19/06/2003   http://www.korrieri.com/


Statusi i Kosoves, jo pengese per integrimin
"Ceshtja e statusit te Kosoves luan rolin e saj, por nuk duhet te pengoje procesin e stabilizim-asociimit". Kjo ka qene deklarata e ministrit te Shtetit per Integrimin, Sokol Nako, perpara Komisionit parlamentar per Integrimin. Sipas Nakos, Shqiperia ka paraqitur opsionet e saj lidhur me kete procesin e stabilizim-asociimit per Kosoven dhe "vizioni i Tiranes per te ardhmen europiane te Kosoves eshte marre parasysh". Por, ministri Nako ka theksuar faktin se procesi "nuk duhet pare si nje shporte dhuratash". Nderkohe, anetaret e delegacionit te Kosoves, do t'i kryesoje kreu i misionit nderkombetar UNMIK, Mikael Shtajner, i cili do te shoqerohet dhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi si dhe perfaqesuesi i pakices serbe, koordinatori nderministror Millorad Todorovic. Samiti i Selanikut vleresohet si nje ngjarje e nje rendesie te jashtezakonshme per te ardhmen e Kosoves, ndersa ne te mund te shenohet edhe starti i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines.



17/06/2003

  http://www.korrieri.com/

Kosova dhe shoqeria civile


Nga Hashim Thaci/ Iraku eshte nderhyrja me e fundit nderkombetare, ku bashkesia nderkombetare ka marre persiper rindertimin e shoqerise civile pas lufte. Para kater vjetesh, ne kosovaret se bashku me NATO-n, fituam luften ne Kosove dhe qe nga atehere jemi duke bere perpjekje qe ta rindertojme shoqerine tone civile. Sikurse Iraku dhe Afganistani, edhe Kosova eshte duke rindertuar shoqerine e vet, duke qene e qeverisur nga bashkesia nderkombetare.

Do te ishte mire nese bashkesia nderkombetare te nxirrte mesime nga rasti i Kosoves, te cilat nuk do t'i perseriste ne Irak. Natyrisht se ka dallime te medha midis Kosoves dhe Irakut. Ndryshimi me i rendesishem per bashkesine nderkombetare ishte se ne vete i ftuam ata qe te vijne ne vendin tone per te na mbrojtur. Ne jemi mirenjohes per ate qe ata bene per ne prandaj kjo na bene qe te jemi tolerante ndaj leshimeve dhe gabimeve te tyre. Irakianet dhe afganet mund te mos jene kaq tolerante.

Ne kemi pare se rindertimi i shoqerise eshte proces i vazhdueshem, sepse ne nuk jemi thjeshte, duke rindertuar nje vend qe ishte shkaterruar fizikisht nga forcat jugosllave, por jemi duke bere perpjekje qe ta ndertojme Kosoven si vend per te cilin vetem kemi mundur te enderrojme.

Nje vend me zgjedhje te lira dhe te drejta. Nje vend me media te lira dhe te pavarura. Nje vend me liri te fjales dhe me liri per ta kritikuar qeverine. Nje vend shumeetnik ku mbrohen te drejtat e te gjithe qytetareve te saj.

Une besoj se nje demokraci e fuqishme eshte berthame e shoqerise civile. Ne deri me tani kemi kaluar vetem kater vite ne pluralizem. Partite politike qe veprojne ne Kosove nuk jane te organizuara dhe te profilizuara aq mire. Ne nuk nuk kemi dallime esenciale programore, prandaj edhe votuesit nuk percaktohen per programe te partive, por me teper per lidere. Ky eshte problem per qytetaret e Kosoves dhe besoj se do te mund ta tejkalojme, atehere kur partite dhe votuesit te jene vetedijesuar me shume me kalimin e kohes dhe te fillojne te mendojne me seriozisht per te ardhmen se sa vetem te kujtojne te kaluaren. Eshte me rendesi te kuptohet se edhe pse jemi nje vend i ri dhe politikanet kane pak pervoje ne demokraci te mirefillte, kjo nuk do te thote se ne jemi femije qe s'dime ta qeverisin vendin. Keshtu flasin per ne disa nderkombetare dhe nganjehere keshtu edhe na trajtojne. Ky eshte gabim.

Kosova e pasluftes ishte shoqeri me percarje te medha etnike, me mungese pajtimi dhe me tendenca per ndarje. Hapi i pare ishte rindertimi. Me mijera shtepi te shkaterruara duhej rindertuar ne menyre qe qindra mijera refugjate te mund te ktheheshin. Pastaj ishte vendosja e drejtesise per te gijthe ata qe kishin pesuar.

Me zhvendosjen e vemendjes tek zhvillimi ekonomik, ne si shoqeri hyme ne periudhen e tranzicionit me te gjitha problemet qe percjellin kete proces, duke perfshire edhe pengesat per privatizimin dhe krijimin e nje ekonomie te qendrueshme. Statusi yne i papercaktuar nuk doli te jete i dobishem. Kjo do te thote se e ardhmja e Kosoves eshte ende e paqarte. Kjo nuk ndihmon askend ne vend, por as angazhimet e nderkombetareve. Shqiptaret e Kosoves ende i frikesohen Serbise, ndersa serbet e Kosoves ende shpresojne ne kthimin e ushtrise jugosllave. Kjo do te thote se eshte veshtire qe ata te luajne rolin e tyre konstruktiv ne rindertimin e Kosoves, duke e mbajtur gjalle shpresen se nje dite, Beogradi do ta veje nen kontroll Kosoven serish. Kjo e veshtireson zhvillimin dhe ndertimin ekonomik dhe thellon edhe me tej izolimin e Kosoves.

Per fat te keq, ne Kosove ende zbatohen ligje te kohes se komunizmit, gje e cila e veshtireson edhe me shume krijimin e nje shoqerie demokratike sipas parimeve te civilizimit perendimor. Kjo eshte arsyeja pse Kosova ende ka nevoje per bashkesine nderkombetare, por jo vetem per UNMIK-un. Pasojat do te ishin te medha per te gjithe, poqese bashkesia nderkombetare e harron Kosoven. Integrimi i Kosoves ne Bashkimin Evropian dhe ne mekanizmat e tjere nderkombetare do te ishte garanci per nje te ardhme te sigurte dhe paqesore ne rajon me te gjithe fqinjte e Kosoves.

Sot, nderkombetaret na ballafaqojne me nje nga problemet dhe pengesat me te medha per nje shoqeri te mirefillte civile, qytetari aktive dhe institucione demokratike, te pergjegjshme dhe transparente ne vendimmarrje. Ne, kosovaret, kemi shume pak kompetenca. Eshte UNMIK-u ai qe qeverise me Kosoven. Prandaj, qytetaret ngurrojne te votojne, duke e ditur se politikanet vendore kane pak kompetenca, ku vendimet e rendesishme i merr UNMIK-u i pazgjedhur, ndersa institucioneve te zgjedhura nga vota e popullit u lihet hapesire e ngushte veprimi. Kjo con ne apati dhe mungese llogaridhenie, qe nuk jane bazament i mire per nje shoqeri te shendoshe civile.

Pafuqia e institucioneve te zgjedhura nga qytetaret per t'i zgjidhur problemet dhe shqetesimet e tyre ngjalle zhgenjim, polarizim dhe tehuajesim te skajshem ndaj UNMIK-ut dhe institucioneve vendore njekohesisht. Kjo ka prodhuar tensione te panevojshme dhe ka bere qe te vihet ne pikepyetje legjitimiteti i atyre qe marrin pjese ne procesin zgjedhor si dhe legaliteti i UNMIK-ut.

Ne nje perplasje te tille, humbesi me i madh eshte qytetari, ne vend se te jete perfituesi kryesor i sherbimeve publike te ofruara nga institucionet. Jam i bindur se do te kete kurajo dhe aftesi per te nderruar kete relacion, per te vene ne qender te vemendjes se te gjitheve interesat e qytetarit, si themel te legjitimitetit dhe baze te cdo pushteti qe mund te ushtrohet ne raport me shoqerine.

Kosova po kalon fazen e fundit te periudhes "standardet para statusit". Ka ardhur koha qe vendoret dhe nderkombetaret te hartojne strategjine "standardet me statusin". Kjo do te kishte reflektime pozitive ne jeten politike, ekonomike dhe legjislative te vendit. Bashkesia nderkombetare mund te nxjerre shume mesime nga pervoja e rindertimit te shoqerise kosovare. Mbase mesimi me i rendesishem per bashkesine nderkombetare eshte qe te punoje me ngushte me popullesine vendase dhe ta kuptoje se nga ky bashkepunim perfitojne te gjithe. Ky do te ishte celesi i suksesit.

Hashim Thaci

Kryetar i Partise Demokratike te Kosoves

Fjalim i mbajtur ne Institutin Mbreteror per Ceshtje Nderkombetare, Londer


Copyright 2003 Shekulli , 17 Qershor, 2003

http://www.shekulli.com.al/

Udhėtimi mes Stambollit dhe Madridit
Veton Surroi
1.
Nė pesė tė mėngjesit e ndiej qė njė forcė magnetike mė afrohet. Xhamia e Kaltėr ka gjashtė minare dhe prej njėrės prej tyre m’u duk nė pesė tė mėngjesit se po mė fryen myezini nė vesh, se po kollitet dhe se po fillon tė kėndojė lutjen e sabahut. Edhe po tė mos ishin altoparlantėt, do ta dėgjoja zėrin e myezinit; me altoparlantė ajo qė ishte porosi e tij natyrore shndėrrohej nė imponim, nė detyrim ndaj veshėve tė mi.
Nė Stamboll kuptova sfidėn e konfliktit tė porosive universale me teknologjinė bashkėkohore. Minareja, pos simbolikės sė afrimit me Zotin nė Qiell, kishte funksion praktik tė mbulimit strategjik tė hapėsirės. Nė kohėn e mungesės sė mjeteve tė tjera tė shpėrndarjes sė informimit, minareja dhe kėnga e myezinit ishte formė e vetme e shpejtė e shpėrndarjes sė mesazhit, qoftė hyjnor apo tokėsor. Tė njėjtin funksion e kishte kėmbana te krishterėt: do tė njoftonte pėr meshėn e radhės, ndonjė vdekje a rrezik nga sulm prej njeriut o natyrės. Sot, kur mund tė marrėsh informata brenda kohės kur ndodh ngjarja, komunikimi i kėngės sė myezinit dhe zėrit tė kėmbanės duket jashtėkohore, apo mbikohore.
2.
Porfirio Diaz qe gjeneral meksikan dhe u shndėrrua nė njėrin prej diktatorėve mė shembullorė latinoamerikan. Nė njė moment brilant, ai shpjegoi pozicionin gjeopolitik tė Meksikės me njė thėnie qė do tė hyjė nė histori: “Mjer Meksika: sa larg Zotit e sa afėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės”.
E mendoj kėtė thėnie, nė fillim tė muajit qershor nė Stamboll nė takimin e rregull tė Klubit politik ballkanik, njė ideje tė ish -presidentit bullgar Zhelev, e pėrkrahur nga ai turk, Demirel. Pas gati dy vjet ekzistence, klubi i ish -kryetarėve dhe kryeministrave ( e edhe tė disa qė ushtrojnė funksionet tani) mblidhet nė kryeqytetin e ish -Perandorisė sonė tė pėrbashkėt, nė Stamboll. Nė kėtė qytet, po ta vizitonte ish -gjenerali meksikan, do tė thoshte tė kundėrtėn: “Mjer Ballkani: sa afėr Zotit e sa larg Amerikės”. Nga Stambolli ekziston distancė pothuaj e njėjtė ajrore me Jeruzalemin apo Vatikanin. Nga njėra anė ėshtė Lindja e Mesme, dhe vendi i origjinės sė tė tri feve abrahamike (ibrahimike), pra tė tri feve monoteiste qė rrjedhin nga Abrahami, ajo hebraite, krishtere, dhe myslimane. Nga ana tjetėr, pėr nė Perėndim ėshtė territori ku tė tri kėto konfesione u shndėrruan nė ideologji, dikund edhe ideologji komb apo shtet ndėrtuese. Stambolli ishte mė afėr Zotit dhe definimit tė Zotit. Para 500 vjetėsh, otomanėt “ēliruan” (siē shkruan nė posterėt e qytetit) Konstatinopojėn, kryeqytetin lindor tė krishterizmit dhe e shndėrruan nė qendrėn perėndimore tė Islamit. Zoti i gjeneralit Diaz gjithsesi ishte aty, ndėrsa Amerika (nė rast se e marrin si njė metaforė tė rregullimit liberal tė shtetit) nuk ishte.
3.
Aja Sofia ėshtė sot monument kulturor pėr tė vizituar. Me mijėra njerėz renditen ēdo ditė para kėsaj xhamie qė dikur ishte kishė, pėr tė parė bashkėdyzimin e religjioneve. Pėr ne ballkanasit, Aja Sofia ėshtė mė shumė se njė atraksion. Definon vijėn ndarėse mes popujve tonė, e nė njė moment edhe kundrime tė ndryshme civilizimi. Nė kėtė godinė bashkėjetojnė dy koncepte tė trajtimit tė Zotit nė art. Nė njėrin, atė krishter, vendimi kyē pėr tė portretuar Jezu Krishtin si njeri, dhe ngjarjet biblike me figura tė kuptueshme tė vizatimit, solli njė traditė tė tėrė shprehje, deri te romani, marketingu dhe e drejta pėr tė interpretuar ndryshe, edhe thėniet e biblės, edhe interpretimin e klerit. Nė tjetrin, atė islamik, ndalesa pėr tė portretuar gjėrat hyjnore me shprehje vizuale nuk solli komunikim vizuel me religjionin.
Ndasia mė e madhe qė ekziston sot, mes botės perėndimore kryesisht tė krishterė, dhe botės arabe, kryesisht myslimane, derivon nė tė vėrtetė prej relacionit mes artit dhe fesė, pra tė momentit kur krishterėt kishin tė drejtė tė pikturonin Zotin ndėrsa myslimanėt jo.
Kjo ėshtė edhe njėkohėsisht sfida mė e madhe pėr botėn myslimane. Nė kohėn e komunikimit me Internet, nė kohėn e vendosjes sė modelit tė demokracisė liberale nė mė shumė vise tė botės se ē’kishte ndonjėherė, a mund tė mbetet edhe feja nė pozitat e njėjta tė doktrinės sė mbyllėt?
Abdullah Gul, ministri i Jashtėm turk, qė vjen nė mbledhje me ne, e kishte tėrhequr kėtė vėrejtje para tre javėsh nė Teheran, nė Konferencėn islamike.
Me njė lojė historike ēfarė luan Ballkani, nė po kėtė mbledhje tė konferencės sė vendeve islamike, Bosnje e Hercegovinėn e pėrfaqėsonte ministri i Jashtėm i saj, ish -kryeministri i Republika Sėrpskės

 

 
http://www.koha.net/
 
Arbėri
18.06.2003
Kosova si Evropė e vjetėr

Fillimi i shekullit - Madre Patria: Udhėtimi mes Stambollit dhe Madridit (3)

VETON SURROI
7.
Dikund mes Stambollit dhe Madridit ėshtė e fshehur ēėshtja e Kosovės. Nė Institutin Mbretėror pėr Politikė tė Jashtme tė Spanjės, ku jam ftuar pėr tė elaboruar ēėshtjen e Kosovės, dhe nė pėrgjithėsi, atė shqiptare, e kam pak mė thjesht tė elaboroj duke pėrkufizuar dy simbole perandorake. Njėri, Stambolli, i kohės sė ndalur. Tjetri, Madridi, simbol i njė Perandorie qė kuptoi se nuk jetohet nga koha e kaluar, dhe sot bėn pjesė nė grupin dinamik tė shteteve tė Bashkimit Evropian. Ēėshtja e Kosovės ėshtė sot pjesė e mbetur e Evropės sė vjetėr, tė Evropės sė vjetėr tė ēėshtjeve kombėtare tė pazgjidhura. Nė kėtė rast, Kosova ėshtė nė shumicėn e saj pjesė e ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare dhe deri dikund edhe pjesė e ēėshtjes sė pazgjidhur serbe. Ashtu ēfarė ėshtė sot, Kosova e qeverisur prej Rezolutės 1244 tė KS tė OKB ėshtė nė tė vėrtetė njė opcion i blerjes sė kohės nė mėnyrė qė tė gjendet zgjidhja. Dhe, pas katėr vjetėsh, administrimi ndėrkombėtar ne po drejtohemi nga njė konsensus nė rritje e sipėr si te aktorėt lokalė ashtu edhe te bashkėsia ndėrkombėtare dhe gjendja e protektoratit ndėrkombėtar nuk mund tė vazhdojė mė gjatė. E kjo do tė thotė se duhet tė merremi me skenaret pėr zgjidhjen e statusit qė tani. Dhe, nėpėrmjet tė kėtyre skenareve, do tė kemi tė bėjmė si me zgjidhjet pėr qytetarėt e Kosovės ashtu edhe me zgjidhjet e ēėshtjeve shqiptare dhe serbe.

8.
Gjer mė tani, janė ravijėzuar pak a shumė dy skenarė, tė ndėrtuar nga realiteti i ri. I pari ėshtė se do tė ketė pavarėsi tė pakushtėzuar tė Kosovės, duke respektuar vullnetin e shumicės dhe duke kundėrshtuar dėshirėn e pėrfaqėsuesve tė minoritetit serb, apo mentorėve tė tyre politikė nė Beograd. Kjo ėshtė platforma e shumicės dėrrmuese tė shqiptarėve dhe partive tė tyre politike. Skenari tjetėr ėshtė se po tė bėhet pavarėsia e Kosovės, atėherė Kosova duhet copėtuar mes territoreve shqiptare dhe atyre serbe. Kjo ėshtė pak a shumė qasja e ndėrmarrė nga kryeministri i vrarė serb Gjingjiq. Opcioni tretė, qė ndonjėherė mund tė dėgjohet vetėm nė Beograd, se Kosova do tė bėhet pjesė e Serbisė nuk ėshtė realist, e as qė duhej tė merrej seriozisht. Nėse kjo ėshtė gjendja reale, atėherė kemi tė bėjmė me dy qasje pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare. Nė tė parin, kemi tė bėjmė me parimin e ēintegrimit tė njėsive territoriale tė ish- Jugosllavisė (Jugosllavisė sė Titos), me ēka do tė kėnaqej njė shumicė shqiptare nė Kosovė e Shqipėri dhe do tė mund tė hapte njė kapitull tė ri tė marrėdhėnieve ndėrlidhėse mes shoqėrive shqiptare nė Ballkan (Maqedoni, Serbi, Mal tė Zi e madje edhe Greqi). Njėkohėsisht, kjo zgjidhje nuk do t’i kėnaq liderėt e komunitetit serb nė Kosovė tė cilėt nuk e shohin ardhmėninė e tyre nė njė Kosovė tė pavarur multietnike. Qasja e dytė, ajo e copėtimit etnik tė territoreve do tė prodhonte njė Kosovė tė pavarur pa serbė dhe njėkohėsisht pa disa territore ku serbėt janė nė shumicė; do tė kėnaqte pjesėn shumicė tė minoritetit serb, tė cilėt atėbotė do tė ishin pjesė e Serbisė. Njėkohėsisht, do tė ishte precedencė sipas tė cilės edhe ēėshtja shqiptare, edhe ajo serbe do tė duhej tė trajtoheshin nė bazė tė parimit tė ndarjes territoriale-etnike. Nė rastin e shqiptarėve, kjo do tė thoshte garė pėr Luginėn e Preshevės nė Serbi, gati gjysma e Maqedonisė dhe ca territore nė Mal tė Zi qė janė afėr kufirit me Kosovėn dhe afėr me atė tė Shqipėrisė. Nė rastin serb, kjo do tė thoshte kryesisht aneksimin e Republikės Serbe tė Bosnjė-Hercegovinės, me fundin faktik tė kėtij shteti ēfarė e njohim tani. Skenari i dytė mund tė zgjidhė pėrfundimisht ēėshtjet kombėtare, ashtu siē u bė nė shekullin XIX dhe atė XX, d.m.th. nėpėrmjet shteteve kombėtare me njė shumicė tepėr solide etnike. Por, kjo do tė ndodhte me ndarje etnike, dhe deri tani nuk ka pasur, nė raionin tonė (e thėnė troē as nė Evropė, sipas njė rregulli) ndarje etnike pa derdhje gjaku e shpėrblim krimi kundėr njerėzimit.

9.
Zgjidhja e ēėshtjes kombėtare, nė kėtė rast, ka dy rrafshe themelore kohe. Kanė tė bėjnė me rrafshin e kohės sė kaluar dhe me atė tė kohės sė tanishme. Rrafshi i kohės sė kaluar tregon pse shqiptarėt nuk mund tė jetojnė nėn pushtetin serb dhe kjo e kaluar nuk ėshtė aq e largėt. Vetėm para katėr vjetėsh prijėsi i serbėve, Slobodan Milosheviq, i cili deri atėherė ishte prijės i shumicės serbe, i priu Serbisė nė gjenocid kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Rrafshi i kohės sė tanishme, nga ana tjetėr, tregon se pse serbėt ndihen, shprehur mė sė buti, jokomodė nė Kosovė. Ata jo vetėm se ndihen tė pambrojtur, por pėr shumė prej tyre ėshtė zhvilluar ndjenja e tė qenėt i huaj nė qytetin apo fshatin e tyre. Por, as rrafshi i sė kaluarės e as ai i tanishmės nuk do tė sjellė zgjidhje as pėr statusin e pėrhershėm tė Kosovės e as pėr zgjidhjen e ēėshtjeve kombėtare. Shumica shqiptare nė Kosovė ėshtė e zėnė nė kurthin e tė tanishmes, nė njė Kosovė faktikisht tė ndarė etnike. Serbėt e Kosovės, me pėrkrahje tė vazhdueshme financiare, politike dhe tė aparatit tė sigurisė ka krijuar njė territor serb nė veriun e Kosovės i cili nuk ėshtė as nėn kontroll tė UNMIK-ut e as tė autoriteteve tė zgjedhura kosovare. Ky territor ėshtė pak a shumė nėn kontroll tė Beogradit. Nėse kjo mbetet forma e legalizuar e zgjidhjes pėr statusin e ardhshėm, do tė jetė njė ftesė shqiptarėve nė Ballkan qė ta gdhendin shtetin e tyre etnik dhe ta pėrfundojnė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre kombėtare, si shumė kombe tė tjera, madje shumė tė tjera mu nė vetė Perėndimin. Serbėt e Kosovės, ndėrkaq, janė zėnė nė kurthin e sė kaluarės: ata kanė marrė pjesė, pothuajse nė mėnyrė kolektive, nė pushtimin e Kosovės nga Milosheviqi e edhe sot liderėt e tyre po predikojnė zgjidhje tė sė kaluarės, ku serbėt mund tė jenė vetėm nėn pushtetin e serbėve, ku serbėt nuk mund tė jenė minoritet, ku tė gjithė serbėt duhet tė jetojnė nė njė shtet. Ekziston njė rreth vicioz tė cilin nuk mund ta zgjidhė as e kaluara e as e tanishmja. As shqiptarėt e as serbėt nuk do tė mund t’i zgjidhin ēėshtjet e tyre kombėtare nėpėrmjet tė dimensioneve tė sė tanishmes dhe tė sė kaluarės.

(Nesėr: Ēfarė fjale tė re duhet gjetur pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės?)

 

copyright by koha.net 20.06.2003

Arbėri
19.06.2003
Ndėr-Pavarėsia: njė fjalė e re pėr njė rrugė tė vjetėr

Fillimi i shekullit - Madre Patria: Udhėtimi mes Stambollit dhe Madridit (4)

VETON SURROI
10.
Tash, nė vend tė kohės, tė diskutojmė pak pėr qasje tė ndryshme ndaj semantikės. Shqiptarėt e Kosovės nuk do tė pranojnė nė asnjė mėnyrė dhe kurrė mė qė tė qeverisen nga Beogradi. Kjo do tė thotė vendosje e qendrės gjeografike tė qeverisjes, e nė procesin e ēintegrimit tė ish-federatės jugosllave, ėshtė vendosja e njė qendre etnike: qoftė nė Prishtinė apo nė Tiranė, kryeqytetin e shtetit tė tanishėm qė para 125 vjetėsh duhej t’i ngėrthente territoret e banuara me shumicė shqiptare. Pra, pėr shqiptarėt e Kosovės, tė mos jesh i qeverisur nga Beogradi do tė thotė tė qeverisėsh vetė, apo ta federalizosh kėtė qeverisje, duke ia dhėnė Tiranės, qoftė pėr ēėshtje sigurie, inspirimi romantik apo ēkado tjetėr. Eshtė pra ose opcioni i pavarėsisė apo i bashkimit nė njė shtet. Serbėt e Kosovės duan tė kenė lidhje tė forta me Beogradin, kryeqytetin e tyre natyror pėr njėqind vjetėt e fundit. Kjo mund tė bėhet nėpėrmjet varėsisė, qė do tė thotė disa lidhjeve tė ndryshme administrative, apo nėpėrmjet bashkimit, qė do tė thotė aneksim i disa pjesėve tė territorit kosovar nga ana e Serbisė. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė edhe qasja semantike shqiptare, edhe ajo serbe, kanė njė gjė tė pėrbashkėt, fjalėn bashkim, qė do tė thotė vėnien e territorit kosovar nėn kontrollin e njė kryeqyteti qė nuk ėshtė Prishtina, pra ose Tirana ose Beogradi. Por, nėse e pėrjashtojmė bashkimin, edhe nė shqipe edhe nė serbishte, si qasje jopraktike (definimi i kufijve me gjak) atėherė na mbeten nė dukje dy koncepte tė papajtueshme: pavarėsia (nė shqip), varėsia (nė serbisht).

11.
Ajanė me tė vėrtetė tė papajtueshme tė dy konceptet, pavarėsia me varėsinė? Mė duket se janė tė papajtueshme ndėrsa mbesin brenda kontekstit tė pajtimit tė pamundur tė sė tashmes me tė kaluarėn, ashtu siē pėrshkrova mė herėt. Por kėtu mund tė ndihmojė dimensioni i tretė i kohės, ai i ardhmėrisė. Pos kėtij dimensioni mund tė ndihmojė edhe njė truk semantik. E ky ėshtė pėrpjekja pėr ngjizje tė njė definicioni tė ri qė del nga kombinimi fjalėve pavarėsi dhe ndėrvarėsi. Kjo fjalė quhet Ndėr-Pavarėsi. Ēka do tė thotė kjo fjalė nė rastin kosovar? Do tė thotė nė fakt, futjen e dimensionit kohor tė ardhmėrisė nė debatin pėr statusin. Nėse shqiptarėt dhe serbėt do tė gjejnė njė zgjidhje pėr ēėshtjen e statusit, e madje edhe pėr atė tė ēėshtjes kombėtare, do tė jetė vetėm nėpėrmjet tė projektimit tė ardhmėrisė. Dhe njėri prej elementeve tė ardhmėrisė, pėrkatėsisht, elementi mė i rėndėsishėm i ardhmėrisė imediate qė do tė ristrukturojė jetėt tona do tė jetė perspektiva evropiane, e cila ėshtė perspektiva e integrimit nė Bashkimin Evropian. Kjo ėshtė njė vlerė e pėrbashkėt pėr ardhmėrinė e tė gjithė qytetarėve tanė, dhe njė vlerė e cila ėshtė prezente nė Kosovė e Serbi aq sa tė ndihmojė tė definojė marrėdhėniet e ardhmėrisė mes tyre. Por, pėr tė strukturuar atė marrėdhėnie, ėshtė e nevojshme paraqitja e dy elementeve, e qė tė dyja tė ndėrthurura. I pari ėshtė se perspektiva evropiane mund tė ndėrtohet qė tani, por nė fund tė fundit do tė jenė shtetet, ndėrkombėtarisht tė njohura, ato qė do tė nėnshkruajnė kontrata aderimi me Bashkimin Evropian. I dyti, i ndėrlidhur me simbiozė, ėshtė se kėto shtetet duhet tė kenė marrėdhėnie tė mira mes vete, nė mėnyrė qė t’i nėnshkruajnė kėto kontrata. E, nė rastin e shqiptarėve dhe serbėve, kjo ndėrlikohet edhe mė shumė ngase duhet tė definojnė statusin e Kosovės dhe atė tė Serbisė para se ta kenė aftėsinė kontraktuese pėr t’u angazhuar seriozisht nė procesin integrativ evropian. Kėtu hyn nė lojė koncepti i Ndėr-Pavarėsisė. Detyra e shqiptarėve dhe e serbėve, pėr tė zgjidhur statusin dhe ēėshtjet kombėtare ėshtė tė gjejnė balansin harmonik mes nevojės pėr pavarėsi dhe nevojės pėr ndėrvarėsi. Nė rastin e Kosovės, kjo do tė thotė tė gjendet balansi mes nevojės pėr pavarėsi nė mėnyrė qė tė pėrmbushen interesat e shqiptarėve dhe nevojės pėr ndėrvarėsi tė Kosovės me Serbinė nė mėnyrė qė tė pėrmbushen nevojat e serbėve, qoftė fizike apo metafizike. Nuk ėshtė gjithaq situatė tjetėr as nė Bosnjė: edhe kėtu kemi tė bėjmė me balansin mes sovranitetit tė Bosnjė e Hercegovinės dhe nevojave tė serbėve e kroatėve, pėr tė komunikuar me Serbinė apo Kroacinė. Po, ēka atėherė do tė thotė pavarėsia? Njė flamur, njė president, njė monedhė...? Ne kemi euron si monedhė, kemi zgjedhur njė president e qeveri me mundėsi qė tė zgjedhim mė tė mirė herėn tjetėr, mund ta disenjojmė edhe njė flamur... Por, nė kontekst tė integrimit evropian, pavarėsia do tė thotė funksionalitet. Shtetet qė duan tė integrohen kanė nevojė tė jenė tė pavarura jo pėr shkak tė flamurit e identitetit tė tyre, por sepse mu nėpėrmjet tė njė identiteti tė veēantė, ato bėhen funksionale. Ēelėsi i pavarėsisė, pra edhe tė sovranitetit, ėshtė funksionaliteti, kapaciteti i shtetit qė tė pėrmbushė detyrat e servisit ndaj qytetarit.

12.
Nė Stamboll filluan tė bashkėjetojnė nėn njė kulm administrativ serbėt e shqiptarėt. Ajo Perandori shkoi, dhe mė vonė erdhi kulmi jugosllav pėr ta. Edhe ai kulm shkoi. Pse, nėse kulmet e pėrbashkėta dėshtuan, tash ekzistuaka njė shans tjetėr, njė kulm i pėrbashkėt evropian pėr ta? Sepse tė gjitha kulmet e mėparshme ishin kulme tė qeverisjes vertikale, tė qeverisjes sė imponuar ndaj nesh. E jetuam kėtė qeverisje vertikale gjatė Perandorisė Otomane dhe i pėrjetuam disa eksperimente vertikale gjatė qeverisjeve tė ndryshme jugosllave, duke pėrfshirė edhe kėtė qė solli tragjedinė e luftės. Por, njė model ende nuk e kemi provuar, e ai ėshtė ky i cili po ndėrtohet nė Evropė: njė “Perandori” e butė interesash, e ndėrtuar horizontalisht, me vullnetin e popujve qė aderojnė nė tė. Eshtė Perandori ku mund tė ndėrtojmė marrėdhėnie interesi mes popujve tanė, me vlera e projeksione tė ardhmėrisė qė i ndajmė sė bashku. Shikuar kėshtu, pavarėsia e Kosovės shndėrrohet nė fakt, nė projekt integrimi evropian.

13.
Nė Stamboll, njė javė para se tė isha nė Madrid, liderėt e vendeve tė Ballkanit nė ish-selinė e Perandorisė sė tyre tė pėrbashkėt, angazhoheshin pėr kėtė perandori tė re, horizontale, evropiane. Nė sallėn e madhe qė shikonte nė Bosfor, ēdonjėri prej nesh, i vendeve ballkanike, kishte tė tregonte pėr njė godinė a pjesė qyteti qė kishte influencė tė madhe nė historinė a kulturėn e popullit tė tij. Ndonjė kishė, lagje etnike, godinė ku ishte themeluar klubi atdhetar... Stambolli, pėr asnjėrin nuk ishte vend ku do tė ēilej nostalgjia e njė periudhe administrative, mė shumė si atraksion turistik qė ėshtė sot. Pėr tė gjithė, pėrfshirė edhe turqit qė trashėguan selinė e Perandorisė, ardhmėria shikonte nga Brukseli.

veton@koha.net

http://www.lajmet.com/#1

 

   Lideri i BDI, Ali Ahmeti, paraqet arritjet e partisė sė tij nė qeverisje

 

   
Shkup - Lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, prezantoi sot Raportin pėr pjesėmarrjen e deritanishme tė partisė sė tij nė Qeveri dhe pėr rezultatet qė nga fillimi i formimit tė saj. "BDI-ja gjatė punės sė saj njėvjeēare shėnoi suksese tė jashtėzakonshme dhe pėr njė kohė tė shkurtė arriti tė krijojė njė infrastrukturė partiake dhe tė fitojė nė zgjedhjet e 15 shtatorit", tha lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti, duke shtuar se ėshtė parti e vetme nė rajon qė doli nga rrethana specifike, qė ka arritur tė fitojė mandat pėr tė qeverisur. "Ne si parti e hapur pasqyrojmė karakterin multietnik tė shoqėrisė, duke pėrfshirė nė anėtarėsinė tonė pjesėtarė tė bashkėsive tė tjera etnike si turq, boshnjakė, romė, vllehė. Duhet theksuar se BDI-sė i bashkangjiten edhe anėtarė nga komuniteti maqedonas", deklaroi nė konferencėn e sotme pėr shtyp qė u mbajt nė hotelin Aleksandar Pallas nė Shkup, Ali Ahmeti. Ai vlerėsoi se BDI-ja hyri nė koalicion me marrėveshje tė fuqishme politike. Ėshtė kjo Marrėveshja e Ohrit, e cila ėshtė e garantuar edhe ndėrkombėtarisht. Sipas tij, BDI-ja nuk hyri nė koalicion pėr tė ndarė tregje apo pėr tė mundėsuar privilegje personale pėr ministrat e vet, por hyri pėr tė realizuar programin e vet politik, vlerat e luftės sė drejtė dhe idealet kombėtare disadekadėshe. Gjatė qeverisjes disamujore, BDI-ja ka shėnuar suksese nė pėrfaqėsimin e drejtė dhe nė dimensionet tjera, tė cilat kanė tė bėjnė me zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Ėshtė arritur qė ndarja e posteve udhėheqėse nė eshalonin e tretė (ministritė rajonale) tė bėhet mbi baza pėrpjesėtimore. Kryetari i BDI-sė shtoi mė tej se ėshtė arritur realizimi i pėrdorimit tė gjuhės shqipe: u miratua ligji pėr pasaportat dygjuhėsore, ka filluar lėshimi i dokumenteve personale dygjuhėsore, ka filluar transmetimi nė gjuhėn shqipe i seancave tė Parlamentit nė kanalin e tretė, ėshtė nė hartim e sipėr edhe ligji pėr pėrdorimin e gjuhėve. Njė sukses i cili duhet theksuar veēanėrisht, ėshtė ai i realizimit tė idesė pėr legalizimin e UT-sė. Nė procedurė e sipėr ėshtė ligji i ri pėr arsimin sipėror, i cili do tė krijojė kornizat ligjore pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ekziston mirėkuptimi dhe vullneti politik brenda partnerėve tė koalicionit pėr ta zgjidhur pėrfundimisht ēėshtjen e UT-sė. Njė arritje solide ėshtė edhe marrėveshja brenda planit aksional tė Qeverisė, sipas tė cilit deri nė fund tė vitit nė administratė duhet tė punėsohen 2 400 shqiptarė qė do tė shėnojė njė rritje pėr 2 pėr qind tė pėrfaqėsimit tė shqiptarėve brenda administratės. BE-ja ka siguruar mjete pėr trajnimin e 600 administratorėve tė rinj shqiptarė me program akademik tė administratės publike, pėrfundoi kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, nė konferencėn e sotme pėr shtyp.