21/06/2003 - http://www.korrieri.com/

Zgjedhjet, partite e vogla ne alarm
Miratimi nga PS e PD i ligjit te ri per zgjedhjet sjell reagimin e "te vegjelve". Ankimim ne Gjykaten Kushtetuese, mosdekretim nga Moisiu dhe nje koalicion kunder Nanos e Berishes, ne planet e partive te vogla. Por OSBE kembengul: "Nje hap i madh per demokracine shqiptare"

Armando META

TIRANE - Miratimi i ligjit per zgjedhjet ne Kuvend, me votat e deputeteve te PS dhe PD, ka peshtjelluar skenen politike shqiptare. Drejtuesit e partive te vogla parlamentare, kane akuzuar dje ne kor per komplot elektoral lidershipin socialist dhe ate demokrat. Perballe ketij realiteti, deputetet e partive te vogla parlamentare te pozites dhe opozites, po perpiqen qe te gjejne format e reagimit, per te formesuar nje dige, e cila, do te ndalonte, sipas tyre, jo vetem vershimin e manipulimit te zgjedhjeve qe kane pergatitur dy partite e medha, por edhe perpjekjet e tyre per te "shpelare" perfundimisht partite me te vogla nga skena politike. Format e reagimit qe po diskutohen me se shumti nga ana e krereve te partive te vogla, fillojne qe nga thirrja drejtuar Presidentit qe te mos dekretoje ligjin per zgjedhjet, deri tek ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese dhe krijimi i nje koalicioni elektoral, midis partive perberese te Koalicionit per Voten e Lire. Kryetari i PLL Eqrem Spahiu, thekson se PS dhe PD, duke votuar ligjin e ri per zgjedhjet, kane vendosur perfundimisht te vjedhin votat dhe te manipulojne zgjedhjet nepermjet ligjit. Ky, sipas tij, eshte shembulli me i keq dhe precedenti me i rrezikshem per shtetin ligjor, sepse Nano dhe Berisha, duke pare se kane humbur mbeshtetjen e shumices se shqiptareve, kane vendosur te vjedhin me ligj dhe te qeverisin me mbeshtetjen me te ulet te zgjedhesve. Ndersa deputeti republikan Maks Begeja, nenvizoi se miratimi ne Kuvend i ligjit per zgjedhjet, shenoi, jo vetem rekuiemin e procesit zgjedhor, por edhe aktin me te turpshem dhe sfiden me te madhe ndaj shteti ligjor dhe parimit te barazise ne zgjedhje. "Situata e krijuar eshte teresisht e papranueshme. Mendojme t'i drejtohemi per ankimim edhe Gjykates Kushtetuese, per faktin se disa amendamente kane qene ne kundershtim flagrant me Kushtetuten. Kjo gje eshte nenvizuar edhe nga ekspertet e ODIHR, te cilet kane analizuar amendamentet ne ligjin per zgjedhjet", thekson Begeja. Ndersa kryetari i grupit parlamentar te PD(r) Nard Ndoka, theksoi se miratimi i ligjit, eshte nje atentat qe i behet demokracise shqiptare, sepse synon qe procesi zgjedhor te kontrollohet nga dy partite, PS dhe PD, te cilat per vite me rradhe, sipas tij, kane qene dhe jane shembulli me i mire se, si vidhen votat dhe se si manipulohen zgjedhjet. "PS dhe PD injoruan plotesisht kerkesat e partive te vogla, te cilat perfaqesojne rreth 1/3 e elektoratit. Kjo eshte nje dhune e hapur dhe shkaterrim per proceset demokratike ne vend", thekson Ndoka. Ky i fundit nenvizon se Presidenti, nese vertete eshte garanti i Kushtetutes, nuk duhet te dekretoje ligjin e ri per zgjedhjet, jo vetem se nje numer amendamentesh jane antikushtetues, por edhe per faktin se shkelet haptazi barazia e subjekteve politike ne zgjedhje, gje qe perkthehet si shkelje e te drejtave te njeriut. Ndoka deklaron se reformatoret do te ndjekin rrugen institucionale te protestes se tyre, duke cuar per ankimim ligjin e ri per zgjedhjet ne Gjykaten Kushtetuese. Ndersa deputeti i PDR Dashamir Shehi, komenton se Ligji i ri per Zgjedhjet, eshte forma me e shemtuar se si Nano dhe Berisha, kane vendosur qe te mbijetojne ne skenen politike shqiptare. "Tashme shqiptaret me zor, edhe nese nuk u pelqen, jane te detyruar, ose te rrine ne shtepi, ose te shkojne e te votojne midis Nanos dhe Berishes. Trishtim me te madh per nje popull ne kete lloj perzgjedhje nuk ka", thekson Shehi.

Drejtuesit e partive te vogla deklaruan se perballe ketij realiteti kane vendosur qe te therrasin forumet drejtuese dhe vendimarrese te partive, me qellim marrjen e vendimeve se si do te reagohet ne te ardhmen. Ajo qe eshte e qarte, sipas tyre, eshte fakti se, eshte shuar drita ne fund te tunelit, mbi mundesine e bashkepunimit elektoral ne zgjedhjet vendore me dy forcat e medha politike.



 
21 Qershor, 2003 Shekulli
 http://www.shekulli.com.al/

Miratimi i ligjit zgjedhor detyron partitė e vogla qė t’i drejtohen tė hėnėn Gjykatės Kushtetuese

Kodi Zgjedhor, 9 parti tė vogla ankohen tek Abdiu

Aleatėve tė PD -sė dhe PS-sė u mungojnė dy firma pėr tė vėnė nė lėvizje Kushtetuesen

Nevila Perndoj
TIRANE- Partitė e vogla pozitė-opozitė do tė ankimojnė ndryshimet e Kodit Zgjedhor nė Gjykatėn Kushtetuese. Pas miratimit tė Kodit Zgjedhor nė Kuvend, drejtues tė partive tė vogla deklaruan dje se ata do t’i drejtohen Gjykatės Kushtetuese pėr tre ēėshtje thelbėsore, tė cilat ata i cilėsojnė si antikushtetuese pėr zgjedhjet e ardhshme lokale. Tė vegjlit nuk kanė hartuar ende njė dokument tė pėrbashkėt por parimisht ata shprehen se janė tė gatshėm tashmė qė tė falen pranė institucionit kushtetues. Nėnkryetari i PDR-sė, Nard Ndoka theksoi dje se: “Kodi ka probleme antikushtetuese me amendimet qė kanė pėrgatitur dy ish-bashkėkryetarėt e komisionit bipartizan, Ruka dhe Gjana. Mendoj se mund tė merret edhe njė vendim tjetėr i rėndėsishėm pėr tė dėrguar njė ankimim pranė Gjykatės Kushtetuese”. Tė njėjtin opinion dha dje edhe kryetari i Partisė Demokratike tė Rinovuar, Dashamir Shehi. “Unė mendoj se nė njė vend ku shkelen disa aspekte kushtetuese ėshtė mirė qė t’i drejtohemi Gjykatės Kushtetuese”, -tha Shehi. Pėr firmosjen e njė dokumenti ankimues drejtuar Gjykatės Kushtetuese kanė rėnė dakord dje tė gjithė krerėt e partive tė vogla tė opozitės. Kėtė radhe, iniciativės sė tyre i janė bashkėngjitur edhe partitė e vogla tė maxhorancės. Kryetari i PAD-sė, Neritan Ceka deklaroi dje se amendimet pėr Kodin Zgjedhor pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės. Ndėrsa kryesocialdemokrati Skėnder Gjinushi u shpreh skeptik ndaj kėsaj iniciative. “Kėrkesa pėr nė Gjykatėn Kushtetuese ėshtė njė ēėshtje delikate sepse gjykatės kur iu kėrkua nė 2001 tė prononcohej pėr tė pavarurit apo pėr mandatet shtesė u prononcua gabim dhe atėherė ajo doli jashtė loje nga OSBE-ODIHR-i, tė cilėt i kėrkuan politikės qė nė asnjė mėnyrė tė mos lejonte tė pavarur. Vetė gjykata nuk e bėri kėtė gjė, pra nė kėtė drejtim ajo ėshtė e kompromentuar”, -tha dje Gjinushi. Edhe kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, e ka mbėshtetur qėndrimin nė fjalė duke shtuar se shanset pėr tė ndryshuar diēka pėrmes ankimimit nė Gjykatėn Kushtetuese janė tepėr tė pakta. “Ne do t’i drejtohemi javėn qė vjen Gjykatės Kushtetuese. Shanset pėr tė ndryshuar diēka janė minimale, sepse ekziston njė pėrvojė e hidhur e politizimit tė gjyqėsorit, qoftė edhe tė Kushtetueses nė vendin tonė”, -tha Dule. Gjithsej partitė e vogla plotėsojnė plot 26 vota, ēka nuk janė tė mjaftueshme pėr tė bėrė njė ankesė. Pėr kėtė arsye deputetėt e partive tė vogla parlamentare kanė kontaktuar edhe me disa deputetė tė pozitės dhe opozitės si Lekė Ēukaj, Petro Koēi, Taulant Dedja, Pjetėr Arbnori , Azgan Haklaj etj. pėr tė plotėsuar numrin e mjaftueshėm prej 28 firmash qė ligji kėrkon pėr tė bėrė njė ankesė pranė Gjykatės Kushtetuese. Votimi i zgjedhjeve nė njė raund, formula e ndarjes sė mandateve pėr proporcionalin si dhe mėnyra e rikompozimit tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve janė tre pikat pėr tė cilat partitė e vogla do tė kėrkojnė ndihmėn e Gjykatės Kushtetuese pėr tė pėrcaktuar nėse ēėshtjet nė fjalė janė ose jo nė kundėrshtim me Kushtetutėn.

Ceka: Zgjedhjet u kompromentuan
TIRANE- Presidenti i PAD-sė, Neritan Ceka, ashtu si nė seancėn parlamentare, ku u miratua Kodi i ri Zgjedhor e ka cilėsuar atė si njė ligj qė nuk siguron zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Sipas tij, amendamentet e Kodit pėrmbajnė shkelje tė rėnda kushtetuese. Madje Ceka mendon se edhe sikur tė rregullohen nenet e kontestuara, ose tė quajtura ndryshe shkelje, siē janė ato qė kanė tė bėjnė me trajtimin e mandateve shtesė nė zgjedhje, kėto tė fundit janė tė kompromentuara. Dhe ky kompromentim, sipas tij fillon qė nė momentin qė zgjedhjet kontrollohen nga dy partitė e mėdha. Ceka shprehu pakėnaqėsinė pėr mėnyrėn se si ėshtė pėrcaktuar tė merren vendimet nė komisionet zgjedhore. Presidenti aleancist e ka cilėsuar miratimin e njė ligji tė tillė “aventurė”. Sipas tij, ky nuk ėshtė njė kod qė siguron transparencė dhe zgjedhje tė rregullta.

 


Gjinushi: Ky Kod lejon tė “pavarurit”
Kryetari socialdemokrat Skėnder Gjinushi ka pėrmendur dje, njė ditė pas miratimit tė Kodit Zgjedhor nga Parlamenti, pikėrisht paketėn qė sipas tij ėshtė ofruar nga dy deputetėt e PS-sė dhe tė PD-sė. Sipas tij kjo paketė nuk pėrmirėson asgjė nga problemet qė u vunė re nė zgjedhjet e vitit 2001. Ai ka vėnė nė dukje si probleme mė shqetėsuese ēėshtjen e kandidatėve tė pavarur, shpėrndarjen e mandateve shtesė, e tė tjera probleme qė sollėn edhe mjaft kontestime pėr zgjedhjet e kaluara tė vitit 2001. Edhe nė seancėn plenare Gjinushi e cilėsoi antikushtetues ligjin e miratuar, madje ai tėrhoqi vėmendjen se nėse do tė shkohet nė zgjedhje me kėtė Kod mund tė bllokohen zgjedhjet. Problematike ėshtė, sipas tij, edhe kėrkesa qė bėhet pėr balancėn politike tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė kėrkon PD-ja. Ai u shpreh se KQZ politike dhe KQZ tė pavarur njėkohėsisht nuk mund tė ketė.


Dule: Kodi eliminon partitė e vogla
Kryetari i PBDNJ-sė Vangjel Dule ėshtė shprehur dje se partitė e vogla, pėrveēse preken nga Kodi i miratuar dy ditė mė parė, kėrkojnė tė shmangin me ēdo kusht bipolarizimin artificial qė duan t’i imponojnė realitetit politik shqiptar dy partitė e mėdha, PS-ja dhe PD-ja. Ashtu siē deklaroi edhe nė seancė parlamentare, Dule u shpreh se nėpėr komisione nuk garantohet vendimmarrja 50+1% tė votave. Nga amendamentet e propozuara nė paketėn e firmosur nga dy bashkėkryetarėt Et’hem Ruka dhe Jemin Gjana, thuhet qė zgjedhjet duhet tė zhvillohen me njė raund, kjo bazuar edhe nė rekomandimet e paszgjedhjeve tė fundit tė OSBE-ODIHR-it. PBDNJ ka firmosur tashmė njė marrėveshje bashkėpunimi me PS-nė, por ende nuk ėshtė saktėsuar ndonjė gjė pėrfundimtare, pasi nė kėmbim tė aleancės PBDNJ kėrkon zona tė lira nė disa zona tė jugut tė vendit.

OSBE pėrshėndet miratimin e Kodit Zgjedhor

TIRANE- Takimi i drejtuesve tė partive tė vogla me kryetarin e Prezencės sė OSBE nė Tiranės, Osmo Lipponen, duket se nuk ka shėrbyer pėr asgjė. Menjėherė pas miratimit tė Kodit Zgjedhor nė Kuvend, ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Osmo Lipponen deklaroi se: “Miratimi me konsensus i amendamenteve tė Kodit Zgjedhor ishte njė hap pėrpara jo vetėm pėr demokracinė parlamentare, por edhe pėr demokratizimin e jetės politike nė vend. Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri shpreh vlerėsimin e saj pėr kėtė zhvillim konsensual pėr komisionin dypalėsh. Amendimet trajtojnė ēėshtje qė lidhen me sistemin zgjedhor (votimin me njė raund), balancimin politik tė pėrfaqėsimit nė komisionet zgjedhore tė tė gjitha niveleve, kritere tė reja pėr caktimin e kufijve tė zonave zgjedhore, koalicionet, rolin e organeve shtetėrore dhe policisė gjatė procesit zgjedhor, listat e votuesve, mbulimin nga media tė procesit zgjedhor dhe ēėshtje tė tjera, shumė prej tė cilave ishin trajtuar si problematike edhe nė raportin pėrfundimtar tė ODHIR-it pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2001.
N.P


E Shtune, 21 Qershor 2003 KOHA JONE http://www.kohajone.com/

PARTITE E VOGLA, NJE PARTI E MADHE

Nente partite parlamentare pergatiten pern nje skeme te re ne sulm te dy partive te medha. Pas miratimit ne parlament te kodit elekoral, ku nente partite parlamentare te djathta dhe te majta kundershtuan kompromisin mes Rukes dhe Gjanes, keto forca politike tashme do te ndjekin rruge te tjera per te konretizuar nismen e tyre. Amendamentet e ndryshuara te kodit zgjedhor, bien ndesh me kushtetuten dhe njera nga rruget e mundshme te ketyre forcave politike eshte drejtimi ne Gjykaten Kushtetuese. Kryetarii grupit parlamentar te PDr-se, Nard Ndoka shprehet pesimist ndaj kesaj inisiative. "Duke patur parasysh qe Gjykata Kushtetuese eshte nen ndikimin direkt te zotit Nano, por kuptohet qe mund te beje dhe rolin e servilit te PD-se nuk shohim ndonje rreze drite te kjo gjykate", u shpreh Ndoka dje per "KJ". Ideja me e re e partive politike eshte formalizimi i nje lobi te te gjitha forcave te tyre, duke perjashtuar ne kete rast PSD-ne dhe PA-ne, te cilat mbeten prane PS-se. Kjo do te bente qe njera nga forcat politike te dilte jashte loje ne zgjedhjet lokale. "Sikur te mblidheshin nente partite politike, ose PD-ja ose PS-ja mund te dilnin jashte loje dhe kjo ndodh nese do te kete nje pol te trete", u shpreh Ndoka. Nga ana tjeter ai shprehet i dyzuar vetem per faktin e vendosjes se partise se tij ne qendren e djathte e veshtireson kete skeme. "Ndoshta kjo eshte nje skeme inatcore dhe gjerat ne te ardhmen do te sheshohen, pasi priten levizje te tjera politike", cilesoai ai duke i dhene dhe nje here mundesi PD-se te korigjoje gabimet e saj me forcat aleate.

Kryetari i PDr-se se Re, Dashamir Shehi u shreh se do te ndiqen te gjitha hapat e duhura per ta cuar kete inisative deri ne fund. Sipas tij, nese nuk behet gje gjate kesaj periudhe, perleshja do te jete diten e zgjedhjeve. "Perleshja me e madhe tani do te jete ne kutite e votimit", u shpreh ai per "KJ". Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule edhe pse eshte ne prag te neshkrimit protokollar te marreveshjes me PS-ne, u shpreh dje se do te ndiqen te gjithe hapat e duhur, duke mos perjashtuar mundesine e ankimimit ne Gjykaten Kushtetuese. "Te gjithe hapat do te ndiqen rast pas rasti". Me te lekundur ne qendrimin e tyre jane socialdemokratet. Te pozicionur ne qendren e majte ata do te njekin vijimesine e tyre gjate fushates elektorale. Sekretari i Pergjithshem i PSD-se, Gaqo Apostoli edhe pse nuk u shpreh kunder drejtimit ne Kushtetuese, ai cilesoi se kjo tashme eshte nja faze reflektimi. "Ne thelbin e tyre amandamentet kishin anti kushtetuetshmerine. Kur ka dhe anti kushtetuetshmemri, natyrisht qe i duhet drejtuar dhe ne Gjykaten Kushtetuese". Nga ana tjeter ai cilesoi se si parti e qendres se majte "do te shikojme interesat e socialdemokracise".

Defektet kryesore te verejtura nga partite e vogla parlamentare ne kodin e ri zgjedhor kane te bejne kryesisht me financat e partive politike, me kohen televizive, ne formulen e ndarjes se mandateve, zgjedhjet me nje raund, amdedime te cilat u miratuan pa konsensusin e tyre. Kjo per keto forca politike do te thote qe procesi elektoral eshte i minuar edhe per faktin tjeter se komisionet e votimit kane nje numer bllokues nga PS-ja dhe PD-ja dhe praktika e meparshme ka treguar se keto forca politike i kane bllokuar keto komisione.


Gazeta55  http://www.gazeta55.com/

Partitė e vogla kėrkojnė shtyrjen e diskutimeve pėr "Kodin Zgjedhor"

Amendamentet e "Kodit Zgjedhor" kane hapur debate te forta nė parlament. Partitė e vogla kanė kundershtuar deri ne fund disa prej shtesave te "kodit", pasi sipas tyre, jane kundershtuese me Kushtetuten dhe kane shkelje proēeduriale. Republikani Mediu ka theksuar, se "shtyrja e diskutimit te ketij ligji dhe diskutimit pėrsėri ne komisionin bipartizan pėr tė shmangur shkeljet kushtetuese, per te pasqyruar edhe shqetesimet e partive politike, te cilat nuk lidhen me faktin e te qenurit tė madh apo tė vogėl, por nė radhe te pare, me respektimin e Kushtetutes dhe e dyta, me te drejten siē eshte ne ēdo kod elektoral, ne ēdo vend te botes, pėr te patur te drejten e kontrollit ne proēesin e votimit. Mendoj se jane hapa qė duhet te kryhen, thekson Mediu. Vlen pėr tė theksuar se, janė mė tepėr se 66 nene tė reja qė reformojnė thellėsisht sistemin dhe procesin zgjedhor tė Shqipėrisė. Pėrmirėsimet ligjore u pėrgatitėn mbi bazėn e rekomandimeve tė OSBE-sė dhe zyrės sė ODIHR-it pėr institucionet demokratike dhe tė drejtat njerėzore, qė u hartuan pas vėzhgimit tė zgjedhjeve tė fundit problematike nė Shqipėri. Por deputetėt e partive tė vogla i dhanė njė kthesė tė papritur seancės parlamentare, duke kėrkuar shtyrjen e diskutimeve pėr njė kohė tjetėr, pasi nuk ishin njohur me to dhe nuk pranonin disa prej tyre, qė ishin hartuar me miratimin vetėm tė dy partive kryesore, PS dhe PD. Pėrfaqėsues tė partive tė vogla pretenduan se forma proceduriale se, si ato kishin ardhur nė seancė plenare, nuk ishte e rregullt. Komisioni dypalėsh pozitė‑opozitė pėr reformėn zgjedhore u ngrit njė vit mė parė me mirėkuptimin e forcave kryesore politike, pas njė memorandumi qė u nėnshkrua nga Nano dhe Berisha ne zyrat e OSBE-sė. Komisioni do tė pėrpiqej tė shmangte pėrsėritjen e shkeljeve ligjore qė u vėrejtėn nė zgjedhjet e fundit tė kontestuara, nga tejzgjatja dhe manipulimet. Raporti i vėzhguesve ndėrkombėtarė renditi njė seri shkeljesh nė zgjedhje, qė kishin tė bėnin me ndryshime tė rezultateve nė kutitė e votimit, zgjatjen e dyshimtė nė 5 raunde zgjedhore, falsifikime tė dokumenteve tė zgjedhjeve, akte dhune, si dhe kritika ndaj KQZ-sė dhe gjykatave qė trajtuan ankesat e kandidatėve pėr deputetė. 

e.gj       

"Kodi i ri Zgjedhor" pėrēan parlamentin

Kuvendi miraton "Kodin Zgjedhor", partitė e vogla "kundėr"

Sherre dhe debate tė ashpra, kanė shoqėruar dy seancat e djeshme tė Kuvendit, nė tė cilat ėshtė diskutuar "Kodi i ri Zgjedhor". Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla politike, tė cilat nuk kanė pranuar mėnyrėn se si ėshtė hartuar ky kod, kanė protestuar duke bėrė qė disa herė, seancat e djeshme tė Kuvendit tė ndėrpriten. Me ndryshimin e "Kodit tė ri Zgjedhor" partitė e vogla politike, kanė dalė kundėr vendimeve tė dy partive tė mėdha, tė cilat janė marrė me pėrmirėsimin e kėtij kodi. Por, megjithė kontestimet e pėrfaqėsuesve tė kėtyre partive, Kuvendi ka marrė dje pasdite nė seancė plenare, shqyrtimin e projektligjit pėr ndryshimet nė "Kodin Zgjedho"r, i parashikuar pėr diskutim gjatė seancės sė paradites. Pas debateve tė gjata nė seancėn plenare tė paradites, ku partitė e vogla parlamentare kėrkuan shtyrjen e shqyrtimit tė kėtij projektligji, u ra dakord qė seanca pėr kėtė ēėshtje tė shtyhet pėr pasditen e djeshme. Partitė e vogla shprehėn pretendimin, se "nuk ka qenė koha e mjaftueshme" qė kėto ndryshime tė shqyrtoheshin nė komisionet parlamentare. Po ashtu, ato u shprehėn kundėr propozimeve tė dy partive e mėdha, Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike pėr kėtė kod, qė sipas tyre, "pėrjashtojnė partitė e vogla". Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla politike nė parlament, kanė kėrkuar qė tė merren parasysh edhe propozimet e tyre. Por kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, bėri tė ditur se pėr shqyrtimin e kėtij projektligji, komisionet janė njoftuar nė kohė dhe diskutimi pėr tė ėshtė parashikuar qė tė bėhet nė mbledhjen e pasdites nė seancėn parlamentare. Ndėrsa kryetari i komisionit parlamentar tė Ligjeve, Spartak Braho, vuri nė dukje se ky komision e ka miratuar tashmė projektligjin, duke theksuar se ai duhet shqyrtuar po gjatė kėsaj seance nga Kuvendi. Lidhur me ēėshtjen e propozimeve tė partive tė vogla, ai sugjeroi qė gjatė shqyrtimit nė seancė, ata "tė propozojnė riformulime nė nenet pėrkatėse, ose propozimet e tyre". Kryetarė tė partive tė vogla parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės, kanė shprehur ditėt e fundit shqetėsimet e tyre rreth disa ndryshimeve nė projektligjin e ri pėr "Kodin Zgjedhor", tė propozuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Partitė e vogla kundėrshtojnė zhvillimin e zgjedhjeve me njė raund, qė sipas tyre "ėshtė njė mjet manipulimi i idejuar nga PS". Po ashtu, ata nuk janė dakord edhe me propozimin e PS-sė dhe PD-sė pėr pėrbėrjen e komisioneve zgjedhore zonale, ku sipas propozimit, partitė e vogla pėrfaqėsohen nė komision vetėm me dy anėtarė, nga 5 qė kanė PS dhe PD sė bashku.

E. Koēi