25 Korrik 2003 - AlbanianMail.co.uk © 2003

Njė jetė nė shėrbim tė njė ideali

Kulturė / 23 Jul 2003 / Versioni pėr print

 

Nga: Lavdrim TERZIU

Takim me Skėnder Zogun, njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Mbretit Leka I


Skėnder Zogut nuk i pėlqen tė flasė pėr "ftohjet" e viteve tė fundit me Mbretin, vendimin e tij pėr tė qėndruar nė Francė kur pjesa tjetėr e familjes mbretėrore largohet pėr nė Afrikėn e Jugut, as pėr largimin nga zyra e shtypit tė Oborrit, por ai mbetet njė monarkist i patundur, mbėshtetės i zjarrtė i Lekės sė Parė. "Unė jam pėr njė mbret qė mbretėron por jo qė tė qeverisė. Suedia, Danimarka, Mbretėria e Bashkuar, Spanja etj., janė demokracitė mė tė suksesshme nė Evropė dhe kjo pėr arsye tė regjimit qė kėta popuj kanė zgjedhur", thotė Zogu. Madje ai shkon edhe mė tej kur aludon se vende tė tilla si Spanja apo Britania e Madhe do tė ishin shpėrbėrė me kohė nėse nuk do tė kishin zgjedhur sistemin e monarkive. "Ndoshta katalanėt nuk duan tė jetojnė nė njė shtet me baskėt, por qė tė dyja palėt e duan Huan Karlosin. Skocezėr, irlandezėt dhe anglezėt e duan njėsoj mbretėreshėn por jo qeverinė e Toni Bler apo njėri - tjetrin".

Fėmijėri nė Oborr, por e vėshtirė
I lindur nė Davos tė Zvicrės, Skėnder Zogu, bir i princ Xhelalit, vėllait tė madh tė mbretit Zog, e kaloi fėmijėrinė nė familjen mbretėrore. Nė moshė shumė tė re, ai filloi rrugėn e vėshtirė tė emigrimit, nė prilin e 1939- ės. Ai nuk e njohu kurrė nėnėn qė i dhuroi jetėn. E ėma, Faika, u nda nga jeta kur Skėnderi ishte vetėm dy vjec. Babai, Xhelali, vdiq nė Stamboll mė 1944, pesė vite pas largimit nė emigracion. Skėnderi me tri motrat, mbeten fėmijėt e oborrit mbretėror. Megjithėse pa prindėr, Skėnderi thotė se nuk e ndienė shumė mungesėn e tyre falė pėrkujdesjes sė veēantė tė njerkės Hyrjet, gruaja e katėrt e princ Xhelalit. Mė 1947, familja mbretėrore lė Stambollin pėr nė Egjypt dhe 7 vite mė vonė, pas rėnies sė mbretit Faruk, mė 1955, ajo zhvendoset pėr nė Kanė tė Francės. Po atė vit, Skėnderin e dėrgojnė pėr studime nė Angli, ku diplomohet pėr inxhinieri tekstile mė 1959. Pas kthimit nė Kanė, ai punėsohet si inxhinier pranė shoqėrisė franceze tė tekstileve, "Ugine Kuhnmann".

Nė shėrbim tė Kombit
Megjithė ngarkesėn e rėndė nė profesionin e inxhinierit, Skėnder Zogu kishte edhe njė barrė tjetėr shumė tė rėndėsishme. Qė nga 1980 atij i ishte besuar zyra e shtypit e Oborrit. "Kam pėrjetuar vėrtetė vite tė vėshtira pune por qė shpesh mė jepnin kėnaqėsinė e njė arritjeje e njė kurorėzimi. Me dhjetėra shoqata e organizata shqiptare nė mėrgim, disidentė dhe kundėrshtarė tė zjarrtė tė regjimit komunist nė Shqipėri, partizanė tė ēėshtjes sė Kosovės vinin e pėrplaseshin tek ne. Tė gjithė kėrkonin tek ne mbėshtetje, mendim dhe mėnyra organizimi pėr njė veprimtari mė pjellore nė shėrbim tė ēlirimit tė shqiptarėve". Nė shumė raste, Skėnderi ishte fjala e Mbretit Leka, kėshilltari dhe krahu i djathtė i tij. Vendimet e Mbretit pėr tė mos njohur lėvizjen e Mit`hat Frashėrit apo qeveritė qė vetėshpalleshin nė emigrim, qėndrimet kundėr formės sė luftės guerile pėr tė rrėzuar pushtetin nė Shqipėrinė komuniste apo pėr tė ēliruar Kosovėn, mosangazhimi nė veprime banditeske tė "Trupave tė Mbretit" etj, kishin gjithashtu edhe firmėn e Skėnder Zogut, mbėshtetjen dhe kėshillat e tij. Ai nuk ėshtė vetėm njeriu qe flet para mediave apo qė lexon vendimet e qėndrimet e Oborrit, por ai ėshtė gjithashtu pjesė e tyre. Ndryshimin e atmosferės miqėsore ndaj familjes mbretėrore shqiptare nga ana e vendeve tė tilla demokratike si Egjypti dhe Franca, Skėnder Zogu e lidh me shqetėsimin e diktatorėve tė Ballkanit, Tito dhe Hoxha, tė cilėt ndiheshin njėsoj tė kėrcėnuar nga veprimtaria patriotike e Oborrit. "Pėr mė tepėr, Franca shqetėsohej direkt nga veprimtaria jonė pėr Kosovėn, pasi ata (francezėt) ishin shumė tė ndjeshėm ndaj krijesės artificiale "Jugosllavi"", kujton Zogu. Krijimi i organizatės "Bashkimi i shqiptarėve nacionalistė"mė 1980, ku Skėnderi ishte njė anėtar shumė aktiv, i acaroi aq shumė francezėt sa filluan ta shprehnin hapur pakėnaqėsinė dhe mospajtimin e tyre, por "ne kishim tjetėr synim dhe francezėt tjetėr", kujton Skėnderi. "Ėshtė e vėshtirė tė gjykosh nėse ajo qė bėn nė jetė ėshtė mė e drejta, por unė kam besuar gjithnjė, me gjithė shpirt, nė idealin tim dhe njė pjesė e tij ėshtė realizuar e po realizohet dita-ditės. Kjo do tė thotė se idealet tona pėrfaqėsonin shumicėn dhe pėr kėtė jam krenar".

Dita e fitores
Skėnderi ka pėrjetuar ditėn mė mirė tė jetės sė tij, nė fillimin e 1990, kur dėgjon tė realizohej kaq papriturazi ajo pėr tė cilėn kishte luftuar gjithė jetėn. Mė 1993, ai dėrgohet nė krye tė njė delegacioni mbretėror pėr tė vizituar Tiranėn. "Nuk kam pėr tė patur dhe as kam patur ndonjėherė emocione mė tė forta nė jetėn time se atė ditė kur zbrita nė aeroportin e Rinasit. Momentet nė vazhdim, ishin njė pėrzierje emocionesh dhe dhimbjeje; dhimbje pėr ata njerėz aq shumė tė vuajtur, pėr atė shoqėri shqiptare pothuajse tė shkatėrruar por qė ruante me fanatizėm mikėpritjen, dashurinė, miqėsinė, sinqeritetin dhe krenarinė… Nė asnjė libėr nė botė nuk mund tė pėrshkruhej bukuria natyrore e vendit tonė dhe kjo ishte gjėja tjetėr qė mė befasoi gjatė asaj vizite". Nė pension qė prej 1999-ės, Skėnderi qėndron me orė tė tėra pranė internetit. Nuk duhet t'i shpėtojė asgjė mbi zhvillimet nė Shqipėri. Me tė mund tė bisedosh si me dikė qė jeton nė tė njėjtėn kohė nė Tiranė, nė Durrės, nė Kukės, nė Prishtinė a gjetkė. Ai flet me emocione pėr vizitėn historike tė Mbretit nė Prishtinė e Prizren, qėndrimin e tij dhe mikpritjen e shqiptarėve tė Kosovės. "Ja, ky ėshtė njeriu qė do tė bashkonte shqiptarėt nė Ballkan", shton ai. Kjo ėshtė ėndėrra e tij e rradhės dhe ka bindjen se ėshtė e realizueshme,madje shumė shpejt.