Copyright © KOHA JONE              E Premte, 25 Korrik 2003  http://www.kohajone.com/

NANO KERKON VOTAT E MBRETIT

Nano vise les les voix du roi pour les prochaines élections municipales

L'opposition dénonce la manoeuvre de Fatos Nano, qui demande ą son gouvernement d'accélérer  les travaux du projet de loi accordant la restitution des biens de la famille royale et d'aider le processus judiciaire. Il réclame, en particulier, que la villa de Durrės soit restitué au roi Leka. 


Votat ne parlament jo vetem qe nuk jane vullnet i cdo deputeti, por edhe mund te blihen. Kjo do te ndodhe edhe me votat e legalisteve ne Kuvend. Nga Keshilli i Ministrave doli lajmi se kryeministri Fatos Nano vazhdon te jete i angazhuar zyrtarisht per ceshtjet qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore per ligjin "Per statusin e trashegimtareve te ish-Familjes Mbreterore". Kjo behet ne nje kohe kur kreu i PS-se nuk di se cilat vota te mbledhe me pare per te mundesuar miratimin gjate seances diten e hene te dekretit te Presidentit qe ka te beje me ndryshimet ne qeverisjen Nano. Duket se sa here qe ka nevoje per te joshur legalistet dhe per te marre votat e tyre, kreu i qeverise Fatos Nano e ka shume te lehte, mjafton te beje disa lehtesira per familjen mbreterore. Nje gje e tille ndodhi tre muaj me pare edhe gjate procesit kur ne parlament pritej te votohej mbyllja e dyqaneve te kufirit. Gjate votimit te tij, legalistet mbajten te njejtin qendrim me socialistet, duke shkaktuar nje carje te madhe ne radhet e opozites. Ishin pikerisht deputetet Ekrem Spahia dhe Bahri Kollcaku te cilet dolen kunder vendimit te opozites per te mos e miratuar projektligjin e Duty Free Shop-eve. Nje vendim i tille i ka nxehur shume deputetet opozitare te cilet ne fillim te muajit prill deklaruan dhe largimin e mundshem te legalisteve nga opozita. Ajo periudhe perkoi me fillimin e iniciatives se qeverise Nano per rishikimin e ligjit per pronat e familjes mbreterore. Nuk eshte cudi qe tani me vendimin e ri te Nanos per perfundimin e kesaj mase ndaj familjes mbreterore, legalisteve t'iu behet edhe me shume qejfi duke pranuar ne heshtje tevotojne pro dekretimit te ministrave te rinj Bello dhe Meksi.

Nano ngarkon Klosin per familjen mbreterore

Kryeministri Fatos Nano pas angazhimit te tij personal per zgjidhjen e disa nga kerkesave te familjes mbreterore si mundesimi i kthimit te saj ne atdhe dhe pajisja me pasaporta diplomatike, ngarkon ministrin e Shtetit prane Kryeministrit te ndjeke me perparesi praktikat administrative te kthimit dhe kompesimit te pronave te ish-Familjes Mbreterore" thuhet ne njoftimin per shtyp te Keshillit te Ministrave. Keshtu, me miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te ligjit per kthimin dhe kompesimin e pronave, ish-familjes mbreterore do t'i kthehen pronat e paluajtshme qe u takojne ligjerisht si Vila e Familjes ne qytetin e Durresit dhe prona te tjera sipas parashikimit te ligjit.

E.Nasi


Nano: Leka Zogut t'i kthehet Vila e Durrėsit

Lajmi i ores 9:10 AM
TIRANE (25 Korrik) - Kryeministri Nano vendosi dje qė ministri i Shtetit tė merret "me pėrparėsi me praktikat administrative tė kthimit dhe kompensimit tė pronave ish-familjes mbretėrore". Fillimisht ai mendon t'i kthejė kėsaj familjeje vilėn e Durrėsit dhe mė pas pronat e tjera, por jo tė gjitha. Njė vendim i tillė merret pikėrisht nė momentin kur Nanos i duhen vota tė mjaftueshme pėr zėvendėsimet e reja nė qeverinė e tij. Kėshtu ai i vė legalistėt pėrballė faktit tė kryer, pra qė angazhohet institucionalisht pėr zbatimin e ligjit pėr "Statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore". Me kėtė vendim ai siguroi votat e katėr deputetėve legalistė pėr seancėn parlamentare tė sė hėnės kur do tė kalojnė pėr votim dekrete e presidentit Moisiu pėr zėvendėsimin e dy ministrave tė ikur me dy emra tė rinj. Nė njoftimin pėr shtyp, radhiten njė sėrė angazhimesh tė kryeministrit pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje. "Nė kėtė kuadėr, kryeministri pas angazhimesh tė tij personale pėr zgjidhjen e disa kėrkesave tė ish-familjes mbretėrore, si mundėsimi i kthimit tė saj nė atdhe, pajisja me pasaportat diplomatike, ngrakon ministrin e Shtetit tė ndjekė procedurat e duhura", bėhet e ditur nė njoftim. Kthimin nė atdhe tė familjes mbretėrore nė fakt e mundėsoi firma e deputetėve tė Parlamentit shqiptar, mes tė tjerave edhe socialistė. Ndėr socialistėt qė firmosėn ardhjen e ish-familjes mbretėrore ishin ata qė mbėshtesin politikėn e Metės. Ishte po Meta si ministėr i Jashtėm qė ndihmoi nė pajisjen me pashaporta diplomatike tė ish-familjes mbretėrore. Nano kėshtu kėrkon siguri nė votėn pro tė qeverisė dhe kėtė siguri e kėrkon edhe tek partitė e djathta dhe kjo ėshtė sfida e dytė qė ai i bėn koalicionit tė djathtė "Bashkimi pėr Fitore". Sfida e parė ishte votimi pro i projektligjit pėr "Dytu Free Shop"-et, ku Nanos i duheshin edhe tre vota tė tjera pėr kėtė projektligj. Nė momentet e fundit, kur ky projektligj kishte rrezik tė mos votohej, ai pėrdori legalistė me kartėn e favorizimit tė familjes mbretėrore dhe nė votimin e fundit, dy legalistė Spahia dhe Balla votuan pro kėtij projektligji dhe me vete morėn edhe republikanin Begejėn. Zėdhėnėsit e familjes Mbretėrore atėherė theksuan se marrėveshja e bėrė me qeverinė nuk kishte aspak ndėrhyrjen e legalistėve, por gjithēka ishte bėrė falė negociatave qė pėrfaqėsuesit e familjes kishin bėrė me qeverinė. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/

 GAZETA55 - http://www.gazeta55.com/

 PLL propozon Robert Papėn si kandidaturė tė saj pėr kryetar bashkie nė Tiranė

Legalistėt kanė publikuar kandidatin e tyre pėr kryetar bashkie ne Tiranė. PLL ia ka besuar Robert Papės, votat e mbretėrisė pėr kryeqytetin. Sipas legalistėve, emri i Robert Papės ėshtė mė i miri dhe qė i duhet kryeqytetit, ky ėshtė emri i katėrt qė ėshtė deklaruar deri mė tani pėr postin e kryebashkiakut tė Tiranės, pas atij socialist Edi Rama, demokratit Spartak Ngjela, demokratėve te rinovuar Dashamir Shehi. Sipas legalistėve, Robert Papa pėrfaqėson shtresėn e intelektualėve me mentalitet tė ri, produkt tipik i viteve tė pluralizmit, i kualifikuar gjatė viteve tė pluralizmit nė Perėndim, duke shfrytėzuar hapėsirat e krijuara nga proceset demokratike, qė tė aftėt dhe tė talentuarit tė afirmojnė vlerat dhe aftėsitė e tyre. Legalistėt shprehen se  z.Papa, qysh tani, nė njė projekt‑platformė pėr Tiranėn, ka zbuluar mjaft nga tė fshehtat e jetės sė tiranasve, si pasojė e keq‑qeverisjes. Ai, duke fituar besimin e elektoratit tiranas do tė dijė tė ndriēojė, pėrmirėsojė dhe vėrė nė rrugėn e zgjidhjes, hallet dhe problemet e panumėrta tė kryeqytetit. Si intelektual i emancipuar dhe me vizion tė gjerė, z.Robert Papa ka ditur tė zgjedhė modelin e vėrtetė tė zhvillimit tė Tiranės, ka ditur tė zgjedhė modelin e Mbretit Zog I qė e ka futur Tiranėn nė rrugėn e formėsimit si qytet europian, ndėrsa si studiues i funksionimit tė shtetit, ka arritur nė konkluzionin se shteti i Mbretit Zog I duhet tė jetė shteti i vėrtetė i gjithė shqiptarėve. Dega e PLL Tiranė, duke i ofruar elektoratit tiranas kandidaturėn e z.Robert Papa pėr kryebashkiak, ka shfaqur obligimin e saj ndaj Tiranės e banorėve tė saj. Mbetet nė vullnetin e tiranasve pėr ta votuar dhe kurorėzuar nė kėtė post tė lartė dhe jetik pėr tiranasit.

PD mbyll negociatat me ballistėt, gjithēka kalon pozitivisht 

Megjithėse duket se janė lanė mėnjanė diskutimet e negociatave pas zhvillimeve me te fundit, kjo gjė nuk ėshtė e vertete, pasi drejtuesit demokratė i vazhdojnė negociatat me aleatet e tyre dhe pėrfaqėsuesit e tjere tė sė djathtės, megjithėse nuk janė pjesė e koalicionit tė djathtė. Ridvan Bode, sekretari i pėrgjithshėm i PD-sė, ėshtė takuar me pėrfaqėsuesin e Ballit Kombėtar, Uran Metko, ku kanė diskutuar pėr emra dhe zona tė veēanta. Drejtuesit e Ballit Kombėtar kanė dorėzuar kėrkesat specifike me emrat dhe zonat e veēanta ku ai pretendon tė ketė kandidaturat e veta pėr bashkitė dhe komunat. Sė shpejti publikohen hollėsitė. PD ėshtė angazhuar qė tė shqyrtojė me kujdes tė gjitha propozimet e Ballit Kombėtar dhe pastaj, tė jepet njė pėrgjigje pėrfundimtare. Kjo pėrgjigje pritet tė jepet brenda kėsaj jave. Nė kėtė mėnyrė, negociatat me Ballin Kombėtar, jo vetėm qė e kanė kapėrcyer fazėn e parė tė miratimit tė marrėveshjes-kornizė, por kanė shkuar nė fazėn tjetėr, atė mė tė rėndėsishmen e diskutimeve pėr zona tė veēanta. Pėrfaqėsuesi i PBK‑sė Metko, por edhe ai i PD‑sė Bode, nuk kanė dhėnė hollėsi rreth negociatave, duke mos pranuar tė bėjnė publike emrat dhe zonat e veēanta mbi tė cilat ėshtė kėrkuar bashkėpunimi nga ana e PBK‑sė. Gjithsesi, negociatat mes kampit tė djathtė vazhdojnė tė jenė nė proces, pėrfshirė edhe partinė e reformatorėve tė Pollos, pavarėsisht luhatjeve dhe deklaratave tė ndryshme gjatė kohėve tė fundit. Vetė njė nga negociatorėt e mandatuar tė PD‑sė, Fatos Beja, ka pohuar se ka patur konstatime qė disa nga partitė tė cilat kanė qenė nė njė fazė miratuese, janė deklaruar ndryshe, pastaj pėrsėri kanė dhėnė shenja pėr rishikim tė gjėrave, ēka ėshtė normale nė njė proces negociatash. Pėr sa u takon reformatorėve dhe negociatave me ta, PD sqaron se nė bisedimet mes aleatėve, forca kryesore e opozitės ka bėrė shumė pėrpjekje, duke qenė njėkohėsisht edhe shumė tė hapur. "Kemi patur disa kėrkesa ultimative, tė cilat kanė qenė vėshtirė pėr t'u kapėrcyer, por takimet do tė vazhdojnė, madje intensive", ėshtė shprehur Beja. Nė kėtė mėnyrė konfirmohet se pika mė e nxehtė gjatė negociatave, ėshtė ajo e takimeve me reformatorėt, ndėrkohė qė ėshtė arritur marrėveshja me republikanėt dhe ballistėt. Dy partitė e tjera qė janė Aleanca Demokratike, e drejtuar nga z.Imami dhe PBL, e drejtuar nga Teodor Laēo, kanė arritur marrėveshje nė parim dhe sė shpejti, edhe me to do tė ketė marrėveshje konkrete qė do tė finalizohen me shpalljen zyrtare tė aleancave parazgjedhore. Siē dihet, Partia e Legalitetit dhe ajo e Demokratėve tė rinovuar tė Dashamir Shehit, kanė shpallur dėshirėn pėr tė dalė me kandidatura tė tyret nė zgjedhjet lokale tė vjeshtės.


25Korrik 2003  Faqe 7 - Politikė

Kriza nė PS
 
Gjithsesi, Kreu i Shtetit ka dhėnė dekretimin pėr propozimet e Nanos, pėr vendet e mbetura vakant nė qeveri. Kjo dhe pse Berisha ka kėrkuar mosdekretimin e Bellos dhe Meksit
 
Moisiu dekreton ministrat e rinj. Tani e gjithė “lufta” pėr votat e deputetėve
 
“Grupi Meta” kohė Nanos deri tė hėnėn
Kryeministri i premton legalistėve Vilėn qeveritare tė Durrėsit
 

 

Tiranė

Fatos Nano ka kohė deri tė hėnėn pėr tė bėrė ndryshimet e nevojshme nė Qeveri. Kėtė kėrkesė e kanė pėrsėritur dhe dje njė sėrė deputetėsh tė Partisė Socialiste, tė cilėt kanė theksuar se kjo kėrkesė ėshtė e mbėshtetur dhe nė Rezolutėn e miratuar nė Grupin Parlamentar.

“Ne nuk jemi pėr tė kthyer nė krizė qeverisjen socialiste, por jemi pėr njė zgjidhje mė tė mirė pėr partinė”, thanė dje disa nga pėrkrahėsit e Metės. Ndėrsa kanė deklaruar se vendimin pėr tė votuar abstenim pro, apo kundėr, do ta marrin pas mbledhjes sė Grupit Parlamentar tė PS-sė, qė do tė mblidhet pikėrisht pėr kėtė ēėshtje. Gjithsesi, nė mėnyrė tė hapur njė pjesė e mirė e socialistėve kanė deklaruar se, Nano duhet tė reflektojė deri tė hėnėn pėr ndryshime konkrete. Madje, nė kėtė ėshtė pėrmendur emri i Dervishit, si dhe ndryshimet nė rand zėvendėsministrash. Nė tė kundėrt ata kanė thėnė se vendimi i Nanos nuk ėshtė zgjidhje e debateve, por thellim i tyre. Me kėtė ėshtė paralajmėruar dhe vota abstenim, qė do tė thotė dhe njė dorėzim i qeverisė nė favor tė opozitės. Nga ana tjetėr, Braho ka shpjeguar se nė rast se votimi pėr Meksin dhe Bellon do tė rrėzohen, atėherė Nano duhet tė paraqesė emra tė tjerė.

Dekretimi
Gjithsesi, Kreu i Shtetit ka dhėnė dekretimin pėr propozimet e Nanos, pėr vendet e mbetura vakant nė qeveri. Kjo dhe pse Berisha ka kėrkuar mosdekretimin e Bellos dhe Meksit. Moisiu ka pranuar tė japė vendimin e tij pro kandidaturės sė Ermelinda Meksit si zėvendėskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe Marko Bellos si ministėr i Integrimit. Kėta vijnė pas dorėheqjes sė bėrė pak ditė mė parė nga Ilir Meta dhe kreu i Integrimit, Sokol Nako. Ndonėse, dekretimi i Moisiut ėshtė bėrė qė nė orėt e para tė ditės, Kuvendi nuk ka votuar mbi emrat e rinj, duke e lėnė kėtė pėr seancėn e ardhshme tė sė hėnės. Presidenti ka nxituar tė dekretojė dy emrat e ministrave tė rinj, pėr vetė faktin se Kuvendi mbyll punimet e tij javėn e ardhshme.

Vila e Zogut ne Durres
Urdhėri
Nano i jep pronat Leka Zogut

Pak ditė para se tė zhvillohet mbledhja e Kuvendit pėr miratimin e dy ministrave, Bello dhe Meksi, Nano ka kėrkuar tė marrė sa mė shumė vota nga opozita. Kėtė radhė ka kėrkuar dhe votat e Legalistėve, duke i dhėnė si shkėmbim pronat Mbretit Zog 1. “Kryeministri Fatos Nano vazhdon tė jetė i angazhuar zyrtarisht pėr zgjidhjen e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me plotėsimin e detyrimeve ligjore nė zbatim tė ligjit nr.9063, datė 8.5.2003 ‘Pėr statusin e trashėgimtarėve tė ish-Familjes Mbretėrore’. Nė kėtė kuadėr, Kryeministri pas angazhimit tė tij personal pėr zgjidhjen e disa nga kėrkesave tė ish-familjes mbretėrore, si mundėsimi i kthimit tė saj nė atdhe dhe pajisja me pasaporta diplomatike, ngarkon ministrin e Shtetit pranė Kryeministrit tė ndjekė me pėrparėsi praktikat administrative tė kthimit dhe kompensimit tė pronave tė ish-Familjes Mbretėrore. Me miratimin nga Kuvendi i Shqipėrisė tė ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave, ish-familjes mbretėrore do t’i kthehen pronat e paluajtshme qė u takojnė ligjėrisht, si Vila e familjes nė qytetin e Durrėsit dhe pronat e tjera, sipas parashikimeve tė ligjit”, thuhet nė njoftimin e Kėshillit tė Ministrave.


Kreu demokrat akuzon Kryeministrin pėr blerje votash
Berisha: Nuk i kėrkova Moisiut qeveri teknike

Kryetari i Partisė Demokratike u shpreh dje se, Kryeministri Nano, po shtyn votimin nė Kuvend pėr tė blerė votat e atyre qė janė kundėr tij. “Shtyrja nė seancėn e sotme, pavarėsisht se Presidenti Moisiu kishte dekretuar ministrat e rinj, u bė pėr qėllimin e vetėm, sepse Nanos i duhen edhe disa ditė pėr tė ushtruar dhunė, terror dhe presione mbi deputetėt, nė mėnyrė qė tė kalojė ministrat e tij tė pavotueshėm”, u shpreh lideri demokrat. Ai shtoi se, kjo vonesė erdhi pas urdhėrit tė Nanos drejtuar sekretarit socialist Ruēi, pėr tė mos pranuar votimin tė enjten nė Kuvend. “Tė gjithė deputetėt e opozitės ishin tė pranishėm, pasi janė njohur me vendimin e Moisiut, por nė momentin e fundit, kur Nanon e ka kapur elektroshoti i mungesės sė mandateve, ka urdhėruar Gramoz Ruēin qė tė mos pranojė votim gjatė seancės sė sotme. Kam tė dhėna tė sigurta se po bėhet njė presion i jashtėzakonshėm mbi deputetėt e tė gjitha grupeve nė mėnyrė qė tė imponojė votėn pro pėr njė qeveri tė dėshtuar”, tha ai. Berisha rikonfirmoi edhe njė herė prezencėn e deputetėve tė PD-sė nė seancėn e sė hėnės, kur do tė zhvillohet edhe votimi pėr ndryshimet nė kabinetin qeveritar. “Jam i sigurt se opozita e bashkuar nė bllok, edhe ditėn e hėnė, do tė numėrojė votat kundėr Kryeministrit Nano, dhe vota jonė ėshtė kundėr, pikėrisht ndaj tij, pasi kemi tė bėjmė me njė qeveri tėrėsisht tė dėshtuar. Nano meriton tė quhet nė kėtė kohė nga mistėr tendermen nė mistėr kriza”, tha ai. Duke komentuar vendimin e Moisiut pėr dekretimin e dy ministrave tė rinj, ai tha se kjo ėshtė nė pėrputhje tė plotė me ligjet dhe Kushtetutėn, pavarėsisht se vetėm pak ditė mė parė po ai vetė kishte kėrkuar nga Moisiu mosdekretimin e tyre.

“Nuk them se ka qenė i lumtur dhe i kėnaqur tė firmosė dy ministrat e rinj, por nuk mund tė mohoj se ėshtė i detyruar tė respekojė Kushtetutėn, e cila ndonjėherė edhe kur tė vjen e hidhur je i detyruar ta respektosh”, shtoi ai. Berisha ka mohuar tė ketė kėrkuar nga Presidenti gjatė takimit tė fundit nevojėn e krijimit tė njė qeverie teknike. Madje, ai e ka cilėsuar si mendim personal deklaratėn e nėnkryetares Topalli, pėr krijimin e njė qeverie me bazė tė gjerė, por pavarėsisht se nuk e ka hedhur poshtė. “Unė nuk kam asnjė kundėrshtim pėr diversitetin e mendimeve, por ėshtė e vėrtetė qė zgjidhja e vetme ėshtė njė qeveri me mbėshtetje tė gjerė”, tha ai.


Falenderimi
Britania: Me Metėn ecėt pėrpara

Pas letrės sė dėrguar nga kryeadministratori i Kosovės, Shtajner, ku puna e Metės ėshtė konsideruar njė politikė frymėzuese pėr tė, dhe pas raportit tė fundit tė BE-sė dhe SHBA-ve, ku puna e zhvilluar nga Ministria e Jashtme, nė lidhje me rajonin ėshtė cilėsuar pozitive, ėshtė sekretari Britanik i Punėve tė Jashtme, Stro, qė jep argumente tė tjera pozitive ndaj Ministrisė sė Jashtme shqiptare. “Me keqardhje mora vesh vendimin tuaj pėr tė dhėnė dorėheqjen si zėvendėskryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme. Gjatė ushtrimit tė detyrės tuaj, Shqipėria ka ecur pėrpara nė mėnyrė tė dukshme nė marrėdhėniet e saj me Bashkimin Evropian. Hapja e negociatave pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit, ishte njė arritje e veēantė. Duke mbajtur njė qėndrim tė vendosur kundėr ekstremizmit dhe, duke ndėrtuar lidhje tė forta midis Shqipėrisė dhe Serbisė e Malit tė Zi, Ju keni demonstruar se bashkėpunimi rajonal ėshtė njė faktor kyē nė konsolidimin e stabilitetit dhe zhvillimit nė Ballkanin Perėndimor. Jam i bindur se edhe jashtė qeverisė, Ju do tė vazhdoni tė mbėshtesni njė rol konstruktiv pėr Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare”, thuhet nė letrėn e dėrguar nga Stro. “Ju uroj gjithė tė mirat pėr tė ardhmen tuaj”, pėrfundon mesazhi i britanikut.


http://www.zeripopullit.com/ 25 KORRIK 200Copyright 1999 Zeri i popullit 

Nano ngarkon ministrin Klosi te ndjeke kthimin dhe kompesimin e pronave te ish-familjes Mbreterore

Me miratimin nga Kuvendi i Shqipėrisė tė ligjit pėr kthimin dhe kompesimin e pronave, ish-familjes mbretėrore do t’i kthehen pronat e paluajtshme qė i takojnė ligjėrisht, si psh.Vila e familjes nė qytetine Durrėsit

TIRANE- Ministri i Shtetit pranė Kryeministrit, njofton se kryeministri, z.Fatos Nano vazhdon tė jetė i angazhuar zyrtarisht pėr zgjidhjen e ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me plotėsimin e detyrimeve ligjore nė zbatim tė ligjit nr.9063, datė 8.5.2003 "Pėr statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes Mbretėrore". Nė kėtė kuadėr kryeministri pas angazhimit tė tij personal pėr zgjidhjen e disa kėrkesave tė ish-familjes mbretėrore, si mundėsimi i kthimit tė saj nė atdhe dhe pajisja me pasaporta diplomatike, ngarkon ministrin e Shtetit pranė kryeministrit tė ndjekė me pėrparėsi praktikat administrative tė kthimit dhe kompesimit tė pronave tė ish-familjes mbretėrore. Me miratimin nga Kuvendi i Shqipėrisė tė ligjit pėr kthimin dhe kompesimin e pronave, ish-familjes mbretėrore do t’i kthehen pronat e paluajtshme qė i takojnė ligjėrisht, si psh.Vila e familjes nė qytetine Durrėsit dhe pronat e tjera sipas parashikimeve tė ligjit. /S.V


 

Faqja 5 - POLITIKE

Korrik 25, 2003

 
Vendimi i Nanos para votimit: T'i kthehet Zogut Vila e Durrėsit

Kryeministri Nano vendosi dje qė ministri i Shtetit tė merret "me pėrparėsi me praktikat administrative tė kthimit dhe kompensimit tė pronave ish-familjes mbretėrore". Fillimisht ai mendon t'i kthejė kėsaj familjeje vilėn e Durrėsit dhe mė pas pronat e tjera, por jo tė gjitha. Njė vendim i tillė merret pikėrisht nė momentin kur Nanos i duhen vota tė mjaftueshme pėr zėvendėsimet e reja nė qeverinė e tij. Kėshtu ai i vė legalistėt pėrballė faktit tė kryer, pra qė angazhohet institucionalisht pėr zbatimin e ligjit pėr "Statusin e trashėgimtarėve tė ish-familjes mbretėrore". Me kėtė vendim ai siguroi votat e katėr deputetėve legalistė pėr seancėn parlamentare tė sė hėnės kur do tė kalojnė pėr votim dekrete e presidentit Moisiu pėr zėvendėsimin e dy ministrave tė ikur me dy emra tė rinj. Nė njoftimin pėr shtyp, radhiten njė sėrė angazhimesh tė kryeministrit pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje.
"Nė kėtė kuadėr, kryeministri pas angazhimesh tė tij personale pėr zgjidhjen e disa kėrkesave tė ish-familjes mbretėrore, si mundėsimi i kthimit tė saj nė atdhe, pajisja me pasaportat diplomatike, ngrakon ministrin e Shtetit tė ndjekė procedurat e duhura", bėhet e ditur nė njoftim. Kthimin nė atdhe tė familjes mbretėrore nė fakt e mundėsoi firma e deputetėve tė Parlamentit shqiptar, mes tė tjerave edhe socialistė. Ndėr socialistėt qė firmosėn ardhjen e ish-familjes mbretėrore ishin ata qė mbėshtesin politikėn e Metės. Ishte po Meta si ministėr i Jashtėm qė ndihmoi nė pajisjen me pashaporta diplomatike tė ish-familjes mbretėrore. Nano kėshtu kėrkon siguri nė votėn pro tė qeverisė dhe kėtė siguri e kėrkon edhe tek partitė e djathta dhe kjo ėshtė sfida e dytė qė ai i bėn koalicionit tė djathtė "Bashkimi pėr Fitore". Sfida e parė ishte votimi pro i projektligjit pėr "Dytu Free Shop"-et, ku Nanos i duheshin edhe tre vota tė tjera pėr kėtė projektligj. Nė momentet e fundit, kur ky projektligj kishte rrezik tė mos votohej, ai pėrdori legalistė me kartėn e favorizimit tė familjes mbretėrore dhe nė votimin e fundit, dy legalistė Spahia dhe Balla votuan pro kėtij projektligji dhe me vete morėn edhe republikanin Begejėn. Zėdhėnėsit e familjes Mbretėrore atėherė theksuan se marrėveshja e bėrė me qeverinė nuk kishte aspak ndėrhyrjen e legalistėve, por gjithēka ishte bėrė falė negociatave qė pėrfaqėsuesit e familjes kishin bėrė me qeverinė.

 
 

 
 
Faqja 4 - POLITIKE

Korrik 25, 2003

 
DEBATI BRENDA OPOZITES
 
Berisha nė mbrojtje tė Moisiut
"Dekretoi i detyruar nga Kushtetuta"
 

Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, u pozicionua nė mbrojtje tė presidentit Moisiu lidhur me firmosjen e propozimeve tė kryeministrit Nano pėr zėvendėsimin e dy ministrave tė larguar. Sipas Berishės, firmosja e kėtyre propozimeve ėshtė detyrė kushtetuese e presidentit. Madje mbrojtja e tij shkoi edhe mė tej kur deklaroi se "gjithashtu mendoj se ai nuk ka qenė i lumtur kur i firmosi propozimet e kryeministrit Nano", tha ai dje nė dalje tė Parlamentit. Ai bėri tė ditur se njė qeveri me mbėshtetje tė gjerė politike do ta nxirrte vendin nga kriza ku e ka futur qeveria e Nanos, por, sipas tij, kjo nuk ėshtė njė detyrė qė i takon presidentit, i cili po kryen detyrimet e tij kushtetuese. Kryetari i PD-sė bėri tė ditur se "nė bazė tė informacioneve tė sigurta qė kam, Nano po bėn presion, po kėrcėnon apo po i blen deputetėt socialistė nė mėnyrė qė tė votojnė pro qeverisė". Ai vuri nė dukje se edhe moskalimi i djeshėm nė Parlament tė dekreteve tė presidentit pėr votim, tregon frikėn qė ka Nano se ministrat e rinj nuk do t'i votohen. Ai shtoi se edhe nėse ministrat e Nanos do tė votohen, kjo qeveri do tė vazhdojė tė jetė nė krizė dhe tė shtyjė vendin drejt njė krize edhe mė tė thellė. Kryetari i PD-sė shpreson te vota kundėr e mbėshtetėsve tė Metės, qė nuk do tė mund tė rrėzojnė dot qeverinė, pasi dekretet e rrėzuara tė Moisiut mund tė zėvendėsohen me dekrete tė tjera me emra tė rinj, ose ndonjė zėvendėsim. Ai e ka pranuar se me votat qė ka e djathta nė Parlament nuk mund ta rrėzojė qeverinė, madje sqaroi se nuk janė tė sigurta edhe votat e tjera tė socialistėve kundėr Nanos.
Vota kundėr, apo qoftė edhe abstenimi i mbėshtetėsve tė Metės e bėn mė tė fortė PD-nė para zgjedhjeve lokale, jo pėr faktin se janė pėrzgjedhur kandidaturat mė tė mira dhe se janė tė sigurtė nė shumė qytete kryesore, por pėr faktin se nga vazhdimi i krizės sė brendshme tė PS-sė dobėsohet vetėm ajo.
Berisha theksoi mė tej se partitė e djathta ishin tė gatshme tė votonin qė dje dekretet e presidentit dhe se kėto parti ishin tė tė pėrgatitura pėr votėn kundėr, tė cilėn do ta japin bashkarisht tė hėnėn. "Partitė e djathta do tė votojnė nė unison kundėr zėvendėsimeve tė reja nė qeveri dhe kjo ėshtė njė shenjė e qartė bashkėpunimi", u shpreh mė tej kryetari demokrat. Pavarėsisht se ai nuk ėshtė konsultuar me aleatėt e vet, apo me partitė e tjera tė djathta jashtė koalicionit, Berisha mori pėrsipėr tė fliste me siguri pėr ta duke u nisur thjeshtė nga pozicionimi i hapur i kryetarėve tė kėtyre partive nė media. Ai mendon se mund ta shfrytėzojė kėtė moment votimi pėr t'i afruar partitė e djathta rreth vetes, pėrfshi edhe ato qė janė jashtė koalicionit. Ky afrim atij i intereson edhe pėr faktin se po pėrpiqet tė realizojė marrėveshje parazgjedhore me parti me njė pėrqindje tė konsiderueshme, por duke iu nėnshtruar vetėm ofertave tė tij.


Votimi, tė majtėt ende tė paqartė

Aleatėt e socialistėve shprehen mendimin e tyre tė ndryshėm pėr votimin qė do tė bėhet tė hėnėn nė Parlament pėr dekretet e presidentit Moisiu. Socialdemo-kratėt e Gjinushit u shprehėn tė prerė se do tė abstenojnė nė seancėn e sė hėnės kur pritet tė miratohen emrat e rinj tė qeverisė, Meksi dhe Bello. Kryetari i Partisė Demokracia Sociale, Paskal Milo u shpreh se ai, si njė nga pėrfaqėsuesit e rėndėsishėm tė kėsaj partie, "do tė votojmė pro zėvendėsimeve nė qeveri, pavarėsisht nga emrat". Ndėrsa kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, deklaroi dje se ata do ta hedhin pėr diskutim nė kryesi mėnyrėn e votimit dhe pas vendimit tė strukturave ai do tė bėhet i ditur. Por ai shtoi se "ne nuk jemi pėr kriza", duke lėnė tė hapur mundėsinė qė deputetėt e PBDNJ-sė do tė votojnė pro zėvendėsimeve tė reja nė qeverinė e Nanos.


Kėrkonin qeveri me bazė tė gjerė

Dekretet, liderėt e vegjėl dalin kundėr presidentit
Kryetari i Partisė Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partisė Ballit Kombėtar, Shpėtim Rroqi sulmuan dje presidentin Moisiu pėr faktin se kishte kaluar nė Parlament dekretet pėr zėvendėsimin e dy ministrave nė kabinetin qeveritar. Sipas Mediut, kjo krizė mund tė kishte edhe njė zgjidhje tjetėr, e cila mund tė dilte nga kėshillimi i tė gjitha partive politike nė njė tryezė tė pėrbashkėt tė kryesuar nga presidenti Moisiu. Ndėrsa Shpėtim Rroqi deklaroi dje se Moisiu nuk po e drejton ashtu siē duhet shtetin kėto kohė. Tė dy udhėheqėsit e partive tė djathta i kujtuan presidentit Moisiu se ėshtė president konsensual, pra i zgjedhur edhe me votat e kėtyre partive, madje i propozuar nga njėra nga ato. Njė pjesė e partive tė djathta janė shprehur kundėr nėnshkrimit tė propozimeve tė Nanos nga ana e Moisiut. Madje ata kanė pritur njė reagim tė kundėrt tė tij, i cili, edhe pse i vonoi pak orė firmosjen, ai i dekretoi ndryshimet nė qeveri. PDr-ja, partia e dytė, pas PD-sė, nė kėtė rast nuk e kundėrshtoi qėndrimin e presidentit Moisiu pėr paraqitjen e dekreteve, por thjeshtė u shpreh kundėr zėvendėsimeve nė qeverinė e re. Vota e saj tė hėnėn, ashtu si edhe pjesa mė e madhe e partive tė djathta, do tė votojnė kundėr qeverisė. Deri tani kjo ėshtė e sigurtė, por situata mund tė ndryshojė, pasi jeta parlamentare tregoi se mė sė shumti deputetėt e djathtė kanė bashkuar votat me socialistėt dhe jo anasjelltas.