17/05/2003 - http://www.korrieri.com/
Bashkepunimi, gati takimi Pollo- Spahiu
TIRANE
- Zyrtaret e larte te PD(r), pritet te zhvillojne takime me drejtuesit e
legalisteve, lidhur me parapergatitjet per zgjedhjet vendore te vjeshtes se
ketij viti. Per kete qellim, kane filluar disa takime informale midis
deputeteve reformatore dhe legaliste per te pare mundesite e bashkepunimit ne
keto zgjedhje, si dhe per te testuar interesat politike te te dy forcave
opozitare. Deputetet reformatore jane shprehur te gatshem per te mbeshtetur
aktivisht kandidatet legaliste, ne ato zona ku kjo parti meton se ka influence
si ne Mat, Shkoder, Diber dhe ne nje sere zonash te vendit. Ne kembim te kesaj
reformatoret do te kerkojne qe PLL te mbeshtese kandidatet e saj ne zonat e
tjera te vendit si ne Durres, Elbasan, Korce, Sarande, Vlore, Delvine e disa
rrethe te tjera. Takimet informale midis deputeteve te PLL dhe te PD(r),
mesohet se jane ne funksion te pergatitjes se nje takimi midis krereve te
kesaj partie Eqrem Spahiu dhe Genc Pollo. Pergatitjet per nje takim dypalesh
midis niveleve me te larta te PD(r) dhe PLL, behen nen sfondin e vendimit te
kryesis se PD, per rritjen e bashkepunimit midis partive opozitare ne prag te
zgjedhjeve. Per kete qellim, kryesia demokrate ka caktuar edhe dy negociatore
per kete ceshtje, qe jane Sekretari i Pergjithshem Ridvan Bode dhe ai i
Burimeve Njerezore Fatos Beja. Eshte i paqarte fakti, nese takimi midis PD(r)
dhe PLL, eshte nje perpjekje per te rritur presionin politik mbi PD, apo nje
levizje per te fituar kohe ne keto negociata.
A. META
Gazeta55
Opozita: Pėrkrahim protestat e ish-tė pėrndjekurve politikė
Partitė e opozitės, pėrmes deklarimeve tė tyre publike, shprehen se pėrkrahin protestat e ditėve tė fundit tė ish‑tė pėrndjekurve politikė, pėr dėmshpėrblimin e tyre pėr periudhėn e kaluar nė burgje dhe internime, nė vitet e diktaturės. Pėrkrah PD-sė, e cila i mbėshtet kėto protesta, janė rreshtuar edhe partitė e tjera opozitare. Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia dhe kryetari i Partisė Balli Kombėtar Shpėtim Rroqi, gjatė njė deklarimi tė pėrbashkėt pėr shtyp, shprehėn pėrkrahjen e tyre pėr kėto protesta, duke theksuar "angazhimin nė koordinimin e kėsaj lėvizjeje". Po ashtu, Antoneta Luli, kryetare e Forumit tė Gruas nė Partinė Demokrate, nėnvizoi dje pėr mediat se "qeveria duhet tė gjejė njė zgjidhje tė mundshme, duke caktuar edhe afat kohor pėr pėrballimin e saj". Ish‑tė pėrndjekurit politikė prej disa ditėsh kanė nisur protestat ndaj qeverisė, lidhur me mosmiratimin ende tė projektligjit pėr kompensimin financiar tė tyre. Pėr kėtė ēėshtje, kryeministri Fatos Nano ka ngritur njė grup pune ndėrinstitucional, edhe me pėrfaqėsues tė shoqatave tė ish‑tė dėnuarve dhe pėrndjekurve politikė, qė do tė saktėsojė tė gjitha ēėshtjet teknike tė ndeshura deri mė sot. Ai sqaroi se, fatura financiare prej 199 miliardė lekėsh, e kėrkuar nė projektligjin e iniciuar nga njė grup deputetėsh tė opozitės, pėr dėmshpėrblimin e kėsaj kategorie shoqėrore, "ėshtė e papėrballueshme pėr buxhetin e shtetit, qoftė edhe me njė ndarje tė zbatimit tė tij nė njė periudhė disavjeēare".
e.gj