Spahiu:
Grupi parlamentar nuk do shperbehet
Kryetari i PLL Eqrem Spahiu,
gjykon se ndeshkimi i tre deputeteve legaliste nga Keshilli Kombetar i kesaj
partie, nuk do te sjelle te papritura per vijueshmerine e metejshme te
veprimit politik te grupit parlamentar te PLL ne Kuvend. Sipas tij, masat
disiplinore qe ndermori KK ndaj tre deputeteve Sadedin Balla, Bahri Kollcaku
dhe Et'hem Fejzollari, ishin mjaft te arsyeshme dhe i sherbejne funksionimit
me mire te punes se partise ne skenen politike dhe ne Kuvend. "Masat nuk
kane krijuar nje klime mbytese ne parti. Eshte perpjekje per te vene rregull
ne funksionim, pa mbytur demokracine e brendeshme. Asnje prej tyre nuk eshte
perjashtuar nga rradhet e PLL. Per Ballen eshte marre masa per pezullim nga
funksionet drejtuese ne PLL, per Kollcakun eshte marre masa e shkarkimit nga
forumet drejtuese, ndersa per Fejzollarin eshte dhene masa e paralajmerimit
per perjashtim nga partia. Sic shihet nuk ka asnje mase per perjashtime, por
vetem nje perpjekje per te vendosur rregull ne funksionimin normal te partise,
si nje force politike opozitare", ka nenvizuar Spahiu. Sipas tij, grupi
parlamentare i PLL ka dale me i forte nga kjo mbledhje. Gjithsesi, ai gjykon
se nese tre deputetet e siperpermendur, kane ndermend qe te ngrijne
marrdheniet brenda grupit parlamentare, ose te shikojne pozicionin e tyre
politik, ky do te jete problem personal per ta dhe jo per PLL.
A. META