20/11/2003 shekulli

Miratohet nė parim nga komisioni i Ligjeve dhe Ekonomisė drafti i OSBE-sė

Pronat, kompensimi financiar 4 miliardė $

Ēeku: Se si do tė paguhet njė shifėr kaq e madhe sa ē’ėshtė krejt buxheti i shtetit”

Nevila Pėrndoj

TIRANE - Kostoja e pronave tė pakthyeshme ish-pronarėve tė ligjshėm ėshtė 4 miliardė dollarė. Kjo ėshtė shifra qė deklaroi dje deputeti republikan Robert Ēeku pas mbledhjes sė komisioneve parlamentare tė Ekonomisė, Bujqėsisė e Ushqimit dhe ai i Ligjeve. Deputetė tė tre komisioneve tė mbledhur dje nė njė tryezė tė pėrbashkėt, ranė dakord pėr miratimin nė parim tė draftit tė OSBE-sė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, pronarėve tė ligjshėm. Ndėrsa deputetėt legalistė dhe republikanė e kanė kundėrshtuar drafin nė fjalė duke kėrkuar nga qeveria shqiptare faturėn financiare mbi kompensimet e pronarėve pėr pronat e pakthyeshme. Madje deputeti republikan i komisionit tė Ekonomisė, Robert Ēeku nuk ka hezituar qė tė japė edhe shifrėn e saktė tė faturės financiare qė shkon nė miliarda dollarė. “Materiali qė shoqėron projektligjin, pasqyron edhe kostot financiare qė kapin njė vlerė tė pėrafėrt rreth 4 miliardė dollarė amerikanė. Nė kėto rrethana unė ngrita ēėshtjen se si do tė paguhet njė shifėr kaq e madhe sa ē’ėshtė krejt buxheti i shtetit”, -tha dje Ēeku. Tė njėjtin qėndrim mbajti dje edhe deputeti tjetėr republikan, Fatmir Mediu. Ndėrsa kryetari i komisionit tė Ekonomisė Ylli Bufi deklaroi se ėshtė ende herėt pėr tė llogaritur koston e pronave tė pakthyeshme. Drafti i hartuar nga grupi i ekspertėve tė OSBE-sė, parashikon qė, "pronat qė pėr arsye tė caktuara nuk mund tė kthehen, do tė kompensohen fizikisht ose me mjete tė tjera ekonomike dhe financiare". Pėr kėtė ēėshtje, gjatė mbledhjes, kryetari i komisionit tė Ekonomisė Ylli Bufi deklaroi se, "nga disa shifra paraprake tė Ministrisė sė Bujqėsisė dhe Ushqimit del se rreth 60-70 pėr qind e kėrkesave tė bėra nga ish-pronarėt pėr kthimin e pronave, janė tė mundshme pėr t'u kompensuar". Ndėrsa pika mė e rėndėsishme dhe mė e diskutueshme e kėtij projektligji mbetet kompensimi financiar i ish-pronarėve "Nė projektligj ėshtė parashikuar qartė qė zgjidhja financiare do tė realizohet me njė fond tė posaēėm nga buxheti i shtetit dhe nga transaksionet e tjera qė do tė ndjekin procesin e madh tė kthimit tė pronave", -tha Bufi. Ai shtoi se "ēėshtja e saktėsimit tė burimeve qė do tė pėrbėjnė kompensimin financiar, do tė jetė njė nga debatet kryesore nė komisionet parlamentare", -tha Bufi.