AlbanianMail.co.uk © 2003 redaksia@albanianmail.co.uk
http://albanianmail.co.uk/sofra/index.php

Shqiptarėt tė tradhtuar jo nga Greqia, por nga qeveria!
Ky artikull u vendos online nė datėn 21.11.2003 / Versioni pėr tu printuar
 
Nga: Lavdrim TERZIU
E-mail autorin: lterziu@albanianmail.co.uk

Kur nė Bruksel, Jorgos Papandreu ngrinte ēėshtjen e shkeljes sė tė drejtave “tė njė popullsie masive greke tė Himarės” gjatė pėrsėritjes sė zgjedhjeve vendore, Fatos Nanos i dridheshin gjunjėt nė Sofje, kundėrshtarėt e tij politikė fėrkonin duart nė Tiranė, tė tjerė u befasuan, ndėrsa shqiptarėt e thjeshtė kėrcėllonin dhėmbėt nga inati, hipokrizia greke dhe paaftėsia pėr tė reaguar si komb. Kryeministri qė vizitonte Bullgarinė e autorizoi menjėherė ambasadorin Bashkim Zeneli tė siguronte “miqtė grekė” se ai “personalisht” ishte i shqetsuar pėr “grekėt” e Himarės. Por, zėvendėsministri i jashtėm i vendit fqinj, Tasos Gianitis ėshtė po aq arrogant sa edhe bosi i tij. “Ne e gjykojmė qeverinė shqiptare nga veprimet dhe jo nga premtimet”, i deklaroi ai ambasadorit Zeneli. Ilir Meta fajėson plotėsisht “qeverinė e Nanos” pėr ngjarjet e Himarės pa e ditur ende se pėr ēfarė ngjarje bėhet fjalė ndėrsa opozita e quan tė pavlefshėm rezultatin e zgjedhjeve.

Nė kaosin politik shqiptar, ku ende nuk merret vesh se kush flet nė emėr tė kujt, vetėm sekretari i pėrgjithshėm i partisė nė pushtet, Gramoz Ruēi u kujtua dy ditė mė vonė se nė fund tė fundit nė s`fliste dot nė emėr tė Partisė Socialiste, duhej tė fliste nė emėr tė Himarės nga ku ka edhe origjinėn. Ai guxoi ta quante “lapsus” fjalėn e ministrit tė jashtėm grek, Papandreu, nė Kėshillin e Ministrave tė BE, por askush tjetėr nuk pati kurajo tė shkonte mė larg se kaq. Askush nuk guxoi ti kujtonte qeverisė greke dhe mbarė BE-sė gjakun e qindra tė rinjve shqiptarė tė masakruar, gjymtuar dhe poshtėruar nga ushtarėt grekė. Askush nuk guxoi ta pyeste ministrin grek nėse kishin ndonjė kuptim pėr qeverinė e familjes Papandreu raportet e “Amnesty International” apo “Human Rights Watch” mbi skizofreninė dhe racizmin ekstrem tė regjimit tė tij, pa permendur pronat e cameve, ligjin e luftes apo te drejtat e qindra mijera shqiptareve arvanitas te Greqise veriore qe sic shkruante gazeta gjermane "Der Spiegel" para pak ditesh, "ata kane frike te flasin shqip edhe brenda kater mureve te shtepise". Pėr tu kthyer nė Himarė, atje ku nis fėrkimi mė i fundit i qeverisė greke me popullin shqiptar, askush nuk guxon tu kujtojė grekėve se fushata elektorale e deputetėve dhe diplomatėve tė vendit fqinj ishte shkelja me flagrante e kushtetutės dhe ligjeve tė Shqipėrisė. Nė s`kemi shtet dhe organe rendi qė ti arrestonin elemente tė tillė, tė protestonin pėrpara organizmave ndėrkombėtare do tė ishte gjėja mė e pakėt e domosdoshme. Qė prej 10 vitesh dhe ende sot, kur kalon qafėn e Llogarasė drejt jugut, celularėt shqiptarė tė urojnė mirėseardhjen nė tokėn helene ndėrsa sinjalet televizive shqiptare pushojnė sė ekzistuari. Repeditorėt dhe transmetuesit e TVSH-sė ose shėrbejnė si pėrforcues tė stacioneve greke ose janė hedhur nė erė. Por duket qartė se grekėt nuk janė tė kėnaqur me kaq. Ata duan njohje ndėrkombėtare tė tė drejtave “tė popullsisė masive greke nė jug tė Shqipėrisė” dhe nuk ėshtė e rastėsishme qė Papandreu e ngre kėtė ēėshtje nė BE vetėm njė ditė pas zgjedhjeve.

A ėshtė e larė qeveria Nano?
Sigurisht qė jo. Sigurisht qė Shqipėria dhe shqiptarėt kanė shumė probleme. Sigurisht qė nė Himarė edhe mund tė ketė patur parregullsi nė zgjedhjet lokale siē mund tė ketė patur nė shumė zona tė tjera tė vendit. Qė prej 13 vjetėsh, Shqipėria vazhdon tė pėrjetojė tranzicionin. Mungojnė elementėt bazė jetikė si energjia elektrike, uji i pijshėm, rrugėt dhe sistemi i transportit publik. 13 vjet pas ndryshimit tė regjimit, qeveria shqiptare mburret me “kthimin nė identitet” kur tė tjerėt nxitojne tė kapin hapin evropian. Kthim nė identitet? Nė identitetin e kujt? Nė qytetin alla kinezqe? Policia ėshtė ndėr mė brutalet nė Evropė pėr tė mos thėnė e standartit Taleban ndėrsa drejtėsia nuk ėshtė e aftė tė fitojė besimin e qytetarėve pėr misionin fisnik qė ka. Anomalia dhe kaosi institucional, krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi primitiv bankar dhe paaftėsia pėr tė ndėrtuar njė sistem qė funksionon nė rregull janė me siguri faktorė pėr tė cilėt qeveria Nano dhe politikanėt shqiptarė meritojnė tė fshikullohen edhe mė shpesh nga evropianėt dhe amerikanėt. Tė gjitha lėshimet qė i janė bėrė Greqisė dhe tė tjerėve, pėrulja ndaj tyre, pėrdhosja e reputacionit tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve nėpėr botė, fatkeqėsi qė e vuajmė pėrditė nė emigracion, janė pasoja tė njė qeverisje shqiptare tė paaftė. Himara ėshtė sigurisht e fundit nė njė listė tė gjatė fajesh qė rėndojnė mbi politikėn shqiptare dhe sido qė tė jetė ai nuk ėshtė problem pėr tu trajtuar nga qeveria e Athinės, as nė Bruksel e as nė Athinė.

Greqia – partner strategjik?
Nė anėn tonė tė kufirit, politikanėt tanė na mbushin mendjen se Greqia ėshtė partner startegjik i Shqipėrisė dhe si e tillė ne duhet tė “tolerojmė” shumė. Nė Greqi, grekėt tallen me kėtė shprehje: “Partner startegjik me Shqipėrinė?”. Nėse ndihma e Greqisė ndaj Shqipėrisė duhet shpaguar nė kėtė formė, me gjakun e emigrantėve, me dhunimin e kushtetutės, me dhurimin e sektorėve strategjikė tė ekonomisė sonė kompanive greke, me pėrbuzjen e rracės sonė dhe gjunjėzim kombėtar, atėherė nuk besoj se do tė kishte ndonjė bashkėartdhetar qė do tė pajtohej me Nanon e as me Berishėn, tė cilėve me sa duket u interson mė shumė sesi t`ia grabisin karrigen njėri-tjetrit nė forma revolucionare sesa ē`mendon shumica e popullsisė.

Shembulli pėr tu ndjekur
Mė 12 tetor, kur autoritetet sllovene arrestuan Hashim Thaēin, e gjithė Kosova u ēua nė kėmbė. Hashim Thaēi u lirua brenda 24 orėve, por kosovarėt nuk ia falėn me kaq Sllovenisė e cila pėr Kosovėn ka edhe mė shumė peshė se ē`ka Greqia pėr Shqipėrinė. Pas protestave tė ashpra tė tė gjitha institucioneve dhe forcave politike nė Prishtinė, bisnesmenėt kosovarė u mblodhėn urgjentisht dhe vendosėn bojkot tė prodhimeve sllovene. Njė veprim i tillė jo vetėm qė u kushtoi sllovenėve njė hap prapa politik nė marrėdhėniet me shqiptarėt, mjaft i vėshtirė pėr tu riparuar, por njė dėm ekonomik tė konsiderueshėm. Marrėdhėniet tregtare me Kosovėn i siguronin Sllovenisė njė shumė prej gati 700 milionė dollarė amerikanė nė vit, shumė kjo e konsiderueshme pėr njė vend 2 milionėsh. Pėr mė tepėr Shqipėria ėshtė njė shtet qė ekziston qė prej 92 vjetėsh ku Kosova shpreson ende tė gjejė mbėshtetje tė ēėshtjes sė saj dhe jo tė jap mėsime.