Copyright © KOHA JONE E Enjte, 24 Korrik 2003 http://www.kohajone.com/

PLL PARAQET NJE GAZETAR PER TIRANEN

Partia Levizja e Legalitetit prezantoi dje kandidatin e saj per zgjedhjet lokale te tetorit, gazetarin Robert Papa. Behet e ditur se komiteti drejtues i deges se Tiranes per PLL-ne e ka miratuar kete kandidature ne menyre unanime. Sipas sekretarit te pergjithshem te kesaj partie, Sadedin Balla kjo kandidature perfaqeson shtresen e intelektualeve me mentalitet te ri, produkt i viteve te pluralizmit dhe i kualifikuar ne perendim. Kandidati Papa gjate qendrimit te tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes u perpoq te hyje ne te fshehtat e funksionimit te mekanizmave te demokracise amerikane per t'ia shpalosur ato edhe publikut shqiptar, qofte nepermjet emisioneve direkte, ashtu edhe botimeve te tij sikunder "Pragmatizmi amerikan dhe Shqiperia" apo libri tjeter qe do te dale se shpejti nga botimi "Te fshehtat e Shtepise se Bardhe". "Ne jemi te bindur se z.Papa, qysh tani ne nje projektplatforme per Tiranen, ka zbuluar mjaft nga te fshehtat e jetes se tiranasve, si pasoje e keqqeverisjes. Ai duke fituar besimin e elektoratit tiranas do te dije te ndricoje, permiresoje dhe vere ne rrugen e zgjidhjes, hallet dhe problemet e panumerta te kryeqytetit. Si intelektual i emancipuar dhe me vizion te gjere, z.Robert Papa ka ditur te zgjedhe modelin e vertete te zhvillimit te Tiranes, ka ditur te zgjedhe modelin e Mbretit Zog I qe e ka futur Tiranen ne rrugen e formesimit si qytet europian" pohoi Balla gjate prezantimit te kandidatures. Partia Levizja e Legalitetit vendosi qe te beje nje levizje te tille pas ndarjes perfundimtare qe beri me Partine Demokratike ne kete prag te fushates elektorale. Ndryshe nga zgjedhjet e fundit elektorale, gjate se ciles PL L-ja iu bashkangjit koalicionit te se djathtes "Bashkimi per Fitore" kete radhe legalistet vendosen te dalin te vetem ne fushate.

24 Korrik, 2003 http://www.shekulli.com.al/

Copyright 2002 Shekulli

Robert Papa: Rama, kandidat i fortė

TIRANE- Gazetari Robert Papa shpalli dje zyrtarisht kandidimin e tij pėr kryetar i Bashkisė sė Tiranės, pėr Partinė Lėvizja e Legalitetit dhe "divorcin" me Partinė Demokratike qė e ka pėrkrahur mjaft nė fushata elektorale, pėrmes emisionit "Fokus" nė TV Shqiptar. Lidhur me mbėshtetjen qė ai ka dhėnė pėr shumė vite PD, Papa deklaroi se "ėshtė e vėrtetė qė unė kam qenė njė pėrkrahės i Partisė Demokratike, por ajo tashmė ėshtė e konsumuar dhe ky nuk ėshtė faji im". Papa tha se e gjente veten tashmė tek forca politike monarkiste dhe shtoi se besonte se monarkia mund tė sjellė diēka produktive pėr vendin tonė. “Njė garė bėhet mė e fortė kur kandidatėt janė tė fortė dhe jam krenar dhe e kam pėr nder qė njė kandidat shumė i fortė siē ėshtė Edi Rama do tė pėrballet me mua”,- tha dje Papa. Gazetari Papa qė ėshtė bėrė i njohur pėr emisionin “Fokus” ėshtė prezantuar dje nga kryelegalisti Eqerem Spahia dhe nėnkryetari Murat Basha.

 

 

GAZETA55 http://www.gazeta55.com/

Spahia: Zgjedhjet e parakohshme nxjerrin vendin nga kriza

Kryetari i PLL-sė z.Eqerem Spahia, ka deklaruar edhe nje herė dje se "presidenti Moisiu ėshtė pėrgjegjes pėr krizėn institucionale qė ėshtė krijuar nė vend, pasi nuk ndėrhyn pėr tė dhene zgjidhjen e duhur, ashtu siē e lejon Kushtetuta". Kryetari i legalistėve Spahia, thote se "kreu i shtetit, pas nje viti ne kėtė post, pa nderhyrjen, ose me ndėrhyrjen e tij, ka ndikuar ne thellimin dhe ne pėrkeqesimin e kesaj krize". Ai gjithashtu i ka kujtuar presidentit sėrish "Kodin Zgjedhor", i cili sipas tij, ėshtė jetik pėr demokracinė nė Shqipėri. Spahia ka theksuar se "dhjete parti parlamentare denoncuan mangėsitė e ketij kodi, i cili bie ndesh me nenet kushtetuese dhe nuk sjell progres, prandaj kėrkuam takim me presidentin e Republikės, qė te ndikoje ne permiresimin e tij. Z.Moisiu shperfilli kerkesen e dhjete partive parlamentare dhe me te shpejte, bekoi kete "Kod Zgjedhor", sikurse deklaruan edhe partite kryesore, se eshte kodi me i mirė, ka shtuar kryetari i PLL-sė. Mė tej, Spahia ėshtė shprehur se e vetmja  zgjidhje per kete krize institucionale ne te cilen ėshtė zhytur vendi, jane zgjedhjet e parakohshme. Por Spahia ka deklaruar, se do tė votojė kundėr emrave te rinj pėr postin e dy ministrive tė mbetura bosh, se do tė votojė "kundėr" tyre, duke u bashkuar kėshtu me deputete e tjere tė PD-sė.