19/06/2003

  http://www.korrieri.com/


Statusi i Kosoves, jo pengese per integrimin
"Ceshtja e statusit te Kosoves luan rolin e saj, por nuk duhet te pengoje procesin e stabilizim-asociimit". Kjo ka qene deklarata e ministrit te Shtetit per Integrimin, Sokol Nako, perpara Komisionit parlamentar per Integrimin. Sipas Nakos, Shqiperia ka paraqitur opsionet e saj lidhur me kete procesin e stabilizim-asociimit per Kosoven dhe "vizioni i Tiranes per te ardhmen europiane te Kosoves eshte marre parasysh". Por, ministri Nako ka theksuar faktin se procesi "nuk duhet pare si nje shporte dhuratash". Nderkohe, anetaret e delegacionit te Kosoves, do t'i kryesoje kreu i misionit nderkombetar UNMIK, Mikael Shtajner, i cili do te shoqerohet dhe nga Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi si dhe perfaqesuesi i pakices serbe, koordinatori nderministror Millorad Todorovic. Samiti i Selanikut vleresohet si nje ngjarje e nje rendesie te jashtezakonshme per te ardhmen e Kosoves, ndersa ne te mund te shenohet edhe starti i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtines.