Thaēi: Gati, tė bisedoj me Beogradin pėr ēėshtjet me interes tė pėrbashkėt | ||||
|
||||
|
Lajmet
nga Kosova http://www.lajmet.com/
Ministri i Jashtem i Shqiperise kerkon nga politikanet e Kosoves me shume pragmatizem.
Intervistė e Zv/Kryeministrit dhe Ministėr i Punėve tė
Jashtme, Ilir Meta, dhėnė gazetės austriake Die Presse
"Jemi shume te interesuar per prezencen amerikane"
Prishtinė - Die Presse: Per shkak te luftes se
Irakut marredheniet midis SHBA dhe disa vendeve evropiane janė perkeqesuar.
Shqiperia, qe deshiron te kete marredhenie te mira me Ėashingtonin dhe BE-ne,
a ndihet ne dileme?
Meta: Shqiperia deshiron te behet si anetare e NATO-s ashtu edhe e BE-se. Dhe
ne e dime shume mire se keto qellime nuk mund te arrihen pa paqe dhe
stabilitet ne rajonin tone. Per kete arsye, kontributi i SHBA-se, si edhe me
pare, ėshtė teper i rendesishem. Per kete arsye ne nuk deshirojme ti
shikojme BE-ne dhe SHBA-ne si rivale, por si forca komplementare.
Ne nuk kemi frike qe politika jone proamerikane per Irakun ka pasoja negative,
lidhur me deshiren tone per anetaresim ne BE. Qendrimi yne ka qene i njejte si
dhe i shume shteteve anetareve dhe kandidate te BE-se.
Die Presse: Por Shqiperia, si per inat te vendeve te BE-se ka nenshkruar nje
marreveshje me SHBA-ne per mosdorezimin e asnje amerikani ne Gjykaten
Nderkombetare te Krimeve ne Hage.
Meta: Kjo ėshtė per ne nje ēeshtje thjesht bilaterale dhe nuk ka te beje me
zgjedhjen midis SHBA-se dhe BE-se.
Die Presse: Kur mund te behet Shqiperia anetare e NATOS dhe e BE-se?
Meta: Ne deshirojme te marrim ftesen per anetaresim ne NATO ne vitin 2006. Ne,
se bashku me Maqedonine dhe Kroacine, kemi nenshkruar Karten e Partneritetit
me SHBA-ne, per te ēuar me tej reformat tona per tu pranuar ne NATO.
Nje anetaresim ne BE ėshtė me i komplikuar. Ai varet para se gjithash nga
fakti se sa te suksesshme do te jene reformat ne Shqiperi, nga ecuria e
stabilitetit rajonal, por edhe se si do ta zhvilloje BE-ja procesin e
zgjerimit. Por une shpresoj qe per 10 vjet shanset tona te jene me te medha
per te hyre ne BE. Nderkohe, ne jemi perqendruar ne negocimet tona me
Brukselin per nje marreveshje stabilizimi dhe asocimi.
Die Presse: Ne perpjekjet e saj, a nuk ka Shqiperia probleme me imazhin
negativ qe ėshtė ngulitur ne kujtese me kriminalitetin e organizuar,
tregtine e njerezve dhe emigracionin ilegal?
Meta: Ne Itali, para disa vitesh, kemi patur nje imazh shume te keq per shkak
te transportit klandestin te njerezve. Por ky imazh ka ndryshuar ne saje te
luftes se perbashket kunder emigracionit ilegal. Por ne jemi te ndergjegjshem
qe jo vetem ne Itali por edhe ne vende te tjera perendimore ka shqiptare te
perfshire ne veprimtari kriminale.
Die Presse: Shqiperise i ėshtė kerkuar nga BE-ja dhe OSBE-ja qe te beje me
shume kunder korrupsionit.
Meta: Kete ne e shikojme si nje nxitje ne luften kunder korrupsionit dhe
kriminalitetit. Por duhen pare edhe perparimet qe janė bere. Ne kemi filluar
shume reforma ne kuadrin e negocimeve me BE-ne per nje marreveshje stabilizimi
e asocimi, ne radhe te pare ne drejtim te forcimit te institucioneve.
Die Presse: Si i vleresoni ju tensionimet ne Kosove midis Misonit te OKB-se
UNMIK dhe politikaneve shqiptare kosovare, ne lidhje me deklarimin e
shqiptareve per nje lufte ēlirimtare kunder serbeve?
Meta: Bashkepunimi efektiv midis UNMIK-ut dhe institucioneve te Kosoves ėshtė
jetik per te ardhmen demokratike dhe evropiane te Kosoves. Duhet te
perqendrohemi tek qellimet e perbashketa dhe jo te bejme propagande, e cila
nuk ndihmon ne permiresimin e jetes se perditshme. Disa nga politikanet e
Kosoves duhet te perqendrohen me shume ne problemet e verteta se sa te
vazhdojne me retorikat e tyre patriotike.
Die Presse: Ne Kosove dhe ne rajonet e banuara nga shqiptaret ne Serbine
Jugore dhe ne Maqedoni kohet e fundit ka terhequr perseri vemendjen nje ushtri
e re: Armata Kombetare Shqiptare (AKSH).
Meta: AKSH nuk perfaqesohet nga asnje personalitet i rendesishem. Ne denojme
ēdo organizate ekstremiste, e cila, nen preteksin se lufton per te drejtat e
shqiptareve, destabilizon gjithe rajonin. Ne qofte se te gjitha forcat
politike shqiptare do t“i izolonin keta ekstremiste dhe ne qofte se do te
kishte me shume perparime ne Kosove, ne Presheve (Serbine Jugore) dhe ne
zbatimin e Marreveshjes se Ohrit ne Maqedoni, do te jete e pamundur per
ekstremistet te rrezikojne stabilitetin e rajonit.
Intervistoi gazetari Ėieland Schneider, i gazetes austriake Die Presse. /Liria