Faqja 19 - RAJON Shtator 25, 2003
DIALOGU/ KREU I PDK KUNDER HOLKERIT
 
Thaēi: S'ka negociata pėr pavarėsinė e Kosovės

 

LONDER

Askush nuk mund tė negociojė pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila do tė vendoset vetėm me vullnetin e popullit kosovar. Kėshtu deklaroi kreu i Partisė Demokratike tė Kosovės dhe ish-luftėtari i UĒK-sė, Hashim Thaēi, nė njė intervistė dhėnė BBC-sė nė ditėn e marrjes sė vendimit pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd nga Grupi i Kontaktit.

Keni deklaruar se Grupi i Kontaktit do ta ēojė pėrpara proēesin e statusit politik tė Kosovės. Me-gjithatė dialogu shqiptaro-serb ka tė bėjė me ēėshtje teknike...
Pėr mua ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk ka ēėshtje teknike, por vetėm politike. Mund t'i quajmė si tė doni proēeset, por gjithēka mes Prishtinės dhe Beogradit ėshtė politike. Jam optimist se pėr tė ardhmen e vendit do tė vendosė vetė vullneti i qytetarėve tė Kosovės pėrmes njė referendumi dhe fundi do tė jetė pavarėsia e Kosovės.

Pra, ju pohoni se pavarėsia e Kosovės do tė vendoset me fillimin e bisedimeve shqiptaro-serbe?
Nuk mendoj se pavarėsia e Kosovės do tė arrihet pėrmes bisedimeve apo dialogut, por jam optimist se bashkėsia ndėrkombėtare do ta njohė realitetin demokratik nė kohėn e duhur. Kjo pėr faktin se nė Kosovė ėshtė ndėrtuar dhe po ndėrtohet ēdo ditė realiteti i pavarur i Kosovės.

Sipas jush, pavarėsia ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk mund tė negociohet?
Sa i pėrket pavarėsisė askush nuk ka tė drejtė tė bėjė kompromis dhe nėse dikush pėrpiqet ta bėjė kėtė atėherė do tė jetė i dėshtuar, pasi vullneti i qytetarėve tė Kosovės ėshtė mė i fuqishėm se aspirata e ēdo politikani nė Kosovė.

A e keni pėrcaktuar platformėn e pavarėsisė sė Kosovės nė bisedimet e paralajmėruara?
Mendoj se vullneti i qytetarėve tė Kosovės ėshtė i qartė pėr vetė institucionet e Kosovės dhe pėr botėn demokratike. Nuk do tė ketė asnjė kompromis pėrsa i pėrket statusit politik tė Kosovės, i cili nuk duhet tė negociohet por duhet tė njihet ndėrkombėtarisht. Por edhe ne nė Kosovė duhet tė ndėrtojmė realitetin e njohjes sė pavarėsisė. BBC


Dialogu Prishtinė-Beograd starton nė mes tė tetorit

NJU JORK - Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinės do tė nisė nė mesin e muajit tetor nė Vjenė tė Austrisė. Vendimi, qė u mor tė martėn nė takimin e Grupit tė Kontaktit nė Nju Jork, u bė i ditur nga agjencia e lajmeve BETA. Grupi i Kontaktit mbėshteti planin e paraqitur nga shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri pėr dialogun, por njoftoi se ėshtė kundėr ēdo lloj tendence pėr tė diskutuar statusin e Kosovės nė kėto bisedime. Data e saktė e bisedimeve do tė bėhet pas konsultimeve tė Holkerit dhe Grupit tė Kontaktit.


 
Moisiu-Anan: Zvarritja pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė statusit ndikon negativisht
Lajmi i ores 8:00 PM
PRISHTINE (25 Shtator) - "Ėshtė e nevojshme tė pėrcaktohet mė mirė se cilat janė objektivat e standardeve tė kėrkuara, pasi zvarritja e problemeve dhe e zgjidhjes ndikon negativisht," tha presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė takim me sekretarin e pėrgjithshėm tė KB-ve, Kofi Anan. Nė ditėn e tij tė tretė tė qėndrimit nė kuadėr tė Sesionit tė 58-tė tė Asamblesė sė KB-ve, presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, u takua tė enjten nė Nju-Jork me sekretarin e Pėrgjithshėm tė KB-ve, Kofi Anan. Nė takim presidenti Moisiu ka theksuar mbėshtetjen qė Shqipėria ėshtė duke u dhėnė pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr forcimin e paqes, sigurisė dhe kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, si dhe vullnetin e palėkundur pėr tė vazhduar tė luajė rolin e saj aktiv. Duke folur pėr Kosovėn, presidenti shqiptar, theksoi se stabiliteti dhe zhvillimi i saj ėshtė nė interes tė Kosovės dhe rajonit, prandaj edhe puna pėr plotėsimin e standardeve duhet tė ecė krahas asaj pėr pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar dhe se "ėshtė e nevojshme tė pėrcaktohet mė mirė se cilat janė objektivat e standardeve tė kėrkuara, pasi zvarritja e problemeve dhe e zgjidhjes mund tė ndikojė negativisht". Nga ana e tij, sekretari i KB-ve, Kofi Anan, mbėshteti plotėsisht mendimet dhe vlerėsimet e presidentit Moisiu, si dhe shprehu vlerėsimin e lartė pėr politikėn aktive rajonale tė Shqipėrisė. dxh/dxh (Kosovapress/BalkanWeb)
 
© 2003 Gazeta Panorama

 
Faqe 4 - Aktualitet

25Shtator 2003

Reagon prokurori i Gafur Adilit
 
Qano: Nuk kam frikė nga kėrcėnimet e AKSH
 

 

Njė ditė pas publikimit tė kėrcėnimit nė adresė tė Prokurorisė nga ana e Armatės Kombėtare Shqiptare, hetuesi i dosjes ėshtė shprehur i qetė pėrpara gazetarėve, duke mos u ndikuar nga ky paralajmėrim. Prokurori, i cili ka ndjekur hetimet e ēėshtjes nė ngarkim tė dy drejtuesve tė Armatės Kombėtare Shqiptare, Genci Qano, ėshtė shprehur dje se nuk e ndjen veten tė kėrcėnuar nga deklaratat e fundit tė publikuara nė internet nga AKSH-ja. Genci Qano, prokurori, i cili ėshtė marrė me hetimet pėr dosjen nė ngarkim tė dy ish-drejtuesve tė AKSH-sė, pohoi sot se, nuk ka patur kėrcėnime tė drejtėpėrdreja nė lidhje me dosjen e hetuar prej tij. “Kėrcėnimin e publikuar nė faqen zyrtare tė AKSH-sė nė internet, e kam lexuar vetėm nė faqet e shtypit tė pėrditshėm, ndėrsa pėrfundimi i hetimeve nuk ka lidhje me tė ashtuquajturin kėrcėnim, pasi pėr dosjen nė ngarkim tė Gafur Adilit dhe Taip Mustafės, kam punuar njėsoj si me dosjet e tjera dhe hetimet kanė pėrfunduar para se tė lėshohej kėrcėnimi nė internet”, pohon Qano, duke shtuar se ende nuk e di se ēfarė thotė me saktėsi teksti qė media e quan “kėrcėnues”. “Proku-roria ka provat e duhura, tė cilat do tė bėhen tė ditura gjatė procesit gjyqėsor, pėr tė vėrtetuar se Gafur Adili dhe Taip Mustafaj i kanė kryer veprat penale pėr tė cilat akuzohen”, sqaron mė tej Qano. Gjithsesi, pėr prokurorin Qano, gjithēka vazhdon tė mbetet si mė parė, pasi ai as nuk ka marrė dhe as do tė marrė truproja pėr ruajtjen fizike tė tij, pėrsa kohė qė nuk ndihet i kėrcėnuar. Mesditėn e djeshme, Prokuroria mbylli hetimet pėr dy drejtuesit e “Armatės Kombėtare Shqiptare”, Gafur Adili dhe Taip Mustafaj, tė akuzuar pėr veprat penale tė “nxitjes sė urrejtjes nacionale mes kombėsive me rraca dhe fe tė ndryshme” dhe “falsifikimit tė dokumenteve”.