26/07/2003 © Copyright 2001 Korrieri http://www.korrieri.com/
 

Le Porte-parole de la Maison royale, Fluturak Germenji, a indiqué que "la famille royale est trčs touchée par l'initiative prise par le Premier ministre".

Pronat, Leka falenderon Nanon
Ish-familja mbreterore vlereson qendrimin e qeverise per kthimin e pronave te ish-mbretit Zog. Reagojne legalistet: "Nuk ndikohemi ne vendimin tone per te votuar kunder ministrave te rinj te Nanos". Historia e viles se Durresit dhe shpresa per ringjalljen e saj

Ish-familja mbreterore shqiptare, nepermjet zedhenesit te saj, Fluturak Germenji, ka pershendetur angazhimin e qeverise shqiptare per kthimin e pronave te saj. Por, krahu politik i pretendentit per fronin mbreteror Leka I, Partia "Levizja e Legalitetit", eshte shprehur se kjo levizje e Kryeministrit Fatos Nano, nuk do te ndikoje ne qendrimin e saj ne votimin e dy dekreteve presidenciale per zevendesimin e dy posteve ministrore. Votim qe do te zhvillohet ne seancen plenare te dites se hene. Kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia, vlereson se qeveria shqiptare, eshte e obliguar te zbatoje ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave pe familjen mbreterore. Spahia ka theksuar se "vete Mbreti Leka I, eshte shprehur se kthimi i pronave te familjes mbreterore, te behet ne kuadrin e kthimit te prones tek pronari legjitim per te gjithe pronaret". Gjithsesi, kreu i PLL-se, vlereson angazhimin e kreut te ekzekutivit shqiptar. Por, veren se "kjo nuk ka te beje aspak me nje koncension te votave te deputeteve te PLL per te mbajtur qeverine "Nano" ne kembe".

Nderkohe, Kryeministri Nano ka premtuar dy dite me pare se do t'i ktheje ish-familjes mbreterore vilen ne qytetin e Durresit dhe disa prona te tjera. Ne kete aspekt, ministri i Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, i cili eshte ngarkuar nga Nano per te ndjekur me perparesi praktikat administrative te kthimit dhe kompensimit te pronave te familjes mbreterore, ka bere te ditur se shefi i qeverise mbetet i angazhuar per zgjidhjen e ceshtjeve, qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore. Ndersa kreu i opozites, Sali Berisha, ka nenvizuar se kthimi i pronave familjes mbreterore eshte nje akt legjitim.

E.GJ

Thane:

EKREM SPAHIA, Kryetar i PLL:

"Le parlement de la République albanaise a déją voté la loi régissant le statut de la famille royale. Des discussions sont en cours pour l'adoption de la loi de restitution aux anciens propriétaires, qui couvrira, également, les biens de la famille royale dont, notamment, la villa de Durrės. Mais, pour le moment, rien n'est encore décidé et l'initiative de Fatos Nano n'aura aucun effet sur notre position concernant les élections locales".

"Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin per statusin e familjes mbreterore, ku ne te perfshihet edhe kthimi i pronave te familjes mbreterore dhe vete Mbreti Leka I, eshte shprehur se kthimi i pronave te familjes mbreterore do te behet ne kuadrin e kthimit te prones tek pronari legjitim per te gjithe pronaret. Ne kete kontekst, themi qe qeveria shqiptare eshte e obliguar te zbatoje ligjin e dale nga Kuvendi. Ndersa hapat qe hedh zoti Nano tani, qe te merret qeveria me kthimin e pronave familjes mbreterore duhet pershendetur, por kjo nuk ka te beje aspak me ato, sikurse keto jane koncesion te votave te deputeteve te PLL per te mbajtur qeverine "Nano" ne kembe. Keshtu qe vota e deputeteve te PLL do te jete kunder qeverise 'Nano 6'".


BLENDI KLOSI, Minister Shteti prane Kryeministrit:

"Problemi i pronave te ish-familjes mbreterore, ashtu si dhe vete familja mbreterore eshte deklaruar disa here, do te zgjidhet ne kuadrin te ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave, ligj te cilin Parlamenti shqiptar tashme e ka ne shqyrtim dhe ne perfundim te tij. Nepermjet ketij ligji do te kete mundesi qe familja mbretorore te perfitoje pronat, te cilat jepen nga ky ligj, duke filluar nga vila e Durresit dhe me radhe ne disa nga momentet e tjera, te cilat do te jene te gjitha fryme e nje diskutimi te vazhdueshem. Ne jemi ne procesin e fillimit te ketij diskutimi. Per momentin nuk kemi asnje evidence te sakte te ketij realiteti".

SALI BERISHA, Kryetar i PD:

"Monsieur Nano, sans scrupule, utilise tous les moyens pour servir ses propres intérźts. Lors de notre dernier congrčs, nous avions inscrit dans notre programme le retour des biens du roi qui ont été confisqués par les communistes qui avaient commis une injustice que nous dénonēons. Je ne pense pas que les légalistes acorderont leurs voix ą Nano et ą ses ministres". 

"Zoti Nano, ne paskrupullsine e tij, nuk do te ngurronte per te perdorur cdo lloj mjeti per mbijetese, ndonese eshte me kohera te numeruara. Rikthimi i pronave te mbretit eshte nje akt legjitim, eshte pjese e programit tone. Qe ne Kongresin e parafundit te PD-se egziston nje pike e platformes sone, rikthimi i pronave te mbretit per te rivendosur nje padrejtesi te madhe qe regjimi komunist kishte bere. E lidhur kjo me perpjekje tjera qe do te jene te deshtuara, jam i bindur se asgje nuk do te mund te detyroje perfaqesuesit e legalisteve shqiptare, te cilet jane nje tradite mirfilltas kunder Nano, te hutohen ne voten e tyre te kthjellet kunder Nanos dhe ministrave te tij".

 
Vila e Zogut, shpresa e rishkelqimit Deklarata e ministrit te Shtetit prane Kryeministrit, Blendi Klosi, se Kryeministri Fatos Nano vazhdon te jete i angazhuar zyrtarisht per zgjidhjen e ceshtjeve qe kane te bejne me plotesimin e detyrimeve ligjore per statusin e trashegimtareve te ish-familjes mbreterore, ka risjelle ne qender te vemendjes edhe nje nga godinat me te bukura te qytetit te Durresit, e cila 77 vjet pas ndertimit vazhdon te thirret me emrin "Vila e Zogut". Nje vendim i mundshem qeveritar per rikthimin e Viles ne pronesi te familjes Zogu, do t'i hapte rruge rikonstruksionit te plote te saj, duke i rikthyer shkelqimin qe ajo rrezatoi deri ne ditet e mbrapshta te vitit 1997.
Tregtaret, dhurate Presidentit Zog

Godina e Viles se ish-mbretit Zog I eshte ndertuar ne vitin 1926, kur ende Ahmet Zogolli ishte President i Republikes. Tregtaret e Durresit, te cilet kishin nisur te ndjenin efektet

pozitive te hapjes ekonomike me Italine fqinje dhe kur tregtia me fqinjet tokesore, Jugosllavine dhe Greqine, ishte nje realitet i prekshem, vendosen t'i dhurojne atij nje godine te ndertuar enkas per te dhe familjen e tij.

Profesor Kristo Sotiri, i lauruar ne universitetin e Padovas dhe ne Akademine e Arteve te Bukura te Venecias, i cili sapo ishte kthyer nga detyra 12-vjecare e arkitektit te oborrit

mbreteror rumun te mbretereshes rumune, Elisabet Karmen Silva, vendosi ndertimin e saj ne kodren qe dominon Durresin, me lartesine 98 metra dhe ku thuhet se jane vendosur edhe nje pjese e banoreve te pare te Epidamnit antik, afro 2700 vjet me pare. Pjesa ballore mjaft impozante e godines ka dy krahe, ne formen e shqiponjes, te cilat qendrojne ne harmoni te plote me relievin kodrinor. Kati i pare i godines, qe ngrihej ne nje mjedis krejt te pabanuar, perfundoi shpejt, ndersa kati i siperm dhe rifiniturat e plota u kryen nen kujdesin e arkitekteve italiane ne vitin 1937, vetem nje vit para ceremonise se marteses se ish-mbretit me princeshen hungareze Geraldine Apony.

Godina e bujtesve

Kronikat e kohes shkruajne se mbreti Zog ka qendruar shume pak ne Vilen e ndertuar per te. Ai preferonte me shume pushimet ne Banjat mbreterore, prane stabilimentit aktual te Plepave, rreth 7 km ne jug te Durresit. Zgjedhja e tij me sa duket lidhet me familjen e madhe ne numer, e cila qendronte gjithnje se bashku me te. Periudha me e gjate e qendrimit ne godinen e mrekullueshme ka qene ajo pas marteses, periudhe sic dihet mjaft e shkurter per shkak te pushtimit fashist ne prill te vitit 1939.

Vila e Zogut arriti te shpetoje nga bombardimet e luftes se Dyte Boterore dhe te moshuarit thone se banoret prane saj strehoheshin ne bodrumet e saj per t'u shpetuar bombave. Pak vite pas clirimit te vendit godina, qe durrsaket vazhduan ta quajne me fanatizem "Vila e Zogut", u mbyll krejtesisht per publikun. Ajo u emertua shtepi pritjeje dhe u vu nen kujdesin e deges se sherbimeve qeveritare, duke sherbyer kryesisht per

zhvillimin e mbledhjeve te ish-Byrose politike apo te qeverise. Per afro 50 vjet Vila njohu bujtes te famshem, si sekretari komunist sovjetik Nikita Hrushovi, Kryeministri kinez Cu En Lai, cifti mbreteror kamboxhian Samde Norodom Sihanuk dhe princesha

Monika, ndersa pas viteve '90-te ne vile u ngjiten edhe ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, etj.

Nga rrenimi tek rishkelqimi

Ne ditet e marrezise kolektive te vitit 1997 nje burre i moshuar kishte bllokuar nje djalosh qe shkonte ne shtepi me nje karrige te stilizuar, te cilen sapo e kishte grabitur ne Vilen e

Zogut. Per nje jave rresht godina me e bukur e qytetit bregdetar ishte kthyer nga brenda ne nje germadhe. Gjithcka ishte shkulur, ndersa thone se plaku, nje ish-monarkist i vjeter, kishte vdekur ne ate karrike qe e bleu me kursimet e tij, i bindur se po qendron ne karriken e Lartmadherise. Specialistet e sherbimeve qeveritare thone se te gjitha

mobiljet origjinale te viles, qe ishin sjelle ne vitit '20-'30 nga Italia, ne vitet '50 ishin zhdukur nga vila. Megjithate gjithcka mbetej e shkelyer deri ne vitin 1997. Sallone te gjera, me qilime dhe kolltuke te stilit imperial, llambadare vezullues dhe mermere pafund.

Tashme ne Vile jane vendosur antenat civile te TV lokale dhe ato ushtarake te NATO-s. Nje toge ushtaresh vendas ruajne mjediset e viles. Rreth saj dhjetra godina banimi jane afruar shume afer themeleve te saj, te cilat rrezikohen teper nga rreshqitjet e dheut, si pasoje e prerjes se pemeve dhe zjarreve te vazhdueshme. Administrata bashkiake kerkoi para disa vitesh ndihmen e oborreve mbreterore evropiane per te shpetuar kete perle te

arkitektures. Ndersa kthimi i familjes mbreterore dhe kujdesi i qeverise per t'ia ridhene ne pronesi zgjojne tek durrsaket shpresen e kthimit te lavdise se dikurshme ne Kodren mbi qytet, ate te viles se Zogut.

ATSH

E Shtune, 26 Korrik 2003 http://www.kohajone.com/ Copyright © KOHA JONE

SPAHIA: NE SEANCE, KUNDER QEVERISE

Z.Spahia, pas angazhimit te ri te qeverise Nano lidhur me kthimin e pronave te familjes mbreterore, a i vleresoni ato si nje tentative te re te saj per t'iu rrembyer votat tuaja gjate seances se dites se hene ne parlament?

- Aspak, nuk mund ta them nje gje te tille. Angazhimi i qeverise per kthimin e pronave te familjes mbreterore eshte me se i drejte. Por nuk mund te them se perkon edhe me momentin e votimit, pasi ajo edhe me pare ka plotesuar disa nga kushtet e paraqitura prej nesh. Mund te permend ketu levizjen jashte vendit me ane te pasaportave diplomatike te anetareve te familjes mbreterore, si ajo ne France para pak kohesh e Nenes Mbretereshe etj.

- A mund t'iu beje per vete nje mase e tille sa te arrini deri ne nje vote pro ndryshimeve te qeverise Nano?

- Jo, kjo gje nuk mund te ndodhe ne asnje menyre. Per me teper duhet t'iu them se eshte absurditet qe nje parti e se djathtes, cilado qofte ajo, te votoje pro qeverise socialiste. Megjithe favoret e merituara qe na ben qeveria, ne do te renditemi perkrah gjithe partive te tjera opozitare per te shprehur qendrimin tone te deklaruar tashme kunder qeverise se re Nano.

- A mendoni se mund te ndermerrrni ndonje mase ekstreme si ajo e braktisjes se seances parlamentare?

- Jo nuk do e bejme nje gje te tille. Ne do te jemi ne seance dhe do te votojme kunder qeverise se Nanos.

 

VOTIMI, PARTITE E VOGLA NE PROVE

Anila Rama

Egla Nasi

Deputetet qe perfaqesojne partite e vogla parlamentare, do te jene ata qe do te kene peshe me votat e tyre ne seancen plenare. Per dy dite me rradhe, eshte folur per nje skeme qe do te ndiqet gjate seances parlamentare: deputetet e partive te vogla, do te largohen ne momentin e votimit, duke ulur keshtu prezencen ne salle te deputeteve, dhe duke garantuar 50 perqind plus nje te votave te te pranishmeve qe kerkohen per te kaluar dekretet e Presidentit. Kjo ndodh per nje fakt te thjeshte: shumica e tyre edhe pse mund te kene pakenaqesi me Nanon, kryetarin actual te qeverise, kane ruajtur marredhenie shume te mira me kandidatin per Minister te Jashtem Marko Bello. Ky i fundit, si gjate kohes kur ka qene minister integrimi, ashtu edhe ne aktivitetin e tij parlamentar ne punen ne komisionin e jashtem, ka ndjekur nje politike te qarte bashkepunimi, me te gjithe aktoret, jo vetem te majte, por edhe te djathte. Ndaj, ne nje dalje publike, shumica e kolegeve deputete, pavaresisht nga opinioni qe kane per kryeministrin Fatos Nano e kane shume te veshtire qe te rrezojne ne Parlament kandidaturen e Marko bellos ne postin e Ministrit te Jashtem. Ndaj, per te mos u shfaqur publikisht ne kete situate te veshtire: kunder Nanos por pro Bellos, ata sipas burimeve, do te ndiqnin skemen e lenies se punimeve te kuvendit ne momentin e votimit, uke garantuar nje numer me te vogel te te pranishmeve, dhe nje numer me te madh te votave pro. Nga ana tjeter, pese ditet gjate te cilave u shty votimi i qeverise se re ne parlament, e ndihmoi kryetarin socialist Fatos Nano per te rikuperuar nje pjese te deputeteve qe mendonte se mund te votonin kunder. Pritet e hena per te pare se si do te shkojne ngjarjet dhe se si do te pozicionohet vota e hapur e partive te vogla.


 
 26 Korrik, 2003
Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/

PLL: Do tė votojmė kundėr edhe pas urdhrit pėr kthimin e pronave tė Zogut

TIRANE- Legalistėt thanė dje se do tė votojnė kundėr qeverisė “Nano” edhe pse ky i fundit ngarkoi dy ditė mė parė ministrin e Shtetit Blendi Klosi pėr tė ndjekur me pėrparėsi praktikat amdinistrative pėr kthimin dhe kompensimin e pronave tė ish-Familjes Mbretėrore. Kryetari i legalistėve Eqerem Spahia e cilėsoi absurde faktin qė PLL tė votonte pro qeverisė “Nano”. “Ėshtė absurditet fakti qė njė parti opozitare tė votojė pėr qeverinė e kujtdoqoftė, aq mė tepėr pėr qeverinė socialiste qė nuk u ofron shqiptarėve asnjė zgjidhje pėrveēse do tė mbrojė krizėn. Kjo do tė thotė qė vota e legalistėve do tė jetė kundėr qeverisė “Nano””, -tha ai. Tė njėjtin qėndrim mbajti dje edhe nėnkryetari i PLL, Murat Basha. “Ne nuk mund tė shesim votėn tonė pėr kėtė qeveri pėr tė marrė disa prona tė mbretit. PLL do tė votojė kundėr ditėn e hėnė”, -tha Basha. Zėdhėnėsi i Familjes Mbretėrore, Fluturak Germenji sqaroi gjithashtu dje se pronat qė i kthehen Mbretit nuk vijnė si rezulat i votave pėr kryeministrin Nano sepse njė lėvizje e tillė ėshtė mjaft e qartė nė aspektin teknik dhe administrativ. Edhe demokratėt nga ana e tyre shpresojnė se vota e legalistėve do t’i bashkangjitet votės sė tyre ditėn e hėnė kundėr dekretit tė presidentit Moisiu pėr emėrimin e dy ministrave Bello dhe Meksi. “Deklarata e kryetarit tė PLL Eqerem Spahia se forcat legaliste do tė kenė tė njėjtin qėndrim me votat e opozitės nė pėrgjithėsi, do tė thotė se opozita do tė japė votėn kundėr qeverisė sė z.Nano”, -tha sekretari pėr Burimet Njerėzore ne PD, Fatos Beja.
N.Perndoj


http://www.gazeta55.com/

Nano do t'i kthejė Mbretit "Pallatin e Brigadave" pėr 4 vota

Nga Fahri Balliu

Burime qė pretendojnė se janė tė sakta, duan tė thonė se Fatos Nano, krahas kthimit tė viles sė Durrėsit pėr Mbretin, po pėrpiqet tė bėjė njė hap tjetėr, t'i kthejė atij "Pallatin e Brigadave".

Siē ėshtė komentuar gjerazi, kthimi i viles se Durresit u lidh me nevojen qe ka Fatos Nano per votat ne parlament diten e hene, per dy ministrat e rinj. Mirepo loja eshte kaq e hapur, saqe nuk mund te quhet koinēidence, caktimi i ministrit te Shtetit dhe data e kthimit te prones, me krizen qe e kercenon qeverine dhe kabinetin "Nano".

     Nderkaq, kreu u Legalitetit, Ekrem Spahija, deklaroi se kjo nuk i ben ata qe te votojne ministrat e Fatos Nanos. Ne nje rast tjeter, ka ndodhur qe dy vota nga Legaliteti jane dhene per qeverine socialiste. Mirepo kjo atehere, u shoqerua me nje reaksion te madh moral e politik, si per protagonistet, dhe per fushen e lojes parlamentare.

    Ne keto kushte, Ekrem Spahija dhe votat e Legalitetit, e kane shume te veshtire te pergatisin nje skeme te konsideruar "tradhtare", pasi distanca politike midis PS-sė e mbretėrorėve, eshte teper serioze.

     Burimet thone qe, per kete shkak, Fatos Nano ka ndermarre nje hap, duke takuar apo biseduar vete me Leka Zogun, lidhur me kete situate.

      Nano eshte perpjekur qe te binde trashegimtarin e fronit se votat e Legalitetit do t'i sherbejne stabilitetit te vendit, i cili forcon unitetin kombetar. Mirepo, kjo terminologji me unitet e stabilitet, eshte pak e huaj per Mbretin, aq me shume qe ne Shqiperi ka pasur dhe nje Parti te Unitetit Kombetar, kryetari i se ciles, nje recidivist vjedhjesh, ka qene aleat i Nanos dhe pjese e "Aleances per Shtetin".

      Atehere, Nano si xhongler ka ofruar "Pallatin e Brigadave", duke kerkuar 4 vota. Sigurisht, joshja eshte shume e madhe, mirepo dokumenti per kthimin e "Pallatit", do te behet pas votimit. Kjo do te thote, qe mund te mos behet kurre. Nga ana tjeter, dokumenti s'mund te behet perpara, se s'dihet si vete votimi!

       Nano, megjithėse e mbushi grepin me ushqim te shijshem, nga Leka Zogu ka marre nje pergjigje te tille, se ai "mund t'i napi votat, veē pėr Shqypninė etnike".

       Ne kete lloj terminologjie pastaj, ngec Nano, i cili, edhe si marksist, edhe si lojtar i politikes greke ne Shqiperi e Ballkan, qė me "etnike", koncepton disa pune e vepra greke.         

Opozita: Me mashtrime, Nano kėrkon tė blejė grupin parlamentar tė PLL-sė

Ka qene paksa i papritur premtimi i bere nje ditė me parė nga kryeministri Nano, qė do t'i ktheje te gjitha pronat familjes mbreterore te ndodhur ne Shqipėri. Kjo, nga opozita, ėshtė parė si mashtrimi i radhės, i cili kėrkon tė pėrdore ēdo mjet pėr tė blerė sa mė shumė vota qė tė jete e mundur dhe pėr te siguruar kalimin e dy emrave te propozuar prej tij nė parlament. Por deputetė te opozitės dhe ato tė kampit tė majtė, janė shprehur se ky nuk ėshtė njė premtim, i cili duhet marrė nė konsideratė, pasi sipas tyre, e drejta e familjes mbreterore per prone, ėshtė njėlloj kushtetuese, si edhe pėr tė gjithė pronarėt e ligjshem. Deputetėt e opozites ne komisionin e Ligjeve, shprehen se "kjo nuk eshte e moralshme. Nano, pėr tė marre votat nė parlament, po kompromenton vullnetin e grupit parlamentar tė legalistėve". Beja dhe Mediu shprehen te bindur se, legalistėt e kanė kuptuar kėtė lojė tė Nanos dhe kane deklaruar publikisht, votėn e tyre "kunder" qeverisė. Beja thekson se "absolutisht kjo eshte nje perpjekje qė po ben Nano, ne kuader te presionit qė po ben ditet e fundit, ne menyre qė te perdorė elemente te ndryshem, si instrumente te garantimit te votes ne parlament. Nga deklarata e deritanishme, dihet se votat e legalisteve do te jene te njejta me ato tė opozitės ne pėrgjithėsi, pėr ministrat e propozuar nga Nano. Qė do te thote, kunder qeverisė "Nano". Ndėrsa Mediu thekson se "ēeshtja e zgjidhjes se pronesisė sė mbretit, lidhet me zgjidhjen e ēeshtjes sė pronės pėr gjithe Shqipėrine. PR ka qene e prirur tė bashkėpunoje me te gjitha forcat politike te djathta dhe te majta, pėr tė arritur perfundimisht qė te konsolidoje te drejtat e pronės, si per mbretin, dhe per te tjeret, nje tentative e Nanos per te krijuar nje konfuzion brendapėrbrenda opozitės, dhe per te vendosur ne nje pozicion tė paqene deputetet e PLL-sė, per shkak te nje favori qė kerkon t'i beje familjes mbreterore. Nga ana e tyre, deputetė te PLL-sė jane deklaruar se qeveria e Nanos ėshte e deshtuar, dhe ne asnjė rast nuk do te votonin "pro" saj.

e.gj                             


GAZETA SHQIPTARE 
Faqja 4 - POLITIKE

Korrik 26, 2003

Korrik 26, 2003

 
SPAHIA: JAM KUNDER QEVERISE
 
Legalistėt nė dilemė pėr votėn
Deputetėt e PLL: Vendosim tė hėnėn
 

Legalistėt ende nė dilemė pėr votėn, nėse ajo do tė jetė pro apo kundėr dekreteve tė presidenti Moisiu pėr dy zėvendėsimet e reja nė qeverinė e Nanos. Dilema e tyre vjen si pasojė e vendimit tė kryeministrit Nano qė ministri i Shtetit, Klosi, tė merret me procedurat pėr kthimin e pronave ish-familjes mbretėrore. Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, Eqerem Spahia, e shprehu hapur dje votėn kundėr kėtyre dekreteve, pavarėsisht nga vendimet qė merr kryeministri pėr familjen mbretėrore. Por ky ėshtė vetėm vendimi personal i Spahisė, pasi ende nuk ėshtė marrė njė vendim politik i grupit parlamentar pėr kėtė votim apo edhe i strukturave drejtuese. Nėnkryetari i PLL-sė, Murat Basha, njihet si njeri qė mund t'i ndryshojė nė moment vendimet e kryesisė. Deputeti legalist Ethem Fejzollari i pyetur pėr votėn pro apo kundėr dekreteve tė Moisiut dhe zėvendėsimeve nė qeveri deklaroi se "s'kam si tė jap njė prononcim, vota jonė kundėr, por tė hėnėn vendoset nė mbledhjen e grupit parlamentar tė partisė sonė". Fejzollari ėshtė njeriu qė pėrfaqėson familjen mbretėrore nė negociatat e hapura me qeverinė shqiptare lidhur me kthimin e pronave kėsaj familjeje. Ai drejton njė grup ekspertėsh pėr ēėshtjen e pronave dhe ka si qėllim qė tė kthehet fillimisht njė pjesė e kėtyre pronave, tė cilat janė edhe tė hipotekuara si prona tė ish-mbretit Ahmet Zogu. Fejzollari ėshtė njeriu i afėrt me familjen e mbretėrore, madje ka ndihmuar nė ardhjen dhe nė qėndrimin e kėsaj familjeje nė Shqipėri. Duke qenė se i biri i Zogut, Leka, dhe familja e tij ende vazhdojnė tė qėndrojnė me qira, trupi i nėnės mbretėreshė, e cila vdiq pak muaj pas ardhjes nė Shqipėri, gjendet nė Sharrė, ai dhe grupi i ekspertėve fillimisht kėrkojnė kthimin e njė prone, vilė, pėr tė qėndruar familja, mė pas do tė negociojnė pėr pronat e tjera. Kėshilltari i familjes sė mbretit Zog, Gėrmenji, theksoi dje se "fillimisht duhet tė kthehet njė vilė banimi pėr familjen, pasi ajo vazhdon tė jetė me qira". Sipas tij, vila e Durrėsit do tė ishte njė zgjidhje; ai propozoi se do tė ishte e mirė qė tė kthehej edhe pallati mbretėror. Ethem Fejzollari dhe Bahri Kollēaku ishin dy deputetėt legalistė qė thyen bojkotin parlamentar tė partive tė djathta dhe hynė nė Parlament. Po kėta tė dy, Fejzollari dhe Kollēaku, nuk iu bindėn kryesisė sė legalistėve pėr t'u larguar nga salla e votimit kur do tė votohej Moisiu pėr president. Vetėm Spahia dhe Balla u larguan nga salla dhe deklaruan se nuk kanė gjė me Moisiun, por partia e tyre ėshtė pėr mbretėri. Spahia, Balla nuk iu bindėn vendimit tė tė gjitha partive tė djathta pėr tė votuar kundėr mbylljes sė Dytu Free Shop-eve dhe bashkuan votat me socialistėt.


Berisha: PLL do votojė kundėr

"Asgjė s'i detyron tė votojnė pro Nanos"
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, u shpreh i sigurt se vota e legalistėve pėr zėvendėsimet nė qeveri do tė jetė kundėr. "Asgjė nuk i detyron ata tė votojnė pro Nanos, nuk do ta bėjnė, pavarėsisht nga sa flitet", tha ai dje nė njė konferencė pėr shtyp. Sipas tij, ata janė parti e djathtė, e cila ėshtė pozicionuar kundėr qeverisė Nano. Berisha foli me siguri, edhe pse votat e legalistėve bėnė qė ai tė humbiste njė sfidė parlamentare, siē ishte mosmbyllja e Dytu Free Shop-eve. Nėse ata nuk do t'i kishin bashkuar votat me socialistėt, ky projektligj ende do tė ishte nė diskutim. Reagimi i atėhershėm i demokratėve ndaj legalistėve nuk ishte shumė pozitiv. Takimi mes kryetarit tė grupit parlamentar tė PS-sė, Ruēi, kryetarit tė grupit parlamentar legalist, Spahia dhe Fejzollari, i cili u realizua mė kėmbė dhe nė minutat e fundit tė seancės, nuk ėshtė harruar ende nga PD-ja. Ishin deputetėt e kėsaj partie qė mė sė shumti firmosėn kthimin nė atdhe tė familjes mbretėrore nė atdhe dhe pėr kėtė as nuk u falėnderuan nga legalistėt. Sigurinė e Berishės pėr legalistėt, tė cilėt i janė larguar edhe nga koalicioni, do ta shohim tė hėnėn nė seancėn e votimit. Ai deklaroi se tė gjitha partitė e djathta do tė votojnė kundėr ndryshimeve tė reja nė qeverinė e Nanos qė, sipas tij, nuk do tė sjellin asgjė tė re.
Kryetari i PD-sė pėrshėndeti gjithashtu presidentin Moisiu me rastin e njėvjetorit tė mandatit tė tij nė postin e presidentit. Ai vuri nė dukje se Moisiu gjatė gjithė kėsaj kohe tregoi integritet tė plotė dhe se ai i ka kryer gjithnjė detyrat duke u mbėshtetur nė Kushtetutėn e Shqipėrisė. Sipas tij, zgjedhja e Moisiut nė postin e presidentit ishte zgjidhja mė e mirė e krizės sė politike shqiptare, krizė e cila u shkaktua nga manipulimi i zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė qershorit 2001.

Koleksioni u sekuestrua nė Rinas kur erdhi familja Zogu
 
Komision nė Rend pėr armėt e mbretit
 

Njė komision qė do tė ngrihet nga Ministria e Rendit Publik, do tė vlerėsojė armėt e mbretit Leka Zogu. Burime nga prokuroria saktėsojnė se, ēėshtja penale nė ngarkim tė tij tashmė ėshtė pushuar. Nuk kishte elementė tė veprės penale, prandaj ėshtė mbyllur hetimi, pohojnė ekspertėt. Tani do tė jenė specialistėt e Ministrisė sė Rendit, qė do tė vendosin se cilėt armė do i kthehen familjes mbretėrore. Sipas pėrfaqėsuesve tė monarkut njė pjesė e koleksionit, njė ndėr mė tė rrallėt nė botė, ėshtė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pėrafėrsisht ky pasion luftarak i mbretit Leka ka njė vlerė afro 30 milionė dollarė. Nė koleksion ka shpata, dy nga gjashtė, qė ekzistojnė aktualisht nė botė, qė i pėrkasin njė kohė shumė tė lashtė tė njerėzimit. Ka dhe armnė zjarri, tė cilat janė nė njė gjendje teknike tė rregullt, pėr tė cilat kėrkohet njė leje nga dikasteri i rendit, pėr ti mbajtur. Vetė mbreti ka deklaruar se ėshtė i gatshėm tė veprojė, ashtu si tė vendosė drejtėsia shqiptare. Gjithashtu ai ka shprehur dėshirėn qė armėt tė vihen nė njė muze dhe tė shėrbejnė aty pėr vizitorėt e shumtė qė do vijnė.


26/07/2003 © Copyright 2001 Korrieri http://www.korrieri.com/

Nexhmija e Ramizi shkaterruan familjen e Enverit
LILJANA HOXHA vijon rrefimin e saj per marredheniet brenda famijes te ish-udheheqesit komunist te Shqiperise. Roli i Ramizit dhe Nexhmijes, izolimi i Sokolit dhe libri qe do zbuloje prapaskenat mes familjareve te Enverit

Vijon nga numri i kaluar

Nderkaq eshte evidente, qe gjuha e ketij autori nuk eshte e tij dhe as vetem e Kalos, por e RA dhe NH (Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha). Ata nuk guxojne te flasin, duke zgjedhur gjoja mencurine sqimatare te heshtjes prej urtesise, qe keto probleme te mos dalin ne pazar, duke ma lene automatikisht pergjegjesine mua, si e vetmja gje qe ju ka mbetur, te sigurt qe une nuk ndalem para tyre dhe jam e gatshme te perballem publikisht me ta. Nderkaq, nuk rreshtin kurre se gjeturi metoda per te me luftuar, si edhe kete rradhe, te iluduar se ndoshta do te stepem nga presioni i shoqerise. Per kete gjejne njerez fakire, qe pranojne te flasin publikisht, c'ka duan ata.

Them keshtu se e kane pare, qe s'ju doli gje me presionet sociale private, ardhur po prej tyre nepermjet autoriteteve qe une i vleresoj si luftetare te lirise se fjales apo pavaresise se mendimit. Konsultimi me keta, nga ana ime, ishte nje kenaqesi me qe me njohin e i njoh vjetersisht e individualish, e jo thjesht politikisht. Megjithate pergjigja ime, duke jua thene ne sy edhe pse i vleresoj ende, ishte: Me vjen keq qe s'qenke plotesisht i pavarur, se per kete ceshtje je ushtar i RA (Ramiz Alise) dhe per pasoje i NH (Nexhmije Hoxhes). Autoret e ketij shkrimi me pikepamjet psikonaliste te tyre kane vene re tek une, krize anonimati post komunist e tendenza per protagonizem, qe s'eshte gje tjeter vecse nje nga fabulat e Nexhmije Hoxhes kur na kercenoi, midis te tjerash, qe Sokoli dhe une gjithcka e bejme per "scoop".

Per kete aresye, ju, drejtohem atyre shkurtimisht, si dhe i deshmoj opinionit publik: une jam vajze populli edhe per kete nuk u mireprita nga Nexhmije Hoxha dhe te tjere. Por une jam edhe mbese e kryepriftit ne fshatrat e Vlores dhe mbese e nje patrioti perseri nga Vlora, qe ka shoqeruar Ismail Qemalin, diten e ngritjes se flamurit. Jam vajze e dy prinderve qe luftuan per clirimin e adheut, dy komunisteve shume te ndershem. Origjina ime kristiane, sado e pa vleresuar prej sistemit, bashke me mesimet e partise se asaj kohe mbruajten tek une nje moral te shendoshe, te pasur me virtyte e parime te larta, por edhe te pathyeshem fale karakterit tim te forte. Si vajze populli, une isha krenare prane Enver Hoxhes, sidomos tek e shihja qe per kete, ai me cmonte edhe me shume. Por e detyruar nga urdherat e NH une nuk luajta rolin qe me takonte, edhe pse brenda vetes mbaja gjeresine shpirterore te popullit tim ne raport me Enver Hoxhen. Ndersa, si nuse e djalit te tij, jo vetem pa kuptuar, por fillimisht delikate dhe me pas e shkaterruar aspak rastesisht nga shendeti, u shkeputa nga realiteti. Megjithate nuk rreshta kurre te kundershtoja c'ka s'me pelqente me aq pak sa kuptoja, duke kerkuar zgjidhje pikerisht nga Nexhmije Hoxha, perderisa Enver Hoxhes duhet t'i ruanim shendetin. Keshtu Nexhmije Hoxha duhet te kujtoje mire vitin '86, kur vetem nje vit pas vdekjes se Enverit, kur agresiviteti i familjes ndaj meje s'kishte pse te kishte me fre, edhe pse fillova te kritikoj qendrimin e familjes ne lidhje me Ramiz Aline, une fajesoj krejtesisht e bindur Nexhmije Hoxhen, duke i thene: "Ti e ke fajin per gjithcka, sidomos pse nuk me le te flas me Enver Hoxhen". Qe atehere mbeta vetem pjese e protokollit ne lidhje me Enver Hoxhen, te kesaj familje qe s'u be kurre familja ime se Nexhmija, ndryshe nga Enveri, nuk me pranoi kurre si bije te saj.

Le te flase po ashtu zoti Ramiz Alia, pse i vajta 2 here ne zyre ne vitet '90-te, tek qe i detyruar te me pranonte si pjestare e familjes se Enver Hoxhes, duke e kritikuar per moskomunikim te sinqerte me popullin, e per manipulim te situatave politike. Nga kjo s'mund t'i vinte asnje e mire popullit. Kjo s'ishte rruga drejt demokracise, por drejt shkaterrimit te Shqiperise, me urrejtjen qe ai kishte mbjelle ne popull per Enver Hoxhen dhe familjen e tij, ende kur qe Sekretar i Pare i PPSH-se.

Duhet t'i kujtohet pas kesaj Nexhmije Hozhes kur i them te shikoje Ramiz Aline si armik dhe jo si mik. Le te flasin gjithashtu anetaret e tjere te familjes, madje e urta Pranvere, e cila me deklaroi ne sy pa meshire, (pa qene nevoja se kete une e dija), qe ne familjen e Enver Hoxhes nuk me donin. Ishte viti '86.

I takon pikerisht asaj te flase per vitet '90-te, kur e tere familja ime prinderore, madje dhe e ndjera ime moter Tatiana me te shoqin e saj fisnik Robert Radoja, te trajtuar me shume cinizem nga familja e Enver Hoxhes, u bene strehe e saj (per te mos shkuar ne pulari) dhe baze apo qender e gjithe familjes se Enver Hoxhes, tek me dhimbseshin fort, edhe pse me dukeshin me te frikesuar dhe me te pazote nga une. Kishte ardhur koha, qe xhaxhi Ramiz nuk i njihte me per hir te karrieres se tij politike. Familja e Enver Hoxhes bashkohet kur mbeti pa Ramiz Aline, gje qe nuk vazhdoi shume, sepse ai do kapej fort pas kredibilitetit te vjeter ne popull (familjes se Enver Hoxhes) per t'u bere nga i depolitizuar serish i majte, me te dale nga burgu i vendosur t'i futej serish politikes. Le te flase per keto momente Iliri, per kritikat tona ndaj tij dhe gjithe familjes, qe kishin qene paraprakisht dakort (madje dhe vete Nexhmija ne burg) per intervisten jo aq naive te tij, pavaresisht qe e coi padrejtesisht ne burgun berishian.

Ishte kjo interviste qe fliste ne dukje per Enverin, qe Ilir Hoxha e shfrytezon per t'i servirur popullit, nepermjet autoritetit te Enver Hoxhes, si zgjidhjen me te mire politike, ate te Ramiz Alise per kandidat te pavarur per President e madje per Republike Presidenciale.

Ketu po te jete i ndershem duhet te flase Hysni Milloshi, qe sabotoi vendimin tone per distancim publik nga vepra e Ilirit, meqenese djali tjeter i Enver Hoxhes e shikonte Ramiz Aline si tradhetar te kombit e jo thjesht te Enver Hoxhes, prandaj Sokoli s'mund te qe dakort, qe familja e Enverit te shfrytezonte emrin e babait te tij per t'i imponuar popullit interesat politike te Ramiz Alise, mesa duket te lidhura ngushte me ato te Nexhmije dhe Ilir Hoxhes.

Familja u nda e kete rradhe perfundimisht, kurse une shkoja tek Nexhmije Hoxha vetem dy here ne vit, me 16 tetor dhe 11 prill. Keto 12 vjet, Sokoli shkonte tek varri i te jatit vetem me mua ne datat perkatese pa ditur kurre ditet kur shkonte familja, se e evitonin. Madje, atij nuk i del nga mendja se si Nexhmije Hoxha edhe ne takimin e pare, pasi del nga burgu, me Enver Hoxhen tashme te zhvarrosur, shoqerohet vetem nga femijet e saj te preferuar Iliri e Pranvera, pa njoftuar fare Sokolin, sikur ky te mos ishte i Enverit.

Me pas, le te flase vete Nexhmije Hoxha, kur megjithate ishim Sokoli dhe une qe e mbrojtem ate ne shtyp kundrejt lojes se Milloshit per te akuzuar Ramizin dhe Nexhmijen si tradhetare te Enverit, megjithe rezervat qe kishim ndaj saj, jo vetem si nene, por dhe detyrimin e saj ndaj shoqerise. Gjithsesi duke vuajtur per situaten ne familjen e Enver Hoxhes e duke e konsideruar veten pergjegjese, thjesht si person i padeshiruar per ta, pavaresisht nga gabimet qe kurre si mora vesh, megjithe insistimin per te m'i thene ne sy.

Dhimbja per Sokolin, e iluduar qe familja e mbante larg per shkakun tim, me detyron t'ju them: "Jam une e keqa juaj?. Une terhiqem krejtesisht menjane edhe me, por ju behuni me njeri-tjetrin se eshte e tmerrshme qe Sokoli eshte pa nene, moter e vella, njesoj si une qe pesova fatkeqesine e jashtezakonshme te me shuhej e gjithe familja prinderore".

Por, edhe kjo ishte e kote. Sidoqofte detyra ime, sic ja kisha vene vetes, ishte te heshtja publikisht per te miren e Enver Hoxhes ne kohen, kur ende se kishim kuptuar qe armiqesia ne familje paskesh qene e betuar, sic u vertetua me pas. (lexo SPEKTER). Pra i takon vete familjes se Enver Hoxhes e te tjereve qe te vendosin me njeri-tjetrin, jam apo nuk jam protagoniste. Sa per mua, koncepti im mbi protagonizmin eshte se nuk synohet, por meritohet.

Nderkaq une s'po bej asnje gje te re, pervecse po deshmoj per gjerat e vjetra. Meraku i autorit te ketij shkrimi (lexo i NH dhe RA, etj) se kam nxjerre Enver Hoxhen ne pazar, eshte argument i tyre per te me intimiduar, te sigurt ne adhurimin tim per te. Krejtesisht e ndergjegjesuar tashme, kur edhe te dua nuk mund t'i mbaj syte te mbyllur si me pare, kur kisha frike te konfrontohesha me te verteten, jo per vete, por per Enver Hoxhen.

U them atyre qe Enver Hoxha nuk shitet, as i gjalle e as i vdekur. Jemi ne qe shitemi e qe bejme pazar, duke shperdoruar autoritetin e tij, krahas gjithe nomenklatures zyrtare te shoqerise, qe kerkon te beje demokraci vetem me pazarllek politik e korrupsion shteteror. Pasqyrimi ne publik se cfare ndodh ne familjen e Enver Hoxhes eshte vetem nje tregues i ri se sa poshte ka rene dinjiteti i shoqerise shqiptare. Fshehja e metejshme e ketyre fakteve nuk do te conte vetem ne shkaterrimin e familjes sime e te Sokolit, por dhe te desha, nuk jam me ne gjendje te hesht, pasi pashe se c'mund te beje Nexhmija per djalin dhe niperit e saj, pale per mua, e lemerisur per c'ka eshte bere me te tjeret, pa dijenine e Enver Hoxhes. E pra ky eshte motivi social i hapjes se problemit ne publik, pse jam e sigurt se problemi eshte i gjithe shoqerise.

Ironia e autorit shume te komanduar per librin tim s'eshte gje tjeter vecse frika e tyre prej tij. Ata tallen me misterin e librit. Por, a ka mister me te madh nga cka une po shtroj?

Nderkaq, une nuk nxitohem per kete liber, qe fillimisht kishte natyren e kujtimeve, sic u nxitua Nexhmija dhe Iliri per biznes. Madje, fal incidentit ne "Klan" ne vitin 2000, ceshtja eshte bere shume interesante per t'u studiuar nga pikepamja sociale, cili eshte qendrimi i shoqerise ne keto deshmi te miat, qe po i parashtroj paraprakisht. Une jam e ndergjegjshme qe nomeklatura zyrtare nuk mund te me mbeshtese mua per shume aresye qe s'arrij t'i parashtroj ketu. Sidomos per aresye politike, se une jam pasha i kuq, qe te konfondojne koshiencen kombetare per te deshifruar te verteten qe eshte nje, ajo qe thuhet ballazi.

Prandaj, une edhe ne kete rast, me gjeresine time shpirterore i drejtohem opinionit publik. Edhe e keqe qofsha, edhe e cmendur qofsha, lermeni menjane mua dhe studioni problemin, se problemin nuk e njoh vetem une, problemi eshte midis jush. Ate e njohin te gjithe, por nuk guxojne te flasin. Zberthimi i tij varet nga ju, ne qofte se doni te merreni me te. Ne qofte se jo, une detyren time ndaj jush dhe per te cliruar c'ka kisha peng ne zemer e kreva. Nuk me takon mua dhe nuk do desha kurre t'i imponohesha shoqerise, por jam shume e kenaqur se historia tashme s'mund te pengohet per te folur kur t'i vije koha. Se gjithcka qe me takonte mua te beja publike, tashme eshte publikuar.

Libri, i cili do pasurohet nga keto zhvillime, do te jete qendisja ime, poema ime, simfonia ime per popullin tim. Do te jete perkundja qe dua une t'i bej atij, edhe pse ai s'do te ma beje mua. Keshtu do t'i kerkoj ndjese, qe megjithese nuk qe ai qe me delegoi prane Enver Hoxhes duhet ta kisha ndjere une vete pergjegjesine me te madhe per te dhe popullin, per te folur hapur pavaresisht nga kushtet qe me imponoheshin. Dhe per te qene keshtu, me e denje dhe me efikase ne stermundimin tim prej donkishoti, megjithese gjithmone do te ishte shume, shume e veshtire.

Liljana Hoxha