19/06/2003
Partite e vogla: Moisiu po na
anashkalon
TIRANE -
Drejtuesit me te larte te partive te vogla parlamentare te pozites dhe te
opozites, akuzojne Presidentin Moisiu se, eshte bashkuar me PS dhe PD, ne
perpjekjet per te groposur partite e vogla politike ne vend. Shkak per kete
akuze te ashper te krereve te partive te vogla, jane bere perpjekjet e
keshilltareve te kreut te shtetit, per te mos mundesuar takimin e Presidentit me
perfaqesine e ketyre partive. Kryetari i PLL Eqrem Spahiu, informon se
keshilltaret e Presidentit kane nxjerre nje numer te madh problemesh burokratike,
me te vetmin qellim qe partite parlamentare, jashte PS dhe PD, te mos takohen me
Moisiun. "Keshilltaret e tij kerkojne qe ne te hartojme me shkrim kerkesat
dhe ankesat tona, ne lidhje me amendamentet per reformen zgjedhore. Kjo me duket
se nuk eshte nje praktike serioze, sepse dihen boterisht se cilat jane ankesat
tona. Per me teper, ne jemi nje grup deputetesh qe kerkojme takim dhe nje
burokraci e tille eshte e pakuptimte", shprehet Spahiu. Sipas tij,
burokracia po perdoret si mjet per te mos mundesuar takimin me Presidentin. Nga
ana tjeter, burime nga presidenca sqaruan se do te ishte nje hap jo i gjetur
politikisht, qe Presidenti te takonte kreret e partive te vogla, nje dite
perpara shqyrtimit ne seancen plenare te amendamenteve ne ligjin per zgjedhjet.
Po te njejtat burime sqaruan se, Presidenti duke qene se ka te drejten per te
dekretuar ligjin per zgjedhjet te miratuar ne Kuvend, perpara se te hedhe firmen
e tij, do te konsultoje drejtuesit me te larte te partive te vogla parlamentare
te pozites dhe opozites, per t'u njohur me nga afer me metimet e tyre rreth
ligjit per zgjedhjet.
A.META