GAZETA55 - http://www.gazeta55.com/

23Shtator 2003

Geraldina e bukur, nė hotel "Dajti"

Njė ekspozitė me foto dhe dorėshkrime tė jetės sė mbretėreshės sė parė tė shqiptarėve, ėshtė hapur dje nė hotel "Dajti"

Geraldina, gruaja e bukur qė vendosi tė ishte bashkėshortja e Mbretit tė shqiptarėve, ka ardhur pėrmes fotove nė njė ekspozitė nė hotel "Dajti". Momente tė papėrsėritshme tė gruas qė tronditi historinė e Shqipėrisė, duke vendosur tė braktiste gjithēka pėr tė qenė gjithnjė, zonja e parė e shqiptarėve. Historia e Geraldinės ka ardhur pėrmes momenteve kryesore tė jetės sė saj, martesės, lindjes sė djalit tė saj tė vetėm, jeta e saj nė oborrin e mbretėrisė sė shqiptarėve, si dhe vitet me mbretin Zog, jashtė Shqipėrisė. Tė gjitha kėto foto, tė cilat janė ruajtur nė arkivin e familjes mbretėrore, e sjellin mbretėreshėn e shqiptarėve, nė momente vėrtet interesante. Geraldina nuk ka qenė vetėm njė grua plot sharm, por dhe njė grua me njė inteligjencė tė jashtėzakonshme. Zonja e parė pas Mbretit Zog, nė takime tė ndryshme diplomatike, nuk kishte si tė mos linte nė ato takime, dhe idenė se kjo grua ishte mė tepėr se e bukur. Mesazhe interesante nga oborre tė ndryshme tė botės, rezidenca, vinin shpesh nė adresė tė mbretėreshės shqiptare. Akoma ruhen tė paprekura kujtimet e Geraldinės. Eshtė e natyrshme qė njė grua, e cila vazhdimisht i pėlqente tė ishte pranė artit, tė kishte komente tė tilla nga personalitete tė ndryshme. Por jeta e saj ėshtė aq e mistershme, sa pėrmes tė gjitha kėtyre fotove tė ekspozuara, ti mund tė mendosh shumė gjėra nė jetėn e asaj gruaje.                             

Njė grua e dashuruar

Kur Geraldina e veshur me fustanin pėrrallor tė nusėrisė, eci nė rrugėn kryesore tė Tiranės sė atyre viteve, ku njerėzit prisnin plot ankth mbretėreshėn e tyre tė parė, nuk kishte si ta mendonte lidhjen e ēuditshme qė do tė krijohej mes saj dhe Shqipėrisė. Atėherė vetėm e dashuruar, ajo mundohej tė depėrtonte nė gjithēka qė kishte tė shenjtė burri i saj, duke dashur tė jetė edhe vetė e pranishme nė tė gjitha pikat e tij tė dobėta. Nė ato foto qė i pėrkasin martesės sė tyre, pėrveē bukurisė sė Geraldinės, mund tė ndalesh gjatė edhe nė vėshtrimin e saj tė qeshur, e cila mundohej t'i falte qė nė takimin e saj tė parė, diēka shqiptarėve. "Geraldina e donte Shqipėrinė", thotė Suzana, nusja e saj. Por udhėtimi i saj nėpėr Shqipėri do tė niste pikėrisht pas asaj ceremonie, ku mbretėresha e saposhpallur do tė shihte tė gjithė vendet qė i takonin vetėm asaj. Jeta e saj nė krah tė Mbretit Zog, nuk kishte si tė mos mbushej me momente tė tjera, sa tė bukura, aq edhe tė vėshtira. Por Geraldina diti tė mbetej gjithnjė njė grua interesante. Pas ikjes nga Shqipėria, ajo nuk e hoqi asnjėherė kurorėn e tė parės shqiptare. I dėgjonte shpesh lajmet pėr vendin ku vuri kurorė, dhe jetoi gjithnjė me Shqipėrinė. Tė gjitha kėto detaje kanė mbetur nė dorėshkrimet e saj, nė kujtimet e shkruara ashtu nė kohėt kur ishte larg, nė momentet kur vendosi tė ishte pėrgjithmonė pranė shqiptarėve. Shqiptarė nga e gjithė bota kanė qenė mysafirėt e saj tė pėrhershėm, nė jetėn qė ajo bėri nėpėr Evropė. Por Geraldina dinte tė ishte gjithnjė e mrekullueshme, dinte tė ishte njė grua e bisedave pa fund, njė grua e cila ushqente njė shpresė pėr t'u kthyer nė vendin ku vendosi tė ishte pėrgjithmonė dikur. Dhuratat e pafund nga shqiptarė qė udhėtonin nga vende tė ndryshme pėr tė takuar familjen mbretėrore, kanė qenė gjėrat qė Geraldina i ruante me njė fanatizėm tė jashtėzakonshėm. Kėto ishin gjėra qė mbushnin jetėn e njė gruaje, e cila kishte gjithnjė me vete njė iluzion.

Kur mbretėresha u kthye, pėr tė mos ikur mė

Geraldina gjithnjė e mendonte kthimin e saj pėrgjithmonė nė Shqipėri. Suzana ėshtė ndoshta e vetmja qė mund tė tregojė me aq pasion shpresėn e njė gruaje qė donte tė ishte pėrfundimisht nė vendin ku vuri kurorė. Ajo mendonte vazhdimisht pėr Shqipėrinė, kujtonte kohėt kur jetonte kėtu bashkė me Zogun, dhe ėndrra e saj gjithnjė ka qenė tė vdiste nė vendin qė e deshi aq shumė. Dhe Geraldina mundi tė ishte kėtu. Nė ardhjen e saj nė Shqipėri aq madhėshtore dhe nė fytyrėn ku vitet kishin mundur tė hidhnin aq mundime, kishte mbetur vėshtrimi i parrudhur me sytė nga Shqipėria