Copyright 2003 Shekulli 17 Qershor, 2003

http://www.shekulli.com.al/

Komisioni i Ligjeve miratoi dje 25 nene tė projektit tė ri, tė enjten shqyrtimi nė seancė
Nis miratimi i Kodit tė ri Zgjedhor, partitė e vogla kundėr PD e PS

TIRANĖ – Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla parlamentare kanė shprehur pakėnaqėsinė sėrish dje, nė komisionin e Ligjeve, pėr Kodin e ri Zgjedhor. Anėtarėt e komisionit parlamentar tė Ligjeve kanė shqyrtuar edhe nė praninė e dy bashkėkryetarėve tė komisionit dypalėsh, Jemin Gjana dhe Et'hem Ruka, njė pėr njė nenet e Kodit Zgjedhor, i cili pritet tė miratohet tė enjten nė seancė plenare. Socialistė e demokratė kanė kaluar shumė shpejt rreth 25 nene tė Kodit, ndėrsa pjesa tjetėr pritet tė diskutohet nė ditėt nė vijim. Anėtarėt e komisionit debatuan veēanėrisht pėr nenin 7 tė projektligjit, qė sipas deputetėve tė partive tė vogla, "synon eliminimin e kandidatėve tė pavarur". Kėtė sqarim e ka dhėnė deputeti socialist Et’hem Ruka, pas kundėrshtimit qė i ka bėrė republikani Fatmir Mediu. Mediu tha se “kjo ėshtė njė mendjeshkurtėsi e deputetėve tė komisionit bipartizan”. Neni i propozuar nė Kod, parashikon qė tė gjitha subjektet pjesėmarrėse nė zgjedhje, qė kanė fituar mbi 20 pėr qind, detyrimisht duhet tė vendosin kandidatė nė tė 100 zonat e votimit. Kjo shihet e vėshtirė pėr t'u realizuar nga partitė e vogla, ndaj dhe ato e kanė kundėrshtuar edhe dje. Duke iu pėrgjigjur kėtyre vėrejtjeve, ish-bashkėkryetari i komisionit dypalėsh, Gjana, sqaroi se "ky nen ėshtė mbėshtetur plotėsisht nė rekomandimet e ndėrkombėtarėve".Sipas tij, "pėrdorimi i kandidatėve tė pavarur nė zgjedhjet e fundit ka qenė njė shqetėsim i ngritur dhe nga OSBE-ja dhe qė ėshtė kontestuar nga ekspertė tė ODIHR-it. Ndėrsa Mediu tha se, “ky nen ėshtė nė dėm tė sė djathtės dhe nuk ka pse tė zbatohen dy standarde tė ndryshme”. Menjėherė ka reaguar Gjana. “Unė nuk i kam matur mendjen askujt. Nuk duhet tė flisni me atė gjuhė”, -i ka thėnė ai Mediut, i cili ka qenė edhe mė i ashpri. Diskutime ka patur edhe pėr nenin, sipas tė cilit, njė parti nuk lejohet tė bėjė aleancė me mė shumė se njė parti apo koalicion tjetėr. Mediu ėshtė shprehur se “aleancat “fluide” ndonjėherė janė tė nevojshme”, duke kujtuar vitin 2001 kur pėrfaqėsues tė PS-sė dhe PD-sė nė Himarė, bėnė njė aleancė tė pėrkohshme kundėr kandidatit tė PBDNJ-sė. Ndryshimet nė Kodin Zgjedhor pritet qė tė shqyrtohen nė Kuvend ditėn e enjte. Nė atė seancė pritet qė debatet mes dy forcave tė mėdha dhe partive tė vogla tė jenė tė ashpra. Por ndėrsa nėntė krerėt e tyre do tė zhvillojnė edhe takime tė tjera me ndėrkombėtarėt siē ėshtė ambasadori amerikan Xhejms Xhefri apo me pėrfaqėsues tė institucioneve kushtetuese, si kreu i shtetit, Moisiu