22/06/2003
PLL: Moisiu te mos dekretoje
ligjin
Legalistet
akuzojne PS dhe PD se, kane miratuar ne menyre te dhunshme ligjin e ri per
zgjedhjet. Kryetari i PLL Eqrem Spahiu, deklaron se miratimi i ketij Kodi, nuk
eshte nje permbushje e kushtit te BE per reformen zgjedhore, por eshte nje
antireforme dhe shenon fillimin e degradimit te proceseve te ardhshme zgjedhore.
"Miratimi i Kodit Zgjedhor PS-PD, qe nuk garanton voten e lire te
shqiptareve, pikerisht ne diten e fillimit te Samitit te Selanikut, eshte nje
ogur jo i mire per Shqiperine, per te mos thene, nje goditje per rrugen e
integrimit te Shqiperise ne BE. PS dhe PD, ate qe e kane humbur ne terrenin
politik gjate ketyre 13 viteve, duan ta fitojne me nje Kod Zgjedhor aspak
demokratik", thekson Spahiu. Sipas tij, PLL i kerkon publikisht Presidentit
Alfred Moisiu, qe te mos e dekretoje Kodin Zgjedhor, por ta ktheje ate per
rishqyrtim ne Kuvend. Spahiu sqaron se kjo kerkese publike behet per dy arsye: e
para, se jane shkelur ne menyre flagrante procedurat e kalimit te projekt-ligjit
per Kodin Zgjedhor ne seance plenare per miratim, dhe, e dyta, se Kodi Zgjedhor
PS-PD eshte kodi me i keq nder vite, pasi nuk garanton nje proces zgjedhor te
lire te ndershem, dhe me shanse te barabarta per te gjithe. Por Berisha ka
hedhur poshte metimet e krereve te partive te vogla. Sipas tij, Kodi ne asnje
nen nuk ka cenuar as interesin me te vogel te partive te vogla.
A.M
E Diele, 22 Qershor 2003 KOHA JONE
SPAHIA VAZHDON LUFTEN KUNDER PS-PD
Edhe sikur te mbetet ne fuqi kodi i ri zgjedhor, Partia per Levizjen e
Legalitetit do te gjeje hapesira qe te paraqitet edhe me te. Kjo ishte deklarata
me e fundit e bere nga kreu i legalisteve, Ekrem Spahia. Sipas tij, eshte me se
i nevojshem fakti i rishikimit te ketij kodi zgjedhor. Pasi ai u miratua ne
menyre jo te ligjshme nga ana e kreut te parlamentit, Servet Pellumbi. "Partia
Demokratike dhe Partia Socialiste, ate qe humben ne 13 vitet e fundit, duan qe
ta fitojne me nje kod te ri zgjedhor, jo te drejte", pohoi kreu i
legalisteve, Spahia. Nga ana tjeter, gjate deklarates se tij, ai permendi edhe
faktin e punes qe duhet bere ende nga qeveria shqiptare per arritjen e reformave
te premtuara dhe neglizhencen e treguar ndaj tyre. Spahia e lidhi ne menyre
direkte me pasojat negative qe mund te kene per perfitimin e shumave te
konsiderueshme qe Bashkimi Evropian ka vene per rajonin e Ballkanit Perendimor.
"Samiti i Selanikut, perben nje force te madhe per hyrjen ne strukturat e
Bashkimit Evropian. Po qe te jesh perfitues i shumave te medha te vena prej tij
duhen permbushur kriteret e Kopenhagenit, si kontrolli per rezultate ne luften
kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, reformimi i nje administrate te
efektshme civile, reformat ne gjyqesor dhe sistemin e drejtesise etj. Qeveria
duhet te punoje per arritjen e tyre", tha Spahia.
Faqja 4 - POLITIKE |
Qershor 22, 2003 |
Tė vegjlit: Presidenti tė mos e dekretojė Kodin Zgjedhor
|
Partia Lėvizja e Legalitetit kėrkoi dje nga presidenti Moisiu qė tė mos e firmosė Kodin e ri Zgjedhor dhe ta kthejė atė pėr rishqyrtim nė Parlament. Kryetari i kėsaj partie, i mbėshtetur nė propozimet e tij edhe nga kryetarėt e partive tė tjera tė vogla, theksoi se vetėm ndėrhyrja e presidentit mund tė kthejė njė proces qė ligjėron shkeljen e tė drejtave tė partive tė vogla. "Kodi i ri Zgjedhor synon eliminimin e partive tė vogla dhe favorizon ndjeshėm dy partitė mė tė mėdha, PD-PS, tė cilat edhe e hartuan kėtė ligj", tha dje Spahia. Sipas tij, kodi nuk garanton proces tė lirė zgjedhor dhe nuk jep shanse tė barabarta pėr tė gjithė. Ai theksoi se mjafton vetėm njė deputet qė ta dėrgojnė kėtė ēėshtje pėr interpretim nė Gjykatėn Kushtetuese, ndėrsa deri tani janė 28 deputetė qė e kanė bėrė kėtė kėrkesė. |