Faqja 2 - FAQE E PARE

Dhjetor21, 2003

 

XHAFERRI: NE PRITJE TE PERGJIGJES SE NANOS
PDR: S'ka zgjidhje, pa zgjedhje
Reformatorėt vėnė kushte pėr qeverinė
 

Artemida Ēollaku

Refomatorėt duken tė palėkundur pėrballė kėrkesės pėr realizimin e zgjedhjeve tė parakohshme. Madje, Tritan Shehu thotė se kėto zgjedhje duhet tė zhvillohen nė vjeshtėn e vitit tė arshshėm. Ndėrsa nėnkryetari PDR Ferdinand Xhaferri u shpreh se vetėm me realizmin e kėtij kushti politik reformatorėt do tė fillojnė negociatat pėr tė diskutuar rreth posteve qė do tė kenė nė qeverinė "Aleanca pėr Integrimin".

LAJMI

Duket se edhe Pollo do tė mbetet jashtė qeverisė. Kjo u bė e qartė pas deklaratės sė prerė dhėnė publikisht ditėn e djeshme se PDR pranon tė hyjė nė qeveri, vetėm nėse pranohet kushtu pėr tė hyrė nė zgjedhje tė parakohshme. Nėnkryetari i Partisė Demokrate tė Re, Ferdinand Xhaferri, tha dje se reformatorėt janė ende nė pritje tė pėrgjigjes sė kryeministrit Nano, pėr realizimin e zgjedhjeve tė parakohshme. Realizimi i kėtij kushti tė vėnė nga kjo parti me gjashtė deputetė do tė pėrcaktojė edhe futjen e kėsaj partie nė qeverinė e koalicionit, qė do tė quhet "Aleanca pėr Integrim". "Natyra e negociatave tona me qeverinė ėshtė krejtėsisht e ndryshme nga ajo e partive tė tjera tė majta", tha Xhaferri. Sipas tij, ndryshimi midis negociatave qė reformatorėt kėrkojnė tė realozjnė ėshtė mjaft thelbėsor pėr faktin se "qeverisė i ėshtė vėnė njė kusht politik" siē ėshtė realizimi i zgjedhjeve tė parakohshme. Nėnkryetari i reformatorėve u shpreh se njė kėrkesė e tillė tregon qartė se qėllimi i kėsaj force politike nuk ėshtė thjesht zėnia e njė apo dy posteve ministrore. "Ky kusht politik ka njė kuptim mė tė thellė pasi duke kėrkuar zgjedhjet e parakohshme ne tregojmė qartė se reformatorėt pranojnė tė jenė pjesė e kėsaj qeverie pėr tė realizuar njė gjė shumė tė nevojshme pėr popullin shqiptar, e cila do t'u japė zgjidhje shumė problemeve", tha Xhaferri. Megjithatė burime brenda reformatorėve bėjnė tė ditur se puna midis negociatorėve janė nė vijė, pasi nė platformėn e shpallur nga kryeminsitri pėr qeverinė "Aleanca pėr Integrim", janė paraqitur njė sėrė kėrkesash tė bėra nga pėrfaqėsuesit e reformatorėve gjatė takimit qė patėn dy ditė mė parė mė kryeministrin Nano. Gjithsesi reformatorėt duken tė palėkundur pėrballė pėrgjigjes pozitive qė presin tė marrin nga kryeminsitri Nano pėr realizimin e zgjedhjeve tė parakohshme. "Ne jemi nė pritje tė pėrgjigjes sė kėrkesės sonė pėr zgjedhje tė parakohėshme nė vend, kėrkesė kjo e bėrė kryeministrit gjatė takimit qė ne patėm", tha Xhaferri. Sipas tij, vetėm nėse kjo pėrgjigje do tė jetė pozitive atėherė reformatorėt do tė fillojnė negociatat pėr postet qė do tė kėrk-ojnė nė kėtė qeveri tė re.


Kreu i grupit parlamentar

Ndoka: Me Nanon kemi rėnė dakord nė parim
Partia Demokrate e Re vazhdon negociatat me PS-nė. Kryetari i grupit parlamentar tė PDR-sė Nard Ndoka tha pėr gazetėn se ka patur takim me Nanon ku u diskutua nė parim pėr mundėsinė e njė lloj bashkėpunimi pėr qevrisjen e vendit ku PDR-ja paraqiti kushtet dhe kėrkesat e saj nė takim tė cilat janė reformini i kodit zgjedhor, pėrgatitja e infrastruktutės sė nevojshme pėr tė shkuar nė zgjehdjet e parakohėshme siē janė lista e zgjedhėsve, kartat e votuescve rregjistart e gjėndjes civile si dhe realizimi i disa mungesave tė tjera qė jnė vėnė re gjatė zgjehdjeve tė 12 tetorit. Ndoka, e shikon njė zgjidhje tė situatės zgjedhjet e parakohėshme "ku tė kishte edhe njė rikonformim nga votuesit shqipatrė pėr mazhora-ncėn e re qoftė ajo si mazho-rancė e majtė apo e djathėt, por mendojmė se kjo ėshtė majft e domosdoshme qė tė bėhet sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Njė gjė e tillė do tė realizohet me njė palė zgjedhje tė lira dhe tė ndershme". Pėrsa i pėrket mosmarrėveshjeve brenda PDR-sė pėr koalicionin me qeverinė Nano, Ndoka tha se "ka njė vendim tė Kryesisė sė PDR-sė se ne do tė realizojmė negociata me tė gjitha llojet e forcave politike. be.ka


Deputetėt legalistė, nuk konfirmojnė ofertat

Legalistėt: Nuk i japim votat pėr qeverinė "Nano"
Deputetėt legalistė e hedhin poshtė idenė e pasqyruar ditė mė parė nė mediat e shkruara se tre prej tyre do tė jenė pjesė e grupit paralmentar tė reformatorėve. Nė njė prononcoim pėr Gazetėn njėri prej tė pėrfolurve Bahri Kollēaku u shpreh se futja e tij nė grupin parlamentar tė reformatorėve ėshtė thjesht njė dėshirė e shtypit. "Nuk ka asnjė lloj vendimi pėr tė bėrė njė gjė tė tillė as vendim partiak dhe as vendim personal", tha Kollēaku. Sipas tij shpresat e tij janė nė pėrmirėsimin dhe nė shtimin e numrit tė deputetėtve tė grupit parlamentar tė legalistėve. "Ajo qė ėshtė mė shumė e rėndėsishme pėr mua ėshtė fakti qė unė jam anti-Nano dhe nuk mund tė ndodhė kurrė qė vota ime tė jetė pro kėsaj qeverie". Po kėshtu edhe deputeti tjetėr legalist Sadedin Balla u shpreh se nuk ėshtė e vėrtetė qė ai do tė jetė pjesė e grupit parlamentar tė PDR-sė. "Unė nuk jam shprehur kurrė pro kėsaj ideje dhe nuk do tė kem njė vendim pozitiv pėr tė", tha Balla.