Mustafaj vlerėson raportin e OSBE-sė pėr zgjedhjet nė vend

Lajmi i ores 7:55 PM
TIRANE (22 Nėntor) - Sekretari pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Partinė Demokratike, Besnik Mustafaj, gjatė njė konference pėr shtyp, vlerėsoi raportin e fundit tė hartuar nga Prezenca e OSBE-sė nė Tiranė, mbi zhvillimet nė Shqipėri. "Raporti i OSBE-sė shėrben si gjykues i drejtė pėr vlerėsimin ndaj zgjedhjeve tė fundit, si dhe pėr konstatimin e vėshtirėsive qė paraqet realiteti shqiptar pėr arritjen e integrimit tė Shqipėrisė nė Europė", tha Mustafaj. Sipas tij, "kjo analizė evidenton tė gjitha problemet gjatė proēesit zgjedhor, por edhe jep nė mėnyrė tė qartė rrugėn e zgjidhjes sė krizės sė krijuar nė qeveri". Duke u ndalur nė trajtesėn qė i bėhet nė raportin e OSBE-sė "ekzistencės sė korrupsionit nė instancat e larta tė shtetit", Mustafaj tha se "kjo duhet tė angazhojė tė gjitha forcat politike pėr tė nxjerrė vendin nga kriza". ro/ro (BalkanWeb)
 
 
Faqja 10 - AKTUALITET

Nentor 22, 2003

 
ADILI NE LISTEN E ZEZE TE SHBA
 
Gjykata liron nga salla dy krerėt e AKSH-sė

Gazmend Janku

TIRANE

Sapo kanė dalė nga dera e burgut 313, kanė hipur nė njė fuoristradė tip BMW, duke shmangur interesimin e mediave. Fuoristrada luksoze pėrpara derės sė burgut ka tėrhequr vėmendjen edhe tė dhjetėra kalimtarėve tė rastit, kurioziteti i tė cilėve i ka detyruar tė presin, sė bashku me gazetarėt, daljen e dy krerėve tė deklaruar tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH). Pasi janė takuar dhe pėrqafuar me dhjetėra familjarė dhe tė afėrm tė tyre, me mirėsjellje Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj u kanė premtuar gazetarėve njė konferencė pėr shtyp nė ditėt nė vazhdim. Nėpėrmjet kėsaj deklarate dy tė akuzuarit pėr "nxitje tė urrejtjes midis kombėsive, racave dhe feve" lanė tė kuptohet se tė paktėn edhe pėr disa ditė do tė qėndrojnė nė Tiranė. Kjo ka qenė atmosfera pėrpara burgut tė sigurisė sė lartė 313, ndėrkohė qė pritej vendimi i Gjykatės sė Tiranės pėr lirimin e Adilit dhe Mustafajt. Ėshtė fakt qė procesi gjyqėsor nė ngarkim tė tyre ėshtė pėr t'u pasur zili, pėrsa i pėrket kohėzgjatjes dhe zgjidhjes sė shpejtė tė ēėshtjes gjyqėsore. Ka mjaftuar vetėm njė seancė e vetme pėr tė mėsuar pretencėn e organit tė akuzės, konkluzionet pėrfundimtare tė mbrojtjes dhe vendimin pėrfundimtar tė trupit gjykues. Nė pretencėn e tij prokurori i ēėshtjes kėrkoi shpalljen fajtor tė dy tė pandehurve dhe dėnimin e tyre me nga 10 muaj e 15 ditė burgim, ndėrsa avokatėt mbrojtės kėrkuan pafajėsi pėr klientėt e tyre. Nė vendimin pėrfundimtar gjyqtari Fehmi Petku shpalli fajtor tė pandehurin Gafurr Adili pėr akuzat e nxitjes sė urrejtjes midis kombėsive, racave dhe feve dhe falsifikimit tė dokumenteve, duke e dėnuar me 10 muaj e 15 ditė burgim. Pėr shkak tė aplikimit tė gjykimit tė shkurtuar, Adilit i ėshtė zbritur 1/3 e dėnimit, duke u liruar nga salla e gjyqit me kohėn e paraburgimit (7 muaj). Ndėrsa i pandehuri tjetėr Taip Mustafaj u shpall i pafajshėm pėr akuzėn e nxitjes sė urrejtjes midis kombeve, racave dhe feve. Ndėrkaq, dosja ndaj tė pandehurit tė tretė tė kėsaj ēėshtjeje, Idajet Beqirit, ėshtė veēuar pėr t'u gjykuar me vete.


"Truri politik i AKSH-sė u themelua te Pallati i Kongreseve"

Fronti pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar (FBKSH), qė njihet si truri politik i formacionit lufatrak AKSH, ėshtė themeluar mė 12 korrik 2001 te Pallati i Kongreseve nė Tiranė, ku Gafurr Adili ėshtė zgjedhur kryetar. Fronti nė fjalė ėshtė krijuar si njė grupim forcash politike, shoqatash joqeveritare, intelektualėsh atdhetarė etj., qė ka si pikėsynim bashkimin e trojeve dhe popullit shqiptar nė njė shtet tė vetėm autokton. Sipas fjalės sė mbrojtjes sė Adilit nė Gjykatėn e Tiranės, "FBKSH nuk ėshtė njė organizatė ilegale, siē thuhet nga disa dashakeqės tė ēėshtjes kombėtare, por njė domosdoshmėri e kohės". Adili deklaron se 60% e platformės sė FBKSH-ės ėshtė huazuar nga platforma e bashkimit kombėtar tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.

http://www.lajmet.com/index.php
Botuar: 22 Nov 2003
Adili dhe Mustafaj tė AKSH lirohen nga Gjykata e Tiranės