28/05/2003 - http://www.korrieri.com/

 
Pollo-Spahiu, koke me koke per bashkepunimin
Reformatoret dhe legalistet, gjejne gjuhen e perbashket persa i perket problematikes se reformes elektorale qe duhet bere ne ligjin per zgjedhjet. Kryetari i PD(r) Genc Pollo, ka zhvilluar dje paradite nje takim koke me koke me homologun e tij legalist Eqrem Spahiu, me te cilin ka diskutuar per zhvillimet me te fundit politike ne vend ne prag te zgjedhjeve vendore te vjeshtes, si dhe per paketen e hartuar nga komisioni bipartizan per reformen zgjedhore. Dy drejtuesit e larte te opozites, kane shprehur shqetesim, lidhur me mungesen e thelle te bashkepunimit midis partive te opozites dhe PD gjate punes ne komisionin bipartizan, si edhe per mungesen e plote te transparences nga perfaqesuesit e PS dhe PD, lidhur me draftin e pergatitur nga komisioni per ndryshimet ne ligjin per zgjedhjet. Pollo dhe Spahiu kane bere te ditur, se megjithese komisioni bipartizan ka kohe qe ka perfunduar punen e tij, zyrtarisht PD(r) dhe PLL nuk kane marre ne dore draftin e hartuar nga komisioni bipartizan. Kreret e PD(r) dhe PLL, kane theksuar se nuk mund te behet fjale per bashkepunime serioze politike midis partive te opozites, kur vihet re qartazi se ka mungese transparence dhe bashkepunim aktiv me te majten, per te therrmuar te djathten plurale. Ne kete takim, Spahiu e ka informuar Pollon se partia qe ai drejton ka marre nismen per te thirrur tryezen e partive te pozites dhe te opozites, pervec PS dhe PD, per te diskutuar rreth problematikes se reformes elektorale. Spahiu e argumentoi kete nisem me faktin se duhet t'u pritet rruga perpjekjeve te lidershipit te PS dhe PD, per te bipolarizuar skenen politike dhe per te zbehur rolin e partive te tjera politike. "Negociatoret e PLL, Sadedin Balla dhe Murat Basha, kane zhvilluar takime me te gjithe drejtuesit e partive te tjera te pozites dhe te opozites, me qellim organizimin e nje tryeze politike per ceshtjen e reformes zgjedhore. Ky takim eshte ne vazhden e nje takimi te zhvilluar muaj me pare nga keto parti, te cilat formuan edhe Koalicionin e Votes se Lire", ka theksuar Spahiu. Pollo nga ana e tij ka siguruar se reformatoret do te marrin pjese ne kete tryeze te organizuar nga PLL. Dy drejtuesit e PLL dhe PD(r) kane rene dakort qe kontaktet midis dy partive te vazhdojne edhe ne te ardhmen, me qellim rritjen e bashkepunimit politik, i domosdoshem ky, sipas tyre, ne prag te zgjedhjeve vendore te vjeshtes se ketij viti.

A. META

Berisha e Pollo pergatisin takimin
TIRANE - Berisha dhe Pollo bien dakort per zhvillimin e nje takimi, per te kaluar ne site problematiken qe ekziston midis dy partive dhe qe behet pengese per arritjen e nje marreveshje te besueshme midis paleve ne prag te zgjedhjeve vendore. Lajmi per takimin midis dy drejtuesve me te larte te opozites ne vend konfirmohet nga selite qendrore te PD e PD(r). Per te mundesuar kete takim, Berisha dhe Pollo mesohet se kane shfrytezuar kanalet e meparshme te komunikimit ne nivel sekretaresh per Organizatat Partnere, perkatesisht Sokol Olldashi nga PD dhe Antoneta Luli nga PD(r). Olldashi dhe Luli zhvilluan nje cikel takimesh informale pak jave me pare, ne perpjekje per te shtruar udhen per nje takim ne nivel te larte partiak mes Berishes dhe Pollos. Takimet mes zyrtareve te PD dhe PD(r), ishin ne vazhden e perpjekjeve te kreut demokrat per te krijuar nje koalicion te gjere opozitar ne prag te zgjedhjeve vendore. Kreu i PD dhe i PD(r) mesohet, se pasi kane rene dakort per zhvillimin e nje takimi koke me koke mes tyre, ende nuk kane vendosur per daten dhe vendin e takimit. Pavaresisht nga kjo, burime te besueshme nga te dy selite bejne te ditur se takimi ne fjale pritet te zhvillohet ne fillim te javes qe vjen. Takimi mes Berishes dhe Pollos pason nje takim qe dy drejtuesit e larte te opozites zhvilluan pak kohe me pare ne Bruksel, kur PD mori statusin e vezhguesit ne PPE, duke u bere partia e dyte e spektrit te djathte ne vend qe merrte kete status pas PD(r).

A.M

 


Copyright 2002 Shekulli http://www.shekulli.com.al/
 
Spahia-Pollo: Tė zbardhet pakti PD –PS pėr zgjedhjet

TIRANE- Starton takimi i parė mes partive tė vogla kundėr marrėveshjes sė nėnshkruar mes PS dhe PD nė zyrėn e OSBE -sė pėr reformėn zgjedhore. Kryelegalisti Eqerem Spahia dhe kryetari i reformatorėve Genc Pollo u takuan dje pėr t’i paraprirė tryezės opozitare qė do tė zhvillohet sė shpejti. Pas takimit, kryelegalisti Eqerem Spahia deklaroi pėr “Shekullin” se nė tryezėn e ardhshme partitė e vogla tė opozitės do t’i kėrkojnė shpjegime selisė blu pėr arsyet qė ēuan nė nėnshkrimin e marrėveshjes mes saj dhe PS pėr reformėn zgjedhore. “Takimi qė unė zhvillova sot me kryetarin e PDr, Genc Pollo ishte thjesht njė bisedė qė do t’i paraprijė thirrjes sė njė tryeze tė ardhshme mes partive tė vogla. Ne folėm nė parim pasi me hollėsitė do tė merret grupi negociator i partive pėrkatėse. Kodi Zgjedhor duhet t’i nėnshtrohet njė gjykimi tė thellė nė tė gjitha komisionet, nė mėnyrė qė ai tė mos jetė i kontestueshėm. Ndėrkohė ne kėrkojmė qė tė zbardhet marrėveshja qė ka bėrė PS dhe PD nė OSBE nga Ruka dhe Gjana si bashkėkryetarė tė komisionit bipartizan, nė njė kohė qė mandati i tyre kishte mbaruar tashmė”, -tha dje Spahia. Kryelegalisti shtoi se ndryshimet nė Kodin Zgjedhor duhet tė konvergojnė nė njė pikė tė pėrbashkėt qė t’i shėrbejė njė klime sa mė tė qetė nė shėrbim tė politikės dhe elektoratit shqiptar. “Duhet tė gjejmė njė mekanizėm qė tė thithim votėn abstenuese qė i pėrket opozitės”, -shtoi Spahia. Kryetari i legalistėve theksoi se takimi i djeshėm ishte fillimi i njė bashkėpunimi tė pėrbashkėt me reformatorėt qė do tė konkretizohet pėrmes takimeve nė nivel nėnkryetarėsh dhe sekretarėsh deri nė mbajtjen e tryezės. ”Ne jemi dhe do tė mbesim njė parti e hapur. Pėr kėtė arsye ne do tė vazhdojmė kontaktet e bashkėpunimit edhe me partitė qė janė jashtė koalicionit opozitar “Bashkimi pėr Fitore” pėr ēėshtje tė rėndėsishme siē ėshtė edhe mbrojtja e votės sė lirė”, -tha Spahia.
N.Perndoj


 

PLL: Tė unifikohen qėndrimet pėr Kodin Zgjedhor

Lajmi i ores 4:20 PM
TIRANE (28 Maj) - Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit (PLL), Ekrem Spahia, shprehu nevojėn sot qė partitė parlamentare "tė mbajnė njė qėndrim tė unifikuar, pėr ndryshimet e Kodit Zgjedhor, hartuar nga komisioni dypalėsh pėr reformėn zgjedhore. Spahia shprehu domosdoshmėrinė pėr organizimin e njė tryeze tė pėrbashkėt tė partive parlamentare, pėr tė unifikuar qėndrimet e tyre, nismė qė do tė ndėrmerret nga PLL". "Jemi tė angazhuar nė organizimin e takimeve dypalėshe me partitė parlamentare opozitare dhe mė gjerė, pėr tė biseduar lidhur me reformėn zgjedhore". Spahia kėrkoi gjithashtu, vėnien nė dispozicion tė deputetėve, nga ana e Kuvendit, tė projektligjit pėr Kodin Zgjedhor". anjo/dxh (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com/
 
 

GAZETA55- 28/05/2003

Berisha: Do tė bashkėpunojmė me tė gjitha partitė e djathta

Shefi i opozitės ka deklaruar, se "kam dashur tė sjell nė vėmendjen e intelektualėve dhe kam kėrkuar prej tyre, qė tė pranohen tre tė vėrteta tė hidhura tė shoqėrisė, tė cilat janė: mungesa e votės sė lirė, lidhjet e politikės me krimin, krimi i organizuar dhe komisioni"

Kreu i opozites z.Berisha, ka deklaruar dje se miratimi i kodit tė ri zgjedhor do te thote vote e lire dhe e ndershme. Sipas tij, neqoftese ekziston vullneti politik i te gjitha paleve, zgjedhesit duhet t'u drejtohen masivisht kutive te votimit. Berisha ka theksuar se "unė kam dashur te sjell ne vemendje te intelektualeve dhe kam kerkuar prej tyre qė tė pranohen tre te verteta te hidhura te shoqėrisė, tė cilat jane: mungesa e votes se lire, lidhjet e politikes me krimin, krimi i organizuar dhe komisioni. Une kam besim se me ndryshimet shume te thella qė jane bere ne "Kodin Zgjedhor",  procesi i votimit ėshte bere shumė i vlerėsueshėm dhe ne do te punojmė per kete". Kreu demokrat, duke iu referuar takimeve neper rrethe deklaroi, se "ėshte rendėsi e dores sė parė komunikimi me zgjedhesit nepėrmjet rretheve intelektuale, per te krijuar klimen dhe besimin tek ata", ndėrsa lidhur me marrėdheniet e PD-sė me aleatėt e djathte, ai tha se "po shkohet drejt njė bashkepunimi me te gjitha partite e vogla ne prag te zgjedhjeve". Ai tha, se "PD ėshtė treguar e gatshme te pranoje kerkesat e partive te vogla, lidhur me sistemin profesional zgjedhor".

e.gj 


E Merkure, 28 Maj 2003 Copyright  KOHA JONE http://www.kohajone.com/

KONSERVATORET ANGLEZE, MBESHTESIN POLLON

Partia Konservatore e Britanise se Madhe, organizoi nje pritje per nder te Partise Demokrate te Re. Ne qender te kesaj pritje ishte demostimi i lidhjes dhe miqesise me PDr-ne si dhe per te mbledhur fonde ne ndihme te saj. Ne kete pritje moren pjese rreth 200 personalitete politike, deputete, funksionare te larte te Partise Konservatore etj. Te ftuar nderi ne kete takim ishin dhe ishSekretari i Jashtem Britanik, Sir Malcolm Rifkind, Lordi Brook, Deputeti Anthony Steen, Deputeti Tim Boseell, Kolonel David Smiley, Sir Charles Tannock etj. Rifkind mbajti dhe fjalimin kryesor. Ai vleresoi bashkepunimin e ishqeverise konservatore me Demokratet e Rinj Shqiptare, duke shprehur keqardhjen e thelle per humbjen e aftesise udheheqese te Partise Demokratike te Berishes. "Une vleresoj faktin qe Partia Konservatore po mbeshtet fuqishem nje parti te re si PDr-ja, qe po punon me perkushtim per t'u afruar shqiptareve nje platforme solide te vizionit perendimor, nje platforme alternative per te ardhmen e vendit", cilesoi Rifkind ne fjalen e tij mbajtur ne kete pritje. Nga ana tjeter ai shprehu rezervat e tij per menyren e vjeter te drejtimit te PD-se, duke besuar nga ana tjeter se "Reformatoret do t`ia dalin mbane per te treguar vlerat perendimore te qendres se djathte_.

Nga ana e tij kryetari i PDr-se, vec falendrimeve te rastit, u shpreh nder te tjera se "sfida jone e ardhshme eshte t'u ofrojme shqiptareve qe do te votojne vizionin e nje te ardhmeje te sigurte, gje qe do ta bejme pa u lodhur ne cdo cep te vendit, deri sa vendi te qeveriset nga duart e pergjegjshme te partise tone". Per kete Pollo ka kerkuar mbeshtetjen e interesin e Partise Konservatore te Britanise se Madhe.

E.Prenga