22 Shtator 2003 © 2003 Gazeta Panorama
http://www.panorama.com.al/
 
Intervista
 
“Unė, fatkeqėsisht, kam parė bombat e para tė bien mbi Shqipėrinė nga fashistėt italianė. Ishte momenti qė ne sapo niseshim pėr t’u larguar, kur lufta u deklarua”
 
Sylviane tregon ekskluzivsht pėr gazetėn, kujtimet e veta pėr motrėn e saj, Mbretėreshėn Geraldinė
 
Sekretet e motrės sime, Geraldinė
Muselier: Unė njeriu qė i dhurova lulet gruas sė Mbretit Zog
 

Arben Ēejku

Sylvian Muselier ishte vetėm gjashtė vjeē kur nė vitin 1938 shėtiste me njė pajton nėpėr rrugėt e Tiranės. Kishte ardhur tė shoqėronte tė motrėn e saj Geraldinė qaė martohej me mbretin e shqiptarėve Ahmet Zogu.

Qė nga ai moment, raportet me vendin e vogėl ballkanik do tė kishin njė vlerė tjetėr. Tani pas 65 vjetėsh ajo vjen me njė status tė ri: viziton familjen e nipit Lekė, por edhe varrin e motrės qė ndėrroi jetė njė vit mė parė. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, nėna e njė prej ministrave tė qeverisė franceze tregon pėr sekretet e nėnės Mbretėreshė, hidhėrimet dhe gėzimet e saj dhe amanetet e fundit.

Po pėr herė tė dytė, kur erdhėt nė Shqipėri?
Pėr herė tė dytė unė erdha nė prill 1939, atėherė kur do tė lindte princi Leka. Megjithė situatėn e rėndė tė atyre ditėve, jo vetėm oborri, por gjithė populli ishte entuziast pėr lindjen e princit, por, fatkeqėsisht, ky gėzim u kthye nė hidhėrim, pėr shkak tė pushtimit tė vendit nga Italia.

Si e mbani mend kėtė periudhė?
E mbaj mend si njė pėriudhė tė trishtuar, si njė ėndėrr shumė tė keqe. Mė pas, gjithmonė kemi biseduar me prindėrit e mi, tė cilėt e mbajnė mend shumė mirė atė kohė dhe kemi qenė shumė tė shqetėsuar, sepse situata ishte shumė e vėshtirė. Ne u kthyem nė Francė, kurse Mbretėresha Geralndinė, bashkė me princin Leka dhe Mbretin, u detyruan tė largohen mė mėnyrė tė dhunshme nga Shqipėria. Ne u kthyem nė Francė, duke kaluar nga Gjermania, sepse nuk donim tė kalonim nga Italia pushtuese, edhe per shkak se ne njiheshim prej tyre. Unė, fatkeqėsisht, kam parė bombat e para tė bien mbi Shqipėrinė nga fashistėt italianė. Ishte momenti qė ne sapo niseshim pėr t’u larguar, kur lufta u deklarua. Unė shihja avionėt qė lėshonin bombat dhe kam patur rastin tė shoh shqiptarėt, tė cilėt, me ato mundėsi qė kishin, ishin mobilizuar pėr tė pėrballuar njė pushtim tė tillė tė pabesė. Lufta ishte, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por e pėrgjithshme.

Cili ka qenė njė moment tjetėr i vėshtirė pėr Geraldinėn?
Padyshim, vdekja e bashkėshortit tė saj, Mbretit Zog. Ditėn qė vdiq Mbreti Zog, ne kishim njė tjetėr vdekje nė familje. Mua mė kishte vdekur nėna e burrit tim dhe normalisht, qė burri im, i cili ishte edhe baxhanaku i Mbretit Zog, shkoi te nėna e vet dhe unė shkova te motra ime. Si tė thuash, lashė vjehrrėn mbi varr dhe shkova t’i gjendem pranė motrės sime nė njė moment tė vėshtirė pėr tė. Unė, bashkė me motrėn time, ndoqa ceremoninė, qė ishte shumė madhėshtore pėr Mbretin Zog. Kur kam humbur burrin tim nė vitin 1989, motra ime, qė asnjėherė s’kishte dalė nga Spanja, gjatė gjithė asaj kohe, erdhi dhe qėndroi me ditė tė tėra pranė meje nė Marsejė. Unė kam jetuar me familjen e Mbretit Zog nė Paris, nė Kanė, Marsejė dhe kur motra ime humbi bashkėshortin e saj, Mretin Zog, prezenca ime ka qenė shumė ngushėlluese pėr tė. Ne kemi qenė shumė tė lidhura me tė. Unė isha mė e vogla dhe ishte ajo, motra e madhe, qė pėrkujdesej vazhdimisht pėr mua.

Tani Familja Mbretėroe u kthye nė Shqipėri. Si e shihni ju pritjen e saj kėtu dhe statusin e Familjes Mbretėrore?
Unė nuk dua ta politizoj pėrgjigjen time, por ajo qė dua tė them, ėshtė se Familja Mbretėrore shqiptare ėshtė pritur nė mėnyrė tė shkėlqyer nga populli i vet. Geraldina, atė ditė kur erdhi nė Rinas, ishte shumė e lodhur nga rruga, por, megjithatė, ajo pėrpiqej qė tė shihte dhe tė pėrshėndeste sa mė shumė njerėz pėrreth saj. Kishte njė mall tė patreguar. Rikthimi nė vendin e burrit tė saj, nė vendin e mretėrimit tė saj, pėr tė ka qenė njė emocion i papėrballueshėm. Ajo ka qenė shumė, shumė e lumtur, pėr rikthimin e saj kėtu. Fatkeqėsisht, kam lexuar tė flitet se ajo ka mbretėrura vetėm njė vit nė Shqipėri. Ky ėshtė njė mbretėrim, vėrtet zyrtarisht pėr njė vit, por tėrė jeta e saj ka qenė njė pėrkujdesje mbretėreshe pėr vendin e saj, njė pėrkujdesje qė nuk e kanė patur zakonisht tė tjerėt.

Djali juaj, Renaud Muselier, ėshtė anėtar i Qeverisė franceze. A mund tė themi se shqiptarėt kanė njė “ambasador” nė Qeverinė e Francės?
Po, patjetėr. Kjo ėshtė normale, nėse kemi parasysh lidhjen e tij tė posaēme me Nėnėn Mbretėreshė dhe pėr kontributin qė ka dhėnė ai pėr mua nė organizimin e ndihmave humanitare pėr Shqipėrinė. Ai ka njohuri tė thella pėr historinė dhe kulturėn e shqiptarėve dhe ka marrė shumė emocione nga motra ime Geraldinė, e cila e donte shumė djalin tim. Ai ka qenė nė Shqipėri qė nė kohėn kur Shqipėria po ndėrronte regjimet dhe, nė fakt, ajo ka qenė kohė e rrezikshme. Ai e adhuronte tezen e vet, motrėn time, dhe kur Geraldina erdhi nė Marsejė pėr herė tė fundit, ishte ai qė u kujdes, posaēėrisht, pėr tė.


Kush ėshtė motra e Mbretėreshės

Sylviane Muselier ėshtė motra e Mbretėreshės Geraldinė, e cila ka ardhur nė Tiranė pėr tė marrė pjesė nė njė ekspozitė fotografike kushtuar motrės sė saj. Dje, larg kamerave, larg pompozitetit, me mallin pėr motrėn, me dhimbjen pėr humbjen e saj, ajo shkoi nė Sharrė me njė tufė lule tė freskėta dhe i vuri te koka e varrit tė Nėnės Mbretėreshė. Nė vitin 1938, nė ceremoninė e martesės, ajo i dhuroi motrės sė saj, qė vuri kurorėn mbretėrore, njė tufė lule tė freskėta. Mė 5 prill ishte te koka e motrės sė saj, kur lindi Princi Leka. Sylviane nuk e di me saktėsi se pėr tė satėn herė vjen nė Tiranė, por ajo thotė se nė Shqipėri do tė vijė sa mė shpesh qė tė mundet, sepse: “Motra ime,- thotė ajo, -mė mėsoi ta dua kėtė popull dhe kėtė vend”. Ajo ka ardhur nė Shqipėri, pėr herė tė parė, kur ishte fėmijė dhe shoqėroi motrėn e vet, e cila martohej me Mbretin e shqiptarėve, Ahmet Zogun, nė prillin e vitit 1938. Sylviane ka jetuar dhe jeton ende nė Marsejė. Burri i saj ishte njė gjeneral i shquar francez, i cili shumė shpejt u miqėsua me Mbretin Zog. Sylviane, me njė edukim tė veēantė, trashėgimtare e familjes sė shquar hungareze Appony, edhe sot, nė njė moshė tė thyer, ruan freskinė e kujtimeve tė rinisė pėr Shqipėrinė.


Muselier: Mbreti duhet tė prehet nė vendin e tij
“Eshtrat e Mbretit Zog tė vijnė sa mė parė”

Sylviane Muselier, e cila ka njohur nga afėr Mbretin Zog, mendon se tanimė ka ardhur vėrtetė koha qė mbreti dhe mbretėresha tė qėndrojnė pranė njėri-tjetrit nė dheun qė i pėrkasin. Ėshtė ironike tė mendosh se sot, Mbreti ėshtė nė Paris dhe Mbretėresha nė Tiranė. “Unė mendoj se eshtrat e Mbretit Zog duhet tė vijnė sa mė parė nė Shqipėri. Kjo ėshtė normale dhe kjo do tė ndodhė shumė shpejt. Unė e kam menduar kėtė prej kohėsh dhe do tė jap gjithė kontributin tim nė kėtė drejtim. Ėshtė e drejta e shqiptarėve qė tė kenė pranė njėri- tjetrit Mbretin dhe Mbretėreshėn e tyre, tė cilėt menduan dhe punuan pėr kėtė vend deri nė frymėn e fundit. Unė nuk dua tė bėj politikė, por mendoj se Mbreti ishte njė nga mretėrit qė luftoi deri nė fund, pėr tė mos e dorėzuar vendin e tij te pushtuesi. Ai punoi pėr rimėkėmbjen e vendit tė vet, duke futur shumė investime dhe kulturė. Mua mė vjen mirė qė kohėt e fundit figura e tij po del nė dritė me tė gjitha dimensionet qė ai ka patur si njė udhėheqės qė luftoi pėr prosperitetin e vendit tė vet. Edhe lidhur me pushtimin fashist, mund tė them se ai rezistoi deri nė fund. Konti Ciano me pabesinė e vet, qė ishte edhe dėshmitar i martesės sė Mbretit Zog, ka dalė nė fotografi me Mbretin, pak para pushtimit. Por, po tė shihni fotot e fundit tė tij me Cianon, Mbreti ka dalė shumė i mėrzitur. Ai u pėrpoq qė deri nė fund tė mos i jepte bekimin e vet pushtimit”. Sylviane mendon se bashkė me kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė Shqipėri, rikthehet njė pjesė e rėndėsishme e historisė shqiptare.


Njė vit nga vdekja e Geraldinės
Ekspozitė fotografike “Nėna Mbretėreshė”

Sot mbushet nje vit nga vdekja e Mbretėreshės Gerlandinė. Nė nderim tė kujtimit tė saj, Instituti Ndėrkombėtar i Studimeve Monarkiste, nėn pėrkujdesjen e motrės sė Mbretėreshės, zonjės Sylviane Muselier, organizon nė hotel “Dajti” njė ekspozitė fotografike, e titulluar “Mbretėresha Geraldinė”. Ekspozita pėrmban fotografi autentike tė bėra nga Ilia Terpini, Artist i merituar. Nė kėtė ekspozitė ka foto tė tilla si: Konti Gyula Appony dhe Kontesha Appony, Geraldina nė moshėn 4-vjeēe, foto tė Mbretit Zog dhe familjes mbretėrore, familjes tė Princit Leka nė Johanesburg dhe princeshės Suzanė, foto tė princit Leka i, etj. Kjo ėshtė ekspozita e parė qė i kushtohet tė ndjerės Geraldinė dhe familjes mbretėrore. Guxim Alimani, njėri ndėr organizatorėt e ceremonisė dhe “Muajit tė Geraldinės”, thotė se, pėrveē ekspozitės, instituti ka planifikuar edhe aktivitete tė tjera qė do tė pėrmbyllen mė 22 tetor, me njė film dokumentar kushtuar Mretėreshės. Njėkohėsisht, si mik i familjes Muselier, ai gjen rastin tė falenderojė zonjėn Sylvianė, e cila u angazhua konkretisht nė organizimin e kėtyre ceremonive.