Partitė e opozitės debate pėr ndarjen e parave pėr fushatėn elektorale

Lajmi i ores 10:25 AM

TIRANE (24 Shtator) - Partitė e opozitės firmosėn njė marrėveshje paraprake pėr ndarjen e parave pėr fushatėn elektorale, megjithatė debatuan ashpėr derisa gjetėn njė gjuhė tė pėrbashkėt. Partia Demokratike mori pjesėn kryesore tė parave qė u akorduan nga Ministria e Financave; ajo arriti tė bindė partitė e vogla pėr formulėn e propozuar nga pėrfaqėsuesit tė saj. PD-ja do tė pėrfitojė 8.8 milionė lekė tė reja, PLL-ja 2.1 milionė, PR-ja 1.7 milionė, PBK-ja 1.2 milionė dhe PBL-ja 1.6 milionė lekė tė reja.
Vendimi
Pėrfaqėsuesi i PD-sė nė KQZ, Ferdinand Pone kėrkoi dy ditė mė parė qė ky institucion tė shtyjė ndarjen e parave qė do tė financojnė fushatėn elektorale tė partive opozitare. PD-ja u propozoi aleatėve tė saj qė ndarja e kėtyre parave tė bėhet sipas njė formule tė pėrcaktuar qė mė parė, ndėrsa partitė e vogla kėrkuan qė tė merret parasysh vetėm rezultati qė ato kanė pasur nė zgjedhjet e kaluara tė pushtetit vendor. Kryetarėt e partive tė vogla vizituan dje pasdite selinė blu ku morėn kontakte me drejtuesit demokratė. Pas debatesh tė vazhdueshme, katėr kryetarėt e partive aleate vendosėn tė pranonin formulėn e propozuar nga Partia Demokratike. Nė bazė tė kėsaj formule, partia e Berishės pėrfiton 8.8 milionė lekė tė reja; e dyta vjen Partia Lėvizja e Legalitetit e kryetarit Eqerem Spahia me 2.1 milionė lekė tė reja. Mė tė pakėnaqur mbetėn kryetarėt e Partisė Balli Kombėtar, Republikane dhe Bashkimi Liberal tė cilėt nuk e kaluan shifrėn e 2 milionė lekėve tė reja. dxh/dxh (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/

 

24 Shtator 2003    © Copyright 2001 Korrieri

 

PLL: PS, po na bllokon parate per fushaten


PLL akuzon te majten ne pushtet se ka perdorur dhe po perdor te gjitha mjetet qe i jep pushteti, per te fituar avantazhe ne zgjedhjet vendore. Ne lidhje me kete akuze, Kryetari i PLLL, Eqrem Spahiu, argumentoi se, nje nga mjetet kete rradhe eshte vonesa e celjes se fondeve te partive per fushaten elektorale. Nje padrejtesi e pushtetit te sotem ndaj PLL, konsiston ne perllogaritjen qellimisht te gabuar te fondit qe na takon, sipas rezultatit 3.7% nga zgjedhjet e kaluara. PS e ka kuptuar edhe nga ecuria e deritanishme e fushates sone elektorale se, PLL do te jete e suksesshme ne keto zgjedhje, ndaj nuk i kursen pengesat ndaj saj. Pas neneve arbitrare te Kodit Zgjedhor, moscelja e fondeve perben nje goditje tjeter te rende ndaj pluralizmit ne Shqiperi, ka deklaruar Spahiu.

 
 Perfundojne hetimet ndaj dy krereve te AKSH
Prokuroria e Tiranes ka deklaruar dje zyrtarisht mbylljen e hetimeve per dy shqiptaro-maqedonasit, te akuzuarit si krere te AKSH-se Gafurr Adili dhe Taip Mustafa, arrestuar me 1 korrik ne rrethinat e Peshkopise. Mbi ta rendojne 3 akuza dhe rrezikojne maksimalisht deri ne 17 vite burg. Sot dosja mberrin ne gjykate

Organi i akuzes i kryeqytetit pohon se dje u mbyllen hetimet per dy drejtuesit e Armates Kombetare Shqiptare, Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj, te akuzuar per veprat penale te nxitjes se urrejtjes nacionale mes kombesive, rracave dhe feve te ndryshme, kalim te paligjshem te kufirit dhe fallsifikim te dokumentave. Prokuroria e Tiranes, beri te ditur se, tashme kane perfunduar hetimet per dy drejtuesit e AKSH-se dhe gjate dites se sotme pritet qe dosja e plote hetimore te dergohet ne gjykate per shqyrtim gjyqesor. Pas depozitimit te dosjes ne gjykate, do te jete shorti i cili do te percaktoje dhe trupin gjykues i cili do te merret me gjykimin e saj. Ne baze te nenit 265 te Kodit Penal, dy shqiptaro-maqedonasit, Adili dhe Mustafa, rrezikojne te denohen maksimalisht me 17 vjet burg, nese gjykata arrin te vertetoje ndaj tyre akuzat e ngritura tashme nga prokuroria. Ata u arrestuan ne fillim te korrikut te ketij viti nga policia e kryeqytetit ne rrethinat e Peshkopise. Mbi Adilin, 44 vjec, lindur ne Krecove te Maqedonise dhe banues ne Zvicer si dhe Mustafen, 39 vjec, lindur dhe banues ne Gostivar, pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, u arrit te sigurohen dhe sekuestrohen nje sere provash qe vertetojne veprimtarine e tyre si drejtues dhe pjestare te AKSH-se. Aktualisht keta te dy ndodhen nen masen e sigurise se burgut pa afat. Sipas versionit te akuzes, Adili, drejtuesi politik i AKSH-se dhe Mustafa, qe mendohet te jete koordinatori i kesaj organizate ne Shqiperi, kane bere propagande duke konsumuar elementet e vepres penale te nxitjes se urrejtes etnike mes kombeve, feve dhe rracave te ndryshme. Me 1 korrik 2003, Zyra Rajonale e Luftes Kunder Akteve Terroriste ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Tiranes beri te mundur identifikimi, kapjen dhe arrestimin ne flagrance te shtetasve Gafurr Adili, 44 vjec, Taip Mustafa, 39 vjec, lindur dhe banues ne Gostivar. 

Kercenohet Prokuroria: Terhqini fletarrestet per kreret e AKSH
Prokuroria e Pergjithshme Shqiptare, eshte kercenuar dje ne faqen e saj zyrtare ne internet, ne adresen eee. Ribashkimiishqiperise. com/lajme, nepermjet nje deklarate te te ashtequajturit Kastriot Drenica, i veteparaqitur si Komandanti i njesise Kobra te AKSH. Reagimi ka ardhur pak dite pas botimit te nje lajmi se Prokuroria e Tiranes kishte firmosur nje fletearresti per Idajet Beqirin, i njohur ne Shqiperi si Kryetari i Partise se Unitetit Kombetar, i cilesuar edhe si nje prej drejtuesve te Armates Kombetare Shqiptare. Gje qe ka koinciduar edhe me njoftimin e perfundimit te hetimeve per Gafurr Adilin dhe Taip Mustafaen, te arrestuar ne fillim te muajit korrik ne Shqiperi dhe dergimin e dosjes se tyre nga Prokuroria e Tiranes ne Gjykate, per nisjen e procesit. Kerkojme qe te terhiqni fletearrestet qe keni leshuar ndaj zoterinjve Idajet Beqiri, Gafurr Adili dhe Taip Mustafa sa nuk eshte bere vone, ndryshe do beheni vete pergjegjes nese do te kujtoheni vone per kete akt te domosdoshem, thuhet ne deklarate. Ne te thuhet se arrestimi i Gafurr Adilit te jete i pari dhe i fundit qe behet nga Ju. Ne e nderojme dhe e respektojme shtetin ame, por jo pjesen kolaboracioniste te saj,- duke shtuar se ndaj jemi treguar te matur ndaj reagimeve dhe veprimeve te pamatura te disa individeve te papergjegjshem te atij shteti.

 Copyright ? KOHA JONE
E Merkure, 24 Shtator 2003
http://www.kohajone.com/

"KOBRA" E AKSH-SE KERCENON PROKURORINE

Sebi Alla

Tirane - Armata Kombetare Shqiptare kercenon Prokurorine e Tiranes per arrestimin e Gafurr Adilit dhe Taib Mustafait. Drejtuesit politik dhe ushtarak te AKSH-se, i kane kerkuar prokurorise qe te terheqe akuzat ndaj dy pjestareve te kesaj organizate, pasi reagimet do te jene me pasoja te renda. Reagime ka patur per gjate gjithe kohes pas arrestimit te perfaqesuesve te AKSH-se, por ajo e pak diteve me pare eshte konsideruar si me e ashper. "Kerkojme qe te terhiqni sa nuk eshte bere vone. Fletearrestimet qe keni leshuar ndaj zotrinjeve Idajet Beqiri, Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj, ndryshe do beheni vet pergjegjes nese do te kujtoheni vone per kete akt te domosdoshem", thuhet ne deklarimet e nje prej formacioneve ushtarake e politike me qender ne Maqedoni. Kercenimi i hapur ne faqet e internetit si ndaj institucionit te akuzes ashtu edhe prokuroreve te ceshtjet nuk eshte marre ne konsiderate. Dosja hetimore ndaj Gafurr Adilit dhe Taib Mustafait do te kaloje ne gjykate per shqyrtim. Burime nga Prokuroria e Tiranes kane bere te ditur se ndaj tyre eshte vendosur akuza e "nxitjes se urrejtjes nderetnike dhe falsifikim te dokumenteve". Provat e grumbulluara deri me tani nga prokuroria jane konsideruar si te mjaftueshme per te ngitur keto akuza. Ceshtja penale ndaj dy te dyshuarve anetare te AKSH-se, ka nisur tre muaj me pare, pas arrestimit te bere ne Peshkopi. Per shume muaj me radhe Adili ishte vene nen vezhgimin e agjenteve te Sherbimit Informativ Shteteror "SHISH) dhe punonjes te Antiterrorit. Loja e tyre per te futur ne "kurth" nje nga liderat politik te Armates Kombetare Shqiptare ka qene e efekshme. Ne vitin e kaluar Adili ka kaluar ne kufi dhe eshte lene i lire te futet. Me pas per shume kohe veprimtaria e tij eshte survejuar per gjate gjithe kohes. Provat e grumbulluara ju paraqiten prokurorise e cila ka leshuar urdher-arrestet per Adilin dhe Mustafain. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e tyre policia kapi dhe me pas seksutroi ne cilesine e proves materiale disa dokumentacione dhe nje objekt minakerkues. Ndersa dje pas tre muaj hetim dosja ka marre rrugen e gjyqesorit, megjithe kundershtimet e hapura te AKSH-se.

"Sugjerimet" e AKSH-se, deri tek Presidenti Moisiu

"Terheqim verejtjen se arrestimi i Gafurr Adilit te jete i pari dhe i fundin qe behet nga ju". Kjo eshte nje nga deklarimet e bera nga anetare te AKSH-se ne faqen e saj te internetit. Ndersa ka patur edhe nje reagim ne forme kercenimi nga nje formacion ushtarak te quajtuar "Kobra", drejtuar Prokurorise se Tiranes dhe prokuoreve qe jane marre me hetimin e kesaj ceshtje. Shume "sugjerime" jane drejtuar edhe Presidentit te Republikes Alfred Moisiu. Ata kane kerkuar qe ne baze te kompetencave qe i lejohet te nderhyje per te shmangur kete proces qe e konsiderojne pa baze ligjore. Sipas tyre Adili nuk ka kryer asnje veprim te kundraligjshme ne token shqiptare, ndaj edhe akuzat jane te pabaza. Ndersa grupi i hetimit shprehet se emri i Gafurr Adilit eshte ne "listen e zeze" te akuzuar per terrorizem, qe jane nxjerre nga Presidenti i SHBA-se, Xhorxh Bush. Po sipas tyre nuk eshte vetem ky shkakua i arrestimit por ka prova qe vertetojne se veprimtaria e Adilit eshte e dyshimte per destabilitetin e rajonit. "Ne e nderojme dhe e respektojme shtetin ame, por jo pjesen koloboracioniste te saj. Ndaj jemi treguar te matur ndaj reagimeve dhe veprimeve te pamatura te disa individeve t` papergjegjshem te atij shteti" thuhet ne deklarimet e AKSH-se. Tashme pritet me interes shqyrtimi i ceshtjes ne Gjykaten e Faktit Tirane.

AKSH: Prokuroria e Tiranės tė lirojė urgjentisht Adilin dhe Mustafajn

Lajmi i ores 6:30 PM


Logo AKSH

Gafurr Adili

TIRANE (23 Shtator) - Armata Kombėtare Shqiptare ka kėrkuar nga Prokuroria e Tiranės, qė tė lirojė menjėherė nga burgu dy prej drejtuesve tė kėsaj organizate, Gafurr Adilin dhe Taip Mustafajn, tė arrestuar disa kohė mė parė nga policia shqiptare. "Ne po presim qė ju urgjentisht tė lironi nga burgu politik Gafurr Adilin dhe Taip Mustafajin, luftėtarėt e nderuar tė Shqipėrisė sė Ribashkuar dhe tė ndalni dorėn me pranga qė ju kanė shtrirė qarqet reaksionare kundėr zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes kombėtare shqiptare", thuhet nė njė reagim tė publikuar nė faqen e internetit tė AKSH-se, ndaj njė flete-arresti tė lėshuar nga prokuroria e Tiranės pėr sekretarin politik tė FBKSH, Idajet Beqiri. Me kėtė reagim tė AKSH-sė ėshtė njohur edhe vetė kreu i Prokurorisė sė rrethit tė Tiranės, Vexhi Muēmata. Muēmata ka deklaruar se "kėrkesa tė tilla nuk mund tė pengojnė hetuesit pėr tė kryer detyrėn e tyre qė ua pėrcakton ligji." "Ne kurrsesi nuk mund tė ndikohemi nga elementė tė tillė, tė cilėt prekin dhe cėnojnė inetresat e vendit tonė dhe bashkėjetesės mes etnive dhe kombėsive tė ndryshme." Ka thėnė Muēpapa. Prokuroria e Tiranės ka mbyllur sot hetimet pėr dy drejtuesit e "Armatės Kombėtare Shqiptare", Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj, tė akuzuar pėr veprat penale tė "nxitjes sė urrejtjes nacionale mes kombėsive me rraca dhe fe tė ndryshme" dhe "fallsifikimit tė dokumentave". Burime tė Prokurorisė, bėnė tė ditur se, nesėr pritet qė dosja e plotė hetimore tė dėrgohet nė Gjykatėn e Faktit pėr shqyrtim gjyqėsor. Dy shqiptaro-maqedonasit, Gafurr Adili dhe Taip Mustafaj, rrezikojnė tė dėnohen maksimalisht me 10 vjet burg, nėse gjykata arrin tė vėrtetojė ndaj tyre akuzat e ngritura tashmė nga prokuroria. dxh/dxh (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/