Nano nė Varshavė: Ne do kontribuojmė pėr njė Evropė demokratike

Lajmi i ores 11:15 AM

Fatos Nano

VARSHAVE (21 Nėntor) - Shqipėria do tė vazhdojė tė luajė rolin e saj si faktor prodhues i stabilitetit dhe moderator nė marrėdhėniet rajonale, deklaroi Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nė seancėn e sotme plenare tė Samitit tė kryetarėve tė qeverive tė Nismės sė Europės Qėndrore, qė po zhvillohet nė Varshavė tė Polonisė. Duke iu drejtuar kryeministrave tė vendeve pjesėmarrėse nė kėtė samit, kryeministri shqiptar vlerėsoi arritjet e deritanishme tė nismes, nė drejtim tė forcimit tė bashkėpunimit mes vendeve anetare tė saj, si dhe shprehu besimin se ky bashkėpunim do tė vazhdojė edhe mė tej. Nė fjalėn drejtuar samitit tė Nismės sė Europės Qendrore, Nano shprehu fillimisht keqardhjen e tij tė thellė pėr familjet e viktimave tė sulmeve tė fundit terroriste nė Stamboll dhe Nasiria. "Shqipėria dėnon kategorisht tė gjitha format e terrorizmit qė mbeten njė kėrcėnim pėr shoqėritė demokratike pėr paqen dhe stabilitetin botėror. Vendi im do tė vazhdojė tė qėndrojė pėrkrah vendeve aleate dhe SHBA-sė pėr tė pėrmbushur detyrimet nė luftėn kundėr tė keqes sė pėrbshkėt", tha Nano. Kryeministri Nano nėnvizoi rėndėsinė e faktit se nė Maj tė vitit tė ardhshėm, BE do tė pranojė nė radhėt e tij 10 anėtare tė reja, pesė prej tė cilave janė vende anėtare tė SEC-it. Ai tha se kjo pėrbėn njė avantazh pėr rajonin dhe pėr kėtė nismė. Duke pėrgėzuar kėto vende pėr anėtarėsimin, kryeministri tha se "Shqipėria ka besim qė procesi i nisur do tė vazhdojė udhėn e tij dhe do tė kontribuojė edhe mė tej pėr njė Europė demokratike" Gjithashtu, Kryeministri Nano theksoi se "pavarėsisht ecurisė specifike nė proceset e reformave tė ēdo vendi, axhendat tona tė bashkėpunimit janė pėr t'u vlerėsuar". "Ne vlerėsojmė se nėnshkrimi i marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lire, si dhe bashkėpunimit pėr projekte tė mėdha tė infrastrukturės do tė pėrmbushin kėrkesat e popujve tanė", tha ai. Sipas Nano, Shqipėria ashtu si edhe vendet e tjera tė Europės Juglindore qė kėrkojnė anėtarėsimin e plotė nė BE, e mirėpriti deklaratėn e samitit tė Selanikut, sipas tė cilės Ballkani Perėndimor ėshtė pjesė integrale e Europės dhe e ardhmja e tij ėshtė nė BE". "Jemi tė kėnaqur qė i njėjti mesazh vjen edhe nga presidenca italiane e BE-sė, qė e ka vendosur Ballkanin nė axhendėn e saj dhe shpresojmė se e njėjta gjė do tė ndodhė edhe gjatė presidencave tė ardhshme tė BE-sė", tha Nano. Mė tej, Kryeministri shqiptar vlerėsoi vendosmėrinė e faktorit ndėrkombėtar pėr ta konsideruar Kosovėn si pjesė integrale tė realitetit rajonal. "Ne e vlerėsojmė dialogun Prishtinė-Beograd si tė vetmen mėnyrė pėr tė zgjidhur problemet lidhur me ēėshtjet praktike". dxh/dxh (BalkanWeb)
 

Gafurr Adili eviton nė gjyq sekretet e AKSH-sė

Lajmi i ores 10:55 AM
TIRANE (21 Nėntor) - Ndryshe nga ē'mendohej, gjyqi ndaj tre anėtarėve tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH) mė shpejt ka pėrfunduar sesa ka filluar. Tė akuzuarit pėr "nxitje tė urrejtjes ndėrmjet kombėsive, racave dhe feve", Gafurr Adili, Taip Mustafaj dhe Idajet Beqiri, (gjykohet nė mungesė, duke u pėrfaqėsuar me avokat) kėrkuan nė seancėn e djeshme gjykim tė shkurtuar. Kjo kėrkesė ka ardhur menjėherė pas paraqitjes sė kėrkesės pėr gjykim dhe provat ndaj tė pandehurve nga prokurori i ēėshtjes. Avokatėt mbrojtės tė tre tė pandehurve kanė kėrkuar gjykim tė shkurtuar, duke pranuar vetėm aktet dhe provat e mbledhura nga organi i akuzės, ndėrkohė qė kanė hedhur poshtė akuzat e ngritura ndaj tyre si tė pavėrteta. Trupi gjykues i pėrfaqėsuar nga gjyqtari Sokol Tona ka pranuar kėrkesėn e tė pandehurve, pasi Kodi i Procedurės Penale parashikon pranimin e gjykimit tė shkurtuar edhe nė rastet kur i pandehuri ėshtė dakord me aktet dhe provat e servirura nė sallėn e gjyqit nga pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės. Nė kėtė mėnyrė procesi gjyqėsor, ku pritej tė dėgjoheshin dėshmi nga persona tė rėndėsishėm, qė mund tė pėrbėnin sekrete shtetėrore, mbyllet pa shumė zhurmė. Madje, pėrpara se dosja t'i dėrgohej pėr gjykim Gjykatės sė Tiranės, burime nga organi i akuzės janė shprehur se do t'u kėrkonin togave tė zeza qė gjyqi tė zhvillohej me dyer tė mbyllura. Por gjithēka ka marrė njė rrugė krejt tjetėr nėpėrmjet njė konsesusi pėr t'u pasur zili midis palėve nė kėtė proces, por qė gjithsesi mbėshtetet mbi baza ligjore. Sot pritet qė prokurori i ēėshtjes tė paraqesė pretencėn e tij mbi masat e dėnimit ndaj tre tė pandehurve, ndėrkohė qė pritet tė japin konkluzionet pėrfundimtare edhe avokatėt mbrojtės. Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj, anėtarė tė AKSH-sė, u ndaluan nga policia shqiptare nė bazė tė njė urdhėrarresti tė lėshuar nga Prokuroria nė qershor tė kėtij viti nė fshatrat e Peshkopisė. Sė bashku me dy tė ndaluarit, Prokuroria vuri nėn akuzė edhe Idajet Beqirin, si bashkėpunėtor nė nxitjen e urrejtjes ndėretnike. Nė lidhje me kėto ndalime kanė reaguar disa herė, nėpėrmjet faqes sė tyre tė Internetit, drejtues politikė tė AKSH-sė, tė cilėt nė disa raste edhe kanė kėrcėnuar autoritetet e shtetit shqiptar. dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)