22/06/2003

 http://www.korrieri.com/
Ballkani, pjese e Evropes se Bashkuar
Deklarata perfundimtare e Samitit te Selanikut Bashkimi Evropian-Ballkani Perendimor

Ne, Kreret e Shteteve ose te Qeverive te Shteteve anetare te Bashkimit Evropian, shtetet e pranuara dhe kandidate, Shqiperia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Ish Republika Federale e Maqedonise, Serbia dhe Mali i Zi, si kandidate potenciale, dhe Presidenti i Komisionit Evropian, ne prani te Presidentit te Parlamentit Evropian, Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit/Perfaqesuesit te Larte, Perfaqesuesit te Posacem te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve Bashkuara ne Kosove, Koordinatorit te Posacem te Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore dhe Perfaqesuesit te Larte per Bosnje-Hercegovine, u takuam ne Selanik dhe rame dakord per sa me poshte:



1. Ne te tere ndajme vlerat e demokracise, shtetit ligjor, respektimit te te drejtave te njeriut dhe minoriteteve, solidaritetit dhe ekonomise se tregut, ne dijeni te plote se ato perbejne themelet e Bashkimit Evropian. Respektimi i te drejtes nderkombetare, paprekshmeria e kufinjve nderkombetare, zgjidhja paqesore e konflikteve dhe bashkepunimi rajonal jane parime te rendesise me te larte, te cilave ne te tere u jemi perkushtuar. Ne denojme fuqimisht ekstremizmin, terrorizmin dhe dhunen, qofshin ato te motivuara etnikisht, politikisht apo kriminalisht.



2. BE-ja thekson perkrahjen e saj te qarte ndaj perspektives evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. E ardhmja e Ballkanit eshte ne Bashkimin Evropian. Zgjerimi i vazhdueshem dhe nenshkrimi i Traktatit te Athines, ne prill 2003, frymezoi dhe nxiti vendet e Ballkanit Perendimor per te ndjekur te njejten rruge te suksesshme. Tashme, sfida e madhe qe kemi perpara eshte pergatitja per integrim ne strukturat evropiane dhe anetaresimi perfundimtar ne Bashkimin Evropian, nepermjet miratimit te standardeve evropiane. Shpejtesia e levizjes perpara ndodhet ne duart e vendeve te rajonit.

Vendet e Ballkanit Perendimor ndajne plotesisht objektivat e bashkimit ekonomik dhe politik dhe presin me padurim bashkimin ne nje BE qe eshte me e fuqishme ne ndjekjen e objektivave thelbesore dhe me e pranishme ne bote.

3. Miratimi, nga Keshilli i Evropes, i "Axhendes se Selanikut per Ballkanin Perendimor: Levizja drejt Integrimit Evropian", perfaqeson nje hap te ri te rendesishem ne marredheniet e privilegjuara midis BE-se dhe Ballkanit Perendimor. Permbajtja e saj do te konsiderohet si axhenda jone e perbashket, dhe ne te tere do t'i perkushtohemi zbatimit te saj. Vendet e Ballkanit Perendimor do te perqendrojne perpjekjet e tyre ne permbushjen e rekomandimeve, te cilave i referohet axhenda.

4. Ne njohim se Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit (SAP) do te mbetet kuadri i drejtimit evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor, deri ne nje anetaresim te ardhshem. Procesi dhe perspektivat qe ofron procesi, sherbejne si spirance per reformen ne Ballkanin Perendimor, ashtu sic ka ndodhur edhe me vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore. Progresi i secilit vend drejt BE-se, varet nga meritat e tij ne permbushjen e kritereve dhe kushteve te Kopenhages vendosur per procesin e SAP dhe konfirmuar ne deklaraten perfundimtare te Samitit te Zagrebit, nentor 2000. Vendet e Ballkanit Perendimor vleresojne se tepermi mekanizmin e raportit vjetor te SAP-it, bazuar mbi raportet e Komisionit, dhe perkushtohen te zbatojne rekomandimet e tij.

Vendet e Ballkanit Perendimor mirepresin vendimet e BE-se per te perforcuar politiken e Stabilizimit dhe Asociimit ne rajon dhe ta pasurojne ate me elemente nga pervoja e zgjerimit. Ata mirepresin ne menyre te vecante fillimin e Partneriteteve Evropiane, si dhe vendimet per rritjen e bashkepunimit ne fushat e dialogut politik dhe Politikes se Perbashket te Jashtme e te Sigurimit, bashkepunimin Evropian, perkrahjen per ndertimin e institucioneve dhe hapjen e programeve te Komunitetit.

5. Ne perkrahim zbatimin e plote te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara lidhur me Kosoven dhe politiken e UNMIK-ut te "standardeve para statusit"; ne qendrojme te perkushtuar ndaj marreveshjeve te Dejton/Parisit dhe nxisim zbatimin e plote te marreveshjes se Ohrit dhe Beogradit. Vendet e BE-se dhe Ballkanit Perendimor perkrahin plotesisht Gjykaten Kriminale Nderkombetare, duke kujtuar vendimet perkatese te BE-se. Vendet e Ballkanit Perendimor premtojne bashkepunim te plote e te qarte me Gjykaten Kriminale Nderkombetare per ish Jugosllavine. Puna e saj, ne te gjitha ceshtjet e hapura, perfshire edhe transferimin ne Hage te te gjithe te akuzuarve, duhet te lejohet te ece perpara pa vonesa. Dhenia e drejtesise per krimet e luftes eshte nje domosdoshmeri ligjore, politike e morale, ku te gjithe ne jemi te angazhuar.

Kthimi i vazhdueshem i refugjateve dhe te shperngulurve eshte kritike per ripajtime etnike dhe nje tregues i nje pjekurie demokratike; ajo eshte nder prioritetet me te medha te axhendes sone. Ne theksojme rolin e arsimit dhe kultures ne nxitjen e tolerances, sigurimin e bashkejeteses etnike dhe fetare dhe ndertimit te shoqerive demokratike moderne.

Fragmentarizimi dhe ndarjet sipas kufinjve etnike nuk jane ne perputhje me perspektiven evropiane, e cila duhet te veproje si nje katalizator per problemet ne rajon.

Fillimi i punes se Misionit Policor te BE-se ne Bosnje-Hercegovine dhe operacionit "Concordia" ne ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, jane prova konkrete te angazhimit te BE-se ne Ballkanin Perendimor.

Ndersa BE-ja po forcon perkushtimin e saj ne Evropen Juglindore, ne menyre te dukshme ne operacionet policore dhe te sigurimit, eshte e nevojshme edhe angazhimi i vazhdueshem i aktoreve te tjere nderkombetare. Ne te tere vleresojme lart bashkepunimin e ngushte midis BE-se, Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s ne rajon, brenda kuadrit te Rezolutave te Kombeve te Bashkuara, si dhe rolin e organizatave te tjera nderkombetare dhe institucioneve financiare qe veprojne ne kete zone. Ne, gjithashtu, inkurajojme bashkerendimin e ngushte te aktiviteteve te tyre.

6. Krimi i organizuar dhe korrupsioni perbejne nje pengese reale te stabilitetit demokratik, shtetit ligjor, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit te shoqerise civile ne rajon, si dhe nje burim shqetesimesh te renda per BE-ne. Luftimi i tyre perben nje prioritet madhor. Vendet e Ballkanit Perendimor angazhohen te percaktojne dhe zbatojne masat e parashikuara ne procesin qe pasoi Konferencen e Londres, nentor 2002, pershkruar edhe ne Axhenden e Selanikut. Kujdes i vecante duhet t'i jepet luftimit te trafikimit te qenieve njerezore. Vendet e Ballkanit Perendimor gjithashtu angazhohen ne masa konkrete ne perputhje me Axhenden e Selanikut dhe dokumentet e Konferences se Ohrit, maj 2003, ne menyre qe te perballohet ne menyre efikase imigracioni i paligjshem dhe permiresimi i sigurimit dhe menaxhimit te kufinjve.

7. Ne pranojme rendesine qe popujt e Ballkanit Perendimor i kane dhene perspektives se liberalizimit te regjimit te vizave nga BE-ja. Ne njohim se progresi varet nga zbatimi i reformave madhore ne fusha te tilla si perforcimi i shtetit ligjor, luftimi i krimit te organizuar, korrupsionit dhe migracionit te paligjshem, dhe forcimit te kapacitetit administrativ ne kontrollin e kufirit dhe sigurise se dokumentacioneve. Vendet e Ballkanit Perendimor pershendesin qellimin e Komisionit per te zhvilluar diskutime brenda kuadrit te Procesit te Stabilizim dhe Asociimit, me secilin prej vendeve te Ballkanit, lidhur me kerkesat se si te cohen perpara keto ceshtje ne kushte konkrete.

8. Begatia ekonomike eshte thelbesore per stabilitetin dhe demokracine afatgjate ne rajon. Kerkohet qe perpjekjet kembengulese dhe reformat strukturore te vendosin funksionimin e ekonomise se tregut, te arrijne zhvillim te vazhdueshem dhe te sigurojne punesim.

Ne njohim rendesine e zhvillimit te rrjeteve dhe infrastrukturave moderne ne energji, transport dhe telekomunikacion ne rajon, ne perputhje me Rrjetet Mbare-Evropiane. Ne nxisim mobilizimin e metejshem te perkrahjes nderkombetare ne keto fusha, kryesisht nepermjet Bankes Evropiane te Investimeve, Institucioneve te tjera Financiare Nderkombetare, dhe investimeve private.

Vendet e Ballkanit Perendimor mirepresin vendimet e BE-se per te shqyrtuar masa te metejshme per rritjen e tregtise me to, per te zgjeruar Tregun e Energjise se Brendshme ne rajon dhe per te vendosur nje dialog te rregullt ekonomik me secilin vend te rajonit.

Duke marre parasysh se ndermarrjet e vogla dhe te mesme jane burimi kryesor i vendeve te punes, risia dhe pasuria jane thelbesore per funksionimin e ekonomive konkuruese te tregut; per kete arsye, vendet e Ballkanit Perendimor i perkushtohen parimeve te politikes shprehur ne Karten Evropiane per Ndermarrjet e Vogla, si dhe per te marre pjese ne zbatimin e saj.

9. Ne theksojme edhe nje here se afrimi me BE-ne duhet te ece perkrah zhvillimit te bashkepunimit rajonal. Vendet e Ballkanit Perendimor dhe, aty ku eshte e zbatueshme, vendet e tjera te rajonit, angazhohen te nxisin objektivat dhe nismat konkrete, pershkruar edhe ne Axhenden e Selanikut, ne fushat e tregtise se lire rajonale, levizjes pa viza brenda rajonit, mbledhjes se armeve te lehta, krijimit te tregjeve rajonale per energji elektrike dhe gaz, zhvillimit te infrastruktures se transportit, energjise dhe telekomunikacionit, menaxhimit te mjedisit dhe sistemit ujor, bashkepunimit nderkufitar dhe bashkepunimit parlamentar.

Ne rikonfirmojme perkrahjen tone ndaj Paktit te Stabilitetit per Evropen Juglindore ne rolin e saj plotesues ne Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit dhe ne zbatimin e objektivave baze te saj. Ne e ftojme ate te perqendrohet ne detyra te vecanta, sugjeruar ne Axhenden e Selanikut. Ne perkrahim nismat e bashkeveprimit rajonal, si Procesi per Bashkepunim i Evropes Juglindore (SEECP), Nisma Adriatik-Jon dhe Nisma e Evropes Qendrore. Ne nxisim me tej bashkepunimin midis Komisionit Evropian, Paktit te Stabilitetit dhe SEECP, e cila gradualisht po behet zeri i rajonit.

10. Qe nga takimi yne i Zagrebit, nentor 2000, progres i konsiderueshem eshte bere ne drejtim te stabilitetit, demokracise dhe rigjenerimit ekonomik ne te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, ne te mire te popujve te tyre dhe te Evropes ne teresi. Te gjitha vendet e rajonit gjithashtu kane bere progres ne avancimin e tyre drejt BE-se. Nje krahasim me tre vitet e meparshme, tregon rrugen qe eshte pershkuar prej tyre. Ne te njejten kohe, vendet e Ballkanit Perendimor, te ndergjegjshem se kane ende shume per te bere, angazhohen te intensifikojne ritmin e reformave. Bashkimi Evropian u garanton perkrahje te plote perpjekjeve te tyre.

***

Ne rame dakord te takohemi periodikisht ne takime te niveleve tona, ne kuadrin e nje forumi BE-Ballkani Perendimor, per te diskutuar ceshtje me rendesi te perbashket, per te pare progresin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne rrugen e tyre drejt Evropes dhe per te shkembyer me to pikepamjet mbi zhvillimet madhore ne BE. Takime te tjera vjetore do te mbahen edhe ne nivel ministrash te jashtem dhe ministrash te Drejtesise dhe Puneve te Brendshme. Ne e mirepresim qellimin qe sjell Presidenca Italiane per organizimin e takimit te pare te ketij lloji ne fund te vitit: Edhe ministrat e tjere mund te marrin pjese ne takime te tilla, kur t'u jepet mundesia.

Selanik, 21 qershor 2002


Reforma per rezultate konkrete
Nga Alfred MOISIU, President i Republikes*

Eshte nje kenaqesi e madhe per te gjithe ne vendet e Ballkanit Perendimor, deri dje te dominuar nga konfliktet dhe problematika serioze, per zgjidhjen e te cilave, ne me teper se nje rast, kane qene te angazhuara drejteperdrejti SHBA dhe Evropa, sot te ndodhemi ne Selanik, ne kete Samit te BE-se, i cili do te konfirmoje e do te beje me te afert te ardhmen e vendeve te Ballkanit Perendimor si pjese e Evropes dhe e BE-se.

Gjithashtu ne pershendesim ftesen e BE-se qe ka bere te mundur pranine e perfaqesuesve te Kosoves ne kete Samit dhe e vleresojme ate si fillimin e perfshirjes se Kosoves dhe te qytetareve te saj ne proceset integruese evropiane.

Ne cmojme se dokumenti i adoptuar nga BE-ja, "Axhenda e Selanikut per Ballkanin Perendimor" parashikon rrugen qe do te duhet te pershkojne vendet tona permes procesit te Stabilizim-Asociimit per t'u bere kandidate dhe deri ne pranimin tone perfundimtar ne BE.

Nuk ka asnje dyshim se vendet tona do te vazhdojne te punojne se toku dhe vecmas per te permbushur standartet dhe kerkesat e BE-se. Keshtu, Shqiperia do te thelloje reformat e pergjithshme demokratike dhe do te synoje arritjen e rezultateve konkrete, ne konsolidimin e institucioneve te shtetit te se drejtes, duke intensifikuar luften kunder korrupsionit, trafiqeve, krimit te organizuar, plage te theksuara te shoqerive post komuniste te rajonit tone, sherimi i se cilave kerkon edhe angazhimin e perbashket te vendeve tona.

Shqiperia dhe faktori shqiptar kane luajtur dhe do te vazhdojne te luajne nje rol me rendesi ne paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe do te mbeten faktore aktive ne proceset bashkepunuese e integruese ne rajon.

Por, ne gjykojme se duke u nisur nga vecorite specifike dhe problemet e vecanta te secilit vend, edhe ndihma dhe asistenca e BE-se lipset te jete ne perputhje e ne harmoni me keto specifika dhe e diferencuar per cdo vend. Vetem keshtu do te mund te shkurtohej hapesira midis periudhes se Stabilizim - Asociimit dhe kandidimit tone. Ne kete kontekst, ne vleresojme se eksperienca e fituar nga BE-ja per pranimin e anetareve dhe kandidateve te rinj, mund t'i sherbente me se miri qellimit te mesiperm.

Po ashtu, ne gjykojme se realizimi i qarkullimit te lire midis vendeve te Ballkanit Perendimor dhe me pas midis vendeve tona dhe atyre te Europes se Bashkuar, perben nje premise te domosdoshme per nxitjen e zhvillimit te rajonit tone dhe futjen e nje fryme te lire evropiane edhe te qytetaret tane.

Samiti do te kontribuoje, jo vetem ne institucionalizimin e perspektives europiane te rajonit tone, por do te hape qarte rrugen drejt nje faze me te avancuar ne procesin e integrimit europian.

Duke perfunduar, e ndjej te domosdoshme te ve ne dukje vleresimin tone maksimal per vemendjen dhe kujdesin e BE-se dhe te gjithe vendeve anetare per vendet e Ballkanit Perendimor. Deshiroj gjithashtu te falenderoj perzemersisht vendin organizator, Greqine, per perpjekjet dhe mbeshtetjen qe Presidenca greke i ka dhene Ballkanit Perendimor gjate gjithe ketij viti, si dhe per kushtet e mrekullueshme te krijuara per kete Samit, te cilat do ndikojne ne suksesin e tij.

* Fjala zyrtare mbajtur ne Samitin e Selanikut

Fjala e presidentit shqiptar Alfred Moisiu nė Samitin e Selanikut

Lajmi i ores 12:00 PM

Alfred Moisiu

SELANIK (21 Qershor) - Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr tė gjithė ne vendet e Ballkanit Perėndimor, deri dje tė dominuar nga konfliktet dhe problematika serioze, pėr zgjidhjen e tė cilave, nė mė tepėr se njė rast, kanė qenė tė angazhuara drejtėpėrdrejti SHBA dhe Evropa, sot tė ndodhemi nė Selanik, nė kėtė Samit tė BE-sė, i cili do tė konfirmojė e do tė bėjė mė tė afėrt tė ardhmen e vendeve tė Ballkanit Perėndimor si pjesė e Evropės dhe e BE-sė. Gjithashtu ne pėrshėndesim ftesėn e BE-sė qė ka bėrė tė mundur praninė e pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė kėtė Samit dhe e vlerėsojmė atė si fillimin e pėrfshirjes sė Kosovės dhe tė qytetarėve tė saj nė proēeset integruese evropiane. Ne ēmojmė se dokumenti i adoptuar dje nga BE-ja, "Axhenda e Selanikut pėr Ballkanin Perėndimor" parashikon rrugėn qė do tė duhet tė pėrshkojnė vendet tona pėrmes proēesit tė Stabilizim-Asociimit pėr t'u bėrė kandidate dhe deri nė pranimin tonė pėrfundimtar nė BE. Nuk ka asnjė dyshim se vendet tona do tė vazhdojnė tė punojnė sė toku dhe veēmas pėr tė pėrmbushur standartet dhe kėrkesat e BE-sė. Kėshtu, Shqipėria do tė thellojė reformat e pėrgjithshme demokratike dhe do tė synojė arritjen e rezultateve konkrete, nė konsolidimin e institucioneve tė shtetit tė sė drejtės, duke intensifikuar luftėn kundėr korrupsionit, trafiqeve, krimit tė organizuar, plagė tė theksuara tė shoqėrive post komuniste tė rajonit tonė, shėrimi i sė cilave kėrkon edhe angazhimin e pėrbashkėt tė vendeve tona. Shqipėria dhe faktori shqiptar kanė luajtur dhe do tė vazhdojnė tė luajnė njė rol me rėndėsi nė paqen dhe stabilitetin e Ballkanit dhe do tė mbeten faktorė aktivė nė proēeset bashkėpunuese e integruese nė rajon. Por, ne gjykojmė se duke u nisur nga veēoritė specifike dhe problemet e veēanta tė secilit vend, edhe ndihma dhe asistenca e BE-sė lipset tė jetė nė pėrputhje e nė harmoni me kėto specifika dhe e diferencuar pėr ēdo vend. Vetėm kėshtu do tė mund tė shkurtohej hapėsira midis periudhės sė Stabilizim - Asociimit dhe kandidimit tonė. Nė kėtė kontekst, ne vlerėsojmė se eksperienca e fituar nga BE-ja pėr pranimin e anėtarėve dhe kandidatėve tė rinj, mund t'i shėrbente mė sė miri qėllimit tė mėsipėrm. Po ashtu, ne gjykojmė se realizimi i qarkullimit tė lirė midis vendeve tė Ballkanit Perėndimor dhe mė pas midis vendeve tona dhe atyre tė Europės sė Bashkuar, pėrbėn njė premisė tė domosdoshme pėr nxitjen e zhvillimit tė rajonit tonė dhe futjen e njė fryme tė lirė evropiane edhe tė qytetarėt tanė. Samiti i sotėm do tė kontribuojė jo vetėm nė institucionalizimin e prespektivės europiane tė rajonit tonė, por do tė hapė qartė rrugėn drejt njė faze me tė avancuar nė procesin e integrimit europian. Duke pėrfunduar, zoti kryetar i seancės dhe kryetarė tė delegacioneve, e ndjej tė domosdoshme tė vė nė dukje vlerėsimin tonė maksimal pėr vemėndjen dhe kujdesin e BE-sė dhe tė gjithė vendeve anėtare pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. Dėshiroj gjithashtu tė falenderoj pėrzemėrsisht vendin organizator, Greqinė, pėr pėrpjekjet dhe mbėshtetjen qė Presidenca greke i ka dhėnė Ballkanit Perėndimor gjatė gjithė kėtij viti, si dhe pėr kushtet e mrekullueshme tė krijuara pėr kėtė Samit, tė cilat do ndikojnė nė suksesin e tij. anjo/dxh (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/