Gazeta55
  24/06/2003
http://www.gazeta55.com/ 

PLL: Do t'i kėrkojmė presidentit tė mos shpallė ligjin pėr "Kodin Zgjedhor"

PD thekson se, nė asnjė nen tė "Kodit" nuk ėshtė cėnuar interesi i partive tė vogla dhe se nuk konsiderohen tė vogla, por aleatė tė ēmuar

Partitė e vogla kėmbėngulin nė idene e tyre se, me kodin e ri elektoral u janė shkelur tė drejtat dhe ėshtė abuzuar me ta. Pas njė sėrė deklarimesh tė bera nė publik dhe mbledhjes sė 29 firmave per te ankimuar nė Gjykatėn Kushtetuese, tashmė nėntė partitė e vogla, duke akuzuar PD-nė dhe PS-nė kanė vendosur t'i drejtohen presidentit tė Republikės. Kryetari legalist Spahia, ėshtė shprehur se "kryetari i Kuvendit z.Servet Pėllumbi, nėn diktatin e deputetėve tė PS-sė dhe PD-sė, shkeli tė gjitha procedurat parlamentare tė kalimit tė njė projektligji nė njė seancė plenare dhe nė mėnyrė tė dhunshme, u pėrdorėn kartonat e deputetėve pėr miratimin e "Kodit Zgjedhor". Por ky miratim i dhunshėm, nuk ėshtė njė pėrmbushje e kushtit tė BE-sė pėr reformėn zgjedhore, por ėshtė njė antireformė dhe shėnon fillimin e degradimit tė proceseve tė ardhshme zgjedhore. Sipas legalistėve, miratimi i "Kodit Zgjedhor" PS‑PD qė nuk garanton votėn e lirė tė shqiptarėve, pikėrisht nė ditėn e fillimit tė Samitit tė Selanikut, ėshtė njė ogur jo i mirė pėr Shqipėrinė, pėr mos me thėnė, njė goditje pėr rrugėn e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Prandaj, PLL i kėrkon publikisht kreut tė shtetit shqiptar z.Alfred Moisiu, tė mos e shpallė ligjin pėr "Kodin Zgjedhor", por ta kthejė atė pėr rishqyrtim nė Kuvend".

Por lidhur me kėto deklarata, shefi i opozitės ėshtė shprehur se  "desha tė pėrgezoj punėn e komisionit dypalėsh dhe anėtarėt e  komisionit pėr punen e  bėrė. Jam i vetedijshem se disa nga aleatėt tanė, shton Berisha, janė ndare zemėrthyer, por ne do te  vazhdojme dialogun e hapur, nė mėnyrė qė t'i sqarojme se nė asnjė nen te tij nuk ėshte cenuar interesi i partive te vogla dhe se une nuk i konsideroj parti te vogla, por aleatė te ēmuar dhe ne gjithēka e vlerėsojme tek besimi dhe vlerėsimi ndaj tyre dhe jo mosbesimi dhe keqkuptimet", pėrfundon Berisha.

e.gj

"Kodi i ri Zgjedhor" pėrēan parlamentin

Kuvendi miraton "Kodin Zgjedhor", partitė e vogla "kundėr"

Sherre dhe debate tė ashpra, kanė shoqėruar dy seancat e djeshme tė Kuvendit, nė tė cilat ėshtė diskutuar "Kodi i ri Zgjedhor". Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla politike, tė cilat nuk kanė pranuar mėnyrėn se si ėshtė hartuar ky kod, kanė protestuar duke bėrė qė disa herė, seancat e djeshme tė Kuvendit tė ndėrpriten. Me ndryshimin e "Kodit tė ri Zgjedhor" partitė e vogla politike, kanė dalė kundėr vendimeve tė dy partive tė mėdha, tė cilat janė marrė me pėrmirėsimin e kėtij kodi. Por, megjithė kontestimet e pėrfaqėsuesve tė kėtyre partive, Kuvendi ka marrė dje pasdite nė seancė plenare, shqyrtimin e projektligjit pėr ndryshimet nė "Kodin Zgjedho"r, i parashikuar pėr diskutim gjatė seancės sė paradites. Pas debateve tė gjata nė seancėn plenare tė paradites, ku partitė e vogla parlamentare kėrkuan shtyrjen e shqyrtimit tė kėtij projektligji, u ra dakord qė seanca pėr kėtė ēėshtje tė shtyhet pėr pasditen e djeshme. Partitė e vogla shprehėn pretendimin, se "nuk ka qenė koha e mjaftueshme" qė kėto ndryshime tė shqyrtoheshin nė komisionet parlamentare. Po ashtu, ato u shprehėn kundėr propozimeve tė dy partive e mėdha, Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike pėr kėtė kod, qė sipas tyre, "pėrjashtojnė partitė e vogla". Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla politike nė parlament, kanė kėrkuar qė tė merren parasysh edhe propozimet e tyre. Por kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, bėri tė ditur se pėr shqyrtimin e kėtij projektligji, komisionet janė njoftuar nė kohė dhe diskutimi pėr tė ėshtė parashikuar qė tė bėhet nė mbledhjen e pasdites nė seancėn parlamentare. Ndėrsa kryetari i komisionit parlamentar tė Ligjeve, Spartak Braho, vuri nė dukje se ky komision e ka miratuar tashmė projektligjin, duke theksuar se ai duhet shqyrtuar po gjatė kėsaj seance nga Kuvendi. Lidhur me ēėshtjen e propozimeve tė partive tė vogla, ai sugjeroi qė gjatė shqyrtimit nė seancė, ata "tė propozojnė riformulime nė nenet pėrkatėse, ose propozimet e tyre". Kryetarė tė partive tė vogla parlamentare tė mazhorancės dhe opozitės, kanė shprehur ditėt e fundit shqetėsimet e tyre rreth disa ndryshimeve nė projektligjin e ri pėr "Kodin Zgjedhor", tė propozuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Partitė e vogla kundėrshtojnė zhvillimin e zgjedhjeve me njė raund, qė sipas tyre "ėshtė njė mjet manipulimi i idejuar nga PS". Po ashtu, ata nuk janė dakord edhe me propozimin e PS-sė dhe PD-sė pėr pėrbėrjen e komisioneve zgjedhore zonale, ku sipas propozimit, partitė e vogla pėrfaqėsohen nė komision vetėm me dy anėtarė, nga 5 qė kanė PS dhe PD sė bashku.

E. Koēi  

 

 

koha.net   http://www.koha.net/default.asp

 
Bota
23.06.2003
Papa fton boshnjakėt t’i kapėrcejnė ndarjet etnike

Papa Gjon Pali II arriti pėr vizitė njėditore nė Banjallukė tė Bosnjės

BANJALLUKĖ, 22 QERSHOR - Papa Gjon Pali II tė dielėn arriti nė vendin mė tė dėshpėruar tė Ballkanit, duke ofruar ndjeshmėri pėr boshnjakėt “e djegur nga vuajtjet” dhe pėrpjekjet e tyre pėr t’i kapėrcyėr ndarjet etnike. I dobėsuar nga sėmundja e parkinsonit dhe sėmundja e legenėve dhe e gjunjėve, papa 83-vjeēar nxiti rivalėt myslimanė, kroatėt katolikė dhe serbėt ortodoksė qė tė gjejnė shpirtrat e tyre, t’i lėnė dallimet prapa tyre dhe tė krijojnė njė shoqėri tė pėrhershme multietnike. Papa Gjon Pali II ėshtė mirėpritur nga pjesėtarėt serbė, kroatė dhe myslimanė tė presedencės sė pėrbashkėt tė Bosnjės nė Aeroportin e Banjallukės, para se tė vendoset nė karrocėn e tij tė rrethuar me xhama pėr “tė pėrshėndetur dhe pėrqafuar tė gjitha ju njerėzit e dashur qė jetoni nė pjesė tė ndryshme tė Bosnjė-Hercegovinės”. “E di sprovėn e rėndė tė cilėn tashmė e kemi kaluar, barrėn e rėndė tė vuajtjeve qė tashmė ėshtė bėrė pjesė e pėrditshme e jetės suaj”, tha Papa Gjon Pali II. “Mos u dorėzoni. Fatkeqėsisht, nisja pėrsėri nga fillimi nuk ėshtė e lehtė. Kėrkon sakrificė dhe vendosshmėri nė rast se shoqėria dėshiron qė tė shkojė nga e ardhmja me njė bindje tė thellė”. “Me doemos duhet tė bėhet rindėrtimi i njeriut nga brendia, me tė shėrruar plagėt dhe arritur ēiltėrsinė e pastėsisė sė kujtimeve me anė tė faljes sė ndėrsjellė”, u tha ai njerėzve. “Burim i ēdo tė mirė - dhe, fatkeqėsisht, ēdo tė keqe, ėshtė nė thelėsitė e zemrės. Aty duhet tė bėhen ndryshimet”. Papa po ashtu shprehi optimizėm se nė tė ardhmen, Bosnja do tė kuptojė aspiratat e saj pėr t’iu bashku Evropės sė bashkuar. Tetė vjet pas luftės sė pėrgjakshme tė viteve 1992-1995 nė Bosnjė, e cila shkaktoi vdekjen e rreth 250.000 njerėzve dhe i bėri refugjatė rreth 1.8 milionė tė tjerė, ky kominitet mbetet nėn administratėn ndėrkombėtare, ndėrkohė qė synon tė tejkalojė ndarjet etnike dhe ta zė nė hap pjesėn tjetėr tė Evropės. Vizita e Gjon Palit tė Dytė ishte “mesazh i fuqishėm pėr publikun e Bosnjė-Hercegovinės, pėr rajonin, pėr Evropėn dhe pėr mbarė botėn se tashėm jemi nisur kah njė rrugė e re”, theksoi Zoran Gjeriq, ministri serb i Punėve tė Brendshme tė Bosnjės. “Nuk ka grindje tė reja kėtu”, tha ai. “Jemi tė gatshėm pėr integrimin qė ėshtė pėrpara nesh dhe tė arrijmė qė nė tė vėrtetė tė jemi pjesė e Evropės... Kohėt e kėqija dhe njerėzit e kėqijė janė histori”. Vizita e sė dielės ishte e dyta e bėrė e Papa Gjon Palit nė Bosnjė dhe peligrimazhi i 101-tė nė karrierėn e tij 25-vjeēar si Papė. Vizita erdhi vetėm dy javė pas xhiros pesėditore nė Kroacinė fqinje. Papa kishte vizituar kryeqytetin e Bosnjės, Sarajevė, mė vitin 1997. Nė meshėn e tij nė manastirin nė Petriēeviq, i cili ishte djegur nga ana e serbėvve gjatė luftės, Papa Gjon Pali i Dytė planifikohet tė lumnojė Ivan Merzin, teolog katolik, i cili ia kushtoi jetėn kishės qė nė vitet 1900. Lumnimi ėshtė hapi i fundit para shenjtėrimit tė mundshėm, ndėrsa Merz do tė jetė i shenjti i parė i Bosnjės. Papa mė vonė do tė takohet me liderėt lokalė myslimanė dhe ata tė kishave otodokse serbe, si pjesė e pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė tij pėr tė bashkuar dy linjat e grindura tė krishterizmit, para se t’i vijė rendi botės islamike. Gjon Pali po ashtu ėshtė paraparė qė tė vizitojė katedralen e Banjallukės para se tė kthehet nė Romė nė mbrėmje. Edhe pse afro 1 milion refugjatė akoma nuk janė kthyer nė shtėpitė e tyre tė paraluftės, shumica e boshnjakėve thonė se ndiehen tė lirė tė jetojnė si minoritet etnik. “Ky ėshtė gėzimi mė i madh nė jetėm time - lumturia ime e vetme”, tha Stefka Topiq (80), njėra prej 25.00 pelegrinėve tė kthyer kroatė, tė cilėt ishin mbledhur pėr ta dėgjuar meshėn e sė dieles. “Do tė jem pranė tė birit tė vėrtetė tė Zotit. Shkoj nė shtėpi e lumtur pasi qė e di se Banjalluka do tė jetė vend i shenjtė pas kėsaj”, tha ajo. Nė kėtė qytet, tė banuar kryesisht me serbė ortodoksė, Papa arriti tė mbledhė nė njė vend edhe pakicėn kroate tė vendit. Para luftės, rreth 30.000 kroatė jetonin nė Banjallukė; sot, vetėm rreth 2.000 janė kthyer nė shtėpitė qė i kanė braktisur. “Jam e sigurt do tė jetė mė mirė pas kėsaj, posaēėrisht nė Banjallukė dhe Bosnje nė tėrėsi”, tha Zhelka Agatiq, kroate 39-vjeēare. Gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano”, vizitėn e Papės e quajti “udhėtim nė zemėr tė dhembjes”. “Papa po vjen pėr katolikėt e Banjallukės, por aty nuk ka katolikė”, nėnvizoi peshkopi rajonal, Franjo Komarica. Masat e sigurisė pėr vizitėn e Papės nė Banjallukė janė shumė tė ashpra. Mėse 4.000 policė, tė pėrkrahur nga paqeruajtėsit e NATO-s dhe forcat evropiane tė policisė janė vendosur pėr tė bėrė roje kundėr ēdo lloji tė dhunės apo proteste. “Ata qė synojnė tė shkaktojnė ndonjė problem; As mos mendoni nė kėtė”, tha shefi i policisė serbo-boshnjake, Radomir Njegus.