Shekulli  - 20 Qershor, 2003 http://www.shekulli.com.al/
 

Kontradiktat pėr Kodin Zgjedhor nė “BF” ēojnė drejt shpėrbėrjes koalicionin opozitar

Legaliteti e Balli, gati ndarja me PD

Rroqi: “Ne dhe legalistėt po diskutojmė me strukturat mundėsinė e krijimit tė njė tjetėr koalicioni”

Nevila Perndoj
TIRANE- Kontradiktat e ashpra pėr Kodin e ri Zgjedhor duket se do tė ēojnė nė njė shpėrbėrje tė grupimit politik “Bashkimi pėr Fitore”. Aleatėt e kryetarit tė demokratėve Berisha priten tė rigrupohen nė njė tjetėr koalicion pa praninė e partisė mė tė madhe opozitare, PD. Kjo iniciativė qė pritet tė konkretizohet nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme lokale ėshtė konfirmuar dje pėr “Shekullin” nga kryetari i PBK-sė, Shpėtim Rroqi. “Ne dhe legalistėt po diskutojmė me strukturat bazė mundėsinė e krijimit tė njė tjetėr koalicioni me njė dokument tė pėrbashkėt qė do tė depozitohet nė KQZ nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme lokale”, -tha dje Rroqi.
Njė hap i tillė ėshtė konfirmuar edhe nga kryelegalisti Eqerem Spahia. Nė njė prononcim tė shkurtėr pėr “Shekullin”, Spahia ėshtė shprehur se baza po kėmbėngul nė krijimin e njė koalicioni vetėm me ballistėt si tė vetmet parti nacionaliste nė vend. Arsyeja kryesore e shkėputjes sė mundshme tė partive tė vogla nga koalicioni “BF” lidhet me pėrjashtimin, sipas tyre, tė komisionerėve tė tyre nga komisionet zonale dhe ato tė qendrave tė votimit. Sipas Kodit Zgjedhor, opozita do tė ketė tre vende nė komisionet e zonave tė qendrave tė votimit, 2 prej tė cilėve janė nga PD dhe njė nga PDr, ndėrsa nė gjysmėn e tyre edhe njė i katėrt do tė jetė nga PD. “Nuk mund tė bėhet mė fjalė pėr koalicion, kur ai qė quhet aleat pėrpiqet qė tė ekzekutojė politikisht. Ai nuk mund tė quhet mė aleat. Pra nuk mund tė vihet fare mė nė diskutim funksionimi i koalicionit dhe kėshtu ėshtė edhe pėr PLL apo edhe pėr ndonjė parti tjetėr”, -tha Rroqi. Kryetari i ballistėve avancoi me qėndrimin e tij duke shtuar se nė momentin qė projektkodi do tė miratohet nga Kuvendi atėherė koalicioni “Bashkimi pėr Fitore” do tė jetė i prishur. Kryetari i ballistėve u shpreh se ai nuk mund tė ndihet i joshur as nga ofertat e liderit tė opozitės Sali Berisha pėr lėnien e disa komunave dhe bashkive partive tė vogla nė zgjedhjet e ardhshme. “Deklaratat e liderit tė opozitės, Sali Berisha, pėr komuna dhe bashki nuk mund tė na joshin ne si parti, sepse ky projektkod ne na nxjerr jashtė ligjit, pra ne na nxjerr nga kontrolli i votės, ēka do tė thotė “varja ujkut mėlēitė nė qafė” dhe tė kesh shpresa edhe se si tė mbijetosh”, -tha ai. Kundėrshtitė e partive tė vogla pozitė- opozitė erdhėn fill pas marrėveshjes sė dytė tė nėnshkruar nė zyrat e OSBE-sė mes dy ish-bashkėkryetarėve tė komisionit bipartizan, Et’hem Ruka dhe Jemin Gjana. Partitė e vogla kundėrshtojnė pėrjashtimin e tyre nga pėrbėrja e komisioneve si dhe e cilėsojnė jo tė mbyllur ēėshtjen e kandidatėve tė pavarur. “Mėnyra se si u bė marrėveshja PS-PD sigurisht qė nuk lė mė shteg pėr aleanca dhe pėr sinqeritete”, -shtoi Rroqi. Edhe pas paralajmėrimit tė partive tė vogla, zyrtarė tė lartė tė PD-sė janė shprehur se koalicioni vazhdon tė funksionojė pavarėsisht se partitė e vogla kanė kohė qė nuk mblidhen nė zyrėn e kryetarit tė demokratėve, Sali Berisha.

 

 

Miratohet marrėveshja me SHBA pėr Gjykatėn Penale; Dedja voton kundėr, Milo abstenon

Lajmi i ores 8:40 AM

 

 

TIRANE (20 Qershor) - Kuvendi miratoi dje me shumicė votash marrėveshjen mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė qė parashikon mosekstradimin nė gjykatėn ndėrkombėtare penale tė shtetasve amerikanė qė janė nė Shqipėri. E ashtuquajtura marrėveshja Nano-Pauell dje ka marrė shumicėn dėrmuese tė votave "pro". Gjatė votimit vetėm deputeti i PS-sė, Taulant Dedja, ka votuar kundėr. Ai ėshtė shprehur se kjo marrėveshje nuk ėshtė e barabartė dhe nuk duhet qė tė miratohet. Kjo ėshtė hera e dytė qė Dedja jep njė votė kundėr amerikanėve. Nė fillim ai u shfaq pacifist para luftės nė Irak. Ish-ministri i Jashtėm, Paskal Milo, abstenoi nė votimin e djeshėm. Arsyetimi i kėtij abstenimi ishte se Milo propozoi miratimin nė njė kohė tė mėvonshme tė kėsaj marrėveshje dhe jo para Samitit tė Selanikut. Pėr Milon miratimi i kėsaj marrėveshje shoqėrohet me pasoja pėr Shqipėrinė, pėr shkak tė mospajtimit tė Bashkimit Europian. Marrėveshja me SHBA-nė ėshtė nėnshkruar gjatė vizitės nė Tiranė tė sekretarit tė Shtetit, Kolin Pauell dhe ėshtė vlerėsuar shumė nga ana e SHBA-sė. Po dje nė seancėn pelenare tė Kuvendit ėshtė zhvilluar njė debat shumė i ashpėr mes pėrfaqėsuesve tė partive tė vogla dhe atyre tė PD-sė e PS-sė. Partitė e vogla ishin dje kundėr qėndrimit tė socialistėve dhe demokratėve qė kėrkonin miratimin e shpejtė tė Kodit Zgjedhor dhe ndryshimeve tė tij. Partitė e vogla kanė kėrkuar qė tė bėhen edhe 38 ndryshime tė tjera nė Kod. Ata akuzojnė rėndė PS-nė dhe PD-nė pėr njė pakt mes tyre nė kurriz tė partive tė vogla. Drejtuesit e PSD, PR, PLL dhe tė partive tė tjera kėrkojnė qė tė mos miratohej ky kod me arsyetimin se ai shkel Kushtetutėn. Vullneti i dy partive mė tė mėdha nė vend ėshtė pėr tė miratuar ligjin e zgjedhjeve i cili ėshtė miratuar me njė konsensus tė plotė mes PS-sė dhe PD-sė. ro/anjo (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

Gazeta55 - http://www.gazeta55.com/

PD: "Kodi Zgjedhor" nuk do tė pėrēajė opozitėn

Drejtuesit e PD-sė theksojnė se me "Kodin e ri Zgjedhor" nuk kėrkojnė pėrēarje me partitė e vogla

"Nuk mund tė perceptojmė qė ēėshtja e "Kodit Zgjedhor" tė mund tė krijojė pėrēarje, pasi ky "Kod" nuk cėnon nė mėnyrė absolute interesin e asnjė partie tė vogėl. Ai mund tė ketė cėnuar diēka nga interesat e partive tė mėdha, por nė pėrgjithėsi, i shėrben interesave tė vendit"

Njė ditė mė parė, shefi i opozitės ka mohuar ēdo mundėsi qė ēėshtja e "Kodit Zgjedhor" tė pėrēajė koalicionin e djathtė, duke deklaruar se qėndrimi i opozitės nė parlament ėshtė unik dhe i qėndrueshėm. Ai ka theksuar, se "ju e shihni se opozita nė parlament ėshtė e bashkuar. Pėr kėtė keni dėgjuar edhe diskutimet e djeshme, qė tregojnė se opozita nga ana politike ėshtė e bashkuar. Edhe nė zgjedhjet e tetorit, opozita do tė jetė edhe mė e bashkuar, dhe pėr kėtė jam optimist, u shpreh ai. Unė nuk mund tė perceptoj se ēėshtja e "Kodit Zgjedhor" tė mund tė krijojė pėrēarje, pasi ky "Kod" nuk cėnon nė mėnyrė absolute interesin e asnjė partie tė vogėl. Ai mund tė ketė cėnuar diēka nga interesat e partive tė mėdha, por nė pėrgjithėsi, mendoj se i shėrben interesave tė vendit", deklaroi Berisha. I pyetur nga gazetarėt, kryetari i Partisė Demokratike pohoi se kishte bėrė kėto ditė edhe njė takim me zotin Pollo. "Megjithatė, u shpreh Berisha, ka njė ekip tė krijuar nga Partia Demokratike tė ngarkuar pėr zhvillimin e negociatave, duke shprehur dėshirėn qė edhe partia e Pollos tė krijonte njė ekip tė sajin pėr negociatat e radhės, duke shprehur gatishmėrinė e PD‑sė pėr kėto negociata". Ndėrsa bashkėkryetari demokrat i komisionit dypalėsh pėr Reformėn Zgjedhore, z.Gjana, ėshtė shprehur per partitė aleate se projektkodi i ri elektoral, i miratuar tashmė dhe nga komisioni parlamentar i Ligjeve, u shėrben tė gjitha forcave politike pjesėmarrėse nė njė proces votimi. "Presioni i partive tė vogla ka ardhur duke rėnė, sa mė shumė qė ata janė njohur me tė gjitha detajet e "Kodit Elektoral" dhe besoj se, gradualisht po krijohet edhe mirėkuptimi i tyre, se asgjė nuk ėshtė bėrė nė fshehtėsi dhe asnjė pazar nuk ėshtė bėrė nė kurriz tė partive tė vogla". Ndėrkohė rėnia e presionit tė tė vegjėlve ėshtė konstatuar edhe pas takimit qė kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, dhe kreut tė PBDNJ‑sė Dule, qė patėn me pėrfaqėsuesin politik tė ambasadės sė SHBA-ve nė Tiranė. Kreu i PLL pohoi pas kėtij takimi se, ndėrkombėtarėt nuk mund tė ndėrhyjnė nė problemet tona tė brendshme, veēse duke bėrė sugjerime. Edhe republikanėt janė treguar mė tė pėrmbajtur lidhur me deklarimet e tyre. Pas miratimit tė ndryshimeve tė "Kodit Zgjedhor" nė komisionin parlamentar tė Ligjeve, kryetari i PR‑sė ėshtė shprehur se shqetėsimi i tij ėshtė pėr tė djathtėn nė pėrgjithėsi. Kjo sipas tij, pėr faktin se sistemi mazhoritar, ose sistemi aktual me njė raund do tė krijonte premisa pėr manipulim dhe interferim tė njerėzve tė krimit tė lidhur me struktura shtetėrore. Pėr kryeparlamentarin Mediu, tė paktėn ky. Tashmė pritet qė "Kodi i ri Zgjedhor" tė miratohet nga Kuvendi, ku konsensusi i dy partive tė mėdha garanton 84 votat e parlamentarėve, tė domosdoshme pėr miratimin e kėtij ligji tė rėndėsishėm.

e.gj       

 

 Copyright 1999 Zeri i popullit    http://www.zeripopullit.com/

Berisha, nė prag tė zgjedhjeve i vetėm, s’arrin tė krijojė koalicione

TIRANE- Berisha dėshton nė pėrpjekjet e tij pėr njė koalicion tė gjėrė tė sė djathtės shqiptare. Partitė e vogla tė tė gjithė spektrit politik shqiptar, janė nė zenithin e reagimeve kundėr Berishės, duke e akuzuar atė se po denigron tė djathtėn shqiptare dhe se po pėrpqet tė varrisė partitė e vogla tė djathta shqiptare. Akuzat janė formuluar jo vetėm nėpėr tryezat e organizuara nga kėto parti tė djathta, por janė artikuluar edhe nė mėnyrė nominale. Nė kėtė mėnyrė kryetari i PR, Mediu, Kryetari i PLL, Spahia, kryetari i PBK, Roqi, kanė reaguar ashpėr ndaj Berishės duke e cilėsuar si shkaktarin kryesor tė rrėnimit tė kėtyre partive. Ana formale e akuzave tė liderėve tė kėtyre partive tė vogla tė djathta ndaj Berishės ėshtė fakti se Berisha ka qėnė personi qė ka kėrkuar me kėmbėngulje ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por arėsyeja e vėrtetė ėshtė se Berisha qė nė momentin kur nėnshkroi me partitė e vogla memoranduminin e bashkėpunimit, duke i pėrmbledhur kėto parti nė koalicionin BF, daljen me lista tė pėrbashkėta zgjedhore me tė gjitha kėto parti, realizoi faktikisht ėndrėn e tij tė kahershme tė shkrirjes sė tė gjithė partive tė djathta shqiptare. Realisht tė gjitha kėto parti qė pėrpara zgjedhjeve tė vitit 2001 nuk kanė tė ngritura nė kėmbė asnjė strukturė, dhe jeta partiake nė tė gjithė vendin ka pushuar sė ekzistuari. Nė kėto kushte Berisha hodhi idenė e bashkimit tė kėtyre partive me PD. Ndėrkohė qė aleatėt e Berishės tashmė po pėrshpejtojhnė tė realizojnė organizimin e strukturave tė partive tė tyre, duke dalė jashtė koalicionit me Berishėn. Ndėrkohė qė PDr e udhėhequr nga Pollo mė se njė herė ka shprehur qėndrimine saj pėr tė dalė e vetme nė zgjedhje duke refuzuar nė kėtė mėnyrė dorėn e shtrirė tė Berishės pėr koalicion me Pollon. Nė kėtė mėnyrė partitė e vogla tė djathta tė opzozitės jo vetėm qė kanė refuzuar koalicionin me Berishėn, por njėkohėsisht dhe ajo qė ėshtė mė e keqja e kanė degjeneruar liderin e PD nė tė gjitha ambasadat e vendeve perendimore tė akredituara nė Shqipėri, duke e paraqitur atė si njeriun qė po pėrpiqet tė shkatėrrojė tė djathtėn shqiptare dhe partitė e djathta shqiptare. rasti mė flagrant ka qėnė takimi mė i fundit qė kryetari i PLL, Spahija qė ka bėrė nė ambasadėn e SHBA nė Tiranė. /S.V