© 2003 Gazeta Panorama
Faqe 21 - Kulturė

23Shtator 2003

Dekorimi
Mirash Ivanaj

Ministri i suksesshėm i Zogut kujtohet nė 50 vjetorin e vdekjes

Mirash Ivanaj shpallet “Nderi i kombit”

 

Admirina Peēi

Profesori i rreptė i gjimnazit shtetnuer nė Shkodėr, Mirash Ivanaj, nuk e kishte menduar kurrė se jeta e tij do tė mbyllej nė burg nė Tiranė. Qė nga viti 1953, kur ai vdiq nė njė nga burgjet e Tiranės, e deri sot, kanė kaluar plot 50 vjet.

Akadmeikėt dhe studiuesit qė e patėn idhull intelektualin e viteve ’30 kanė kujtuar dje gjithēka rreth ministrit mė tė suksesshėm tė Arsimit nė Shqipėri, qeveritarit tė reformave tė suksesshme, kėshill-tarit tė rreptė tė mbretit Zog, Mirash Ivanaj, i cili ėshtė dekoruar dje me titullin “Mjeshtėr i Madh” nga Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu.

Krahas kujtimeve rreth kėtij personaliteti janė renditur edhe arritjet e juristit tė shkėlqyer, vėllait tė Mirashit, Martin Ivanaj. Miqtė e kohės sė tyre i njihnin vėllezėrit Ivanaj, si dy vėllezėr binjakė, tė cilėt bashkoheshin pafundėsisht nė tė gjithė idealet dhe dėshirat e tyre. Nė Konferencėn Kulturore dhe shkencore, qė u zhvillua dje nė Muzeun Historik Kombėtar, me titull “Martiri Mirash Ivanaj, figurė madhore e kombit dhe kulturės shqiptare”, kujtimet rreth veprimtarisė sė vėllezėrve intelektualė, kanė risjellė edhe njė herė atmosferėn e qeverisjes shqiptare tė kohės sė mbretit Zog. Nė konferencėn ku merrnin pjesė shumė studiues, akademikė dhe pėrfaqėsues tė fondacionit “Ivanaj” u vlerėsua roli qė ka luajtur ish-ministri i Arsimit nė qeverinė e Zogut, Mirash Ivanaj, ndaj dhjetėra brezave tė intelektualėve, si dhe veprimtaria e vyer e juristit Martin Ivanaj.

Njė ekspozitė e vėllezėrve Ivanaj
Po nė kėtė vorbull, pak hapa pėrtej sallės ku janė kujtuar shumė momente nga rruga e suksesshme tė vėllezėrve Ivanaj, ėshtė hapur njė ekspozitė me rreth 120 dorėshkrime dhe 25 fotografi. Nė dokumentet e ekspozuara jepej panorama e gjithė veprimtarisė kombėtare tė dy personaliteteve tė arsimit dhe jurisprudencės shqiptare. Letra drejtuar mbretit Zog, krijimtari letrare, poezi dhe drama, materiale fotografike etj., shpalosnin njė pjesė tė veprimtarisė sė tyre nė kėtė ekspozitė.

Nė kujtimet rreth Ivanajve
Disa nga referuesit e konferencės sė djeshme ishin studiuesit Uran Butka, dr.Shaban Sinani, prof, Iljaz Gogaj, prof.Jorgo Bulo, Nevila Nikaj etj. Sipas kumtesės sė mbajtur nga dr.Shaban Sinani “Mirash Ivanaj mbetet njė prej ministrave mė tė suksesshėm nė gjithė historinė e arsimit shtetėror nė Shqipėri. I paraprirė nė tė njėjtėn rrugė prej Hilė Mosit, Mirash Ivanaj ideoi, administroi dhe udhėhoqi njė prej reformave mė thelbėsore tė sistemit arsimor nė vend, reformėn e shekullarizimit, laicizmit dhe funksionimit tė kėtij sistemi si shėrbim shtetėror-kombėtar”.Sinani ka kujtuar shumė momente kur Ivanaj ka ditur tė mbajė qėndrimin mė tė menēur politik. Nė cilėsitė e shtetarit shembullor, ai ka veēuar respektimin nga Ivanaj, tė mendimit tė pakicės. “Nė mėnyrėn e tij tė tė drejtuarit, mendimi i pakicės ishte nocioni juridik dhe jo nocioni politik”, tha Sinani, ndėrsa kujtoi edhe kthimin e tij nė Shqipėri, kur Ivanaj nuk e pranoi propozimin pėr t’u bėrė deputet. “Mua mund tė mė jepet njė punė si pedagog a si punonjės biblioteke, por jo si pėrfaqėsues nė parlament. Atje mjafton tė ngrihet ndonjė i ri e tė mė thotė: “’Ti u largove me zogistėt’ dhe mua s’mė mbetet veēse tė vras veten”. Kjo ishte pėrgjigjja e profesorit tė nderuar, qė pėr pak vite pas kthimit tė dėshpėruar nė Shqipėri do t’u thoshte lamtumirė tė gjithė ėndrrave tė tij.


Kush ishin vėllezėrit Ivanaj

Martin Ivanaj u lind nė Podgoricė (Mal i Zi) nė 1888-ėn dhe vdiq nė Stamboll nė 1940-ėn. Ai fitoi doktoraturėn nė Jurisprudencė nė Universitetin e Romės nė 1921-shin. Nė fillimet e viteve 1930 ai ishte Ministėr i Drejtėsisė nė Shqipėri. Ndėrsa vallai i tij Mirash Ivanaj u lind gjithashtu nė Podgoricė, nė 1891-shin dhe vdiq nė burg nė Tiranė nė 1953-shin. Ai fitoi grada nė Letėrsi dhe Jurisprudencė nė Universitetin e Romės nė 1921-shin dhe 1923-shin. Ai u bė Ministėr i Arsimit gjatė qeverisjes sė Mbretit Zog nga viti 1935 deri nė 1937-ėn. Nga 1937-a nė 1939-ėn Mirash Ivanaj ishte Kryetar i Kėshillit tė Shtetit i cili kėshillonte Zogun. Ai u arratis bashkė me Zogun kur Musolini pushtoi Shqipėrinė nė 7 Prill tė 1939-ės. Mirashi u kthye nė Shqipėri nė Tetor tė vitit 1945 me shpresėn se do tė vazhdonte punėn e tij nė arsim si mėsues, ku talentet e tij ishin dėshpėrimisht tė nevojshme pas luftės dhe pushtimeve.


Kanuni i Dukagjinit sipas Martin Ivanajt

Juristi Martin Ivanaj ka shkruar njė studim analitik mjaft interesant mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit. Kjo tezė ėshtė pėrmendur dje nga doktoreshė Nevila Nikaj.

Nė vitin 1914 tek revista “Hylli i dritės”, tė At Shtjefėn Gjeēovit ai e boton kėtė studim. Sipas kėtyre shėnimeve vetė Martini pohon se : “… Kanuni i Lekė Dukagjinit nuk ėshtė njė ligj i shkruar, ekzistojnė pėrmbledhje. Ata janė zakone, me tė cilat rregullohen edhe sot fiset e veriut. Teza e paraqitur prej meje, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse fryt i pėrvojave tė mija. Kjo tentativė e kėtij prifti (Lekė Dukagjini) nuk duhet marrė seriozisht, pasi kėto zakone tė paraqitura prej tij nuk janė ato qė sot zbatohen ndėr fiset shqiptare” thoshte Ivanaj.


Kėngė pėr tė fundmin…

Dikur do kalbet drur’i kryqit tim
E mbi varr gjithkah hithrat do vėrshojnė
Si mburojė e lashtė, mbi kėtė hidhėrim
Gardh i’gjallė do mė qėndrojnė

Kryqin e kalbur urthi do ta shtjellė
Mbi varr grėm e egjėr do t’i kem pėrherė
Kurrė mes tyre s’do shoh tė ēelė
E njoma e kaltra manushaqe plot erė

Bari i vyshkur ngjyrė vdekje do jetė
E njerėzit nga gardhet do t’i dėbojė
Nėse hithra e njomė me t’egrėn fletė
Helmin e jetės nė heshtje do tregojė.

Poezi e shkruar nga Mirash Ivanaj nė vitin 1908


Tre dorėheqjet e ministrit tė Ahmet Zogut

Ai ishte shembulli mė i mirė i njė ministri, shembulli i njė qeverisjeje tė drejtė e tė ndershme. Nė karrierėn e tij si ministėr arsimi nė qeverinė e Zogut ai ka kėrkuar dorėheqjen nga kjo detyrė tre herė rresht. Kėrkesa e parė pėr dorėheqje kishte tė bėnte me me gjuhėn e arsimit dhe statusin e saj nė shkollat e pakicave. Ai ngulte kėmbė, se neni, qė kishte tė bėnte me kėtė gjė tė mos amendohej, pavarėsisht kėrkesave qė Kėshilli i Ministrave i pati paraqitur si detyrime, tė cilat rridhnin prej antarėsisė sė Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve, veēanėrisht prej qėndrimeve tė ndjeshme tė Gjykatės ndėrkombėtare tė Hagės. Ndaj kėsaj ēėshtjeje, Ivanaj e argumentoi, si njė zell tė tepėrt kėtė hap nė dėm tė reformės sė arsimit kombėtar. Dorėheqja e dytė e Ivanajt ndodhi nė vitin 1937, kur Kėshilli i Ministrave urdhėroi lirimin e zyrave tė Kėshillit tė Shtetit, tė cilin Ivanaj e kryesonte. Me anė tė njė letre drejtuar mbretit Zog, Ivanaj paraljmėronte, se urdhėri pėr lirimin e kėtyre zyrave pėr arsye mikpritjeje, tė tė ftuarve tė festės sė 25-vjetorit tė vetqeverimit nuk ka tė bėjė me kėtė nevojė. Ai ėshtė thjeshtė njė dhunė e ushtruar nga njė pushtet ndaj njė pushteti tjetėr. Ndėrsa, dorėheqja e tretė e Ivanajt lidhet me shpalljen e fituesit tė konkursit ndėrkombėatr pėr shtatoiren e Gjergj Kastriotit. nė 1937. Nė kėtė konkurs, ku mornė pjesė skulptorė nga shumė vende tė Evropės, ishte vendosur qė pjesmarrja tėmos ishte me emra tė vėrtetė pėr tė pėrjashtuar kėshtu ndikimet mbi jurinė. Pas shumė debatesh fituese u shpall njė shtatore e njė skulptori kroat. Nė jurinė qė kryesohej nag Ivanaj, ky i fundit ishte nėj nga tre votuesit kundėr skulptorit kroat. Por Mbreti Zog, nė kushte presioni nga Roma deklaroi se vendimi i jurisė do tė anullohej. Pikėrisht kjo qe arsyeja qė e ēoi Ivanajn drejt dorėheqjes sė tretė. Nė nėj letėr drejtuar mbretit Zog Ivanaj thtyoė se megjithėse kishte votuar kundėr asaj pune qė fitoi, ai mbronte zgjehdjen e shumicės dhe kėrkonte prej mbretit mosndėrhyrjen publike nė vendimmarrjen e jurisė. Po nė ėkėt letėr ai kėshillon mbretin Zog mbi hapat qė mund tė hidhen pėr tė bėrė tė mundur pranimin e kandidaturės italiane, por pa shkelur mbi autoritetin e jurisė. Hapi i aprė mund tė ishte kundėrshtimi i vendimit tė jurisė nga komisioni i festimit tė 25 vjetorit tė vetqeverimit, qė do tė shmangte ndėrhyrjet politike, mundėisia e dytė ishte qė qeveria shqipatre tė paguante fituesin me shumėn e madhe tė parave por mos kėrkonte zbatimine shtatores. Zgjidhja e fudnit ishte dorėheqja., pėrmes sė cilės ai tregoi mė sė miri qėndrimine tij ndaj politikave tė mėdha e tė vogla.