http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 4 - POLITIKE

Korrik 27, 2003

GAZETA SHQIPTARE
PADITET KQZ NE GJYKATE
 
Zgjedhjet, PD fut nė sherr PLL me republikanėt
 

Partia Demokratike i fut nė sherr republikanėt dhe legalistėt pėr njė anėtar tė Komisionit tė Qendrės sė Zonave Zgjedhore. Pėr kėtė shkak legalistėt e hodhėn dje nė gjyq Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, i cili, sipas legalistėve, caktoi qė PR-ja duhet tė pėrfaqėsohet nė kėto komisione dhe jo PLL-ja. Por qendra nga filloi konflikti pėr kėtė anėtar ėshtė pikėrisht PD-ja. Nė kėto komisione pėrfaqėsohen partitė politike nė bazė tė pėrqindjeve tė votave tė marra nė maxhoritar dhe proporcional nė zgjedhjet lokale tė vitit 2000. PD-ja dhe partitė e tjera tė djathta hynė nė koalicion nė zgjedhjet e kaluara me kandidatė dhe lista tė pėrbashkėta. Pra, nė listėn e partive fituese tė zgjedhjeve tė kaluara figuron qė koalicioni "Bashkimi pėr Fitore" mori njė pėrqindje tė caktuar votash, si nė maxhoritar, ashtu dhe nė proporcional. Ndarja e pėrqindjes sė fituar nga kėto parti nė zgjedhjet e kaluara, qė dolėn me kandidatė tė pėrbashkėt, nuk bėhet duke u bazuar nė ndonjė rregull tė brendshėm tė KQZ-sė, por nė bazė tė njė rregulli politik tė partive pjesėmarrėse nė koalicion, rregull i vendosur dhe i nėnshkruar para zhvillimit tė zgjedhjeve. E njėjta gjė ndodh edhe me pėrcaktimin e pėrbėrjes sė KQZV-ve dhe tė KQV-ve nė momentin kur do tė mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme. PD-ja, si partia mė e madhe e koalicionit "Bashkimi pėr Fitore", pėrcaktoi se njė nga tre pėrfaqėsues tė saj nė KQZV, njėri -nė bazė tė pėrqindjes- duhet jetė i republikanėve. Republikanėt, sipas tė dhėnave tė demokratėve, dolėn tė dytėt nė zgjedhjet e kaluara lokale, po kėshtu edhe nė zgjedhjet e pėrgjithshme, prandaj si rregull i takon PR-sė tė pėrfaqėsohet nė KQZV-tė.
Por me kėtė nuk bie dakord PLL-ja, e cila dėrgoi nė Gjykatėn e Apelit ankimimin e saj pėr kėtė ēėshtje. Nėnkryetari i PLL-sė, Sadedin Balla, kėrkoi gjithashtu qė KQZ-ja duhet t'i bllokojnė vendimet qė mund tė ndėrmerren nė kėtė drejtim, deri sa Apeli tė japė njė pėrgjigje.


 Gazeta55 http://www.gazeta55.com/

PLL kundėrshton vendimin e KQZ-sė

Heqja e anėtarit tė PLL-sė nga KZQV, ėshtė e paligjshme Partia Legalitse ka pėrshendetur dje idene e presidentit, se zgjedhjet e 12 tetorit duhet te jene te lira dhe te ndershme, por gjithashtu, kanė shprehur edhe shqetėsimin e tyre lidhur me KQZ-nė, se po fillon te dėmtojė qė tani votimet lokale. Legalistėt janė shprehur gjatė njė konference pėr shtyp, se KQZ eshte demtuesi kryesor dhe permanent i proceseve zgjedhore ne Shqiperi. Dekreti e KQZ-sė pėr t'i hequr PLL-sė te drejten e anetarit tė komisionit nė qeverisjen vendore, eshte krejtesisht i paligjshėm, pėr t'ia lėnė atė PR-sė. Ata theksojnė se nė bazė tė "Kodit tė ri Zgjedhor", neni 29,pikat 1 dhe 8, i takon PLL-sė tė kete anėtarė nė KZQV dhe PR. Drejtuesit e kesaj partie, kanė theksuar dje se kanė denoncuar ne Gjykaten e Apelit veprimin e KQZ-sė, dhe KQZ detyrimisht duhet tė ngrije proēesin, derisa tė japė vendimin Gjykata e Apelit.    


http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama

GAZETA     "PANORAMA"

Faqe 8 - Politikė

27Korrik 2003

Pėrēarja
 
“Nuk mund tė flitet pėr njė unifikim tė opozitės, kur nga njė palė shprehet vullneti pėr konkretizim veprimesh pėr zgjedhjet e tetorit, dhe nga ana tjetėr Berisha, kundėrshton kėtė bashkėpunim”, u shpreh dje PDr
 
Demokratėt ikin nga PD
Reformatorėt deklarojnė prishjen e koalicionit opozitar
 

 

Tiranė

Reformatorėt, tė cilėsuar deri tani nga Berisha si aleatėt kryesorė pėr zgjedhjet lokale tė tetorit, deklaruan dje, pėrfundimin e bashkėpunimit mes kėtyre dy partive.

Partia Demokrate u shpreh dje se, kundėrshtimi nga ana e Berishės pėr tė mos pranuar kandidaturat mė tė mira tė kėsaj partie, veēanėrisht pėr Durrėsin, do tė sjellė daljen mė vete tė kėsaj force politike.

Braktisja
“Nuk mund tė flitet pėr njė unifikim tė opozitės, kur nga njė palė shprehet vullneti pėr konkretizim veprimesh pėr zgjedhjet e tetorit, dhe nga ana tjetėr Berisha, kundėrshton kėtė bashkėpunim”, u shpreh dje PDr. Sipas kėsaj partie, ata nuk kishin shpallur kandidaturė nė kryeqytet, nė kėmbim tė kandidatit pėr qytetin e Durrėsit. Por, kjo kėrkesė u hodh poshtė nga Berisha, i cili u shpreh se bashkitė kryesore do tė jenė tė pėrfaqėsuara nga kandidatėt e selisė blu dhe partitė e tjera tė djathta, duhet tė japin mbėshtetje pėr ata. Reagimi i djeshėm i reformatorėve tashmė, duket se e ka vėnė selinė blu nė njė vėshtirėsi, pasi edhe kjo forcė politike, e cilėsuar nga vetė Berisha, si partner kryesor, i ka kthyer kurrizin. Vendimi i reformatorėve, ėshtė vazhdė e kundėrshtisė qė kanė shfaqur edhe parti tė tjera tė spektrit tė djathtė, si partia e Dashamir Shehit, pėrfshi kėtu edhe parti aleate tė PD-sė, si Lėvizja e Legalitetit. Kėto kundėrshtime ndaj Berishės janė krijuar edhe ndaj vetė gjirit tė PD-sė.

Kriza blu
Kryetari i Partisė Demokratike, Berisha, ditėt e fundit ėshtė njohur jo vetėm me vendimet e partive tė mėsipėrme pėr tė dalė tė vetėm nė zgjedhje, sikurse atė mė tė fundit, tė reformatorėve pėr t’i dhėnė fund bashkėpunimit, por ėshtė pėrballur edhe me kritika nga drejtues tė selisė blu. “Nėse nuk do tė arrijmė tė gjejmė mirėkuptim me partitė e djathta, pėrfshi reformatorėt pėr zgjedhjet lokale atėherė, do t’i japim shansin e fitores socialistėve”, ėshtė shprehur nėnkryetarja, Jozefina Topalli. Po ashtu, kriza ka pėrfshirė edhe vetė partinė, pas duelit mes kandidatit tė selisė blu, Spartak Ngjela dhe nėnkryetarit tė PD-sė, Bamir Topi, i cili ėshtė mėnjanuar nga drejtimi i fushatės elektorale pas kėmbėnguljes sė Ngjelės, ndonėse me vendim kryesie tė partisė, ishte caktuar drejtues i shtabit elektoral dhe fushatės nė kryeqytet.


Tritan Shehu
“Berisha po ndihmon Nanon”

Nėnkryetari reformator, Tritan Shehu, shprehu dje keqardhjen pėr njė qėndrim aspak realist tė kryetarit tė PD-sė, Berisha mbi mosnjohjen e kandidaturės sė reformatorėve, nė qytetin e Durrėsit. “Ne patėm kėrkuar pėrfaqėsimin nė kėtė qytet me kandidaturėn tonė, atė, tė Ferdinant Xhaferrit, pasi nga partia Demokratike nuk ishte shfaqur asnjė emėr konkret pėr kėtė qytet. Po ashtu, nė kėmbim tė mbėshtetjes sė selisė blu nė Durrės, ne nuk shpallėm kandidatin tonė nė kryeqytet, pasi dalja me kandidatė mė vete, do tė dėmtonte dhe cėnonte fitoren e opozitės”, u shpreh dje ai.

Sipas drejtuesit reformator, kundėrshtimi i Berishės pėr tė mos pranuar kėtė kandidaturė, nuk i shėrben aspak bashkėpunimt mes kėtyre dy partive. “Megjithatė, ne mbetemi tė hapur pėr njė bashkėpunim, por nėse ky koordinim veprimesh mes opozitės do tė ngrihet mbi vendime konkrete”, tha ai.


Legalistėt gjyq me Republikanėt

Partia Lėvizja e Legalitetit, do tė hedhė nė gjyq partinė Republikane, pasi me vendim tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, janė pėrfshirė nė mėnyrė tė padrejtė nė Komisionet Qendrore Zgjedhore Vendore. “Nga ana e KQZ-sė, para pak ditėsh ėshtė pėrcaktuar skema e pėrfaqėsimit tė partive politike nė KQZV. Por ndėrsa u deklarua se caktimi i anėtarėve nė kėto komisione, do tė ngrihej mbi rezultatet e zgjedhjeve lokale tė fundit, ky institucion nuk ka respektuar aspak rezultatet e tyre, pasi ka zhvendosur partinė, Lėvizja e Legalitetit dhe ka vėnė pėrpara saj Partinė Republikane”. Kėshtu, deklaroi dje sekretari i pėrgjithshėm legalist, Isadedin Balla. Ai shtoi se legalistėt do t’i drejtohen Gjykatės sė Apelit, pėr tė zgjidhur kėtė problem, i cili ėshtė krijuar nga KQZ edhe si rrjedhojė e partneritetit tė dy forcave politike kryesore PS-PD. “Ky mėnjanim i yni, ka tė bėjė pikėrisht me kundėrshtimin tonė, ndaj politikės sė ndjekur nga selia blu pėr zgjedhjet lokale, nė njė kohė qė, republikanėt kanė pranuar tė jenė nėn hijen e saj”, u shpreh ai.


Mediu: Nuk ka akoma koalicion me PD

Kryetari republikan, Fatmir Mediu, u shpreh dje se edhe pas takimit tė djeshėm me drejtuesin e Partisė Demokratike, Berisha nuk ka arritur tė gjejė njė gjuhė tė pėrbashkėt, pėr mėnyrėn e bashkėpunimit tė kėtyre dy partive pėr zgjedhjet lokale. “Megjithatė javėn e ardhshme negociatat do tė vazhdojnė, nė varėsi tė tė cilave, do tė jetė edhe qėndrimi ynė pėrfundimtar”, tha ai.