KQZ: PS 33,4 %, PD
31,6 % te votave
Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve publikon rezultatet per rreth 290 njesi zgjedhore, nga 380 ne te
gjithe vendin. Socialistet udheheqin me 273 mije vota dhe demokratet vijne
pas tyre me rreth 259 mije vota. I treti renditet Gjinushi, ndersa sot
pritet vendimi per Durresin
Renato KALEMI
Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve beri te ditur dje ne mbremje rezultatet perfundimtare te
zgjedhjeve te 12 tetorit per kryetare bashkish e komunash, te ardhura nga
rreth 290 Komisionet Zgjedhore te Qeverisjes Vendore nga rreth 380 gjithsej.
Rezultate duken ende larg shifrave te publikuara nga partite ne perfundim te
zgjedhjeve vendore te se dieles. Partia Socialiste deklaroi se kishte ne
favorin e saj rreth 43.5 perqind te votuesve ne te gjithe vendin, ndersa nga
ana tjeter, Partia Demokratike u shpreh se ne favor te saj ishin rradhitur
44 perqind e shqiptareve. Por, diten e djeshme, ne perfundimet zyrtare te
290 KZQV-ve qe kane depozituar prane KQZ-se, procesverbalet, tabelat e
reaultateve dhe bazen materiale zgjedhore, rezultonte se ne proporcional,
socialistet ishin fitues ne 33.4 perqind te votave ne bashki dhe komunae,
ndersa demokratet kishin vetem 31.6 perqind te tyre, pra rreth 2 perqind me
pak. Nderkaq, nga te dhenat e deritanishme te ketyre KZQV-ve, dilte se vendi
i forces se trete politike ne vend, i perkiste Partise Socialdemokrate me
rreth 6 perqind te votave te bashkive e komunave, ndersa si force e katert
renditej Partia Republikane me rreth 4 perqind. Tashme mbetet te sjellin
perfundimet e tyre edhe 94 KZQV te tjera, nga 384 KZQV-te qe egzistojne ne
te gjithe Shqiperine, kurse deri tani votat e vlefshme jane rreth 818 mije.
Persa i perket numrit te njesive te fituara deri tani ne 290 KZQV-te,
perseri ne vend te pare ndodhet Partia Socialiste me 150 bashki e komuna,
ndersa vazhdojne me rradhe, koalicioni PD + PR + PBL me 106 njesi, Partia
Bashkimi Per te Drejtat e Njeriut me 10 njesi, kandidatet e pavarur me 5
njesi dhe Partia Socialdemokrate me 4 njesi. Nderkohe, sipas zedhenesit
Erton Sinani, ne diten e sotme pritet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te
marre nje vendim ne lidhje me rezultatin e paraqitur nga KZQV-ja e qytetit
bregdetar te Durresit, per arsye se procesverbali i paraqitur ne KQZ eshte
firmosur nga vetem kater anetare pro, ne nje kohe kur ai duhet te firmoset
nga pese anetare. Shpallja publike nga KQZ-ja e te dhenave perfundimtare dhe
e fituesve ne rang vendi, do te behet vetem atehere kur te 384 KZQV-te e
Shqiperise te kene depozituar prane KQZ-se te gjithe bazen materiale
zgjedhore te tyre, bashke me rezultatet dhe procesverbalet.
SUBJEKTI VOTAT E FITUARA
PERQINDJE
PSSH 273.091 33.40%
PD 258.930 31.67
PSD 45.454 5.56
PR 30.415 3.72
PAA 29.429 3.60
AD 25.670 3.14
PDS 25.328 3.10
PBDNJ 22.895 2.80
PLL 19.938 2.44
PDR 17.110 2.09
PDK 14.346 1.75
PBK 13.255 1.62
PKSH 10.668 1.30
I PAVARUR 7.809 0.96
PBL 4.800 0.59
PPSH 4.520 0.55
PDRn 2.822 0.35
PBKD 2.436 0.30
PBD 1.516 0.19