Faqe 12/13 - Speciale

19Dhjetor 2003

Intervista
 
Jeta e njė studiuesi tė historisė etnike tė Shqipėrisė qė nuk resht sė shkruajturi pėr Ēamėrinė, Kosovėn dhe Epirin, krahina jashtė kufijve tė vendit
 
“Zemra ime rreh pėr Ēamėrinė e lėnė nė harresė nga politika”
Peripecitė e Arben Kondit, pasi botoi librin “Rikthim nė Ēamėri” dhe arsyet pse vendosi ta shkruajė pėr "Shqipėrinė e Madhe"
 

Luan Kondi

Studiuesi Arben Kondi ėshtė 44 vjeē dhe origjina e tij ēame e ka motivuar tė shkruaj pėr trevėn shqiptare, Ēamėrinė, qė historia e la jashtė kufijve tė Shqipėrisė mėmė. “Gjithnjė mė ka dhembur shpirti pėr Ēamėrinė dhe ndaj nė vitin 1991, edhe pse isha emigrant nė Greqi, hulumtova rreth kulturės, traditės dhe historisė sė lavdishme tė kėsaj treve”.

I ka bėrė pėrshtypje fakti qė banorėt e trevės ēame ruajnė me fanatizėm zakonet e tyre. Tė gjitha faktet qė mblodhi nė udhėtimin e tij nė kėtė krahinė i hodhi nė librin e tij “Rikthim nė Ēamėri”. Ky libėr ėshtė pritur mirė nga kritika, por nuk ka ndodhur e njėjta gjė me studiuesit nacionalist grekė, tė cilėt e kanė kontestuar dhe madje e kanė cilėsuar atė si njė libėr me tendenca nacionaliste qė nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė qarkullojė nė Ēamėri. Studiuesi nuk ka harruar tė shkruajė edhe pėr Kosovėn, luftėn atje nė vitin 1999 dhe tė tjera probleme qė lidhen me ēėshtjen kombėtare. Kondi ka punuar gjithnjė pėr t“i dhėnė publikut njė mori librash me temė historike, qė kanė pasur jehonė nė Shqipėri dhe trevat etnike, Kosovė, Maqedoni dhe Ēamėri. Pėr tė mėsuar mė shumė rreth peripecive tė studiuesit nė krijimtarinė e tij lexoni nė vijim intervistėn interesante tė Arben Kondit.

Si ju lindi ideja pėr tė shkruar pėr krahinėn e njohur tė Ēamėrisė?
Nė fillim dua tė falenderoj pėr angazhimin serioz tė gazetės tuaj ndaj ēėshtjes ēame si dhe pėr vėmendjen qė mė kushtuat mua personalisht. Pėr sa i takon pyetjes qė mė bėtė, kjo lidhet ngushtė me origjinėn time. Unė jam ēam. Prindėrit e mi, veēanėrisht babai, mė kishin folur shumė pėr kėtė krahinė me histori tė lavdishme, plagė qė rrjedh gjak edhe sot e kėsaj dite, prej trupit tė kombit tonė. Qė nė rininė time, Ēamėria mitike ka rėnduar nė shpirtin tim me peshėm e njė guri tė madh. Nė fshatin e origjinės sime, Shalės dhe Markat, ende sot jetohet me frymėn tipike ēame. Shtėpi tė pastra e tė mbajtura me nikoqirllėk, tė dritėsuara bukur jo vetėm nga bardhėsia e gėlqeres, por edhe e dėborės. Ky ambient, kjo Ēamėri e gjallė, mė ka ngacmuar qė tė hedh vėshtrimin pėrtej maleve tė Mėllezit dhe Saraqinit (kufirit tonė shtetėror), pėr tė parė e njohur tė gjithė Ēamėrinė e pėrtejme, qė zė fill me fshahtin Koskė, vendlindja e famshme e Muharrem Rushitit, Isa Boletinit tė Ēamėrisė. Koska ėshtė shumė pranė qytetit tė Filatit, qė vazhdon mė poshtė me Gumenicėn, Margėlliēin, Paramithinė, Pargėn, Filipiadhėn e deri nė Pervezė, fare pranė qytetit tė Artės, ish-kryeqendra e princit tė shquar shqiptar Gjin Bue Shpata. Nė pamundėsi pėr tė pėrmendur qindra e qindra fshatra ēamė, qė njė pjesė e mirė tė tyre kanė mbetur gėrmadhė. Ishte pikėrisht periudha biblike e eksodeve tė shqiptarėve nė vitet “90-“91 qė mė shtyu dhe mė dha mundėsinė pėr ta realizuar ėndrrėn e njohjes, prekjes direkte tė ēamėrisė sonė.

E njihni historinė dhe gjeografinė e zonės prej nga keni origjinėn?
Natyrisht, Ēamėria ėshtė njė ndėr trevat mė luftarake tė Shqipėrisė sė Jugut. Atė mund ta krahasosh fare mirė me Drenicėn e Kosovės. Nė aspektin gjeografik, bėn pjesė nė bregdetin jugperėndimor tė Epirit tė famshėm. Siē ėshtė e njohur nga tregimet e dijetarėve tė vjetėr helenė (Heredoti, Tuqiditi, Straboni etj.), Epiri ishte njė trevė, qė, sipas tyre, banohej nga fiset barbare tė Thesprotėve (ēamėve tė sotėm), Kaonėve (lebėrit, himariotėt, gjirokastritėt) si dhe Mollosėve, tė cilėt banonin nė zonėn e Pėrmetit, Kolonjės, pas Malit tė Gramozit, Konicės, Janinės deri nė qytetin skajor tė Artės sė sotme. Gjithashtu, nė Epir jetonin edhe disa fise tė tjerė mė tė vegjėl dhe tė parėndėsishėm.

Pėrse nga dijetarėt e vjetėr helenė kėto fise quheshin barbarė?
Siē mėsohet prej tyre, pastaj edhe prej dijetarėve tė tjerė romakė, bizantinė, venedikas, osmanė etj., kėto fise nuk kanė pasur si gjuhė tė tyre greqishten e vjetėr, por njė gjuhė tjetėr, e cila nuk kuptohej prej helenėve. Kjo gjuhė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse gjuha iliro-epirote, ose mė saktė shqipja e sotme. Pėr tė vėrtetuar kėtė, tipike ėshtė thesprotishtja e vjetėr (ēamėrishtja), qė edhe sot e kėsaj dite flitet jo vetėm nga ēamėt myslimanė, qė u pėrzunė me genocid nga famėkeqi Napolon Zerva, i cili mbėshtetej dhe financohej prej Athinės, por edhe prej ēamėve tė krishterė (ortodoksė), qė sot mbizotėrojnė nė mbi 70 pėr qind mbarė Ēamėrinė.

Ju emigruat drejt Greqisė nė vitin 1991, si edhe shumė shqiptarė tė tjerė. Ēfarė ndjetė kur patė Janinėn dhe trevat e tjera tė Epirit?
Ishte vėrtet emocionuese, e paharrueshme. Dua tė theksoj se problemi i trojeve jugore etnike shqiptare nuk mund tė ngushtohet kurrsesi vetėm me Ēamėrinė. Nė atė qė quhet Shqipėri etnike pėr jugun, nė radhė tė parė pėrfshihet mbarė Epiri, ku nė tė bėn pjesė edhe krahina e Ēamėrisė. Nė stacionin e autobusit tė Janinės, kur prisja tė merrja autobusin e Athinės, mė ndodhi njė e papritur e kėndshme. Pranė tavolinės ku po pija njė kafe, mė pėrshėndeti njė i moshuar, qė duhet tė ishte rreth tė shtatėdhjetave. Ai e kuptoi qė isha shqiptar dhe mė pyeti: “Shqiptar i Shqipėrisė je ti more bir”. E pohovė kėtė i befasuar. “Pike shumė duhan! Ai bėn dėm more djalė”, vazhdoi i moshuari nė shqip. Pėrfitova nga rasti ta pyes se nga ishte. “Janinjot”, mė tha po me shqipe tė pastėr. Pas kėsaj desha t“i afrohesha tė bisedoja mė nga afėr, por, ēuditėrisht, ai u ngrit, mori shkopin e tij dhe nė kalim e sipėr dorėn e tij e mbėshteti mbi dorėn time. Pastaj u largua. Ky ēast krijoi emocion tek unė dhe mė bėri tė kthehesha nė tė kaluarėn historike, sepse siē thotė rilindasi ynė i madh, Sami Frashėri: “Nė shekujt XVIII-XIX, mbarė Epiri, mbizotėrohej prej elementit autokton shqiptar. Konkretisht nė kėtė periudhė, Epiri kishte njė popullsi prej 550-600 mijė banorė, ku mbi 80 pėr qind e tij banohej prej shqiptarėve. Grekėt, vllehėt e tė tjerė, kanė qenė vazhdimisht nė minorancė.

Pse vendosėt qė tė merreshit edhe me hulumtime historike?
Pėr disa muaj, kam jetuar dhe punuar nga Preveza, Arta e deri nė Filat. Duke pasur mundėsinė e tė punuarit dhe tė jetuarit nė kėtė trevė shqiptare mund tė njoh edhe realitetin etnik tė kėsaj zone. Pikėrisht nė Prevezė, qė ėshtė qyteti mė jugor i Ēamėrisė, njoha dy njerėz tė thjeshtė, qė ishin fqinjė me njėri-tjetrin. Njėri shqiptar dhe tjetri grek. I pari, quhej Jorgo dhe i dyti, Niko. Ndėrsa ishim duke pirė kafe nė shtėpinė e Nikos, njė kanal televiziv grek transmetonte njė emision mbi Epirin. Natyrisht emisioni e paraqiste Epirin si njė zonė greke. Nė fund tė tij Niko thotė: “Habitem se si edhe sot e kėsaj dite nė Prevezė thuajse 50 pėr qind e popullsisė flet shqip. Kur sipas kėtij emisioni interesant del se ne grekėt kėtu jemi autoktonė”. Aty pėr aty ndėrhyn Jorgo: “Po, mirė ore Niko, po ne ē“jemi? Po u ē“jam? Nuk qenkam autokton? Babai, gjyshi, stėrgjyshi, e mė tej a nuk kanė lindur dhe banuar kėtu…?”. Ky detaj ishte tepėr domethėnės pėr mua. M“u bė qejfi se vetėdija kombėtare e krishterė nuk ėshtė shuar. Raste tė tilla kam hasur shpesh. Mė ka bėrė pėrshtypje edhe njė tjerėr rast nė fshatin Kanal, poshtė Pargės. Tek pija njė gotė birrė, pas pune, shėrbimin ma bėri njė djalė rreth tė pesėmbėdhjetave. Ai e fliste shqipen thuajse si unė. Kėto dy raste, dhe shumė tė tjerė si kėta, nė Gumenicė, Filat, Paramithi, Margėlliē u bėnė tė zakonshėm. Kėto fakte mė shtynė qė tė mbaja shėnime tė rregullta pėr gjithēka dhe tė hidhja bazat pėr librin “Rikthim nė Ēamėri”. E veēanta e kėtyre fakteve ėshtė se hedh poshtė ato qė ka shprehur dhe shpreh ende propaganda greke, e cila pretendon se ēėshtja e Ēamėrisė dhe Epirit i pėrket historisė dhe konsiderohet me pa tė drejtė si e mbyllur. Nė tė vėrtetė e mbyllur ėshtė vetė politika greke ndaj popullatės dominuese ortodokse (ēame), sė cilės nuk i njihet as e drejta e gjuhės, e arsimimit, shtypit, radiove dhe televizioneve nė gjuhėn shqipe. Kjo politikė shoviniste bie ndesh katėrcipėrisht me orientimet e Evropės pėr sa i takon minoriteteve. Ndėrkohe qė minoritetit grek nė Shqipėri i janė dhėnė kėto tė drejta.

Librin tuaj e titulluat “Rikthim nė Ēamėri”, pėrse?
Sigurisht, kėtu ka njė simbolikė, sepse ēamėt myslimanė tė pėrzėnė prej bandave tė Zervės, kanė tė drejtėn e patjetėrsueshme pėr t“u rikthyer nė atdheun e tyre. Aq mė tepėr qė kjo e drejtė pėrputhet simetrikisht me politikėn aktuale tė Evropės. Shkurt dua tė sjell ndėrmend rastin e kosovarėve, tė cilėt, siē dihet, u rikthyen nė trojet e tyre me pėrkrahjen e Perėndimit. I natyrshėm ėshtė edhe rikthimi i serbėve nė shtėpitė e tyre nė Kosovė. Atėherė, nė kėtė kėndvėshtrim, pėrse nuk kanė tė drejtė tė kthehen ēamėt nė vatrat e tyre? Ne e dimė qė realizimi i kėsaj nuk ėshtė i lehtė pėr vetė pozitėn inferiore tė shtetit tonė nė marrėdhėniet si me shtetin fqinjė Greqinė, e po ashtu edhe pėr arsyen tjetėr se ēėshtja ēame nuk ėshtė ngritur siē duhet nėpėr kancelaritė e rėndėsishme tė Evropės. Duhet pranuar se ka sensibilizim tė dobėt nė kėtė drejtim dhe si rrjedhojė e kėsaj problemi ēam do tė vonojė disi, por do tė zgjidhet njė ditė, pasi Evropa ende i ka borxhe tė vjetra kombit tonė.

Si ėshtė pritur libri mbi Ēamėrinė?
Nė tė vėrtetė, ėshtė pritur shumė mirė. Pėr kėtė flet edhe ribotimi pėr herė tė katėrt i tij. Kėnaqėsia ime kėtu ėshtė se ky libėr ėshtė pritur po me kaq interes edhe nė hapėsirėn etnike shqiptare si nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė zonėn e Ēamėrisė. Reaksion ndaj librit ka pasur edhe nga studiues tė veēantė grekė, tė cilėt e kanė sulmuar me pa tė drejtė. Nėse atyre ju djeg realiteti dominues etnik shqiptar nė Ēamėrinė e sotme, ky ėshtė tjetėr problem. Dua tė pėrmend edhe diēka tjetėr. Pėrpara disa muajsh, nė televizionin maqedonas (emisioni nė gjuhėn shqipe), ėshtė folur pėr kėtė libėr. Tė nesėrmen, pėrfaqėsuesi diplomatik i Athinės nė Shkup, ka protestuar ashpėrsisht pranė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Televizionit maqedonas. Kuptohet, reagimi i tij nuk ishte veēse propagandistik, pasi ėshtė realitet qė Ēamėria e sotme mbizotėrohet nė mbi shtatėdhjetė pėr qind tė saj prej elementit ortodoks autokton ēam.

Tė qėndrojmė pak te libri i Epirit?
Pėrse jo. Veēse folėm pak rreth kėtij problemi. Thelbėsore ėshtė se historikisht, Epiri ėshtė njohur si njė trevė thjesht shqiptare, ose mė saktė si Shqipėria e Jugut. Kėtė pozicion ka pasur kjo trevė edhe gjatė periudhės sė Ali Pashė Tepelenės. Si edhe Ēamėrisė, Epirit e keqja i erdhi fill pas krijimit tė shtetit tė pavarur grek (1821-1831). Ēamėria nė vitin 1944-1945, pėsoi genocid tipik millosheviēian, Epiri pėsoi njė genocid mė tė moderuar. Pėr tė mbėshtetur kėtė do tė mjaftonte tė pėrmendnim pėrzėnien e 35 mijė shqiptarėve epirotė (1923-1926) prej rrethinave tė Kosturit dhe tė Follorinės. Kjo popullsi edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetojė nė Turqi dhe nė Shqipėri.

A mund ta aktualizoni bisedėn tonė duke qėndruar te problemi i Himarės?
Nuk dėshiroj tė futem nė politikė. Por, kur ėshtė fjala pėr ēėshtjen kombėtare, mund ta shpreh mendimin tim. As mė shumė e as mė pak, Himarėn e shoh thjesht siē e ka gjykuar shkrimtari ynė i madh Petro Marko. Dihet qė kėndvėshtrimi i tij pėr Himarėn ėshtė i mbėshtetur thellėsisht si nė histori ashtu edhe nė aktualitet. Pra, kjo zonė ėshtė thjesht shqiptare. Por, pėr fat tė keq, shteti shqiptar nuk i ka kushtuar asnjėherė vėmendjen e duhur. Pėr sa i takon incidenteve tė fundit atje, qė tėrhoqėn vėmendjen e Evropės, dua tė them se nuk ishin gjė tjetėr veēse njė inskenim tepėr djallėzor i politikės shovene tė Athinės. Kam pėrshtypjen se politika greke nėpėrmjet krijimit tė dosjes “Himara”, kėrkon tė hedh njė hap tė ri drejt politikės sė vjetėr pėr helenizimin e Shqipėrisė. “Megaloidea” e njohur prej shekujve tė shkuar, me sa duket, mbetet aktuale nė qarqe tė caktuara shoviniste greke, paēka se pėr tė ecur drejt Evropės sė Bashkuar duhet tė hiqet dorė prej kėtyre strategjirave tė vjetra e tė rrezikshme. Me Himarėn, grekėt duan tė pėrsėrisin Sulin qė, fatkeqsisht, prej nesh ende shihet mes romantizmit tė Bajronit. Pavarėsisht, se Suli ėshtė njė krahinė thjesht shqiptare, ku edhe sot e kėsaj dite flitet shqip, tė mos harrojmė se realisht kjo krahinė ka bėrė historinė e Greqisė moderne. Nėse do tė ndjekim logjikėn e sėmurė greke, atėherė Himara duhet parė me kujdes qė tė mos lejohet tė ndodhė, me tė ajo qė ndodhi fatkeqsisht me Sulin shqiptar.

Njė pjesė e mirė e krijimtarisė suaj i kushtohet Kosovės. Ē“mund tė thoni pėr kėtė?
Vėrtet, disa prej librave tė mi si; “Krimi i fundshekullit”, “Barbarėt”, “Shqipėria Etnike”, janė fokusuar nė problemet mė tė fundit tė Kosovės. Kam kėnaqėsinė qė kėto libra janė mirėpritur, madje dhe ribotuar disa herė. Kėtu doja tė veēoja romanin “Barbarėt”, qė luftėn e Kosovės e sheh nė kėndvėshtrimin amerikan. Figurat qėndrore nė libėr janė ish-zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit amerikan, Xhejms Rubin, si dhe e shoqja e tij, gazetarja e mirėnjohur amerikane, Kristiane Amanpur. Ndjekja e linjės sė tyre familjare, gjatė tre muajve tė bombardimeve tė NATO-s, afron natyrshėm edhe vetė ėndrrėn e popullit kosovar pėr liri dhe pavarėsi. Idea e librit mė lindi pasi u njoha shumė nga afėr me kujtimet e Xhejms Rubinit, mbi konfliktin e Kosovės. Ėshtė vėrtet interesant rasti i tij. Gjatė bombardimeve tė NATO-s, Rubin gjendej mes dy problemeve delikate. E para, detyra. E dyta, qenia nė momentin e fillimit tė bombardimeve tė Kristianesė nė Beograd. Ajo ndiqej prej policisė sekrete serbe dhe falė shkathtėsisė sė saj mundi tė shpėtonte, duke u larguar pėr nė Kroaci. Finalja e librit ėshtė tepėr optimiste, pasi ēifti Rubin, pas disa muajsh, ritakohet nė Prishtinė. Mendoj se ēėshtja e Kosovės, edhe pse nė dukje ecėn ngadalė, nuk do tė ketė kurrsesi kthim prapa. Pra, nė mėnyrė absolute, Serbia nuk mund tė rikthehet mė si pushtuese nė Kosovė. Ndryshe pėrse e bėri luftėn Amerika dhe Evropa?! Jam tepėr optimist pėr tė ardhmen e kėtij trualli shqiptar. E nesėrmja do tė jetė patjetėr pavarėsia. Pėr sa i takon minoritetit serb atje, kam bindjen se bashkėjetesa me autoktonėt (shqiptarėt e Kosovės), shumė shpejt do tė jetė normale. Kėtė e afirmon edhe realiteti i ynė. Kujtojmė se si minoritarėt grekė, apo dhe tė tjerė, nė Shqipėri, nuk kanė pasur kurrė probleme, qoftė edhe elementare me ne. Populli ynė ėshtė njė popull tolerant, miqėsor me njė profil krejtėsisht perėndimor.

Ju thatė se do tė emigroni pėrsėri, pėr ē“arsye?
Gjatė bisedės thashė se nuk mė pėlqen tė merrem me politikė. Prandaj do tė dėshiroja qė pėrgjigjen e pyetjes tuaj ta jap nėpėrmjet njė poezie, tė cilėn e kam shumė pėrzemėr. Ajo ėshtė shkėputur nga vėllimi i dytė “Takim dashurie”. Vjersha titullohet “Dhembje e dyfishtė” dhe aty thuhet: Sėrish emigroj Atdhe/Tė gjeta me dhembje/Me dhembje po tė le….

 

Kush ėshtė Arben Kondi

U lind mė 19 qershor tė vitit 1959, nė Tiranė. Me origjinė ėshtė nga Ēamėria, nga fshati Shalės e Markat i Sarandės. Shkollėn tetėvjeēare e ka kryer nė Tiranė. Tė mesmen nė gjimnazin “Sami Frashėri”. Nė fillim tė viteve tetėdhjetė, ka studiuar nė Unversitetin e Elbasanit nė Faktetin Histori-Filologji, nė degėn gjuhė dhe letėrsi. Nė vitin 1985 ka punuar si gazetar nė Radio Tirana dhe ka pėrgatitur emisionin “Radiorevista letraro-artistike”. Mė pas, pėr arsye biografike, e kanė larguar nga kjo punė dhe shėrbeu si mėsues nė malėsinė e Tiranės. Ka botuar disa libra si; antologjinė “Kėngėt e para” mė 1979. Nė vitin 1992 pėrktheu dramėn e shkrimtarit italian Luixhi Skarpeli “Fluturimi i kobshėm”, mbi motivet e legjendės shqiptare “Kostandini dhe Doruntina”. Vėllimi me poezi “Takim dashurie” botohet mė 1993. Ditarin “Krimi i fundshekullit” mbi luftėn nė Kosovė e botoi mė 1999. Nė vitin 2000 doli libri “Rikthim nė Ēamėri”. Njė vit mė pas “Epiri nė njė kėndvėshtrim tė ri”, “Pėrtej dashurisė” mė 2002. Romani “Barbarėt” u botua mė 2003. Para pak kohėsh shkroi esenė udhėpėrshkruese “Shqipėria etnike”. Pjesa dėrrmuese e krijimtarisė sė tij ėshtė ribotuar disa herė. Kryesisht botimet pėr historinė dhe bashkohėsinė e Ēamėrisė janė pritur ashpėr nga studiues grekė.

 
© 2003 Gazeta Panorama