Gazeta Shqiptare    http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

ja 5 - POLITIKE

Maj 24, 2003

 

SHKURT
 
 
Leka Zogu dy ditė nė Kosovė

Leka Zogu, i shoqėruar me bashkėshorten dhe djalin do tė vizitojė Kosovėn nė datat 7 dhe 8 qershor. Kjo ėshtė vizita e parė e familjes mbretėrore nė Kosovė, ku mėsohet se do tė pritet nga banorėt e shumtė tė qyteteve ku do tė shkojnė.


 
Copyright 2002 Shekulli 24 Maj, 2003

Pavarėsia e Kosovės, Shqipėria dhe lobi nė SHBA

Nga Genc Burimi

Shqipėria i ėshtė mirėnjohėse deri nė fund SHBA-sė pėr atė ēka ky shtet ndėrmori nė tė mirė tė Kosovės. Por njė nga kėrkesat qė kanė amerikanėt ėshtė qė Shqipėria mos ta ngrejė zėrin pėr pavarėsinė e Kosovės, pasi axhenda ndėrkombėtare e tė mėdhenjve ka probleme tė tjera prioritare. Politikanėt tanė kanė vendosur tė ndjekin pa ndonjė strategji tė veēantė e tė bashkėrenduar “rolin e budallait”, qė pėrbėn instiktin primar tė politikanit tė gjetur nė hall. Tirana nuk guxon as t’u thotė kosovarėve: “prisni se ėshtė ende herėt pėr pavarėsinė”, dhe as t’ua prishė qejfin amerikanėve me pozicionin: “po nuk qe Shqipėria qė ta mbrojė e para pavarėsinė e Kosovės, kush vallė shtet tjetėr nė botė do ta bėnte njė gjė tė tillė”? Rezultati ėshtė se sot konstatojmė pikėrisht se as Presidenti i Republikės, as Kryeministri, as Ministri i Jashtėm dhe as kryetari i opozitės nė Shqipėri, nuk guxojnė tė bėjnė njė deklaratė minimale publike ku tė kėrkohet nė mos jo pavarėsia e Kosoves, tė paktėn njė kalendar pėr diskutimin e statusit tė Kosovės. Shembulli i Qipros me praninė njėēerek shekullore atje tė OKB-sė, nuk duket se i tmerron politikanėt e Shqipėrisė, ndėrkohė qė ata tė Kosovės kanė filluar tė shqetėsohen seriozisht. Shqetėsim normal. Kush do tė guxojė tė investojė nė Kosovė pa ditur se kujt i pėrket ai truall, njė shteti tė pavarur apo njė province serbe? A nuk po e njohim ne nė Shqipėri qė prej njė dekade tė njėjtin bllokim me investimet e huaja pėr shkak tė mosratifikimit tė njė biēim ligji pronesie midis shqiptarėsh, ndėrkohė qė nė Kosovė bėhet fjala mė seriozisht, pėr pėrcaktim definitiv kufijsh shtetėrorė qė kanė mė shumė vlerė jetike ekonomike sesa simbolike? Niveli i papunėsisė nė Kosovė ėshtė 60%. UNMIK-u premton paqe, siguri, demokraci po nuk ka sesi tė japė garanci pėr zhvillim ekonomik. Zhvillimi ekonomik i Kosovės ėshtė atribut ekskluziv i shpirtit sipėrmarrės tė qytetarėve tė Kosovės. Qė tė lihet kjo inicitativė tė lulėzojė plotėsisht, duhen krijuar kushtet e mirėfillta juridike. Kosovės i duhet statusi i pavarur politik qė tė largojė njėherė e pėrgjithmonė skepticizmin ekonomik rrethues, qė t’i hapė rrugėn kredive afatgjata tė FMN-sė e Bankės Botėrore, organizma qė Beogradi i pengon sot nė bazė tė Rezolutės 1244 tė hyjnė nė marrėveshje dypalėshe me Prishtinėn. Me Kosovėn, bashkėsisa ndėrkombėtare, po bėn tė njėjtin gabim si me Shqipėrinė. Shqipėrisė i thuhet “lufto njėherė krimin, pastaj t’ju integrojmė”. Kosovės, i thuhet “krijoni njė shoqėri multietnike, duajini serbėt, luftojini trafiqet, e mė pas ju japim statusin”. Shqiptarėt kosovarė dhe serbėt kosovarė nuk do tė duhen me urdhra nga lart, por vetėm nė vrullin e transaksioneve ekspansive ekonomike, financiare e tregtare. T’i jepen mundėsi shqiptarėve dhe serbėve tė punėsojnė njėri -tjetrin, do ta shohim mė pas se ē’lidhje e fortė interesi do tė krijohet midis tyre, nė atė pikė se etnia e shoku-shokut do tė kalojė nė plan tė dytė e mė larg. Pavarėsia e Kosovės do tė ishte edhe nė interes tė serbėve, pasi zhvillimi ekonomik i njėres palė ėshtė nė pėrfitim tė tjetrės dhe anasjelltas. “Eshtė dora e ėmbėl e tregtisė qė hedh farėn e mirėkuptimit midis njerėzve” thoshte apostulli i liberalizmit ekonomik Adam Smith. Si e kanė harruar kėtė profeci perėndimorėt nė Prishtinė e nė Tiranė ? Si duan ta realizojnė kėtė profeci, mbajtėsit peng tė statusit tė Kosovės, po nuk u dhanė mundėsi kosovareve tė kenė rrjetin e nevojshėm industrialo-bujqėsor qė vetėm njė shtet i pavarur mund ta konceptojė e garantojė ?
Kėto debate duhet tė zhvillojė Tirana nė kancelaritė perėndimroe pėr t’i bindur ato nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės, pa iu druajtur akuzave se me kėrkesa tė tilla qenkeshim shqiptaromėdhenj. Dy vullnete pėr hegjemoni aneksuese njeh Ballkani: atė tė Milosheviēit qė nuk nguroi tė vinte nė lėvizje makinerinė e tmerrshme tė luftės pėr njė Serbi tė madhe, dhe atė tė qarqeve jozyrtare greke qė vazhdojnė ditė e natė tė pėrkėdhelin endrrėn grabiqare tė njė Greqie tė madhe. Do tė ishim tė paaftė po nuk patėm tani njė politikė tė qartė e koherente ndaj Kosovės. Ka ardhur momenti qė mbi statusin e Kosovės, Tirana zyrtare tė luajė me letra tė hapura dhe jo tė mjaftohet me ndjenja tė brendshme vėllazėrore, apo me deklarata joprotokollare prapa microfonash radioje. Jemi larg asaj burrėrie kur Shqipėria ishte i pari dhe i vetmi shtet nė botė qė njihte unilateralisht shtetin e pavarur tė Kosovės. Sot konstatojmė se Tirana preferon tė shpenzojė energji pėr ngrohjen e marrėdhėnieve me Beogradin sesa tė ndėrmarrė njė fushatė pėr sensibilizimin ndėrkombėtar nė lidhje me pavarėsinė e Kosovės.
Nė dosjen e pavarėsisė sė tyre, me heshtjen e Shqipėrisė amė, pak miq u kanė mbetur kosovarėve nė botė. Njė ndėr ta, nė mos mė seriozi ėshtė lobi shqiptaro-amerikan. Ky lob arriti para pak ditėsh njė sukses qė nuk mund tė lihet pa u pėrshėndetur dhe pa u reklamuar me superlativa siē e meriton ēdo pėrpjekje nė favor pavarėsisė sė Kosovės. Ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi qė kryeson Lidhjen Qytetare shqiptaro-amerikane arriti tė influencojė me kėrkesa tė vazhdueshme nė favor tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, nė organizimin e njė seance dėgjimore dėshmish qė u mbajt tė mėrkurėn nė komisionin e Punėve tė Jashtme tė Kongresit amerikan . Kjo seancė i ngjante njė ballafaqimi gjyqi. Nga njėra anė Dioguradi , e shoqja e tij Shirley, ish-ambasadori William Walker, Martin Vulaj i kėshillit kombėtar shqiptaro-amerikan, qė kėrkonin qė tė gjithė nė fjalimet e tyre pavarėsinė e Kosovės tė njohur po qe nevoja unilateralisht nga SHBA, dhe nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesja e Departamentit tė Shtetit, Janet Bougue, ndihmėse e Kolin Pauellit pėr Europėn qendrore e jugore qė do tė justifikohej pėrse Uashingtoni zyrtar nuk e mbron idenė e pavarėsisė sė Kosovės. Drejtuesit dhe organizatorėt e kėsaj seance dėshmish, ishin dy kongresmenė me ngjyra tė kundėrta politike por qė i bashkon kauza e pavarėsisė sė Kosovės. Ata janė Henri Hajd (Hyde), republikan, kryetar i komisionit pėr Marrėdhėniet e Jashtme tė Kongresit amerikan, dhe Tom Lantosh, demokrat, lider aktiv i lobit ēifut nė SHBA, qe e ka krahasuar gjithmonė dramėn e kosovarėve me atė tė popullit tė tij tė origjinės. Tandemi Hajd-Lantosh ėshtė ai qė ka hartuar nė muajin janar tė kėtij viti njė rezolutė me anė tė cilės i kėrkohet qeverisė amerikane tė prononcohet nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės si e vetmja masė e menēur pėr tė sjellė paqe dhe stabilitet nė Ballkan.
Pėr Dioguardin, tre janė arsyet kryesore qė e bėjnė tė domosdoshme pavaresinė e Kosovės:
Sė pari, e kundėrta e pavarėsisė, domethėnė rikthimi i Kosovės nė gjirin e Serbisė ėshtė i pamendueshėm. E kaluara e represionit serb e ka thyer njėherė e pėrgjithmonė besimin midis dy popujve. Dioguardi i rikujtoi me kėtė rast komisionit brendėsinė e planit famėkeq tė akademikut serb Vaso Cubriloviē tė vitit 1937 me titullin “Spastrimi i shqiptarėve”. Po ashtu dhe e tashmja mafiozo-nacionaliste e Serbisė, me vrasjen e Gjingjiēit dhe nacionalizimin e Kostunicės e tė Nebojsha Ēoviēit, e bėn tė pamundur njė bashkėjetesė tė Serbisė me Kosovėn. “Historia ka treguar se racizmi serb antishqiptar ėshtė njė komponent i pandryshueshėm i marrėdhėnieve ndėretnike nė Ballkan”, -u shpreh Dioguadi. Sė dyti, pa pavarėsi Kosova do tė mbetet ekonomikisht e rrėnuar, pa asnjė perspektivė investimesh masive. Sė treti, “shqiptarėt janė miqtė tanė mė tė ngushtė nė Ballkan”, -theksoi ish-kongresmeni amerikan. I prerė nė fjalimin e tij nė favor tė pavaresisė sė Kosovės u tregua dhe ambasadori William Waker , ish-kryetar i misionit tė vėzhguesve tė OSBE-sė nė momentin e tragjedisė sė Raēakut. “Qytetarėt e Sllovenisė, tė Kroacisė, tė Maqedonisė dhe tė Bosnjes nuk dėshiruan mė tė jetonin nėn dominimin e Beogradit. Ata e arritėn pavarėsinė e tyre. Pėrse kjo e drejtė t’u mohohet qytetarėve tė Kosovės”, -tha Walker. Me argumente tė tilla u paraqit nė dėshmi edhe Martin Vulaj i kėshillit kombėtar shqiptaro-amerikan.
Ndėrsa Janet Bogue, zėvendėssekretarja amerikane e Shtetit, solli nė emėr tė Departamentit tė Shtetit njė vlerėsim krejt tjetėr tė dosjes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ajo e justifikoi refuzimin zyrtar amerikan me tre argumente: Kosova nuk i ka realizuar ende “detyrat e shtėpisė”, pėr sa i pėrket forcimit tė institucioneve dhe rikthimit tė serbėve nė provincė; pavarėsia do tė rriste tensionin dhe do tė destabilizonte rajonin; rezoluta 1244 sė bashku me pėrbėrjen e Kėshillit tė Sigurimit me shtete qė nuk do ta votonin pavarėsinė e Kosovės, pėrbėjnė njė fre. Por a pėrbėn ende Kosova dhe shqiptarėt nė Ballkan njė interes pėr SHBA-nė? Mė e rėndėsishme se pėrgjigja ndaj kėsaj pyetje qė luhatet me ndryshimin e administratave amerikane, ėshtė angazhimi aktiv i Tiranes nė favor tė njė vlere tė sigurt qė nuk do tė na tradhtojė, lobi shqiptaro-amerikan me tė cilin aksionet duhen vazhdimisht koordinuar.


Copyright 2002 Shekulli 23 Maj, 2003
 
http://www.shekulli.com.al/
 
Statusi i Kosovės diskutohet nė Kongresin amerikan.

Duhet tė pritet sa tė plotėsohen standardet, apo tė bėhet njė zgjidhje urgjente

Kongresmenėt, kėrkesė Bushit pėr pavarėsinė e Kosovės

Statusi pėrfundimtar i Kosovės ka mbetur i pazgjidhur qė nga viti 1999, kur Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara miratoi rezolutėn, pėr t’i dhėnė fund ndėrhyrjes sė NATO-s nė ish-Jugosllavi dhe administrimit tė saj nga OKB-ja. Rreth 4 vjet mė vonė pas pėrfundimit tė gjakderdhjes mes serbėve dhe shqiptarėve, 25 mijė trupa tė udhėhequra nga NATO-ja, duke pėrfshirė edhe 2 mijė amerikanė ruajnė rendin dhe qetėsinė nė Kosovė.
Nė fjalėn e saj dje para Komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, ndihmėsnėnsekretarja e Shtetit pėr Evropėn Jug-Qendrore, Janet Bogue, tha se Kosova ka bėrė pėrparime tė ndjeshme drejt njė shoqėrie demokratike multietnike. Megjithatė, shtoi ajo, nuk ėshtė bėrė mjaft pėrparim pėr plotėsimin e disa kushteve tė rėndėsishme, siē janė funksionimi i institucioneve demokratike, shteti ligjor, liria e lėvizjes, kthimi i refugjatėve dhe integrimi social, qėndrueshmėria ekonomike dhe krijimi i njė force tė qėndrueshme mbrojtėse nė Kosovė. Pėr kėto arsye tha zonja Bogue, administrata e presidentit Bush, ėshtė kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės apo ndarjes sė saj.
“Ka nga ata njerėz nė Kosovė, qė kėrkojnė pavarėsinė e saj tė menjėhershme. Ka nga ata njerėz nė Serbi, qė kėrkojnė ndarjen e saj tė menjėhershme. Ne jemi kundėr kėtyre dy qėndrimeve. Ne besojnė se marrja sot e njė vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, do tė vinte nė rrezik stabilitetin e saj dhe vendet kufitare me tė, qė sapo kanė dalė nga njė dekadė konfliktesh shkatėrruese. Njė vendim i menjėhershėm pėr statusin pėrfundimtar do tė nxiste ata qė mbėshtesin zgjidhjen e ēėshtjes me dhunė”.
Lantosh: Urgjent pavarėsia e Kosovės
Megjithatė, disa ligjvėnės demokratė dhe republikanė nuk janė dakord me kėtė qėndrim. Ata thonė se Shtetet e Bashkuara kanė vendosur standarde shumė tė larta pėr Kosovėn. Tom Lantosh, njė nga demokratėt mė me ndikim nė Komisionin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr marrėdhėniet me jashtė tha: “Tensionet e vazhdueshme nė Ballkan, nuk mund tė zgjidhen nė qoftė se ne vazhdojmė ta zvarritim ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qėndrueshme nė Evropėn Juglindore, njė rajon i trazuar nėse mund tė ketė qenė me tė vėrtetė kėshtu, ne duhet t’i japim pavarėsinė Kosovės dhe duhet ta bėjmė atė tani”. Zoti Lantosh dhe kryetari republikan i Komisionit, Henry Hyde, kanė propozuar njė rezolutė simbolike ku i bėhet thirrje administratės sė presidentit Bush qė tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės.
Administrata amerikane e kundėrshton rezolutėn, sepse siē u shpreh zonja Bogue, ajo “mund tė ēojė nė konfuzion rreth qėndrimit tė Shteteve tė Bashkuara dhe nė shpėrqėndrimin e vėmendjes nga puna pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike dhe pajtimin etnik”. Edhe Daniel Serwer, i Institutit amerikan tė Paqes, ėshtė kundėr ēdo vendimi tė nxituar pėr negociata mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Duhen bėrė pėrgatitje paraprake tepėr tė kujdesshme, thotė ai, qė tė ēojnė nė negociata pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės nė vitin 2005. “Deri nė vitin 2005, Beogradi do tė ketė njė Kushtetutė tė re, njė asamble tė re dhe njė president tė ri. Pėr mendimin tim, atėherė do tė jetė koha e pėrshtatshme pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje”. Zoti Serwer tha se njė rezolutė e Kongresit pėr mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės, megjithėse simbolike, u dėrgon njė sinjal tė paqartė autoriteteve nė Beograd dhe nė Prishtinė, qė mė nė fund do tė jenė ato qė do tė vendosin mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Reagimi
Hinēer: Jo standardet para statusit
Brus Hiēner, analist pėr ēėshtje tė Ballkanit dhe lektor pėr ēėshtjet ndėrkombėtare nė universitetin amerikan “Brinston”, ka deklaruar nė njė intervistė se pėrcaktimi i statusit tė Kosovės nuk mund tė shtyhet nė pafundėsi. Ai vlerėson se nėse negociatat pėr kėtė ēėshtje nuk fillojnė gjatė vitit 2004, Kosova mund tė ballafaqohet me jostabilitet ekonomik dhe social. "Unė ende e mbaj qėndrimin pėr standardet bashkė me statusin e jo pėr standardet para statusit. Nė bazė tė kėsaj do tė duhej tė drejtoheshin tė gjitha aktivitetet. Procesi i standardeve duhet tė zhillohet pas pėrcaktimit tė statusit. Mendoj se Bosnja paraqet shembull tė qartė se si standardet nuk u pėrmbushėn derisa ajo nuk u bė e pavarur", -ka thėnė z. Hiēner.

Sipas Patrik Moore, pasiguria dhe zvarritja e zgjidhjes sė statusit nė Kosovė mund t’i pėrkeqėsojė problemet
Kosovarėt nuk duhet tė trajtohen si fėmijė
Situata nė Kosovė mbetet e tensionuar. Plotėsimi i tetė standardeve tė vendosura nga kryeadministratori i OKB-sė, Mihail Shtajner, pėr institucionet e Kosovės, duken shumė tė vėshtira pėr t’u plotėsuar e mbi tė gjitha duan kohė. Ndėrkohė qė serbėt vazhdojnė tė punojnė pėr njė ndarje tė Kosovės. Aktualisht Mitrovica, qyteti verior i Kosovės mbetet i ndarė dhe pjesa veriore duket sikur nuk mund tė bashkohet mė kurrė me Kosovėn. Ajo funksionon tashmė si Serbi. Situata ekonomike ka mbetur nė vendnumėro, pasi procesi i privatizimeve ėshtė ende i ngadalėsuar. Por procesi i privatizimeve i jep njė mesazh Serbisė se Kosova nuk ėshtė mė pjesė e tyre, ndėrkohė qė ata nė preambulėn e Kushtetutės qė sapo kanė miratuar, kėtė krahinė ata e konsiderojnė si pjesė tė tyre. Nga ana tjetėr, politikanėt e Kosovės po bėjnė gjithnjė e mė shumė presion pėr pavarėsinė e Kosovės. Pėr kėtė ēėshtja ka gjithnjė e mė shumė pėrplasje mes kryeadministratorit tė Kosovės dhe Kuvendit tė Kosovės, i cili ka ende shumė pak kompetenca pėr tė drejtuar problemet e vendit. Njė situatė e tillė, vetėm u jep mė shumė kohė serbėve qė tė thurin planet e tyre pėr ndarjen e Kosovės. Sipas disa analistėve, statusi i pazgjidhur i Kosovės shkakton shumė tensione tek kosovarėt, por njėkohėsisht po bllokon dhe Serbinė dhe Malin e Zi. Sipas analistit Patrik Moore, gjatė njė interviste disa ditė mė parė me “Europa e Lirė”, deklaroi se vonesat dhe pasiguria bėhen burim problemesh dhe derisa gjėrat mbeten tė paqarta, probleme tė ndryshme pėrfshirė ato qė prekin pakicat, refugjatėt, dhe krimin e organizuar do tė mbeten dhe do tė pėrkeqėsohen. Ka ardhur koha qė nė Kosovė tė shqyrtohet ajo qė ėshtė bėrė njė veprimtari konstante burokratike dhe tė lihen njerėzit tė marrin nė dorė punėt e tyre. Kosova nuk do tė bėhet kurrė njė demokraci e qėndrueshme nėse komuniteti ndėrkombėtar do tė vazhdojė t'i trajtojė kosovarėt si fėmijė”, -ėshtė shprehur Moore.


 

Copyright 1999 Zeri i popullit  http://www.zeripopullit.com/

 
Nano: Kosova, zonė me kufij tė hapur pėr vendet e Ballkanit

Tirane - Kryeministri Fatos Nano gjate konferences per Sigurine dhe Menaxhimin e Kufijve te Ballkanit Perendimor, qe po zhvillohet ne Oher, ka zhvilluar disa takime te rendesishme. Kryeministri Nano u takua dje me kreun e NATO-s Lordin Robertson, me Kryeadministratorin e OKB-se ne Kosove, Michael Shtainer. Pas takimit me kėtė tė fundit Kryeministri Nano, u shpreh se mes tyre diskutuan per te njejtat angazhime qe e sjellin Kosoven ne procesin e Stabilizim-Asocimit. Kosova, tha Kryeministri Nano, duhet te behet nje nga zonat me kufij te hapur dhe te sigurte te Ballkanit dhe, natyrisht, te hapur edhe ndaj Serbise dhe Malit te Zi. Une shpresoj, dhe per iniciativa qe do te ndertonin nje dialog te drejtperdrejte mes Prishtines dhe Beogradit, krahas dialogut qe Prishtina po zhvillon, e nxitur ne menyre shume moderne nga z.Shtajner, perfundoi Kryeministri Fatos Nano. Gjithashtu sot pasdite Kryeministri Shqiptar Nano ka zhvilluar nje takim edhe me Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se, Jan Kubis. Gjate ketij takimi eshte konfirmuar edhe nje here vullneti per bashkepunim ne rrugen e reformave te Shqiperise drejt standarteve evropiane. Kryeministri Nano ne vecanti ka vleresuar kontributin e ketij organizmi per reformen zgjedhore ne Shqiperi, si dhe per reforma te tjera qe e integrojne vendin tone ne strukturat Euroatlantike.

Fatos Nano

Kryeminister

Me lejoni qė, sė pari tė
shpreh falenderimet e mia pėr vendin organizator, si pėr mikpritjen ashtu dhe per mundėsine qė na dha tė mblidhemi sė bashku nė kėtė Konferencė tė rėndėsishme rajonale me pjesemarrjen dhe kontributin e institucioneve dhe organizatave partnere qe na asistojne ne proceset tona integruese, sic jane : NATO, BE, OSBE, dhe Pakti i Stabilitetit. Prezenca e tyre ketu eshte nje prove tjeter e vemendjes gjithnje ne rritje qe keto institucione tregojne per rajonin tone dhe njeheresh perben nje prove per realizimet qe ne kemi arritur ne shnderrimin e realiteteve ballkanike dhe perafrimin e tyre me ato europerendimore. Dhe ato qe ne kemi arritur ne perfshirjen gjithnje e me te mire dhe institucionale te vendeve tona ne proceset integruese dhe strukturat demokratike te vlerave euroatlantike, jane realizuar perkunder nje mentaliteti teje te ndryshem nga ky i sotmi, perkunder nje mentaliteti, i cili edhe pse ende gjallon tek-tuk mes nesh, eshte ne tkurrje te vazhdueshme. Ky realitet i ri ka te beje se pari me faktin se te gjitha qeverite e rajonit, pavaresisht ngjyresave politike, per here te pare ne historine e tyre te re jane produkt i zgjedhjeve te lira. Ne te shumten e heres, edhe pse problemet, vecanerisht ata me karakter etnik, jane ende te pranishem ne rajon, vihet re tendenca per t'i perballuar ato me ane te dialogut interaktiv dhe te pjesemarrjes. Pikerisht pjesemarrja perben nje nga cilesite e zhvillimeve te fundit ne rajon, sepse pjesemarrja eshte nje kategori e rendesishme dhe sprove per demokracite tona, ende teper te reja. Nga ana tjeter vihen re tendenca te qarta afrimi dhe kapercimi te probleme te akumuluara te histories se vjeter dhe te re. Plaget e luftes se fundit ne Kosove po mbyllen me shpejtesi dhe qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha per dialog te drejtperdrejte mes Prishtines dhe Beogradit, sikunder edhe mendon se transferimi i kopetencave ekzekutive nga nderkombetaret ne duart e te zgjedhurve locale do te pershpejtoje forcimin e institucioneve demokratike ne Kosove. Mund te thuhet me plot gojen se rajoni yne qartesisht ka zgjedhur dialogun ne vend te konfliktit; integrimin ne vend te sovranitetit tradicional; multikulturalizmin ne vend te romantizmit nacionalist primitiv. Pikerisht ne emer te ketij procesi modern dhe vizionar, ne jemi duke perfunduar nenshkrimin e marreveshjeve te tregtise se lire me te gjithe vendet e rajonit si dhe po punojme me kembengulje per berjen e kufijve te kontrolluar mire dhe te pakalueshem nga krimi, por lehtesisht te kalueshem per idete, njerezit dhe mallrat, cka e rikonfirmom edhe dokumenti politik, apo platforma qe na ka mbledhur ketu.

Ne veme re me kenaqesi se sot te gjitha qerverite e rajonit kane nje axhende te perbashket : intregrimin ne institucionet euroatlantike dhe pikerisht mbi kete axhende te perbashket ne kemi forcuar dhe vazhdojme ta forcojme bashkepunimin tone dy dhe shumapalesh. Keto procese integruese nuk mund te perballohen dhe te permbushen me mentalitete te vjetra, qofte edhe persa marredhenieve mes shteteve, qofte edhe persa u perket kufijve te tyre. Po futemi qartesisht ne nje realitet te ri te integruar ku diskutimet me koncepte tradicionaliste per shtetet etnike dhe per kufijte e tyre, duken pa sens. Sigurisht qe here pas here mes nesh rishfaqen hijet e nacionalizmit ekstrem qe kercenon sigurine dhe stabilitetin e rajonit. Mbajtja gjalle, apo ca me keq, rigjallerimi i tezave te tilla perbejne nje rrezik evident per shpejtesine e proceseve integruese dhe une mendoj se me shumti ato jane shprehje e paaftesise politike per te gjeneruar ide dhe realitete te reja. Perballe kesaj paaftesie per te perballur keto sfida, jo rralle ndodh qe persona te caktuar nga klasat tona politike i rikthehen tezave iracionale nacionaliste, strofkulla e fundit e paaftesise per te ndare vlerat mes njeri-tjeterit dhe per t'u integruar. Per qeverine shqiptare integrimi rajonal, si pjese e procesit me te madh te integrimit euroatlantik, mbi kete fiolozofi te re qe kapercen filozofite tradicionaliste, eshte parakusht per pergatitjen e rajonit tone dhe sjelljen e tij ne parametrat e deshiruar euroatlantike. Sipas Qeverisė shqiptare, ne, vendet e rajonit jemi nė kohėn e duhur pėr kėtė pėrqasje tė pėrbashkėt rajonale mbi kėtė cėshtje kaq tė rėndėsishme. Si pjesė e Europės, vendet tona duhet tė pėrshėndesin, pėrqafojnė dhe shkembejne jo vetėm vlerat e Europės demokratike, por edhe mėnyrėn dhe standardet e funksionimit tė institucioneve tė tyre, sipas standarteve europerendimore. Ne jemi te bindur se duke synuar sė bashku perafrimin per ne strukturat Euro-Atlantike gjithcka do te jete me e lehte se sa tė shkuarit secili mė vehte dhe ne i sherbejme ketij qellimi. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore qė unė e mbėshtes kėtė Platformė tė Pėrbashkėt mbi sigurinė dhe menaxhimin e kufijve.

Sot koncepti mbi kufirin ka ndryshuar se tepermi. Nese dikur, madje jo shume vjet me pare, ata kane qene linja konfrontimi ideologjish, madje edhe ushtrish, sot kufijte jane linja te rendesishme te shkembimit te vlerave, kulturave, ideve dhe mallrave. Nga ana tjeter, pas shthurrjes se rregjimeve totalitare te vendeve tona, ata pesuan nje degradim dhe porozitet ku gjeten shtigjet e veta krimi i ogranizuar dhe trafiqet ilegale. Nevoja per ringritjen dhe fuqizimin e sigurise se kufijve eshte nje nevoje dhe domosdoshmeri qe lidhet, ne pamje te pare paradoksalisht, pikerisht me qarkullimin e lire te njerezve, me sigurine e kesaj levizje, me luften kunder ekonomise informale e cila ka ende nivele shqetesuese ne rajonin tone dhe qe nuk mund te permbushet me perpjekje te shkeputura nga secili shtet. Krimi eshte nderkombetarizuar tashme, ne duhet te pershpejtojme punen per te nderkomtarizuar dhe unifikuar luften tone ligjore dhe institucionale kunder tij. Nga ana tjeter, problemi i forcimit te sigurise se kufijve eshte nje problem teper kompleks qe ne vetevete lidhet me mirefunksionimin dhe permiresimin e standarteve te qeverisjes. Ajo nuk mund te realizohet vetem duke forcuar dhe permiresuar sherbimin e kontrollit ne linjen e kufirit, por fillon qe thelle vendit, tek standartet e teresise se ligjeve dhe institucioneve e europerendimore qe rregullojne funksionimin normal te shtetit te se drejtes dhe te ekonomise se hapur dhe konkuruese. Ne kete drejtim qeveria shqiptare para disa kohesh miratoi nje pakete te plote ligjore e cila per shkak te respektimit te standarteve europerendimore eshte quajtur " paketa Shengen ", pakete e cila ka per qellim te rregulloje dhe te sjelle ne standarte teresine e rrjeteve administrative te dokumentacionit baze qe sherbejne pikerisht per rritjen e besueshmerise se ketij dokumentacioni i cili do te jape rezultatet e veta edhe ne qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe ideve. Pikerisht shkembimi i eksperiencave perkatese ne kete drejtim perben nje fushe te hapur bashkepunimi per te gjithe ne.

Nga ana tjeter procesi i forcimit te rregjimit te kufinjve ngerthen ne veteve nje moment interesant : eshte momenti i pare ku kerkohet para se gjithash bashkepunim, pasi kufiri nuk mund te ruhet vetem nga njera ane. Ėshtė pėr t'u pershendetur fakti se sot tė gjithė vendet tona mbėshtesin pa rezerva nevojėn pėr kufij tė hapur por tė sigurt nė tė gjithė rajonin tonė, nė pėrputhje pikerisht me standardet Europiane. Pikerisht kjo perben bazen e bashkepunimit tone dhe te gjetjes se formave dhe instrumentave sa me efikase te bashkepunimit mes nesh. Dhe kur baza e bashkepunimit eshte e ardhmja, ky bashkepunim domosdo do te jete i frytshem.

Sot ne rajonion tone, si pasoje e proceseve te hapjes dhe integrimit, jane ne aktivitet te plote me shume se pesedhjete iniciativa te ndryshme te karakterit shteteror si dhe te shoqerise civile. Keto iniciativa kane dhene nje ndihmese te madhe vecanerisht ne drejtim te permiresimit te klimes ne rajon dhe ne drejtim te pershpejtimit te proceseve integruese. Pa dyshim qe jo te gjitha kane pasur te njejtin efektivitet, ka pasur dhe ka prej tyre qe mbivendosen, por ne analize te fundit te gjitha kane dhene kontributin e vet te padiskutueshem. Ne kete kuptim, nga keto marreveshje dhe iniciativa, kur keto kane nje orientim te qarte integrues, te gjithe perfitojne prej aktivizimit te tyre. Tani, nė njė masė tė konsiderueshme, ne i kemi tė dyja: njė vullnet politik tė shprehur nga Platforma e Pėrbashkėt si dhe njė dokument specifik tė "Planit tė Veprimit" si njė plan veprimi i pėrbashkėt i pranueshėm dhe me interes pėr tė gjithė vėndet e Ballkanit Perėndimor. Une ju garantoj se Qeveria Shqiptare ėshtė e angazhuar per forcimin e rregjimit te kufijve te saj, per berjen e tyre simbolike per shkembimin e vlerave dhe te pakalueshem per veprimtarite e paligjeshme. Ne kemi ndermarre veprime konkrete deēisive pėr tė kontrolluar e menazhuar mė mirė kufijtė tane. Nga ana tjeter ne po perfshpejtojme procedurat e bashkepunimit mes te gjitha strukturave te shtetit tone qe jane te angazhuara ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit me strukturat e vendeve fqinje. Hezitimet qe ndeshen ne ndonje rast une mendoj se jane recidiva te nje kohe tashme te perenduar. Ne kete bashkepunim duhet te perfshihen organet e policise, te sherbimeve inteligjente, te hserbimeve te ndryshme te sigurise e deri tek prokurorite dhe organet e tjera te drejtesise. Per kete arsye, pa dashur aspak te mbi vendose ate cka po miratojme ketu, ne kemi pergatitur nje Draft Proposal te cilin, pasi e kemi shkembyer me qeverine e Malit te Zi e kemi shperndare ne Samitin e Barit dhe qe perben nje iniciative shqiptare e cila mendojme se do ta zgjeroje edhe me mundesine e bashkepunimit mes vendeve te rajonit vecanerisht ne drejtim te luftes se atyre fenomeneve problematike qe permenda me siper.

Nėnshkrimin e platforms se perbashket une e konsideroj si fillimin e njė bashkėpunimi te strukturuar dhe tė frytshėm midis vendeve tona nė fushėn e sigurisė qe fillon me menaxhimin me te mire te kufijve. Sigurisht qe koncepti modern i sigurise rajonale eshte teper i gjere dhe kompleks dhe fillon ne radhe te pare me forcimin e sigurise se brendeshme te vete vendeve, domethene me strukturimin dhe funksionimin me te mire te institucioneve demokratike ne ta. Ne te kunderten, nese do ta konsideronim problemin e sigurise vetem si ceshtje te forcimit te rregjimit te kufirit, atehere do te ktheheshim tek koncepti démodé i shtetit polic. Implementimi i kesaj platforme nėnkupton veprime praktike dhe tė efektshme tė bazuara mbi njė vizion tė pėrbashkėt, nėpėrmjet vendosjes dhe zhvillimit tė instrumentave tė pėrbashkėta tė vlerėsimit tė sfidave dhe problematikave, tė procedurave tė pėrbashkėta tė punės, tė standardeve tė vlerėsimit, si dhe tė rregullave dhe instrumentave tė shkėmbimit tė informacionit.

Fjala e Kryeministrit Fatos Nano nė Konferencėn pėr Sigurinė dhe Menaxhimin e kufijve tė Ballkanit Perėndimor


 Rilindja Demokratike

 
http://pages.albaniaonline.net/rd/

        Viti XIII i botimit Nr. 3453            E PREMTE 17/12/03           Kontakti: gazetard@albaniaonline.net

 

Kongresi amerikan, debat pėr statusin e Kosovės

"Tensionet e vazhdueshme nė Ballkan nuk mund tė zgjidhen nė qoftė se ne vazhdojmė ta zvarritim ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qendrueshme nė Evropėn Juglindore, njė rajon i trazuar nė se mund tė ketė qėnė me tė vėrtetė kėshtu, ne duhet t’i japim pavarėsinė Kosovės dhe duhet ta bėjmė atė tani". Zoti Lantosh dhe kryetari republikan i Komisionit, Henry Hyde, kanė propozuar njė rezolutė simbolike ku i bėhet thirrje adminisitratės sė Presidentit Bush qė tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės

Statusi pėrfundimtar i Kosovės ka mbetur i pazgjidhur qė nga viti 1999, kur Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara miratoi rezolutėn pėr t’i dhėnė fund ndėrhyrjes sė NATO-s nė ish Jugosllavi dhe administrimit tė saj nga OKB-ja. Rreth 4 vjet mė vonė pas pėrfundimit tė gjakderdhjes mes sėrbėve dhe shqiptarėve, 25 mijė trupa tė udhėhequra nga NATO-ja, duke pėrfshirė edhe 2 mijė amerikanė ruajnė rendin dhe qetėsinė nė Kosovė.

Nė fjalėn e saj dje para Komisionit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, ndihmės-nėnsekretarja e Shtetit pėr Evropėn Jug-Qendrore, Janet Bogue, tha se Kosova ka bėrė pėrparime tė ndjeshme drejt njė shoqėrie demokratike shumė-etnike. Megjithatė, shtoi ajo, nuk ėshtė bėrė mjaft pėrparim pėr plotėsimine disa kushteve tė rėndėsishme, siē janė funksionimi i institucioneve demokratike, shteti ligjor, liria e lėvizjes, kthimi i refugjatėve dhe integrimi social, qendrueshmėria ekonomike dhe krijimi i njė force tė qendrueshme mbrojtėse nė Kosovė. Pėr kėto arsye tha zonja Bogue, administrata e Presidentit Bush, ėshtė kundėr shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės apo ndarjes sė saj. "Ka nga ata njerėz nė Kosovė qė kėrkojnė pavarėsinė e saj tė menjėherėshme. Ka nga ata njerėz nė Sėrbi, qė kėrkojnė ndarjen e saj tė menjėherėshme, Ne jemi kundėr kėtyre dy qendrimeve. Ne besojnė se marrja sot e njė vendimi pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės do tė vinte nė rrezik stabilitetin e saj dhe vendet kufitare me tė, qė sapo kanė dalė nga njė dekadė konfliktesh shkatėrruese. Njė vendim i menjėherėshėm pėr statusin pėrfundimtar do tė nxiste ata qė mbėshtesin zgjidhjen e ēėshtjes me dhunė".

Megjithatė, disa ligjvėnės demokratė dhe republikanė nuk janė dakord me kėtė qendrim. Ata thonė se Shtetet e Bashkura kanė vendosur standarde shumė tė larta pėr Kosovėn. Tom Lantosh, njė nga demokratėt mė me ndikim nė Komisionin e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr marrėdhėniet me jashtė tha:

"Tensionet e vazhdueshme nė Ballkan nuk mund tė zgjidhen nė qoftė se ne vazhdojmė ta zvarritim ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Pėr tė arritur njė paqe tė drejtė dhe tė qendrueshme nė Evropėn Juglindore, njė rajon i trazuar nė se mund tė ketė qėnė me tė vėrtetė kėshtu, ne duhet t’i japim pavarėsinė Kosovės dhe duhet ta bėjmė atė tani". Zoti Lantosh dhe kryetari republikan i Komisionit, Henry Hyde, kanė propozuar njė rezolutė simbolike ku i bėhet thirrje adminisitratės sė Presidentit Bush qė tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės. Administrata amerikane e kundėrshton rezolutėn, sepse siē u shpreh zonja Bogue, ajo "mund tė ēojė nė konfuzion rreth qendrimit tė Shteteve tė Bashkuara dhe nė shpėrqendrimin e vemendjes nga puna pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike dhe pajtimin etnik". Edhe Daniel Serwer, i Institutit amerikan tė Paqes, ėshtė kundėr ēdo vendimi tė nxituar pėr negociata mbi statusin pėrfundimtr tė Kosovės. Duhen bėrė pėrgatitje paraprake tepėr tė kujdesėshme, thotė ai, qė tė ēojnė nė negociata pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės nė vitin 2005. "Deri nė vitin 2005, Beogradi do tė ketė njė kushtetutė tė re, njė asamble tė re dhe njė president tė ri. Pėr mendimin tim, atėhere do tė jetė koha e pėrshtatėshme pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje ". Zoti Serwer tha se njė rezolutė e Kongresit pėr mbėshtetjen e pavarėsisė sė Kosovės, megjithėse simbolike, u dėrgon njė sinjal tė paqartė autoriteteve nė Beograd dhe nė Prishtinė, qė mė nė fund do tė jenė ato qė do tė vendosin mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

VOA


Vizita e kryeadministratorit tė Kosovės u prit me njė interesim tė veēantė

"Kosova tė marrė pjesė nė konferencat ndėrkombėtare"

Kryeadministratori i Kosovės Mikael Shtajner deklaroi nė Bruksel se bashkėsia ndėrkombėtare si dhe ai personalisht janė nė favor tė pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė konferencat e ardhshme ndėrkombėtare, siē ėshtė psh samiti i ardhshėm i Selanikut. Anullimin e vizitave tė udhėheqėsve kosovarė nė takimet e Brukselit dhe tė Ohrit ai e pėrligji me kohėn e papėrshtashme tė aprovimit nga parlamenti i Kosovės tė rezolutės nė mbrojtje tė vlerave tė luftės.

Vizita e kryeadministratorit tė Kosovės, Mikael Shtajner nė Bruksel, u prit me njė interesim tė veēantė. Dhe ashtu siē ishte paralajmėruar, shefi i UNMIKU-ut, erdhi i vetėm nė Bruksel. Siē dihet dy ditė mė parė Mikael Shtajner, kishte anulluar pjesėmarrjen e udhėheqėsve kosovarė nė tri konferenca ndėrkombėtare, 2 nga tė cilat do tė zhvilloheshin nė selinė e BE-sė dhe Aleancės Atlantike nė Bruksel dhe e treta nė Ohėr. Shkak pėr kėtė ndėshkim tė udhėheqėsve kosovarė u bė aprovimi nga Kuvendi i Kosovės i njė rezolute nė mbrojtje tė vlerave tė luftės.

Pas bisedimeve qė ai zhvilloi me pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit nė Berlin, por po ashtu edhe gjatė atyre qė pati me pėrfaqėsuesin e Bashkimit Europian pėr politikėn e jashtme dhe sigurisė sė pėrbashkėt, Havier Solanėn dhe komisionerin pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė Kris Patten, Shtajneri pohoi se atje u fol pėr tė gjitha problemet qė ndeshen sot nė Kosovė. Kryeadministratori i UNMIK-ut bėri tė ditur po ashtu se me bashkėbiseduesit e tij ai foli pėr nevojėn e sundimit tė ligjit, vėnien nė jetė tė kornizės kushtetuese, njohjen e targave tė automjeteve tė Kosovės nga autoritet serbe etj. Shefi i UNMIK-ut shtoi se si pėrfaqėsuesit e Grupit tė Kontaktit, por po ashtu edhe ata europianė, janė shprehur kundėr ēdo ndėrhyrjeje tė Beogradit nė punėt e Kosovės, siē kanė qėnė po ashtu kundėr ekzistencės tė strukturave paralele. Pėrfaqėsuesi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė duket se dėshironte tė daraviste ēdo keqkuptim kur deklaroi, se si bashkėsia ndėrkombėtare, por po ashtu edhe ai personalisht janė pėrkrahės tė vendosur tė pjesėmarrjes sė pėrfaqėsuesve tė Kosovės nė konferencat ndėrkombėtare. Duke u pėrpjekur tė pėrligjte vendimin e e marrė pėr mospėrfshirjen e pėrfaqėsuesve nga Kosova nė konferencat e Brukselit dhe Ohrit, Shtajner la tė kuptohej se njė vizitė e tillė e udhėheqėsve kosovarė nė Perėndim, nė njė kohė kur ata sapo kishin aprovuar njė rezolutė qė binte nė kundėrshtim me rekomandimet e bashkėsisė ndėrkombėtare, do tė kishte efekt negativ, nė rradhė tė parė pėr vetė Kosovėn. Prandaj Shtajneri nuk pranon tė quajė vendimin e tij si njė ndėshkim ose dėnim, por e emėron atė vetėm si njė masė apo ndalesė tė pėrkohshme.

Madje Shtajner duket se e konsideronte si tė domosdoshme pjesėmarrjen e udhėheqėsve kosovarė nė samitin e ardhshėm tė Selanikut…


20/05/2003 - http://www.korrieri.com/

Fshati i frenuar qe nuk do kallauz
Pergjigje ndaj moratoriumit te Hashim Thacit

Nga Veton Surroi

1.

Se vertet kemi ecur perpara ne keto 4 vjet deshmohet me fejtonin e gjate (ndoshta edhe te sterzgjatur) te Hashim Thacit, kryetar i PDK qe u botua (te premten e kaluar ne gazeten "Korrieri" me titull "Pushteti real dhe simbolik"). Ky autor (apo grup autoresh) tash merr pergjigje publike dhe kjo eshte shenje e nje kulture demokratike te ciles i ka prire kjo gazete, partite politike dhe opinioni publik ne shumice.

Ndersa, se vertet jemi frenuar ne keto 4 vjet pas clirimit deshmohet si rezultat edhe me analizen e gjate te autorit. Ne te, vihen ne pah problemet me te cilat eshte ballafaquar qytetari i rendomte kosovar menjehere pasi e ka rregulluar kulmin e shtepise, e ka blere televizorin te cilin ia kishte vjedhur policia serbe, apo me tragjikisht, i kishte rivarrosur te afermit e vet te vrare nga lufta.

Por, fshati i quajtur "stanjacion" kosovar nuk kishte nevoje per kallauz: ne qershor te vitit 1999, me te ardhur te forcave te NATO dhe te vendosjes se administrates se UNMIK, brenda disa diteve u vendos natyra e administrimit te Kosoves. Organizmat e bashkesise nderkombetare te vendosur ketu, ato dite te para nuk kishin partnere. Thaci thoshte se ishte kryeminister i Qeverise se Perkohshme, Dr. Bukoshi thoshte se ishte kryeminister i Qeverise se Republikes se Kosoves , Dr. Rugova thoshte se ishte kryetar i Republikes se Kosoves (me qendrim te perkohshme ne Itali). Ne Kosove nuk kishte institucion i cili do te mund te merrte pergjegjesi per kosovaret dhe ne emer te kosovareve. Kete e beri UNMIK dhe 4 vjet te shpenzuara deri me sot qene bere ne emer te ngritjes se institucioneve e dhenies graduale kompetencave atyre.

Ne 4 vjetet e shpenzuara, nga partite politike nuk doli asnje koncept vetanak qeverises, por gjithnje kritika (shume here te drejta, por gjithnje si reagime) ndaj vendimeve te UNMIK dhe menyres se si administron UNMIK-u. Dhe, ketu jemi, ne nje situate paradoksale, ku kryetari i partise e cila mban postin e Kryeministrit te nje Qeverie te formuar duke falenderuar UNMIK-un, thote se Kosova eshte ne stanjacion fale UNMIK-ut, Qeverise, Parlamentit...

Frenimi, ne fakt, ka nisur dhe ne mase te madhe zhvillohet, ne saje te mungeses se koncepteve prijese te ndertimit te shtetit nga vete partite politike kosovare, mungeses se vullnetit politik per te ndertuar koncensusin rreth ketyre koncepteve dhe mungeses se forces per t'i imponuar keto si koncepte realiste karshi bashkesise nderkombetare. Ketu, Hashim Thaci e ka dhene kontributin e tij, per aq sa i takon, stanjacionit. Per aq sa i takon, natyrisht, kontributin e vet me te madh e ka dhene Dr. Rugova, i cili eshte perfaqesues par excellence i stagnimit si forme e te vepruarit politik.

Me mungese politikash kosovare, me rritjen e Kosoves eshte marre UNMIK-u, ne varesi jo vetem prej deshires dhe energjise se kryeadministratorit, por edhe deshires, energjise dhe dijes se cilitdo burokrati te punesuar ne UNMIK.

2.

Ideja per moratorium (afatizim) eshte perpjekje per te ndertuar nje vizion politik. Dhe kjo eshte vlera e pare e ketij gjesti, dmth. hedhja e nje ideje si akt i ndertimit te politikes. Vlera e dyte rrjedha nga vete natyra e dialogut, pra qe nepermjet te nje ideje te nxitet debati ne shoqeri. Perkunder ketyre dy vlerave, ideja per moratorium ka te ndertuara disa mangesi te brendshme.

Se pari, eshte nje perseritje e gjendjes se tanishme. Kosova de facto dhe de jure eshte ne gjendje moratoriumi ngase administrohet me Rezoluten 1244. Ne kete Rezolute, jo edhe me aq sukses, eshte ndertuar koncepti i definuar ne Rambuje me te cilin Kosova do te ndertohej si shtet demokratik e mepastaj do te vendosej per statusin e saj. Te kerkosh sot pas 4 vjetesh clirimi moratorium eshte te trokasesh ne dyert e Keshtjelles se Rambujese. Kete, natyrisht, do ta perkrahe cdo diplomat i huaj i vendosur ne Prishtine sepse nuk kushton gje te perkrahesh dicka qe edhe ashtu po funksionon.

Se dyti, ofrohet qe si pjese e moratoriumit te jete afatizimi per zgjidhjen e statusit. Ky formulim nuk ka gjetur perkrahje nderkombetare per 2 arsye te thjeshta. E para eshte se nuk don kush nga bashkesia nderkombetare t'i lidh kembet e veta me ndonje afat per te cilin nuk eshte i sigurt se do te vendose vete. E dyta, sepse nuk ekziston mekanizmi i cili do te definoje statusin pas skadimit te periudhes se afatizimit. Dhe ekziston arsyeja e trete: ndonese kete nuk do ta permend kush publikisht, me kete forme qeverisje qe kane treguar kosovaret, veshtire se do te ishte kush optimist per Kosoven edhe po te zgjidhej statusi.

Problemi i ardhshem qe sjell moratoriumi eshte se nuk lidhet me asnje vije te trashe veprimi ne politiken nderkombetare. Kosova do te shpall moratoriumin, do ta afatizonte ate; por, kujt do t'ia shpallte, prej kujt e cka do te merrte si kundershperblim per nje akt te ketille unilateral? Te themi se ia ben kete SHBA dhe BE, por c'fare do te kerkonte prej ketyre dy paleve? Ne kete boshllek idesh dhe boshllek veprimesh institucionale, e vetmja gje qe mund te premtojne sot SHBA dhe BE eshte perkrahja qe te permbushen standardet para statusit. E, kete gje e kemi edhe sot.

3.

Argumentet qe ndertohen si arsyetime per vendosjen e moratoriumit jane te adresuara gabimisht. Ne te gjithe pershkrimin e gjendjes ne Kosove, kryetari i Partise se dyte per nga forca ne Parlament, e cila ka emertuar Kryeministrin e Kosoves, shpjegon se si, ai si kosovar, nuk merr vendime, se si keto vendime i merr UNMIK-u. Ky pershkrim ka nje shpjegim ca me te nderlikuar se sa ndarja mes vendoreve dhe nderkombetareve. Ekziston, poashtu, nje ndarje mes te paafteve dhe te afteve, apo gjysme te afteve.

Per shembull, kosovaret qene te paafte qe te krijojne konsensus politik e ta presin NATO dhe UNMIK ne Kosove me nje pushtet te vetin qe merr pergjegjesi. Pjese e kesaj paaftesie eshte edhe Thaci. Per shembull, kosovaret nuk u ulen ta shkruajne Kushtetuten e vet por priten qe Hakerupi t'ua shkruante dhe ne fund te negociojne me te rreth permiresimeve te atyketushme jo per konceptin e kornizes kushtetuese por per nje formulim a dy te ndonje pike. Ne kete pune, te mos harrojme, ka marre pjese edhe Partia e z. Thaci, me ekspertin per ceshtje kushtetuese.

Per shembull, ka mbi 6 muaj qe kosovaret kerkojne kompetenca ne fushen e marredhenieve me jashte, por nuk jane ulur te lexojne se kjo gje u lejohet ne Kornizen kushtetuese dhe se eshte ceshtje e marreveshjes mes partive parlamentare se si do ta bejne kete gje. Ketu problemi nuk eshte se a do te t'i jape dikush kompetencat, por a do t'i marresh e zbatosh ato.

Pajtohem, absolutisht dhe per kete kam shkruar tashme disa vjet, se ekziston nje ndarje mes pushtetit real te UNMIK-ut dhe atij formal, te kosovareve. Ketu, natyrisht, kemi te bejme me kompetenca. Por, per politikanin kosovar, me heret duhet te filloje analiza per aftesine e qeverisjes, aftesine e prijesit politik. Ketu, fatkeqesisht, kosovaret nuk dalin mire ne gara. Dhe ketu kemi te bejme kompetenca: a je kompetent, i afte, apo jo per te kryer nje pune?

Per qytetarin kosovar qe bere instinktivisht qarte se nuk ka as kompetenca as kompetente: ne zgjedhjet e kaluara gati nje ne cdo dy zgjedhes, nuk doli te kutia e votimit.

4.

Ideja e moratoriumit mund te kete qene pjese e marketingut politik partiak dhe me kete nuk ka gje te keqe. Kjo eshte hera e pare qe nje parti i adresohet qytetareve me nje ide, jashte atyre te pergjithshmeve. Nese ka qene e ketille, pra per te terhequr vemendjen kah partia dhe kryetari i saj, atehere kjo nisme mund te sherbeje si mesim per here te tjera.

Mesimi i pare: krijo perparesite per ate cka don. Ideja e moratoriumit nuk duhet te shpjegohet kaq gjate, duke perzier ne te rolin personal ne lufte, bastisjet ne Prekaz, marredheniet me Maqedonine apo anetaresimin ne Organizaten Boterore te Tregtise.

Do shpjeguar se cka jane prioritetet e Kosoves, e ato ne shpjegimin e z.Thaci mbesin te grumbulluara pa fillim e fund.

Mesimi i dyte: do ditur me shume per se cka shkruhet. Ne shpjegimin e z.Thaci thuhet se Serbia eshte kycur ne Paktin e Stabilizim-Asociimit e nje gje e tille as qe ekziston. Poashtu thuhet se Kosova duhet te anetaresohet ne OBT (Organizaten Boterore te Tregtise). E kuptoj simboliken e kycjes ne nje organizate nderkombetare, por Kosova lere qe nuk eshte gati as te rregulloje tregetine e vet te brendshme, me OBT-ne do te duhej te mendonte se si t'i zbriste ne menyre drastike tarifat e importit, duke zbritur keshtu ne menyre drastike edhe buxhetin e vet varfanjak.

5.

Ja nje sugjerim qe ndoshta do te thjeshtesonte politiken dhe te menduarit politik dhe do te sillte ne toke debatin i cili gjendet sot ne ajer mes koncepteve e ideve qe shumehere nuk kuptohen as nga ata qe i inicojne e as nga ata qe i sulmojne apo perkrahin.

Eshte adet ne vendet me parlamente demokratike qe pa ardhur vera te definojne, se paku ne vija te trasha, se si do te duket buxheti i vitit te ardhshem. Supozohet se keto kompetenca i ka te kthyera Parlamenti i kosoves dhe Qeveria. Pse nuk debatohet sot ne shoqerine tone se cfare do te jete buxheti, si do te mblidhet ai dhe ku jane nevojat prioritare pre shperndarjen e atij buxheti? Me kete partite politike do te benin per here te pare nje gje qe do t'i shkepuste nga e kaluara e debatit te kote dhe do te iniconin nje tradite per gjeneratat e ardhshme te aktivisteve politik.

6.

Po te permblidhen ne forme te thjeshtesuar te shkruarat me lart del se i kemi kaluar 4 vjet pa koncept e ide, e tani del ne shesh nje koncept a ide e cila eshte pak a shume boshe.

Autori (a autoret) e saj nxjerrin ne ballafaqim konceptin tjeter te zhvillimit te Kosoves, ate te Dr. Rugoves, sipas te cilit, Kosova po e pret njohjen formale te pavaresise se saj.

S'do mend se ideja e moratoriumit eshte fryt i nje pune shume me te madhe intelektuale se sa dembelia e te priturit per njohjen formale te pavaresise se Kosoves, por poashtu s'do mend se ideja e moratoriumit nuk fiton ne peshe pse i kundervihet nje koncepti teresisht bosh cfare eshte ai i Dr. Rugoves.

7.

Te provojme nje qasje tjeter, te provojme te dalim prej kornizes se ngushte te debatit te tanishem dhe te shohim se cilat jane zhvillimet kyce politike perreth nesh, ne kontinentin tone. Do te shohim se ato kane te bejne, ne 10 vitet e fundit se paku, me nivelin e integrimit evropian. Pra, ceshtje themelore, vitale, per te gjitha shtetet dhe kombet ne tranzicion, sot ne fakt eshte se me cfare shpejtesie do te integrohen ne BE dhe NATO, e per ato qe jane ne keto struktura, me cfare thellesie do te merren vendimet. Fjala eshte per levizjen me te madhe transformative te kontinentit tone.

Debati jone eshte per me pak a me shume kompetenca, me shume a me pak kredi politike nxjerre nga clirimi, per kush e ka fajin per kete stanjacion- eshte debat i kote. Pak a shume si edhe debati per apo kunder moratoriumit i cili tashme ekziston 4 vjet. Por, mungon thelbesisht, debati pro-evropian. Kur dhe si do te kycemi ne proceset e integrimit, me cfare institucionesh dhe me cfare kushtesh, e ne c'moment te ketij integrimi doemos do vendosur edhe per statusin e Kosoves? Nga aspekti i vizionit te ndertimit te ardhmerise, keto jane ceshtjet thelbesore qe mund ta transformojne shoqerine tone.

8.

Shkoi edhe ky gjysem viti si edhe 7 gjysem vitet tjera. Ne fund te ketij viti do te shkruajme pothuaj njelloj, ndonese opinioni publik do te ngrohet ca ne dimer me debatin parazgjedhor i cili do te kete filluar dhe do te ftohet nga mungesa e pashmangshme e energjise elektrike.

Prej kesaj jete politike, kaq.

Veton Surroi

veton@koha.net