23/11/2003 http://www.korrieri.com/
 

PLL ndeshkon Ballen, Kollcakun dhe Fejzollarin


TIRANE - Keshilli Kombetar i legalisteve, ne mbledhjen e tij te djeshme, mes tensionesh dhe akuzash mjaft te ashpra, ka vendosur te ndeshkoje tre deputetet e kesaj partie, Sadedin Balla, Bahri Kollcaku dhe Et'hem Fejzollari. Ndeshkimi ndaj tre deputeteve, eshte arsyetuar nga pjesa me e madhe e anetareve te KK, me faktin se ata kane munguar ne Kuvend, gjate seances ne te cilen do te votoheshin dy dekretet e Presidentit Moisiu, per emerimin e ministrit te Jashtem dhe atij te Rendit, te propozuar nga Kryeministri Fatos Nano. Mbeshtetur ne kete vendim, deputeti Balla eshte pezulluar nga funksioni i sekretarit te Pergjithshem te PLL, Kollcaku eshte shkarkuar nga Komiteti Drejtues i PLL dhe Keshilli Kombetar, ndersa Fejzollari, ka marre verejtje me paralajmerim per perjashtim nga rradhet e partise. Tre deputetet kane shpjeguar perpara KK aresyet e mospjesemarrjes se tyre ne seancen ne fjale, duke ritheksuar edhe nje here faktin, se mungesa e tyre ishte e justifkuar. Kollcaku ka permendur arsyet familjare, Fejzollari ato shendetesore, pas nje aksidenti me makine, dhe Balla, protesten per politiken qe po ndjek PS dhe PD, si ndaj ceshtjes se prones dhe ish- te perndjekurve politik ashtu dhe per dhunimin e Kodit Zgjedhor. Por keto arsyetime nuk jane marre ne vleresim nga pjesa me e madhe e anetareve te KK, te cilet mes debatesh te ashpra, kane vendosur te marrin masat e ndeshkuese. Ky vendim pritet te kete pasoja te renda dhe persa i perket ardhmerise se grupit parlamentar te PLL, pasi ndeshkimi i tre deputeteve, pritet te shoqerohet edhe me nje problematike shqetesuese ne funksionimin normal te grupit. Lidhur me vendimin ne fjale, Kollcaku deklaroi per gazeten "Korrieri" se, "ai kishte per qellim qe te shmangte pergjegjesine qe ka kryetari i PLL Eqrem Spahiu, per humbjet ne progresion te frikshem te PLL ne zgjedhjet e fundit". "PLL nga 3.7% qe ishte ne zgjedhjet e vitit 2000, ka rene ne 2.8 % ne zgjedhjet e vitit 2001 dhe ne 2.2 % ne zgjedhjet e fundit vendore. Me keq se kaq nuk mund te behet. Mbledhja e KK kishte si mbulese analizen per zgjedhjet, per faktin se Spahiu, qe ne fillim te saj, ndryshoi rendin e dites, thjesht per te mos u bere analize, por per te prere "kokat" e kundershtareve te tij brenda parties", tha deputeti legalist. Ai shtoi se e deklaronte vendimin ne fjale si "nje hakmarrje te verber te Spahise", vetem per faktin se ai kishte qene kandidate konkurent perballe tij per postin e Kryetarit te PLL ne Kongresin e fundit.

A. META