26/04/2003
Korrieri
AKSH dhe roli i Shefket Musliut
Nga Gabriel
PARTOSH*/ Forca paqeruajtese e udhehequr nga NATO-ja, KFOR, njoftoi se ka
arrestuar nje ish-komandant guerrilas shqiptar, Shefket Musliu, i cili
udhehoqi nje rebelim te shqiptareve ne jug te Serbise deri sa u arrit nje
marreveshje paqeje dy vjet me pare. Arrestimi i bere te marten, vjen pasi
autoritetet serbe leshuan nje urdher arresti per zotin Musliu dhe dy ndihmesit
e tij me akuzen e perfshirjes ne organizimin e nje grupi te ri te armatosur,
te quajtur Armata Kombetare Shqiptare (AKSH), qe besohet se eshte pershire ne
akte dhune ne Kosove, jug te Serbise e Maqedoni.
Zoti Musliu ka qene komandant
i nje force guerilase shqiptare, qe luftoi per 16 muaj kunder forcave serbe te
sigurise ne rajonin e Lugines se Presheves deri ne maj te vitit 2001. Grupi e
kishte marre emrin nga tre komuna me popullesi shqiptare ne jug te Serbise,
Ushtria Clirimtare e Presheves, Medvegjes e Bujanocit (UCPMB).
Objektivi i tij perfundimtar
ishte bashkimi i rajonit me Kosoven - qe ndodhet ne perendim te Lugines se
Presheves - qe drejtohet nga Kombet e Bashkuara qe nga lufta e vitit 1999. Por
shqiptaret e Lugines se Presheves pranuan nje objektiv me pak ambicioz -
permiresimin e te drejtave per vet-qeverisje lokale, ndersa do te mbeten pjese
e Serbise. Kur u perfundua marreveshja e paqes, zoti Musliu dhe komandante te
tjere guerrilas kaluan fshehurazi kufirin per ne Kosove. Ai dhe militante te
tjere humben influencen e tyre, qe shkoi ne favor te politikaneve me te
moderuar shqiptare, ndersa filloi te zbatohet marreveshja e paqes ne Luginen e
Presheves.
Shfaqja e AKSH-se
Por duket se ka dale nje
mundesi e re me shfaqjen e formacionit te AKSH-se. Grupi i ri i fshehte ka
bere thirrje per bashkimin e Kosoves, Lugines se Presheves dhe rajoneve
shqiptare ne perendim dhe veri te Maqedonise. Ai ka pretenduar se eshte
perfshire ne nje numer aksionesh ushtarake ne rajon gjate tre muajve te fundit.
Deri kohet e fundit AKSH-ja eshte nenvleftesuar nga zyrtaret vendore dhe
nderkombetare si e parendesishme. Por ndersa dhuna qe i atribohet AKSH-se po
shtohet, tani eshte marre nje qendrim me i vendosur per ta perballur ate.
Javen e kaluar UNMIK-u e shpalli AKSH-ne si organizate terroriste, duke hapur
rrugen per arrestimin e individeve si Musliu.
Ai eshte akuzuar kohet e
fundit per aktivitete terroriste nga prokuroret serbe ne qytetin jugor te
Vranjes, se bashku me ndihmesit e tij, Besim Tahiri, qe njoftohet se eshte
arrestuar ne Bullgari, dhe Lirim Jakupin, qe mendohet se eshte ne arrati.
KFOR-i ka arrestuar nje person qe e pershkruan si rrezik per sigurine - pa e
identifikuar ate ende si zotin Musliu. Arrestimi, qe pason nje urdher arresti
te Interpolit - besohet se eshte rasti i pare qe KFOR-i eshte pergjigjur ndaj
nje kerkese nga autoritetet serbe per arrestimin e nje militanti shqiptar.
Kjo tregon shqetesimin ne
rritje nga zyrtaret nderkombetare lidhur me kercenimin qe perbejne elementet
radikale shqiptare. Ata jane te shqetesuar se nje grup i vogel ekstremistesh
jane te vendosur te vazhdojne luften me gjithe marreveshjet qe mendoheshin te
sillnin paqen ne Luginen e Presheves dhe Maqedoni.
Megjithate, arrestime te tilla
- qe i shtohen arrestimeve nga KFOR-i te disa shqiptareve te Kosoves te
akuzuar per krime lufte nga Gjykata e Hages - mund te kthejne nje numer ne
rritje shqiptaresh kunder pranise nderkombetare ne Kosove.
* Analist i BBC per Evropen
Juglindore