http://www.lajmet.com/

Department 21 Qershor 2003 (Liria)

BAROMETRI DIPLOMATIK 

AUTORITETI LEKA ZOGU I, MUND T’I RIBASHKOJĖ SHQIPTARĖT DHE SHQIPĖRINĖ ETNIKE



Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Si rregull e leksioneve tė derisotme tė historisė, dhe tė sė drejtės sė luftės, mund tė pranohet pohimi i analistit Patrik Mur, kur thotė se “ata qė humbin nė luftė, duhet tė humbin edhe territoret e tyre”(Evropa e Lirė, 9.VI.2003. Mirėpo, kėto parime nė kuptimin e sė veēantės nuk mund tė quhen tė pranueshme, sepse Serbia dhe Mali i Zi janė pėrjashtim i sė pėrgjithshmes sė tyre. Pikėrisht, kėtu qėndron difekti i paparanueshėm i spekulimit politik tė analistit Patrik Mur lidhur me qasjen e tij hipotetike, se “Serbia pėr shkak tė humbjes sė luftėrave tė saj, duhet tė ketė humbur edhe ndonjė territor tė saj”. Duke u mbėshtetur nė kėtė maksimė tė “mėsueses sė jetės”, Patrik Mur ka nxjerrė edhe konkluzionin e tij politik, se “Serbia i ka humbur luftėrat, sė kėndejmi ėshtė e logjkishme, qė t’’i humbė edhe territoret e saj, dhe sė fundi edhe Kosovėn”. (Po aty). Mirėpo, realisht ky pėrfundim i analistit britanik nuk mund tė quhet i saktė nė asnjė aspekt, sepse Serbia as Mali i Zi nė luftėrat e tyre gjenocidale, tė zhvilluara nė hapėsirat e ish-Republikės Socialiste federative tė Jugosllavisė(RSFJ) gjatė viteve 1990-1999, nėn drejtimin e Slobodan Milosheviqit, jo qė nuk e kanė humbur asnjė pėllėmbė territor tė tyre, por e kanė fituar njė copė tė mirė tė territorit tė huaj (me ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, dhe nė kolizion me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse “republika serbe”, ėshtė krijuar me forcė dhe me gjonocid nga Serbia dhe Mali Zi) kroato-mysliman, qė quhet “Republika Serbe” e Bosnjės.



Gjithashtu, Patrik Mur bie nė gabim (si nė aspektin historik, ashtu edhe nė atė politik), kur thotė se Serbia “e ka humbur Kosovėn”, tė cilėn Mur, pa u thelluar fare, e konsideron si territor tė humbur tė Serbisė. Ky ėshtė nonsens i pafalshėm pėr njė analist tė “kalibrit” tė marrėdhėnieve ballkanike, siē konsiderohet Patrik Mur, sepse Kosova e as pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike, kurrėnjėherė nuk kanė qenė territore indigjene as tė Serbisė, as tė Malit tė Zi, por vetėm territore shqiptare, tė koloniazuara dhe tė pushtuara me forcė dhe me gjenocid nga ana e tyre, qė nga viti 1806 e deri mė sot. Prandaj, nėse Serbia dhe Mali i Zi, do t’i humbin territoret e kolonizuara shqiptare, e pikėspari Kosovėn, kjo nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton se Serbia dhe Mali i Zi e kanė humbur territorin e tyre, por nė kėtė rast do tė thotė se, ata do ta humbin vetėm tė “drejtėn e pronėsisė koloniale” mbi Kosovėn dhe mbi territoret e aneksuara tė Shqipėrisė Etnike. Nė gracka tė interpretimeve tė kėtilla politike (qoftė me karakter tė brendshėm, qoftė me atė tė jashtėm), politika e mirėfilltė shqiptare, nevojitet tė reagojė aty pėr aty, duke i hudhur poshtė, si tendencioze dhe tė paqėndrueshme. Ka ardhur koha, qė tė mos ushqehemi me “thėrrimet tradicionale” tė huaja politike, duke i konsideruar ato si sensacionale dhe “objektive”, me qėllim qė t’i ngulfasim dhe plandosim pėrtoke idetė dhe vlerat tona origjinale politike, kombėtare dhe shtetėrore.



Pa dyshim se, pėrfundimi i luftės sė ftohtė dhe shembja e BRSS-sė nė 1989, ndryshoi raportet jo vetėm nė sistemin e marrėdhėnive ndėrkombėtare, por edhe nė Evropė dhe nė Ballkan. Si rrjedhim i krijimit tė njė gjendjeje tė kėtillė krejtėsisht tė re, dhe tė paparashikuar, erdhi nė shprehje edhe shkatėrrimi i RSFJ-sė sė Titos, si pasojė direkte e zhvillimit tė tri agresioneve dhe luftėrave gjenocidale tė Serbisė dhe Malit tė Zi kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės. Mirėpo, edhe pse Serbia dhe Mali i Zi i kanė humbur kėto luftėra, pėrfundimisht me disfatėn e tyre nė Kosovė mė 12 qershor 1999, shqiptarėt nuk arritėn qė definitivisht tė skapullohen nga hollokausti dhe tirania koloniale serbomalazeze, as ajo sllave. Pėr statu quo-n e mosēlirimit antikolonial dhe tė mosartikulimit tė procesit tė ribashkimit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, nuk mund tė fajėsohen vetėm Bashkimi Evropian(BE-ja) dhe protagonistėt e politikės sė saj ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur koloniale shqiptare nė Ballkan, por para sė gjithash fajin dhe pėrgjegjėsinė kryesore e kanė tė ashtuquajturat politikat dispersive kozmopolite shqiptare.



Pėr shkak tė politikės pushtuese hegjemoiste tė Unionit tė SMZ-sė (qė shkaktoi tri gjenocide tragjike mbi popujt kroat, shqiptar dhe boshnjak mysliman), politikės sė jashtme dhe diplomacisė shqiptare iu patėn hapur shtigje tė pakufizuara veprimi nė arenėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Mirėpo, fatkeqėsisht, kjo gjatė periudhės dhjetėvjeēare(derisa SMZ-ja ishte e izoluar nga sanksionet e OKB-sė dhe tė Evropės) nuk bėri asnjė potez tė leverdishėm politik pėr aktualizimin e zgjidhjes sė ēėshtje koloniale shqiptare nė Ballkan. Ajo qė ėshtė edhe mė absurde dhe mė e papranueshme pėr interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror shqiptar, politika zyrtare e Tiranės, nė vend se tė angazhohej nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė statusit kolonial tė shqiptarėve jashtė kufijve tė saj artificialė administrativė, kjo si interes tė vetin prioritar, e pėrqafoi taktikėn dhe stretgjinė e vjetėr sllave, tė imponuar nga Serbia dhe nga Malit i Zi. Nė kėtė mėnyrė diplomacia tiranase, i sakrifikoi me vetėdije tė plotė interesat vitale tė ēlirimit antikolonial dhe tė ribashkimit tė shqiptarėve, vetėm pėr vetėm qė tė mos i zhbalancojė marrėdhėniet e saj diplomatike, ekonomike dhe tregtare me Beogradin, me Podgoricėn, me Shkupin dhe me Athinėn. Si pasojė e njė diskursi tė kėtillė antiribashkim dhe anti-Shqipėr Etnike, si pavarėsia e Kosovės, ashtu edhe e trojeve tė tjera etnike shqiptare, kanė ngelur sėrish nė mėshirėn e kanonierave diplomatike tė kancelarive tė Evropės, dhe tė aleatėve tė saj tė boshtit sllav, tė cilėt me ēdo kusht, dhe nė forma tė ndryshme intgeruese-ripacifikuese po luftojnė qė shqiptarėt t’i detyrojnė, tė heqin dorė nga lufta e tyre e drejtė politike antikoloniale dhe e ribashkimit.



Pėrderisa politika e jashtme dhe diplomacia e Tiranės (pėrmes ambicieve dhe justifikimeve sterile tė integrimeve tė ndryshme, tė imponuara nga jashtė) sheshit dhe, pa kurrfarė turpi favorizojnė interesat tradicionale afatgjata tė politikės militariste dhe kolonialiste tė Serbisė, tė Malit tė Zi, tė FYROM-it dhe tė Greqisė, janė tė brishta gjasėt pėr arritjen e pajtimit dhe tė konsensusit tė politikės shqiptare pėr ta shkallmuar pėrgjithmonė sundimin e egėr kolonial sllav nga tokat etnike shqiptare. Pavarėsisht nga dėshira dhe vullneti i ndėrgjegjės sė ideologjisė internacionaliste tė regjimit tė Fatos Nanos, qė tė “marshojė krah pėr krah” nėpėr “livadhet” integruese tė Bashkimit Evropian me partnerėt e tij kolonialistė sllavė ballkanikė, ky kurs i politikės zyrtare tė Tiranės, do tė ketė efekte shkatėrrimtare pėr procesin e pavarėsisė sė Kosovės, tė ribashkimit dhe tė ēlirimit tė Shqipėrisė Etnike. Pikėrisht, kėtu qėndron mospajtueshmnėria dhe esenca e divergjencave tė politikės imperative tė ribashkimit dhe tė politikės “integruese” internacionaliste shqiptare. Mjerisht, na pėlqeu ose jo, sot nė skenėn politike shqiptare kemi vetėm “dy parti” tė mėdha politike, pozicionalja qė favorizon strategjinė e huaj tė diktatit dhe tė ultimatumeve dhe, jopozicionalja qė ėshtė nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė mbrojtjes sė interesave gjithėkombėtare dhe gjithėshtetėrore shqiptare. Realisht, sikur tė mos kishin ardhur nė shpehje promovimi i interesave tė ngushta personale dhe karrieriste tė politikės pozicionale, pėrkatėsisht internacionaliste nė pushtet (Tiranė, Shkup, Prishtinė), ekziston mundėsia qė tė arrihet konsensusi nė shkallėn e pėrgjithshme kombėtare shqiptare me forcat politike kombėtare tė FBKSH-sė dhe tė trashėgimtarit tė Fronit Shqiptar, Leka Zogu I, si dhe tė partnerėve tė tyre, tė cilat haptazi (edhe pse, pikėsėpari, tė anatemuar nga pozicionalja internacionaliste shqiptare dhe nga strategėt e neoklonialzimit tė huaj, qė mbrojnė sferėn e interesit sllav nė tokat shqiptare dhe kroate) para opinionit tė brendshėm shqiptar dhe atij ndėrkombėtar, me plot tė drejt morale, politike, kombėtare dhe historike, kėrkojnė ēlirimin antikolonial dhe ribashkimin definitiv tė shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre etnike nė Ballkan. Kjo strategji e ribashkimit dhe e ēlirimit antikolonial gjithėkombėtar shqiptar ėshtė e drejtė, sepse as trashėgimtari i Fronit Leka Zogu I, as Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH) nuk po kėrkojnė pėrvetėsimin e asnjė pėllėmbe toke tė huaj jashtė kufijve etnikė shqiptarė, as mohimin e asnjė tė drejte kombėsive joshqiptare, qė sot ndodhen nė hapėsirat e Shqipėrisė Etnike (por i apostrofojnė qė tė gjithė ata, tė mbesin aty, ku edhe janė lindur dhe janė duke jetuar, duke i gėzuar tė gjitha liritė dhe tė drejtat e njeriut, sipas standardeve mė tė larta ndėrkombėtare), por po kėrkojnė (ashtu siē parashikojnė edhe Karta e OKB-sė, e drejta ndėrkombėtare, dhe rendi juridik pozitiv ndėrkombėtar) vetėm rikthimin e territoreve tė ankesuara dhe tė kolonizuara shqiptare brenda kufijve natyrorė etnikė shqiptarė. Kjo kėrkesė nuk ka kurrfarė karakteri anakronik politiko-ideologjik, partiak, as terrorist, as prirje antikombėtare, as antindėrkombėtare, por ėshtė kėrkesė e ligjshme dhe e drejtė, qė buron nga ndjenja, pėrgjegjėsia dhe ndėrgjegjja e lartė kombėtare atdhetare pėr tė shpėtuar qenien e pėrgjithshme shqiptare nga kolonializmi shekullor sllav. Kundėrshtimi (qoftė i brendshėn nga politika pozicionaliste-internacionaliste, qoftė nga politika hibride evrointegracionaliste me primesa tė ortodksizmit kolonilaist sllav) i platformės kombėtare dhe politike pėr ribashkimin e shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre etnike, ėshtė rruga dhe mjeti mė i efektshėm pėr imponimin e rendit totalitar, qė do tė shpie nė rifashizimin, nė ripacifikimin dhe nė rimilitarizimin sllav tė shqiptarėve nė Ballkan.



Dekalrata e trashėgimtarit tė Fronit Shqiptar, Leka Zogu I,

duhet tė mbėshtetet nga tė gjithė ata, qė e duan dhe lu-

ftojnė pėr ribashkimin dhe pavarėsinė e Shqipėrisė Etnike



Vizita e trashėgimtarit tė Fronit Shqiptar, Leka Zogu I, qė i bėri Kosovės (7-10 qershor, 2003) ka karakter historik, politik dhe kombėtar. Interesimi, gatishmėria dhe vullneti i Shkėlqesisė sė Leka Zogu I, qė pas gjashtėdhjetė vitesh ta shkelė dheun e Shqipėrisė Etnike(Kosovėn e



djegur, Kosovėn e plagosur..., por kurrė tė vrarė), vėrtet pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme historike si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr tė gjithė shqiptarėt, qė sot ende vuajnė nėn prangat e sundimit mizor kolonialist serbosllav, sepse ėshtė njė nga ata politikanė dhe atdhetarė shqiptarė, qė gjithmonė e ka pasur nė zemėr idealin dhe dashurinė e pashuar ndaj ribashkimit dhe ringjalljes sė Shqipėrisė Etnike. Kėtė preokupim tė idealit jetėsor, e shprehu me sinqeritet dhe me vendosmėri edhe gjatė takimeve tė tij protokolare me pėrfaqėsuesit e politikės zyrtare shqiptare nė Kosovė (Ibrahim Rugova, Nexhat Daci, Hashim Thaēi), si dhe nė Tribunėn e Bibliotekės Kombėtare nė Prishtinė, tė organizuar me rastin e kremtimit tė 125-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Pse vizitėn dhe deklartėn e peshuar politike kombėtare tė Shkėlqesisė Leka Zogu I, e konsiderojmė me rėndėsi hisorike dhe politike, arsyeja ėshtė shumė e thjeshtė, sepse pa dyshim do tė ndikojnė pozitivisht nė zgjimin, nė forcimin dhe nė ngritjen e moralit, tė ndėrgjegjės dhe tė pėrgjegjėsisė sė politikės pėr arritjen e konsensusit gjithėkombėtar shqiptar pėr tė mbėshtetur strategjinė dhe taktikėn politike tė ribashkimit dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe tė krahinave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.



Prandaj, sa ėshtė me peshė dhe i pashmangshėm pėr kombin shqiptar ribashkimi dhe uniteti, dėshmon edhe pėrmbajtja vizionale kombėtare dhe politike e deklaratės sė Shkėlqesisė Leka Zogu I, tė shprehur me rastin e parė tė vizitės sė tij historike nė Kosovė:

“Shpesh flitet pėr integrimin nė Evropė, por si mund tė integrohet kombi shqiptar nė Evropė pėrderisa ėshtė i copėtuar nė pesė shtete tė ndryshme. Neve na duhet tė bashkohemi, tė kemi ndėrgjegjėn kombėtare, kulturėn qė na duhet dhe atėherė mund tė vendosim pėr integrimin nė Evropė.”(Korrieri, 12.VI.2003, versioni elektronik). Ky objektiv prioritar dhe afatgjatė strategjik kombėtar dhe shtetėror, fatkeqėsisht nuk figuron nė asnjė agjendė tė sotme tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė sė Fatos Nanos. Teorikisht dhe praktikisht, kėtu qėndron fatalja e “keqkuptimit” dhe e mosunitetit tė forcave politike tė “moderuara”, qė i pėrkasin pozicionales internacionaliste, dhe forcave politike kombėtare shqiptare jashtėpozicionale, platforma politike gjithėkombėtare, e tė cilave, me plot tė drejtė e pėrjashton politikėn anacionale dhe internacionaliste tė Shqipėrisė, sepse ėshtė nė disfavor tė politikės shkolonizuese dhe tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike.



Edhe pse boshti simetrik i politikave zyrtare shqiptare (Tiranė-Prishtinė-Shkup) mbahet pėr “largpamėsi” dhe politikė tė “lartė moderuese”, duke injoruar Frontin politik pėr ribashkimin dhe ēlirimin antikolonial tė shqiptarėve, si “forca politike retrograde dhe jashtėkohe”, duhet ta kenė tė qartė se, nuk do ta kenė aq tė lehtė, qė sė pari ta bėjnė intgerimin me forcat kolonialiste sllave(Unioni SMZ, FYROM, Greqi) dhe me partnerėt etyre hibridizues, e mėpastaj tė integrohen nė Evropė si “tėrėsi shtetėrore” shqiptare. Edhe pse premtimet dhe “ndihmat humanitare janė tė mėdha”, qė politika pozicionale nė Shqipėri, me ēdo kusht ta heshtė kėrkesėn objektive dhe tė ligjshme tė shqiptarėve pėr ēlirim antikolonial dhe ribashkim, garnitura politike sė bashku me Fatos Nanon, nevojitet qė t’i rishqyrtojė objektivat prioritare tė politikės sė jashtme, dhe sė pari, si prioritet afatgjatė kombėtar dhe shtetėror, ta formulojė dhe zytarizojė strategjinė e mbrojtjes sė interesave gjithėkombėtare shqiptare, e jo vetėm ineteresat gjysmake dhe parciale tė Shqipėrisė sė stome tė cunguar(50%), duke injoruar kėshtu me prepotencė dhe me arrogancė tė frymės ideologjike interancionaliste, ēėshtjen e pazgjidhur koloniale tė Kosovės, si dhe tė trevave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.



Filozofia e politikės pushtetore e Fatos Nanos, dhe e partnerėve tė saj “tekanjozė”, sa mė parė tė jetė e mundur, duhet t’i frenojnė ambiciet latente anacionale, sepse forcat politike shqiptare, tė cilat janė vėnė nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė ribashkimit tė kombit dhe tė Shqipėrisė Etnike, nė asnjė mėnyrė, nuk do tė lejojnė, as nuk do tė pranojnė qė boshti diplomatik internacional Tiranė-Beograd, tė vendosė as pėr fatin e Kosovės, as pėr fatin e ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike. Edhe pse nė kėtė kontekst politika zyrtare e Nanos dhe e premierit tė Serbisė, Zoran Zhvikoviq, tanimė shpresojnė se, janė dakorduar, dhe “siguruar”, duke ushqyer iluzione se me ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar, Kosovėn dhe viset e tjera tė Shqipėrisė Etnike, sėrish do t’i lėnė tė integruara nė “baltėn e gjallė” tė sistemit kolonial serbosllav. Prandaj, pavarėsisht nga traktativat dhe mbėshtetja sa e hapur, sa fshehtė politikės sė jashtme tė Fatos Nanos nėpėr “minisamitet” e Ballkanit Perėndimor, dhe nga “marshėrutat historike” (pėr tė trashur miqėsinė komuniste-ortodkse sllave nė disafvor tė ēlirimit antikolonial shqiptar nė Ballkan) tė shuttle diplomacisė sė Ilir Metės (ministėr i Jashtėm) nė Beograd, nė Athinė dhe nė Bjellorusi, pėr fatin e Kosovės dhe tokave tė tjera, tė kolonizuara nga sllavėt, nuk do tė vendosė mė as “fuqia e pakufizuar” e regjimit socialist tė Fatos Nanos, as “fuqia e pakufizuar” kolonialiste e regjimit tė Nebojsha Ēoviqit (nėnkryetar i qeverisė serbe), e as “triada” e kokės sė frontit ortodoks sllav (Rusia-Ukraina-Bjellorusia), por vetė populli shqiptar i Kosovės dhe i hapėsirave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike. Tanimė, ka perėnduar ajo “kohė e artė” kur Serbia me aleatėt e saj ballkanikė dhe evropianė ka mundur ta vulosin fatin e robėrisė koloniale tė shqiptarėve.



Gabimi i pafalshėm i politikės pozicionale shqiptare qėndron nė faktin se kjo pa kurrfarė argumentesh tė qėndrueshme po i mohon pėrpjekjet dhe luftėn politike tė forcave ēlirimtare kombėtare antikolonialiste shqiptare, tė cilat (ashtu sikurse Lidhja Kombėtare Shqiptare e Prizrenit 1878) nė Programin e tyre politik parashikojnė ēlirimin dhe ribashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare. Ky objketiv historik, kombėtar, territorial dhe politik, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė quhet, e pėr mė tepėr, tė cilėsohet si “anakronizėm politik”, ashtu siē po vepron “politika e moderuar” e sotme shqiptare, duke e ndarė nė dysh gjysmėn e trupit tė saj, vetėm pėr hir tė “kuptimit” dhe tė pėrvetėsimit tė segmenteve integrale dhe multinacionale tė politikės matematikore evropiane dhe rajonale. Nė tė vėrtetė, sot, bashkėsia ndėrkombėtare (e karakterizuar nga amplituda lėvizėse e botės moderne) pėrbėhet nga shumė shtete multinacionale. Mirėpo, nė thelb kėto janė nacionale, sepse njeriu nuk mund tė jetė anacional dhe mbinacional, i ēėrrėnjosur nga trualli i lindjes dhe i gjenealogjisė sė tij etnike. Ndjenja e sigurisė dhe e dinjitetit atė lidhė ngusht me atdheun-shtetin dhe me kufijtė e tij. Pėr kėtė arsye, edhe flitet, edhe jetohet, edhe veprohet pėr mbrojtjen e interesave kombėtare dhe shtetėrore tė njė populli. Pa vetėdijen kombėtare dhe atdhetare, njeriu do tė gjendej nė pozitė pasigurie, i pėrbuzur, pa dinjitet dhe, mbi tė gjitha, do tė ndjehej si njė “plaēkė” e tretur nėpėr labirintet e botės. Pikėrisht, pėr kėtė arsye planerėt dhe ideologėt e multietnikizimit, tė uniformitetit dhe tė militarizimit tė vetėdijes internacioanle, ndėrgjegjėn dhe luftėn kombėtare dhe patriotike tė lėvizjeve ēlirimtare antikoloniale (siē ėshtė FBKSH-ja dhe strukturat e saj pėrkatėse kombėtare) pėr mbrojtjen e interesit kombėtar dhe shtetėror tė popujve tė tyre, e cilėsojnė si “nacionaliste”, “terroriste”, “separatiste” e tė tjera. Kjo strategji e huaj “universale” me pėrmasa ndėrkombėtare, ipso facto nuk ofron asgjė tė re, tė dobishme dhe shpresėdhėnėse pėr popujt dhe vendet e vrafėra dhe kolonizuara siē ėshtė Kosova dhe territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike nė zemėr tė Evropės, veēse frikė, skepticizėm, kaos, pasiguri, e jo kurrfarė paqeje, lirie, zhvillimi dhe perspektive tė vėrtetė pėr njė tė ardhme mė tė lumtur, mė tė begatė dhe mė tė sigurt tė njerėzimit, sidomos tė atyre vendeve dhe popujve, qė sot gjenden buzė greminės ekonomike dhe asaj koloniale, siē ėshtė 50% e Shqipėrisė Etnike.



Gjithashtu, mesazhin e deklaratės pėr bashkimin kombėtar tė Shkėlqesisė, Leka Zogu I, duhet kuptuar drejt dhe pa taktizime dhe spekulime tė “politikės ditore” tė ideologjisė hibride socialiste, dhe tė “modernes kolonialiste”, e cila fatkeqėsisht ėshtė nė dikskurs tė skajshėm me pikėpamjet dhe me qėndrimet politike-kombėtare shqiptare tė Shkėlqesisė Leka Zogu I, me ato tė Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH), si dhe me ato tė tė gjithė partnerėve politikė tė kėtyre dy instutcioneve tė rėndėsishme kombėtare shqiptare, qė janė vėnė si kėshtjellė e pamposhtuar e mbrojtjes sė konceptit strategjik tė ribashkimit dhe pavarėsisė sė Kosovės, pėrkatėsisht Shqipėrisė Etnike.



Ėshtė domosdoshmėri e pashmangshme e kohės, qė si faktori zyrtar politik shqiptar, ashtu edhe ai ndėrkombėtar, ta respektojnė dhe ta pranojnė realisht faktorin politik shqiptar, i cili ėshtė vėnė nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė avancimit dhe artikulimit tė mbrojtjes sė interesave kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve nė Ballkan. Pa respektimin e faktorit politik shqiptar, i cili ėshtė antitezė e politikės dhe e sundimit kolonial serbosllav nė Ballkan, nuk ka gjasė reale, qė tė arrihet ndonjė kompromis politik me serbėt, me malazezėt, me maqedonėt, ose me grekėt (nė kurriz tė ribashkimit dhe tė pavarėsisė sė Kosovės-Shqipėrisė Etnike), pavarėsisht nga “gatishmėria” dhe “vullneti” i tyre politik, qė tė “ndihmojnė integrimin” e shqiptarėve nė shkallė rajonale dhe evropiane.


Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i “American Diplomacy”, North Carolina, USA