mira, me Republikėn e Maqedonisė kemi filluar njė progres si dhe me Malin e Zi. Sot jemi tubuar nė Vjenė qė tė fillojmė njė proces tė marrėdhėnieve pozitive fqinjėsore me Serbinė nė disa fusha praktike me interes pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin e Evropės Juglindore. Pėr fillim kemi pranuar tė bisedojmė pėr bashkėpunim nė fushėn e energjisė, qė ėshtė problem pėr gjithė rajonin e Evropės Juglindore, pastaj ēėshtjen e tė zhdukurve nga lufta qė krijon shqetėsime tė vazhdueshme, pėr ēėshtjen e kthimit tė refugjatėve nė baza individuale tė atyre qė dėshirojnė tė jetojnė nė Kosovė, si dhe pėr ēėshtje tė transportit dhe tė telekomunikacionit, qė ėshtė me rėndėsi pėr tė dy vendet dhe pėr rajonin. Me kėtė rast do tė themelohen grupe punuese, tė cilat do tė prodhojnė marrėveshje nė nivel tė dy vendeve.

Sot kėtu, nė Vjenė jemi takuar pėr tė biseduar pėr disa ēėshtje praktike midis dy vendeve, Serbisė dhe Kosovės. Dėshiroj tė theksoj se ėshtė pozitive se tė gjitha vendet e rajonit tė Evropės Juglindore aspirojnė pėr integrim nė BE dhe nė NATO. Kėtė e aspiron dhe po pėrgatitet edhe vendi im Kosova. Pra, njė Kosovė demokratike, paqėsore e pavarur dhe e integruar nė BE e nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-nė. Ky aspirim ėshtė nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės dhe do ta qetėsonte rajonin e Evropės Juglindore. Kosova ėshtė e gatshme t’i pranojė obligimet ndėrkombėtare.

Zonja dhe zotėrinj,

Do tė pėrdor autoritetin tim sė bashku me PSSP-nė, zotin Holkeri, qė nė bisedat rreth ēėshtjeve praktike tė involvohen strukturat qeveritare tė Kosovės.

Ndėrsa gjendemi nė kėtė takim, dėshiroj tė theksoj se e kaluara nuk bėn tė harrohet, sepse mund tė pėrsėritet nė forma mė tė kėqija, por duhet tė shikojmė kah e ardhmja. Shpresoj se njė ditė Serbia do tė kėrkojė falje pėr masakrat e luftės nė Kosovė, qė do t’i lehtėsonte marrėdhėniet midis dy vendeve dhe dy popujve.

Nga ky takim i Vjenės, e pėrshėndesim presidentin Bush, kryeministrin Blair, presidentin Chirac, kancelarin Schröder dhe kryeministrin Berlusconi.

Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn dhe paqen e popujve.

Me kėtė rast e falėnderoj zotin Holkeri qė ka punuar shumė pėr realizimin e kėtij takimi. Po ashtu e falėnderoj presidentin Klestil, kancelarin Schüsel dhe Qeverinė austriake pėr mikpritjen, ashtu siē di Vjena ta bėjė kėtė.

Ju faleminderit,

Dr. Ibrahim Rugova, president i Kosovės

 

 

16.10.2003
Nuk jemi aq tė rrezikuar sa tė japim dorėheqje, thotė kryeministri

Qeveria pret kėrkesėn e UNMIK-ut pėr udhėheqjen e grupeve punuese nė bisedimet me Beogradin


FORTUNA HAXHIKADRIA
PRISHTINĖ, 15 TETOR - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, njė ditė pas takimit tė mbajtur nė Vjenė, ka thėnė se pozita e tij nuk ėshtė rrezikuar sa tė japė dorėheqje. Rexhepi pas takimit qė ka pasur me kabinetin e tij, tė mėrkurėn, deklaroi se fakti i mbajtjes sė takimit tė rregullt tė qeverisė dhe i bisedave tė bėra dėshmon se qeveria qėndron prapė nė ato baza unike dhe se do tė vazhdojė me prioritetet e saj. “Nuk mendoj se jemi aq tė rrezikuar qė tė vijė deri te dorėheqja apo jo. Kėtė tregon fakti se sot nė mbledhjen e qeverisė, me gjithė opinionet pak tė ndryshme nė lidhje me takimin e Vjenės, ne qėndruam prapė nė ato baza unike. Dua tė pėrsėris edhe njėherė se prioritetet e qeverisė janė diēka tjetėr dhe ne do tė vazhdojmė me kėto prioritete. Asnjėherė nuk e kemi injoruar dialogun, por kemi pasur kėrkesat tona. Kam respektuar gjithnjė vijėn institucionale dhe do tė vazhdojė kėsisoj”, tha Rexhepi. Kryeministri i Kosovės do tė ketė njė takim pune me kryeadminsitratorin e Kosovės, ku pritet tė bisedojė pėr hapat qė do tė merren nė fazat e ardhshme tė bisedimeve tė hapura nė Vjenė. Rexhepi ka thėnė se ēėshtja e bisedimeve me Beogradin duhet ndarė nė atė, siē e quan ai, pjesė ceremoniale, qė tashmė ka pėrfunduar, si dhe nė atė tė grupeve punuese pėr ēėshtje praktike. Kryeministri i Kosovės thotė se e pret kėrkesėn e UNNMIK-ut pėr tė udhėhequr grupet punuese nė punėn e tyre. “Sė pari tė marrim kėrkesė nga UNMIK-u dhe pastaj aty janė dy mundėsi: roli aktiv i qeverisė qė tė udhėheq kėto grupe apo nėse udhėheqen nga UNMIK-u, atėherė mund tė jenė nė nivelin e lartė tė grupeve punuese siē kanė qenė mė parė...”, tha Rexhepi me besimin se nė prioritetet e ardhshme tė vendit do tė ketė pėrkrahjen edhe tė kryeadministratorit. Nė takimin e rregullt tė Qeverisė sėrish ėshtė folur pėr strategjinė e politikės legjislative tė qeverisė pėr periudhėn dhjetor 2003\2004. Nė mungesė tė ministrave pėrkatės, pėr shkak tė njė udhėtimi jashtė vendit, ėshtė shtyrė shqyrtimi i materialit mbi strategjinė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės si dhe projektligji pėr tregtinė e naftės dhe derivateve tė saj. Qeveria ka miratuar projektin “Gjuha dhe kompjuteri”, qė kohė mė parė ėshtė dorėzuar nga disa ekspertė si dhe ka miratuar projektligjin pėr transportin rrugor qė do t’i dorėzohet Kuvendit. Pėr shkak tė disa vėrejtjeve tė bėra nga Ministri i Ekonomisė dhe i Financave ėshtė kthyer nė rishqyrtim projektligji pėr Odėn Ekonomike.