Koha Jone 28 Mars 2003
KRYEMINISTRI BULLGAR TAKON FAMILJEN MBRETERORE

Kryeministri bullgar ka takuar dje ne Pallatin e Brigadave anetaret e familjes mbreterore shqiptare. Te njohur prej vitesh qe ne Aleksandri ku ajo jetonte ne miqesi te vecante mes Mbretereshes Geraldina dhe mbretereshes Xhovana, nenen e mbretit Simeon 2 Saxe-Coburg u lidh nje miqesi mes Princit Simeon 2 dhe Princit Leka i Pare. Sipas te dhenave, kur mbreti Zog 1 organizoi shpalljen e Princit Trashegimtar Shqiptar, me 5 prill 1957 ne Kane, mes te ftuarve te vecante ishin edhe anetaret e familjes mbreterore.

Gjate takimit te djeshem, mes dy paleve i pranishem ka qene edhe

kreu shqiptar i legalisteve, Ekrem Spahia. Simeon 2 Saxe-Coburg perseriti mesazhin e tij per vdekjen e nenes mbretereshe Geraldina si nje humbje e pazevendesueshme e "tezes se ndritur, mbretereshes historike!"
 
------------------------------
 
 
28 Mars, 2003
Copyright 2002 Shekulli

Leka dhe Simeon, takim nė Pallatin e Brigadave

TIRANĖ- Kryeministri i Bullgarisė, Simeon Sakskoburggotski, sė bashku me bashkėshorten e tij Margarita, zhvilloi dje njė takim me familjen mbretėrore shqiptare, nė Pallatin e Brigadave. Familja mbretėrore shqiptare dhe ajo bullgare kanė pasur marrėdhėnie miqėsie, veēanėrisht Mbretėresha Geraldinė dhe Mbretėresha Xhovana, nėna e Mbretit Simeon II, nga u lidh dhe miqėsia mes tij dhe Princit Leka I. Shkollimi i pėrbashkėt nė shkollėn angleze tė Aleksandrisė "Victore College", e forcoi mė shumė miqėsinė e tyre. Kjo miqėsi vazhdoi dhe nė kohėn kur familja mbretėrore shqiptare u vendos nė Francė dhe ajo bullgare nė Spanjė. Mė vonė, nėn kujdesin e dy nėnave mbretėresha, Geraldinė dhe Xhovana, miqėsia e dy trashėgimtarėve vazhdoi, ku sė bashku bashkėpunuan pėr krijimin e njė kompanie tė fuqishme biznesi, bėhet e ditur nė njoftimin pėr shtyp tė familjes mbretėrore. Gjatė takimit tė sotėm, Simeoni II pėrsėriti mesazhin e tij pėr vdekjen e nėnės Geraldinė, si humbje e pazėvendėsueshme. Ndėrsa, trashėgimtari Leka I, duke falenderuar pėr mesazhet e vazhdueshme tė miqėsisė, shprehu dėshirėn e forcimit tė bashkėpunimit mes dy vendeve.
B.H

 

 

Butrint: Kryeministri Nano dhe homologu i tij bullgar, Simeon vizitojnė qytetin antik

 

E Enjte, Mars 27, 2003 Postuar: 1:29 PM

 


Butrint: Kryeministri Nano dhe homologu i tij bullgar, Simeon
vizitojnė qytetin antik

BUTRINT, 27 Mars/ATSH-Sh.Hajno/.- Kryeministri Fatos Nano
dhe homologu i tij bullgar, Simeon Sakskoburggotski, tė shoqėruar
edhe nga bashkėshortet vizituan tė Enjten paradite qytetin antik
tė Butrintit (Sarandė).
Drejtori i Zyrės sė Butrintit, Auron Tare, u prezantoi dy
kryeministrave botimin mė tė fundit "Butrinti nė shekuj", qė
pėrmbledh historinė e themelimit tė kėtij vendbanimi tė lashtė
dhe tė gjitha etapat e mėpasme tė zhvillimit tė kėsaj qendre
antike urbane.
Gjatė vizitės nė teatrin antik, kryeministri Simeon tregoi
interes tė veēantė pėr tė gjitha vlerat shekullore tė Butrintit.
"Mė bėn pėrshtypje kujdesi i shtetit shqiptar pėr ruajtjen e
kėtyre vlerave tė rralla historike", theksoi kryeministri i
Bullgarisė.
Mė pas, tė dy kryeministrat vizituan edhe ambjente tė tjera
tė qytetit antik si baptisterin (pagėzimoren), bazilikėn e
shekullit tė VI, qė ėshtė restauruar mė pas nė shekujt XII-XIII,
etj.
Ata u njohėn me punėn qė po bėhet edhe pėr restaurimin e
muzeut. Drejtori i Zyrės sė Butrintit Tare, foli edhe pėr
gėrmimet qė janė kryer nė qytetin antik, tė nisura nga njė
ekspeditė italiane para Luftės sė Dytė Botėrore tė kryesuar nga
arkeologu Ugolini, tė vazhduara mė pas nga ekspedita tė
arkeologėve shqiptarė dhe sė fundi me punėn qė po bėn fondacioni
"Butrinti".
Gjithashtu, Tare u shpjegoi dy kryeministrave projektet qė
kanė tė bėjnė me gėrmimet brenda territorit tė parkut, si dhe nė
rrethinat e tij deri nė fshatin Vrinė.
Kryeministri bullgar dhe bashkėshortja e tij, u ngjitėn mė
pas nė kėshtjellėn e qytetit antik ku tė magjepsur nga panorama e
shkėlqyer pėrreth bėnė disa fotografi.
Pas njė pushimi tė shkurtėr nė ambjentet e qytetit antik,
kryeministri Nano dhe homologu i tij bullgar Simeon, tė shoqėruar
edhe nga bashkėshortet, u larguan pėr nė Sarandė ku pas njė
vizite tė shkurtėr pritet tė drekojnė nė kalanė antike tė
Lėkurėsit, nė kodrat mbi qytet.
/d.k